E marte, 08.10.2024, 08:27 PM (GMT+1)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: “Këtu jam për t’i luftuar armiqtë“

E shtune, 23.11.2013, 06:30 PM


Ibish Neziri: “Këtu jam për t’i luftuar armiqtë“, promovohet në Vjenë

“Këtu jam për t’i luftuar armiqtë”, monografi për dëshmorin e kombit Xhemajl Fetahaj, i cili ra heroikisht në luftë për lirinë e Kosovës, ka 460 faqe. “Falë gjakut të tij dhe dëshmorëve tjerë si Komandantit Legjendar Adem Jashari...”  “...nuk kam ndër mend të rri jashtë atdheut, as i gjallë e as i vdekur!”

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë

Nën patronatin e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Austri, Dr.Sabri Kiqmari, ditë më parë u promovua monografia “Këtu jam për t’i luftuar armiqtë”. Autori, Ibish Neziri, një emër i njohur në hapat historik në rrugën drejtë lirisë e kapi hapin edhe tani përmes pendës së tij të mbrehtë e të thjeshtë e cila në maje ruan ngjyrën e sakrificë e flijimit. Kjo vlen edhe për qasjen në veprën e tij të re monografike kushtuar heroit të kombit Xhemajl Fetahaj. Hapësira e ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë ishte e mbushur me bashkë mërgimtarë nga të gjitha trevat shqiptare. Z.Xhevat Xhemajli e hapi programin me fjalët përshëndetëse për të pranishmit dhe autorin. Fjalën e rastit e mbajti Dr. Sabri Kiqmari: “Gjithmonë e kam pasur qëllim që ambasadën e Republikës së  Kosovës ta bëjë të afërt e të dashur për të gjithë. Sot këtu po promovohen edhe vepra monografike “Këtu jam për t’i luftuar armiqtë” të Ibish Nezirit, të cilin e përshëndes për punën e tij të madhe në sjellje në kujtesën tonë heroin e kombit Xhemajl Fetahaj, i cili ra heroikisht në luftë për lirinë e Kosovës. Fal gjakut të tij dhe dëshmorëve tjerë, si Komandantit Legjendar Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Fehmi Lladrovci e shumë tjerë sot jemi këtu me ambasadë e përfaqësi të shtetit të Kosovës së lirë. Këtë gjak të derdhur ne duhet vazhdimisht ta kemi parasysh, t’i kujtojmë ata me krenari në çdo çast e rrethanë. Të jemi vlerësues ndaj veprës së tyre madhore e cila solli lirinë e vendit. Njëri nga ata ishte edhe Xhemajl Fetahaj  me të cilin vepruam dhe  kishim kontakte deri në rënien heroike të tij. Ai ishte i pa lëkundur. Qe  i ri, atë e arreston policia si veprimtar e aksionist në shtrimin e kërkesave për liri. Shiheni në fotografi i kapur për krahu nga dy polic kur ai kishte vetëm 17 vjet, shikimi i tij është larg, krejt diku tjetër, diku në kërkim të lirisë për të cilën u flijua. Në maj të vitit 1999 mora një telefonatë nga fronti i luftës dhe dëgjoj: “Bëhu i fortë, se Xhemajli ka rënë në fushëbetejë”. Nuk doja ta besoja! Kërkova të ma përsëritnin edhe një herë lajmin. Për fat të keq është e vërtetë, - më tha zëri i luftëtarit nga fronti. U ndjeva shumë keq për humbjen e luftëtarit, komandantit, udhëheqësit. Kisha humbur shokun me të cilin kishim punuar.   Autori e ka përshkruar thjesht dhe me tone të fuqishme gjithë aktivitetin e Xhemajl Fetahajt, me dokumente origjinale, me shumë fotografi të cilat flasin më së miri mbi rrugën e tij të lavdishme”.  Ibish Neziri, autor, në fjalën e tij e falënderoj ambasadorin Kiqmari për mundësitë e krijuar të promovimit, të pranishmit stafin e ambasadës.

Rreth Monografisë

Monografia u botua në Prishtinë nga Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës, kurse redaktimin e bëri Mr.Hasan Ukëhaxhaj; recensentë: Prof. Dr. Kudusi Lama, Gjeneral në rezervë dhe Mr. Kadri Rexhaj; lektor, Dr.Sali Bytyçi. “Këtu jam për t’i luftuar armiqtë” ka 460 faqe, i ndarë në 11 kapituj. Në fletoren e shënimeve heroi mes tjerash shkruan: “Unë nuk dua dhe nuk kam ndër mend të rri jashtë atdheut, as i gjallë e as i vdekur!.  Jeta e heroit do jetë si një lundër e qetë drejt brigjeve të largëta të atdheut i cili thërret. Kurse, shpirti i tij vullkan do derdhet aty ku duhet, në themelet e lirisë. “Lundra ime lundron qetë-qetë, brigjet janë larg.... Nga shikimi i tij, fjala e tij prej poeti e luftëtari e dëshmojnë përcaktimin e tij drejtë pavdekësisë. Libri është një dokument historik i një heroi, një gjenerate të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një porosi për mote e shekuj për gjeneratat që do vijnë. Liria u shkrua me gjak dhe mbrohet me gjak. Autori, Ibish Neziri, ishte bashkëveprimtar dhe shok i heroit, ai me saktësi e korrektësi ia arrin të jep për lexuesin veprën monografike të e heroit Xhemajl Fetahajt.

Kush është Ibish Neziri?

U lind në Bardhaniq. Ishte i burgosur politik. Është i njohur në publicistikë dhe shkrime analitike. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Ka të botuara deri tani gjashtë libra. Veprimtaria e tij është e gjithanshme, e pa ndërprerë, kjo na bind se nga mendimi i tij prej  vizionari do kemi vepra tjerë me vlera në hapat tanë drejtë progresit.

Promovimi i dy monografive “Mësimi shqip në Austri” dhe “Këtu jam për t’i luftuar armiqtë” në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës, ishte mbyllja e aktiviteteve kulturore nga ambasadori, Dr.Sabri Kiqmari në Austri. Përkujtimi i heroit, Xhemajl Fetahaj, veprës së tij madhore, është fjala më domethënëse e kulmore e përmbylljes së punës së shkëlqyeshme të Dr.Kiqmarit. Ai tani është emëruar ambasador në Australinë e largët dhe s’kemi dyshim se do jetë gjithmonë afër atdheut në shërbim të të cilit ishte dje e sot.

 



(Vota: 31 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora