E hene, 04.03.2024, 02:39 AM (GMT)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Krimet serbe në Kosovë

E shtune, 23.02.2013, 01:59 PM


Krimet serbe në Kosovë

Hapet ekspozita „Shkatërrimet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 1998/99“

Shkatërrimi dhe rrënimi i monumenteve kulturore është fenomen që rregullisht i prinë, shkon krahas ose i pason tragjeditë e mëdha njerëzore. Kjo praktikë e shkatërrimit të monumenteve të arkitekturës, të artit, të kulturës, objekteve historike e fetare, është zbatuar edhe gjatë luftërave të fundit...

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë

Në shënimin e pese vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, krahas gëzimit dhe krenarisë, ofrohen edhe episode të barbarisë serbe ndaj njeriut të pafajshëm, objektet e kultit, historike, të kulturës, sportit, më rëndësi të veçanta. E tillë është dhe ekspozita “„Shkatërrimet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 1998/99“. Dhe kjo vetëm një copëz, e shënuar në dy vjet  nga shekujt shkatërrues të dorës së zezë serbe në Kosovë që nga ardhje e tyre në tokat shqiptare.

E organizuar nga Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës“ nga Prishtina në përkrahjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri.  Ekspozitën e hapi  Dr.Sabri Kiqmari, ambasador i Republikës së Kosovës në Austri. Ai i përshëndeti organizatoret, të pranishmit dhe mysafirët e ftuar. Mes tjerash vazhdoi: “ Ndihem i gëzuar që ta përshëndes Prof. Zejnullah Gruda i cili e udhëheq Institutin Shkencor mbi Krimet e Luftës në Kosovë. Ne në fakt nuk dëshirojmë të jetojmë me të kaluarën, por as nuk dëshirojmë që ta harrojmë se çka ka ndodhur. Është një fakt që publiku austriak do të njoftohet  sa i madhe ishte shkatërrimi i vlerave të trashëgim kulturore nga regjimi kriminal i Sllobodan Millosheviqit. Një pjesë nga ky shkatërrim në vendin tonë është paraqitur këtu përmes fotografive nga vendi i krimit” Përkthyese dhe leximin e tekstit në gjermanisht e bëri me saktësi studentja Kaltrina Durmishi.

Fjala e Prof. Dr. Zejnullah Gruda,  ekspert  në lëmin e së drejtës  ndërkombëtare. ” Zonja e zotërinj kjo ekspozitë që po hapet këtu, lidhet me dy ngjarje të rëndësishme për shqiptarët, Kosovën, Shqipërinë dhe disa popujve të regjionit, siç është Turqia, Austo-hungaria, boshnjakë mysliman, Bosnja e Hercegovina. Siç dihet para njëqind vjetëve, më 8 dhjetor 1912, shtetet krishtere-ortodokse ballkanike Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria, të nxitura ose me miratimin e heshtur të Rusisë cariste, kishin nisur luftërat ballkanike, më qëllim që ta dëbonin Turqinë nga Evropa, t’i kthenin myslimanët në fenë e vjetër t’i konvertonin krishterë-ortodoks ose t’i dëbonin në lindje dhe territoret e pushtuara t’i ndanin në mes vete dhe ata që nuk do të pranonin ti vrisni. Këto luftëra përbëjnë njërën nga faqet më tragjike të historisë së turqve ballkanik, por edhe të shqiptarëve që ishin bërë pre e apetiteve imperialiste të fqinjëve të tyre të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Atëherë Shqipëria kishte shpallur pavarësinë por  ma se gjysma e territoreve etnike shqiptare, me afro gjysmën e popullsisë shqiptare ishin okupuar dhe ndarë midis shteteve fqinj. Kosova atëherë ishte aneksuar dhe riemërtuar Serbia e Vjetër sikurse edhe Maqedonia që ishte riemërtuar Serbia e Jugut.

Kam kënaqësinë e veçantë që mund të përmendi, se një dëshmi të jashtëzakonshme, për atë se çka u është bërë shqiptarëve  e ka lënë vjenezi Leo Frendling në librin “Golgota shqiptare”, sikurse kleriku spanjoll Bartolome Delas Casas , kishte lënë për zhdukjen e indianëve të Amerikës. Fatkeqësisht, këta skenarë gjenocidal kanë vazhduar të ri përsëriten edhe gjatë luftës së parë botërore, qeveria e Mbretërisë Serbe në krye me Nikolla Pashiqin, në prag dhe gjatë luftës së dytë botërore, Vasa Qubrilloviq, përndryshe i njohur si pjesëmarrës në atentatin ndaj princit trashëgimtar, Franz Ferdinand, në Sarajevë, më 28 qershor të vitit 1914. Pra, pikërisht kur është zhvilluar edhe Beteja e Kosovës, një muaj nga e cila fillon Lufta e Parë Botërore. Gjenerali, Drazha Mihaloviq dhe  gjatë dhjetëvjetëshit të fundit të shekullit të njëzetë Qosiqi, Millosheviqi, Shesheli, Kaqagjiqi, Mlladiqi, pjesa e madhe e të akuzuarve në Tribunalin e Hagës për krime të rënda dhe për akte të gjenocidit. Shkatërrimi dhe rrënimi i monumenteve kulturore është fenomen që rregullisht i prinë, shkon krahas ose i pason tragjeditë e mëdha njerëzore. Kjo praktikë e shkatërrimit të monumenteve të arkitekturës, të artit, kulturës, objekteve historike e fetare, është zbatuar edhe gjatë luftërave të fundit në territorin e ish Jugosllavisë. Ajo ka filluar me shkatërrimin e Vukovarit dhe Dubrovnikut që është një ndër perlat më të çmueshme jo vetëm të bregdetit Adriatik, por edhe tërë Mesdheut dhe ka vazhduar me Mostarin, Sarajevën dhe rregullisht llogaritet si Jerusalimi i Europës dhe është përmbyllur me plaçkitjen, djegëjen, rrënimin e shumë fshatrave dhe qyteteve anë e mbanë Kosovës që bëheshin krahas përzënies së qindra e mijëra njerëzve dhe vrasjeve në masë të shqiptarëve të Kosovës. Madje, kjo ndodhte derisa po zhvilloheshin bisedimet në Rambujet të Francës.

