Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Mësuesit austriak vizitë në Kosovë
E merkure, 29.05.2013, 05:20 PM
Mësuesit austriak vizitë shkollave në Kosovë
Mësuesit austriak u pritën në Ministrinë e Arsimit nga zj.Shejnaze Elezi dhe drejtues shkollash, zj.Valbona Kastrati, zj.Kumrije Sahiti dhe z.Walter Hapel. Ishte një takim i përzemërt, i hapur dhe informativ i dyanshëm...
Nga Hazir MEHMETI, Vjenë
Kosova po
ringjallet shumë ngadalë në jetën e saj, përfshi edhe marrëdhëniet me shtete të ndryshme të botës.
Këtu hyn edhe bashkëpunim në lëmin e arsimit dhe edukimit. Pa dyshim një rol më
rëndësi kanë mërgimtarët tanë gjithandej botës dhe veprimtarët tanë nga të
gjitha fushat. Një rast i ri është
iniciativa e mësuesve shqiptarë në Vjenë, të cilët së bashku me mësuesen me përvojë zj.Elisabeth Nevyjeil
(Lisa), realizuan vizitë në Kosovë me
Grupin Studireise në përbërje prej 20
mësuesve ku kishte edhe drejtor shkollash nga disa qytete të Austrisë. Përndryshe grupi i pedagogëve çdo vit
organizon vizita profesionale në vende të ndryshëm me qëllim njohjen nga afër
me gjendjen e shkollave, mësimit, lidhjeve të miqësive mes shkollave, mësuesve,
nxënësve, projekte të përbashkëta, shkëmbim përvojash nga mësimdhënia e
mësimzënia etj. Mësuesit austriak u pritën në Ministrinë e Arsimit nga
zj.Shejnaze Elezi. Ishte një bisedë e hapur dhe informative e dyanshme. Rreth
rrjedhave të mësimit në gjuhën shqipe informuan z.Osman Ademi dhe autori i
shkrimit, mësues në Vjenë. Rreth sistemit shkollor në Austri informoj z.Josef
Hirch, drejtues i shkollave në
Deutschlandsberg të Steirmarkut. Biseda ishte e hapët dhe miqësore ku të gjithë
u interesuan dhe shtruan pyetje lidhur me rrjedhat në shkollat fillore të
Kosovës.
...në Prizren
Shkolla e parë që u vizitua ishte gjimnazi
gjerman “Leyola-Gimnasium” në Prizren. Mësuesit mysafir i priti drejtori i
shkollës z.Walter Hapel dhe zvd.Mark Gojan. Z Hapel e dha kronologjinë e jetës,
rrjedhave brenda shkollës, sfidat,
qëllimet, sukseset dhe objektivat në të ardhmen. Edhe pse ishte ditë e shtunë
mësimi vazhdonte dhe stafi drejtues i shkollës
bëri një pritje të ngrohtë duke shtruar edhe drekë për kolegët nga
...në Pejë
Ditët tjetër vizita vazhdon në Pejën e Haxhi
Zekës, ku mysafirët i priti dhe i
shoqëroj gjatë vizitës z.Feim Kurahsani, përgjegjës në Radio Dukagjin.
Ai i dhuroi secilit CD me pjesë nga programi muzikor i radios. Pasi të gjitha
pikat muze të qyteti ishin të mbyllura, mysafirët i shijuan ato vetëm nga
largësia, pa cicëron dhe pa komente e pyetje. Atë që e hasem në Prizren ditën e
parë mungonte në Pejë ditën e dytë. E
veçanta e Pejës, muzetë e mbyllur në fundjavë. Nga vapa në qytet një freski
fizike e shpirtërore në bukuritë e Burimit të Drinit. Aty freskia e ujit që shpërthen
nga zemra e shkëmbit shekullor të impresionon duke të hedhur në lojën
shpërthyese të muzikës së Mozartit. Vallsi Vjenez askund në botë nuk do jetësohej në natyrë më
fuqishëm se sa me orkestrën e gjallë dhe aromën e bjeshkëve tona. Edhe këtu u
pa dora ndërtuese e njeriut tonë e pa studiuar duk prekur atë bukuri
mahnitëse për secilin vizitor. Një bukuri tjetër që u shijua nga mësuesit
ishte Shpella e Mermertë në Gadime, shqetësim ishte kujdesi i dobët në mirëmbajtje.
Shkrimet shkarravitëse me ngjyrë në disa stalaktite e stalagmite tregojnë për
nënvlerësime e paedukatë ndaj një pasuria aq e rrallë. Rreziku nga dora e
njeriu ishte akut.
...me kolegë vendor
Grupi Studiereise vizitoj Fakultetin
për Mësuesi ku në mungesë të personelit drejtues ata
panë vetëm ndërtesën e bukur dhe biseduan shkurt me disa nga mësuesit që studionin pa ndërprerje nga puna dy
profesorët ligjërues që ndodheshin aty.
Në shkollën fillore “Meto Bajraktari”, mësuesve austriak iu bë një pritje e përzemërt nga mësueset, nxënësit dhe drejtoresha zj.Valbona Kastrati. Ishte rezervuar ushqim dhe ëmbëlsira vendore. Mysafirët u njohën me historikun e shkollës, vështirësitë, synimet dhe hapat aktual në reformim si pjesë e reformës së përgjithshme të arsimit në Kosovë. U shkëmbyen informata, mendime reciproke. Ditën e fundit mësuesit austriak vizituan Shkollën e Plotë Fillore “Faik Konica” ku përjetuan pritjen e përzemërt nga personeli arsimor dhe drejtoresha e saj zj.Kumrije Sahiti. Ajo informoj lidhur me procesin mësimor, falënderoj Austrinë mike e cila përmes ambasadës së saj në Kosovë dha donacione për pasurimin me materiale fillestare të nëntë kabineteve mësimore sa ka shkolla. Mësuesit vizituan kabinetet dhe shikuan një pjesë teatrale në përgatitje e sipër nga nxënësit e shkollës. Nga të dy shkollat mysafirët austriak u impresionuan me pritjen e përzemërt e miqësore Në të dy shkollat zj.Elisabeth Neyvil-Lisa ua dhuroi drejtoreshave disa fjalor e tekste mësimore të botuara në Austri për nxënësit shqiptarë dhe Mocartkugel-ëmbëlsirë e njohur vjenezë. Mësuesja Martin Ursulla dhuroi ngjyra e lapsa si shenjë nderimi, kurse nga përfaqësuesit e shkollave mësuesve austriak iu dhuruan piktura të punuara nga nxënësit, fotografi etj. Një pikturë nga nxënësi Atdhe Uka 8/3 ishte një simbolikë e gjallë në frymën e traditës sonë, mikpritjes kosovare.