Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Dr. Kiqmari, takim lamtumirës në Vjenë
E diele, 17.11.2013, 07:58 PM
Dr. Sabri Kiqmari, takim lamtumirës në Vjenë
Pas një pune diplomatike pesë vjeçare në Austri, Dr.Sabri Kiqmari, ambasador i parë i Republikës së Kosovës, mbajti takimin lamtumirës me diplomat vendeve të ndryshme të akredituar në Austri, veprimtarë nga radhët e mërgimtarëve dhe stafit të ambasadës. Mes tyre ishin mysafir edhe Dr.Albert Rohan me zonjën e tij Monika Rohan, Apostolius Nucius, përfaqësues nga Ambasada e Shqipërisë në Austri etj.
Nga Hazir MEHMETI
13 nëntor,
Vjenë. Ambasadori i Republikës së Kosovës
në Austri organizoi takim lamtumirës me rastin e përfundimit të misionit të tij
diplomatik në Austri. Në takim ishte
ambasadori, Dr.Albert Rohan, diplomat nga shumë vende të akredituar në Vjenë dhe
bashkatdhetarë në Austri. Ai së bashku me zonjën e tij Aferdita Kiqmari pritnin
me respekt të ftuarit në lokalet e ambasadës. Z.Kiqmari në fjalën e tij
lamtumirës mes tjerash tha:” Të nderuar të pranishëm, diplomat, i nderuari
Apostoli Nucius, i nderuari ambasador Rohan, të nderuar diplomat. Ju falënderoj
për ardhjen tuaj në paraqitjen time të fundit në Vjenë. Ishte një kohë e shkëlqyeshme,
emocionale dhe e bukur. Unë po e lë Vjenën me sy të përlotur dhe të ngazllyer. Të
përlotur nga se po ndahem nga shumë shokë e shoqe nga këtu me të cilët nuk do të
takohem shpesh, sigurisht do të takohem por jo shpesh ashtu siç ishin. Me sy të
ngazllyer dhe krenar për lidhjet e shkëlqyeshme të vendosura mes Republikës së Kosovës
dhe Republikës së Austrisë. Unë udhëtoj për në Australi shumë i qetë nga këtu
pasi për këto pesë vjet në kemi nënshkruar dhjetë marrëveshje dhe kontrata, ky ishte një sukses për çka përfaqësuesit
austriak i falënderoj shumë për mbështetjen e ofruar gjatë këtyre vjetëve të fillimit
tonë. I mërzitur largohem nga arsyet e shkëputjes nga jeta kulturore në Vjenë e cila la gjurmë direkt në familjen time. Vajza mësoj të luaj në piano,
diçka e mrekullueshme dhe kjo do mbetët një vepër nga Vjena. E lë Vjenën me
ambasadën e themeluar tani dhe kjo më kujton kur erdha këtu pak muaj pas
shpalljes së pavarësisë, kisha vetëm dy gjëra me vlerë, një vulë dhe një laptop dhe si detyrë kishim
hapjen e ambasadës, nuk kishim shërbim diplomatik dhe na duhej të fillonim çdo
gjë nga e para. Unë e falënderoj shumë miqtë e mikeshat austriake nga ministria
e jashtme austriake dhe përfaqësuesit qeveritar të cilët na kanë përkrahur
vazhdimisht dhe jam i kënaqur shumë me kujdesin e treguar ndaj nesh. E falënderoj
gjithashtu kryetarin z.Fischer, për pritjen e përzemërt të kryetares sonë qershorin
e këtij viti, pastaj kancelarit z. Fyeman
për pritjen dhe bisedën e suksesshme e miqësore me kryeministrin e Kosovës, z.Hashim
Thaqi, këtë vit; kryetaren e Parlamentit
të Austrisë, Barbara Prammer, për pritjen e krye parlamentarit të Kosovës z. Jakup
Krasniqi, vitin e kaluar. Vetëm vitin e kaluar kishim njëzetenjë takim
bilaterale në nivelin qeveritar. Austria është njëra nga vendet e cila ka
investuar në Kosovë, ushtarët austriak në Kosovë kryejnë një punë të shkëlqyer.
Ata kryejnë jo vetëm detyrën e sigurisë që kanë, por krijojnë lidhje me
popullsinë përmes aktiviteteve kulturore, të ndihmës etj. për çka jam shumë falënderues.
Me kënaqësi të veçantë sonte edhe një herë e falënderoj ambasadorin z.Albert
Rohan, i cili me punën e tij, qëndrimin e tij të drejtë është i respektuar nga
gjithë qytetarët e Kosovës. Ai falënderoj z.Helmut Tichy, për përfaqësim të suksesshëm
në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të shtetit austriakë lidhur me shpallja
e pavarësisë së Kosovës duke konstatuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës
ishte në harmoni të plotë me ligjin ndërkombëtar. Ai në fund tha se “është
një nderë t’i shërbej vendit tim dhe për këtë unë me kënaqësi udhëtoj për
Australi”.
Diplomati
austriak, Dr.Albert Rohan, i cili ua angazhua në planin e pavarësisë së Kosovës,
një ditë më parë së bashku me zonjën e tij, Monika Rohan në shtëpinë e tyre
shtruan darkë lamtumirës për z.Kiqmari dhe zonjën e tij Aferdita Kiqmari. Përndryshe
z.Kiqmari u dallua si diplomat e rangut të lartë në punën e tij në njohjen e
Kosovës nga shtetet tjera, në kontaktet diplomatike me përfaqësitë e shteteve të
ndryshme në Vjenë si qendër e tretë e Kombeve të Bashkuara. Ai u dallua edhe për qëndrimin e tij të hapur
dhe përkrahës ndaj nevojave të mërgimtarëve për pajisje me dokumente të nevojshme.
Në masë të madhe përkrahu jetën kulturore e sportive të mërgimtarëve shqiptarë.
Ambasada dhe stafi i saj nën drejtimin e tij u bë shtëpi e hapur dhe e dashur për
të gjithë mërgimtarët që nga i moshuari deri tek nxënësi e fëmija. Ai me punën
e tij tregoi se ishte i të gjithë shqiptarëve pa marr parasysh nga cila pjesë e
trojeve etnike vinte. Në lokalet e ambasadës u pritën dhe promovuan njerëz nga
kultura, arti e shkenca, veprat e tyre. U lexua e recitua nga nxënësi, mësuesi,
poeti e aktori. U ekspozua edhe skulptura siç ishte ajo “Ushtarit të UÇK-së të rënë
në kufi” e dhuruar nga skulptori i
njohur z.Destan Gashi e shumë tjera. Historia
shkruhet me vepër e cila kërkon dashuri, sakrificë, mund e trimëri ndaj kombit
e vendit. Këto i kishte Dr.Kiqmari.
Znj-Kiqmari
dhe Dr.Sabri Kiqmari, lamtumirë Austri
Dr.Kiqmari,
Apostoli Nutzius, znj.Rohan, Dr.Albert Rohan, bisedë lamtumirëse (13.11.'13
Dr.Albert Rohan në mesin e shqiptarëv në Ambasaden e Kosovës