Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Pritje për korin diplomatik në Vjenë
E hene, 25.02.2013, 07:44 PM
Shënohet
5 vjetori i shpalljes së pavarësisë
Pritje
për korin diplomatik në Vjenë
Ambasada
e Republikës së Kosovës organizoi pritje
Koktej rasti dhe koncert festiv në Vjenë
“Kjo sallë ku jemi sot për të festuar, ka një domethënie të veçantë për vendin tim, sepse këtu u mbajtën bisedimet e vështira mes dy delegacioneve për katërmbëdhjetë muaj në shtatëmbëdhjetë runda radhas. Një përshëndetje e veçantë shkon për z. Dr.Albert Rohan, ish ministër i jashtëm i Republikës së Austrisë, i cili bashkë me Presidentin Ahtisari, i udhëhoqën bisedimet”
Nga Hazir MEHMETI, Vjenë
Në
Pallatin shekullor Auersperg, u mbajte koktej rasti i organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës
dhe koncert i bukur i muzikës klasike, ku shkëlqeu ylli i lojës në
piano zonjusha, Ardita Statovci dhe tenori z. Agim Hushi, i cili mban titullin
e nderit, “Mjeshtër i Madh” nga ish presidenti i Shqipërisë. Ai me zërin
e tij të shkëlqyeshëm tregoi vlera të larta interpretuese në Vjenën e klasikëve
të mëdhenj. Publiku e ktheu sërish disa
herë me duartrokitje frenetike.
Takimet i
hapi Dr.Sabri Kiqmari, ambasador i Republikës së Kosovës në Austri. Ai i përshëndeti
ambasadorët dhe diplomatët mysafir nga Shqipëria, Turqia, Bullgaria,
Maqedonia, Kroacia dhe shumë vende tjera. Në fjalën e rastit mes tjerash tha: “
Të nderuar të pranishëm, para pesë
vjetëve përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë demokratike në Parlamentin e Kosovës
e shpallën pavarësinë e Kosovës. Kjo
sallë ku jemi sot për të festuar, ka një domethënie të veçantë për vendin tim,
sepse këtu u mbajtën bisedimet e vështira mes dy delegacioneve për
katërmbëdhjetë muaj në shtatëmbëdhjetë runda radhas. Një përshëndetje e veçantë
shkon për z. Dr.Albert Rohan, ish ministër i jashtëm i Republikës së Austrisë,
i cili bashkë me Presidentin Ahtisari, i udhëhoqën bisedimet. Z. Ambasador
Rohan, mirë se keni ardhur ju dhe stafi i juaj sot këtu në mesin tonë, për çka
ju falënderoj përzemërsisht për angazhimin
tuaj.
Të
nderuar zonja e zotërinj, Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë në Hagë, më 22 qershor 2010, i legjitimoj
edhe një herë të drejtë bisedimet dhe propozimin e udhëhequra nga Marti
Ahtisari dhe ambasadori Albert Rohan.
Kërkesa nga vet Serbia në Asamblenë e Përgjithshme lidhur me
pyetjen: Se shpallja e pavarësisë së
Kosovës, është apo jo, në kundërshti me
të drejtën ndërkombëtare, mori një përgjigje, Jo, nuk është në kundërshtim me
të drejtën ndërkombëtare. Ky vendim
ishte një vërtetim i vendimit të drejtë të 17 shkurtit të vitit 2008 nga
përfaqësuesit e popullit. Që nga shpallja e pavarësisë, Republikën e Kosovës e
kanë njohur 98 shtete. Ne i kemi hapur 20 ambasada në shtete të katër kontinenteve. Republika e Kosovës
është anëtare e Bankës Botërore, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim
etj. E falënderojmë nga zemra qeveritarët austriak për përkrahjen e Kosovës për
anëtarësim në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në dhjetorin e vitit të kaluar. Një
falënderim i veçantë për të gjitha shtetet që votuan për anëtarësimin tonë në
mesin e tyre edhe disa shtete që akoma nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.
Të
nderuar zonja e zotëri, kultura, gjeografia dhe historia e jonë i përket
familjes demokratike të Europës. Në këtë kuptim, ne synojmë integrimin e plotë
në Europë, në NATO dhe në Kombet e Bashkuara. Institucionet e Republikës së
Kosovës punojnë fortë për arritjen e këtyre qëllimeve. Në këtë ditë më rëndësi
për vendin tim, i falënderojmë të gjitha shtetet të cilat e kanë përkrahur Republikën
e Kosovës, veçanërisht i falënderojmë 25 vendet e Grupit Ndërkombëtar të
Drejtësisë për përkrahjen e rrugës sonë në shtetësinë e plotë, vendim këtu në
Vjenë më 2 korrik të vitit të kaluar, mbi përfundimin e mbikëqyrjes së
pavarësisë së Kosovës. Kjo është edhe një argument mbi progresin e arrirë në
strukturimin demokratik në republikën
tonë. Republika e Kosovës ka marr një varg përgjegjësish në bisedimet me
Serbinë lidhur me çështjet teknike e praktik dhe jemi të interesuar që me fqinjën tonë Serbinë
të normalizojmë e marrëdhëniet dhe shpresojmë po ashtu për një gatishmëri të
tillë nga Republika e Serbisë.
Jam i
lumtur të deklaroj, se marrëdhëniet tona me Republikën e Austrisë janë shumë të
mira. Më 24 tetor 2011 kishim bisedime të suksesshme mes të kryeministrit z.
Hashim Thaqi dhe kancelarit Fayeman në
thellimin e marrëdhënieve tona. Vizita e kryetarit të Parlamentit të Kosovës në
dhjetor të vitit 2011, ishte po ashtu një hap në forcimin e gjithanshëm të lidhjeve
tona, si dhe vizita e zv. kancelarit
Spindeleger në Kosovë vitin e kaluar, i cili mbajti një fjalim domethënës në
Parlamentin e Kosovës”. Z. Kiqmari në vazhdim dha disa aktivitete në raport
Austri Kosovë duke falënderuar Austrinë për mbështetje të gjithanshëm.
Në
koncertin e muzikës klasike të
organizuar në mbrëmja luajtën pjesë nga klasikët e njohur botëror dhe
shqiptarë. Pianistja e nivelit të lartë
Ardita Statovci, u paraqit me F.Shubert “3 pjesë për piano- D
946”,Imprometu, Nr. 2 Es-Dur; Rafet Rudi:”Kombanat Arbërëreshe”; M.Ravel:”Tombeau
de Couperin”. Me lojën e saj plot temperament e mjeshtëri i entuziazmoi
publikun. Tenori Agim Hushi këndoj
mjeshtërisht: Granada e Margjelo nga Augustin Lara; “O fede negar potesi- Luiza Miler- Verdi, “Po vjen pranvera” Çesk
Zadeja; “Lindja e diellit shqiptar”-Avni Mula; “Du che nun chiagne”-De Curtis.
Publiku
pati rastin të shijoj vlera të larta arti nga dy artistët e mëdhenj shqiptarë,
me çka ndihemi krenar për sot e nesër.
Pallati impozant ofroi një ambient solemn e festiv, ku dominoi dëshira e prosperitetit të shtetit të Kosovës dhe qytetarit të saj. Gjendja nuk krahasohet me të kaluarën por nevoja për të dëshiruarën është akoma në rrugën e gjatë me shumë sfida.