E hene, 09.12.2024, 07:36 PM (GMT)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Makolli, me mësuesit e gjuhës në Austri

E enjte, 14.03.2013, 07:40 PM


Ministri për Diasporë, z. Ibrahim Makolli, takim pune me  mësuesit e gjuhës shqipe në Austri

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

...Nga 13.663 nxënës shqiptarë, mësojnë shqip 2101... Prindërit e pa ndërgjegjshëm e injorojnë rëndësinë e mësimit amtar....plani strategjik  rreth diasporë do përfshinë aktivitete informative në të gjitha vendet.... libra për nxënës shqiptarë, të gatshme rreth 80 mijë copë. Apel të gjithëve për ndihmë në përfshirjen e fëmijëve në mësimin shqip, elementi i parë i identitetit.

Në vazhdën e aktiviteteve për konsolidimin e mëtejshëm të mësimit plotësues në mërgatë, Ministri për Diasporë i Republikës së Kosovës, z.Ibahim Makolli bëri një takim pune me mësuesit e gjuhës shqipe në Austri. Takimi i mbajt në Vjenë, ku marren pjesë më pak se gjysma e mësuesve.  Në takim ishin edhe Dr.Sabri Kiqmari, ambasador i Republikës së Kosovës në Austri dhe zëvendës konsulli në Ambasadën e Kosovës në Austri z.Isa Kosumi.  Ishte prezent edhe veprimtari i njohur në Vjenë z. Januz Saliuka i cili edhe kësaj radhe e ndihmoi organizimin dhe mirëvajtjen e takimit.   Takimin e hapi kryetari i Shoqatës së mësuesve dhe prindërve në Austri, mësuesi Osman Ademi, i cili i përshëndeti të pranishmit në emër të organizatorit.

Ambasadori i Kosovës në Austri, Dr.Sabri Kiqmari në fjalën e tij përshëndetëse mes tjerash tha: “Ju përshëndes të gjithëve e në radhë të parë Ministrin, z. Ibrahm Makolli i cili ka ardhur nga Kosova këtu në mesin tonë. Ju falënderoj për ftesën e juaj. E kam thënë edhe herëve tjera, se ambasada e Kosovës i ka dhe do t’i ketë dyert e hapura për Shkollën Shqipe, në çdo kohë që gjykoni se është interesi i organizimit të aktiviteteve tuaja aq sa na lejojnë kushtet e lokalit të ambasadës. Unë ju falënderoj secilin prej jush, e kuptoj sa punë e mundimshme është në përgatitjen e aktiviteteve të lira kulturore e secilit prej jush. Keni bërë punë të shkëlqyeshme, me aq sa unë i kam përcjellë, dhe mendoj se i kam përcjellë shumicën e tyre, jo vetëm në Vjenë, por edhe në Graz, Linz, Santpëlten etj. Ju ftoj që ambasadën ta kuptoni sikur shtëpinë e juaj, e cila është gjithmonë për t’iu mbështetur dhe ndihmuar në çdo kohë. E falënderoj Ministrin për punën intensive që po bënë dhe për  vizitën e tij sot këtu”- tha mes tjerash z.Kiqmari. Vice .konsulli z.Isa Kosumi, e përshëndeti takimin dhe i uroj mësuesit për punën e shenjtë në mësimin e gjuhës amtare

Rreth mësimit në gjuhën shqipe në Austri fjalën e mbajti z.Osman Ademi, kryetar i Shoqatës së Mësuesve dhe Prindërve Shqiptarë në Austri. Ai mes tjerash dha disa të shënime konkrete sipas të dhënave nga Drejtoria e Gjuhëve Amtare në Ministrinë e Arsimit të Austrisë. “ Mësimi i gjuhës shqipe, si gjuhë amtare në shkollat e Austrisë ka filluar në vitin 1986 me pak nxënës dhe ka shkuar vazhdimisht në rritje. Fal aktiviteteve të veprimtarëve në vitet 1993-95 u shtua numri i nxënësve dhe mësuesve shqiptarë. Në vitin shkollor 2000/01 do kemi 1700 nxënës në mësimin shqip dhe 23 mësues. Tani kemi 2101 nxënës dhe 24 mësues në procesin mësimor”.  Kjo është shumë pak në krahasim me numrin e fëmijëve me gjuhë shqipe prej  13.663 nxënësve, kjo i bie diku rreth 12% i nxënësve që vijojnë mësimin në gjuhën amtar.

Një analizë të punës së shoqatës e mbajti mësuesja Miradije Berisha, sekretare e shoqatës. Theksi ishte rreth aktiviteteve të lira të shoqatës dhe nevojat e saj në shtrirje të mëtejme të aktiviteteve të saj. Në fjalën e ti Ministri për Diasporë, z.Ibrahim Makoll, mes tjerash tha:”Unë kam ardh këtu personalisht që drejt për drejtë të bisedoj me ju, t’i dëgjoj mendimet, shqetësimet dhe kërkesat e juaja. Ne po përpiqem , edhe në bazë të Konferencës në Shtutgard, po edhe Konferencës në Prishtinë që të identifikojmë disa nga faktorët ndikojnë në këtë numër jo të kënaqshëm të vijueshmërisë së  nxënësve në mësimin e gjuhës amtare edhe në obligimet që kanë  tash  institucionet e shtetit të Kosovës në raport me mërgatën tonë. Ne kemi filluar diçka si  Ministri e Diasporës, e formuar rishtas. Në radhë të parë me portalin “Gjuha ime” që është aktivizuar para një viti, sipas obligimeve ligjore, që të kemi një portal të mësimit në distancë. Ne, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë jemi në hapa të themelimit të një portali për mësimin e gjuhës shqipe në distancë. Para disa ditësh ne kemi nxjerr numrin e revistës “Ura” e cila është pranuar relativisht mirë përkundër disa vërejtjeve. Tendenca e jonë është që diku rreth 30% e materialit të punohet në Kosovë, kurse 70% e materialit të jetë nga diaspora. Me këto materiale do mund të botohet një revistë e mërgatës unike në tërë botën. Ju ftoj që të merrni pjesë me materialet e juaja, nga puna e juaj, nxënësit tuaj në faqet e revistës “Ura”.

Kam dëgjuar se disa nga mësuesit i kanë kritikuar plan-programet e hartuara në Kosovë e në Shqipëri. Unë nuk hy në analiza të tyre, por nëse institucionet tona i paskan bërë plan-programet, kush do duhej t’i bënte ato. Institucionet janë të thirrura edhe me ligj që t’i punojnë ato plan-programe për mërgatën, natyrisht në bashkëpunim me mësuesit me përvojë nga mërgata.

Shpesh kur flitet në konferenca lidhur me mësuesit gjërat edhe keq interpretohen apo keqkuptohen, sepse tendencat nuk janë që mësuesit të cilët aktualisht janë në punë të dëmtohen, por përkundrazi ne pretendojmë sikurse çdo vend tjetër që mësuesit që japin gjuhën shqipe të certifikohen nga ana e shtetit të origjinës. Me gjithë respektin që kemi ne për shtetet e veçanta, ato nuk mund të certifikojnë mësimdhënësit e gjuhës shqipe, pasi nuk i dinë cilat janë nevojat për gjuhën shqipe, ashtu sikurse ne nuk i dimë nevojat për ndonjë gjuhë të vendit nikoqir të caktuar. Kjo ka fut njëfarë hutie të pa arsyeshme në mesin e disa mësuesve në mërgatë. Tek ne tani ka filluar certifikim, bie fjala, nëse dikush e ka mbaruar një fakultet të veçantë, për të punuar me nxënës duhet ta mbaron edhe një vit të fakultetit të edukimit, ku do mësoj metodologjinë dhe format e mësimit dhe të pajiset me certifikatën për mësues dhe   ta merr të drejtën e punës në shkollë. Kjo duhet shtrirë në bashkëpunimi prindër, mësues e organet e shtetit ku punon. Ne, pra Kosova dhe Shqipëria, i kemi iniciuar marrëveshjet me shtete të veçanta për mësimin e gjuhës së origjinës. Sikurse shumë vende që kanë marrëveshje ndërshtetërore,  edhe ne, ajo e lehtëson pastaj deri diku këto punë. Ne si ministre e diasporës edhe me ligj ngarkohem t’i zbatojmë edhe politikat e arsimit sikurse edhe fushat tjera rreth mërgatës. Ministria e Arsimit i harton plan-programet mësimore, kurse Ministria e Diasporës i zbaton në praktikë. Në Shqipëri është krijuar komiteti për diasporën , i cili do jetë autoriteti i vetëm që do bëjë koordinimit e veprimeve ndërministrore dhe do t’i zbatoj.  Ne jemi në veprim që të ndërmarrim një fushatë senzibilizuese për arsyeshmërinë, nevojën dhe domosdoshmërinë e mësimit të gjuhës dhe kulturës së vendit të origjinës. Do provojmë me media dhe në format tjera për rritjen e numrit e nxënësve. Fatbardhësisht është shtuar numri i shteteve që investojnë në mësimin e gjuhëve amtare si Austria, Suedia, Gjermania, Zvicra, Anglia e shumë vende tjera.

