Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Seminari promovues didaktik i teksteve të reja në Austri
E shtune, 16.06.2012, 04:01 PM
Botimi më komplet i teksteve për diasporë
Seminari promovues didaktik i teksteve të reja në Austri
Tekstet e reja për mësimin plotësues në diasporë...Dr.Dr.Basil Schader, ligjërues nga Zürich-u, donatori, organizatori, konceptuesi dhe koordinatori i hartimit dhe botimit të 19 teksteve për mësimin shqip në diasporë, projekti më madhor i deritanishëm në pajisjen me tekste përkatëse. Botimin dhe hartimin e ndihmoi MASHT e Kosovës.
Nga Hazir MEHMETI, Vjenë
Mësimi në
gjuhën shqipe në diasporë është pjesë e shqetësimeve tona, veçan organizimi i
tij mjaft kompleks. Ai varet kryesisht nga sistemi mësimor dhe qëndrimit të vendit
nikoqir dhe nga niveli i organizimit tonë si faktor. Pa dyshim në mesin e
shteteve shembull në Europë në këtë aspekt është
Ligjërata
e Dr.Dr.Basil Schader kishte të bënte direkt me tekstet e reja, përdorimi i
tyre, metodologjia përkatëse, planifikimi i njësive mësimore, koordinimi me lëndën
në gjuhën e shkollës. Kjo zgjoi kureshtjen e mësuesve të cilët ishin mjaft
aktiv në punën e tyre në grupe të veçanta, të cilat punuan pavarësisht duke dhënë
mendimet e tyre me vlerë. Vërejtjet e mësuesve nga përvoja e drejtpërdrejtë do
e plotësojnë strukturën e tyre në ribotim. Standardet e përbashkëta garantojnë një
kuadër njësishëm dhe cilësi të larta për projekte të reja. Tekstet shkollore do
vlerësohen mbi bazën e tyre, nga del nevoja e përpunimit të vazhdueshëm. Kjo
sjell përpilimet e reja përkatëse të materialeve mësimore për diasporën, si
parakusht për një mësim efikas, me cilësi të lartë, në shkollat shqipe. Ku si
produkt tani do jenë tekste e reja mësimore për diasporë.
Z.Nuhi
Gashi, mbajti ligjëratën ,,Roli identitar i mësimit të gjuhës shqipe dhe puna
me tekstet shkollore aktuale të hartuara nga Ministria e Arsimit Shkencës e
Teknologjisë e Kosovës”. ,,Gjuha është shenjë e parë e identitetit dhe shtylla
kurrizore e qenies kombëtar shqiptar. E tërë roli konvergjent historik i gjuhës
është përfshi në kurrikulën për diasporë, tekstet e raja të hartuara sipas saj
janë bartësit praktik të prekshëm në mësimin e gjuhës shqipe”. Z. Gashi më tej
në ligjëratën e tij shtriu në fushën e ndërmjetësimit institucional në te mësuarit
e gjuhës amtare, ku si shembulli më i mirë u theksua shkolla në Austri. Ligjërata
mbajtën edhe Arif Demolli, njëri nga koordinatoret dhe Hazir Mehmeti,
bashkautor i teksteve mësimore për diasporë nga Austria.
Dr.Dr.Basil
Schader:
,, Qëllimi
i seminarit ishte që mësuesit/set të mësimit plotësues a) të informohen për
konceptin, qëllimet dhe parimet e teksteve të reja, b) të shkëmbejnë përvojat e
tyre të para rreth punës me ato tekste, dhe c) t'i thellojnë kompetencat e tyre
për sa i përket planifikimit të mësimit me tekstet e reja. Njëkohësisht e kemi
shfrytëzuar seminarin për t'ua shpërndarë mësuesve tekstet e sapodala për
ciklin e mesëm dhe për t'i njohur me ato tekste.
Seminari
në Vjenë ishte i parë në krejt një radhë të seminareve të tilla, të parapara
edhe për në Zvicër, Gjermani, Suedi etj. Jam tepër i kënaqur me kalimin dhe
suksesin e seminarit në Vjenë, dhe këtë mund
ta them edhe në emrin e bashkë-koordinatorëve të mi, Nuhi Gashi dhe Arif
Demolli. Pjesëmarrësit ishin shumë të angazhuar dhe kanë treguar një seriozitet
profesionale virtyte të larta dhe një vullnet të madh për ta përmirësuar sa më shumë
mësimin e tyre, gjë që më kënaqi fort. Gjithashtu ishim tepër të kënaqur që gati
të gjithë mësuesit/set të mësimit plotësues shqip në Austri morën pjesë në seminar,
duke bërë pjesërisht një udhëtim shumë të gjatë. Një mbyllje fort e qëlluar
ishte edhe darka e përbashkët në një restorant, për të cilën na ftoi Mag. Elfie
Fleck, përgjegjëse për mësimin plotësues dhe pedagogjinë ndërkulturore në Ministrinë
e Arsimit të Austrisë.
Me sinqeritet
të plotë mund të them që i arritëm qëllimet që i kishim me këtë seminar dhe që i
përshkrova më lart, kjo edhe falë angazhimit të madh të pjesëmarrësve. Patjetër
do të ishte mirë dhe me rëndësi po të vazhdonte bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave
dhe të ideve midis mësuesve/eve të mësimit plotësues shqip, por nuk dyshoj se
kjo edhe do të ndodhë. Për fat të mirë ekziston edhe një platformë elektronike (www.bmukk.gv.at/schulen/unterricht/muttersprachlicher) ku mund të arkivohen materiale etj. Dhe ku që
tani gjenden shumë fletë pune etj. Nga Mag. Hazir Mehmeti dhe kolegë të tjerë.
Siç e thashë më lart, seminari në Austri ishte i pari në krejt një varg seminaresh të ngjashme. Aq më shumë jam i kënaqur që kaluam aq mirë dhe që programi u miratua nga pjesëmarrësit/et. Pjesëmarrësit të seminarit në Vjenë, por sidomos edhe organizatorët dhe gjithashtu e falënderoj Mag. Elfie Fleck për përkrahjen e saj të vlefshme.” Seminar të tillë do mbahen edhe në shtetet tjera të Europës, kurse promovimi kryesor i teksteve do bëhet në Korçë, ku do mbahet seminari i radhës i mësuesve nga diaspora.
Dr.Dr.Basil Schader, u ligjëron mësuesve në Vjenë (9 qershor 2012)
Mag.Elfie Fleck, përkrahëse e mësimit amtarë në Austri
Tekstet e nivelit të dytë(6 tekste, klasa 4-6) që u promovuan në Vjenë
Mës: Bukurije Limani,Rafete Kosumi, Izri Rexha,Mark Demaj, Osman Ademi, Sylë Çelaj, Armida Biçaku,Valbona Çepani, Nuhi Gashi(ks),(.. .....) Fitnete Cengu, Dr.DrBasil Schader(ch), Majlinda Veizaj, Arif Demolli(ks), Hazir Mehmeti, Miradije Berisha, Roza Nrecaj, Shefqet Gashi, Milaim Zyrapi, Feride Aradini, Ibrahim Hasani
Nga puna në grupe e mësuesve