Midis objekteve të shkatërruara gjatë luftës në Kosovë vend të veçantë zënë objektet historike të lidhura me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit e cila është njëra nder ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar, qoftë për rolin që ka luajtur për kundërvënien e tendencave për gllabërimin e tokave shqiptare nga fqinj që u manifestua kah mesi i shekullit nëntëmbëdhjetë me lidhjen e traktatit preliminar të paqes midis Rusisë e Turqisë në Shenstefan, dhe në prag dhe pas Kongresit të Berlinit, për inicimin e përpjekjeve për bashkim e formim të shtetit kombëtar shqiptar, ashtu siç kishin bërë  jo shumë më parë    italianet dhe gjermanet, përafërsisht të njëjtën kohë me serbet, malazezët dhe rumunët.

Kjo ka bërë që objektet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të përfaqësojnë një pjesë shumë të rëndësishme të historisë, kujtesës kolektive dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare. Disa nga këto objekte pas Luftës së Dytë Botërore janë vënë nën mbrojtjen e shtetit, siç është rasti me ndërtesën që ishte rezidenca qeveritare e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e cila ishte shndërrua në Muze të Lidhjes Shqiptare të Prizreni, Kulla e Haxhi Zekës, në Pejë, Hamam Xhamia, në Pejë e shumë objekte tjera.

...objektet për kinse instalimin e islamit ortodoks në Kosovë dhe si grup që rrezikon Evropën e krishterë dhe që ka për qëllim zhdukjen dhe dëmtimin e të gjitha vlerave kulturore dhe fetare krishtere e ortodokse. Këto akuza të orkestruara kështu janë bërë në biseda me burra të shteteve, në tubimet ndërkombëtare të karakterit politik ose shkencor, në institucione

të specializuara, si UNESCO, në tribuna  publike speciale, mjete të informimit. Në këtë fushatë janë përfshirë edhe personalitet më të larta shtetërore, kishtare, shkencore të Serbisë. Me gjithë këto fakte, gjatë fushatës së NATO-s, organet shtetërore e krishtere serbe

vazhdonin të akuzojnë NATO-n për gjëja zhdukjen ose dëmtimin e monumenteve të rëndësishme historike dhe fetare etj, në Kosovë midis së cilave përmendet Graqanica, Manastiri i Deçanit, Patriarkana e Pejës, Kisha e Zonjës së Levishkës, Xhamia e Sinan Pashës në Prizren dhe shumë objekte të trashëgimisë historike kulturore dhe fetare të shqiptarëve, si Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Xhamia e Hadumit, Çarshia e Vjetër e Gjakovës dhe Pejës, kisha katolike e Shën Antonit në Gjakovë, Ura e Tërzive dhe Ura e Tabakëve, por dy hulumtues të pavarur nga Kembrixh Masaçustes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Andrew Herscher dhe Andras Riedlmayer menjëherë pas përfundimit të luftës (13.10 deri 31.10. 1999), kishin konstatuar se asnjë nga lokacionet e përmendura nga propaganda serbe nuk kishte qenë e dëmtuar që do mund t’i atribuoheshin sulmeve ajrore dhe se kishat dhe manastiret e përmendura kanë qenë plotësisht të pa dëmtuara Graqanica, Manastiri i Deçanit, Patriarkana e Pejës, kurse objektet arkitekturore me rëndësi dhe trashëgimisë islame xhami, teqe, biblioteka, hamame qe nga shekulli i pesëmbëdhjetë janë sulmuar dhe janë shkatërruar apo dëmtuar me eksploziv që është venë nga brenda dhe që janë prodhim i policisë, forcave paramilitare e civilëve serb. Kisha ortodokse serbe, pa marr parasysh këto fakte vazhdonte të akuzonte me trashëgiminë fetare serbe në të gjitha format, edhe me faqen e internetit ku publikonte fotografi të montuara që ishin vërtetuar të rreme, me të cilat mbillte urrejtje jo vetëm ndaj shqiptarëve por edhe ndaj boshnjakëve, kroatëve, amerikanëve, gjermanëve, Vatikanit, ndaj NATO-s etj.

Zonja e zotërinj, këto fotografi janë një pjesë e historisë sonë të dhimbshme. Këto janë vërejtje, janë apel që askund më të mos përsëriten”- tha në fund Profesor Gruda. Ekspozita do të qëndron e hapur deri më 21 shkurt. Pas Dr. Nusret Pllanës në prezantimin e krimeve serbe në Kosovë, kjo ekspozitë ishte edhe një dëshmi para opinionit austriak mbi krimet serbe dhe propagandën e tyre skajshëm armiqësore ndaj shqiptarëve, dhe jo vetëm ndaj tyre.





(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora