Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Lidhja e Krijuesve Shqiptarë
E merkure, 04.12.2013, 08:38 PM
(vështrim)
Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, një sihariq viti
Koblenz, D
Nga Hazir
MEHMETI
Rrethanat e reja drejt progresit në vendlindje krijuan hapësirë tani për shqetësime tjera, mes tyre edhe forma e organizimit dhe veprimit të krijuesve në mërgatë. Fatbardhësisht krijuesit tanë në vendet jashtë atdheut janë të shumtë dhe paraqesin vlera prezantuese para të tjerëve krahas kombeve tjera. Nuk është e sotme fuqia e fjalës artistike, dhe jo vetëm artistike, në shërbim të atdheut. U fillua shekuj më parë, kulmor ishin Rilindësit e mëdhenj të cilët e krijuan bërthamën kombëtare e shtetërore me pendën e tyre në zemër të shqiptarëve të etur për liri. Nga kjo lindi alfabeti si elementi themelor i kombit e shtetit. Tani në rrethana të reja në mërgatë, ku teknologjia e bëri botën e vogël, mundësitë afirmative të vlerave janë shumë herë më të fuqishme. Kjo kërkon organizim përkatës si formë efikase në lidhjet dhe njohjet reciproke mes individëve, shoqatave e lidhje shoqatash të krijuesve anë e kënd globit. Njohja me njëri tjetrin, ndihma e ndërsjellë, informatat e mundësive të ofertave të përbashkëta, është hapi i parë drejtë lidhjeve me të tjerët. Ne si popull i lashtë, me një histori e kulturë shekullore kemi çka të ofrojmë me krenari krahas të tjerëve. Nga historia e kultura jonë, e njeriut tonë, u grabitën pa mëshirë nga popujt për rreth, të cilët e mohojnë kombin shqiptar. Këtu ne duhet të bashkojmë forcat në hulumtime shkencore në gjithë globin që ta shpalosim të vërtetën shekullore të historisë e kulturës kombëtare.
Në këtë rrugë, si një yll shkëlqen Prof.Arif Mati (Aref Matheus), nga Parisi, i cili shkriu vetën në arkivat e bibliotekat botërore, dha çdo gjë në luftën për të vërtetën mbi shqiptarët, ilirët e pellazgët përballë vërsuljeve barbare agresive në Gadishullin Ilirik. Është ky një shembull i veprimit individual, të vetmuar dhe shumë të tjerë që presin hapjen e rrugëve për lehtësira në ofertat shkencore, të botimeve, promovimeve etj. Nisur nga kjo Koblenzi në Gjermaninë e begatë, do jetë një dritare e re në ndriçimin e hapave tanë në krijimtarinë artistike, hulumtuese shkencore, një trasim për gjeneratat e reja drejtë prosperitetit kombëtar.
Koblenzi ka edhe një simbolikë madhore, Simbolin e Rezistencës Kombëtare, me fjalë e porosi. Vlera e tyre do shtohet në çdo minutë, dhe nesër nuk do ketë kandar që t’i peshon. Dhe çuditërisht, Qëndresa Femërore e Kombit Shqiptar, po aty, me fjalë e porosi. Porosi e dyfishtë, kombi dhe emancipimi i tij. Dhe tani vetëtimë rrjedh kujtimi në malet shqiptare ku shkëlqeu plisi i Nusës së Maleve, krahas Kryetrimit me Shtatë Zemra, dhe sakrifica e tyre për liri, me mjetet e vetme të mundshme kur robëria mbyste.
Madhështitë
nuk krijohet vetëm, por në grupe, ato përzgjedhin ngjashmëritë dhe nxisin
energji kolektive e cila na duhet në shërbim të njerëzores e kombit. “Ne
shqiptarët jemi popull i befasive të këndshme”-tha personazhi i befasive. Le të
jetë kjo kështu edhe në
Secili krijues një copëz historie, një copëz dhembje. Atdheu ishte gjithkund i plagosur dhe rritja e fryteve ishte me plotë plagë e vrragë. Gurpragu i Kullës i plagosur nga lotët e pritjes së mërgimtarit, shpresës së ringjalljes, do shërohet. Një hap edhe Koblenzi drejt atdheut me shpirt e veprimtari.
Sadie Kryeziu (GB), Flora Borovina (RKS), Shenida Bilalli (KRO), Baci Adem (RKS), Silva Tërnava (Zelande e Re), Sevëme Fetiqi (D), Besim Xhelili (A); ngritur: Imri Trena (N), Rita Saliu (SHBA), Selvete Tërstena – Halili (D), Gonxhe Letmi - Begisholli (D), Hazir Mehmeti (A), Dr. Zejnepe Alili – Rexhepi (Tetovë), Besnik Camaj (CH) dhe Drita Nikoliqi Binaj (Vojvodinë)