Pa dyshim në vijueshmërinë e nxënësve një rol të caktuar e kanë edhe mësimdhënësit. Ai foli, po ashtu lidhur me një varg pengesash subjektive të mërgimtarëve që e dëmtojnë vijueshmërinë e fëmijëve në gjuhën shqipe. Ne po organizojmë aktivitete kulturore gjatë verës me fëmijët nga diaspora që t’i mbajmë sa më afër vendlindjes si kuizin, ekskursione, kampin veror etj. Ne e kimi përfunduar fazën e parë e strategjisë për diasporë, këtë do ta diskutojmë më tutje në tubimet në shtetet e ndryshme. Në këtë aktivitet ne do të shpërndajmë dikur rreth 80 mijë libra për diasporën të cilat do të shpërndahen.   Vicekonzulli në Ambasadën e Kosovës në Austri, z.Isa Kosume, foli lidhur me aktivitetin rreth shpërndarjes së revistës “Ura”, e cila nuk është marr nga mësuesit ashtu si duhet. Gjithsejtë janë marr vetëm nga 5-6 mësues.

Rreth  “Urës” pati disa vërejtje e sugjerime nga diskutuesit. Si bëhet që redaksia të jetë nga persona zyrtar të dy ministrive?  Kush di të shkruaj për nxënësin në diasporë, mësimin në diasporë më mirë se mësuesit atje, ku do vjen në shprehje botimi i krijimeve nga nxënësit e diasporës? U tha se askush nuk e di më mirë nevojën, nivelin dhe kërkesat e nxënësve në diasporë se sa ata që janë direkt me nxënësin atje.

Disa librat për lektura shkollore dhe për biblioteka të qytetit do të shpërndahen në disa qytete të Austrisë.   Nga radhët e mësuesve për diskutim u paraqitën mësuesit Ibrahim Hasani, Shefqet Gashi, Armida Biçaku, Ksanthipi Fecani, Bukurije Limani,Rafete Kosumi, Milaimi Zyrapi, Hazir Mehmeti.  Mësimi i gjuhës amtare në Austri është i organizuar në kuadër të sistemit publik austriak dhe të gjitha obligimet i bartë Ministria e Arsimit e Austrisë. Shumicën e teksteve nxënësit i marrin falas. Në këtë kuadër janë botuar edhe shumë tekste mësimore në gjuhën shqipe. Përkundër të gjitha këtyre kushteve shumë të favorshme, disa prindër të pa ndërgjegjshëm për rëndësinë e gjuhës shqipe, nuk i lajmërojnë fëmijët e tyre.

 

Zv.kon.Isa Kosumi, Amb.Dr.Sabri Kiqmari, Min. i Dia. Ibrahim Makolli

 

 

Diskutime, Miradije Berisha, m?suese Tulln

Pas takimit; Rafete Kosumi, Isa Kosumi, Ibrahim Hasani, Armida Bi?aku, Ibrahim Makolli (minist?r) Milaim Zyrapi, Bukurije Limani, Hazir Mehmeti, Osman Ademi, Ksanthipi Fecani, Shefqet Gashi, Miradije Berisha

 

 

Pas takimit darka e p?rbashk?t


(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora