Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Viktor Hygo, pena tragjike
E merkure, 26.02.2014, 08:40 PM
Viktor Hygo, pena tragjike e një
humanisti
Nga Albert Vataj
Krejtçka
na lidh me Viktor Hygoin, këtë personalitet të njimendtë të letërsisë, është
ajo afri delikate e një shpirti rrapëllitës, i një pene tragjike që predikoi
humanizmin si fe e gjithëkohësisë. Akti i krijimit, u shugurua prej tij si
shërbesa e perëndishme e romantizmit. Ai lindi më 26 shkurt të vitit 1802, plot
212 vjet nga atmot.
Viktor Hygo krijoi novela dhe poema, të cilat përfshinin çështje të nalta dhe vorbulluese, ato politike dhe filozofike të historisë së asokohëshme. I trajtoi ato me një stil të lartë dhe finesë, dritëpamësi dhe fundament, nuk është aspak i mërzitshëm edhe pse shpesh ndalet në detaje që dlirin dyshimin në trill dhe mishërojnë çdo çast me shkëlqimin e vet të ngrysët dhe trishtimin pikëllues. Gjithmonë në këtë lojë ligjëruese, ka ndopak andje dhe hir për tu përfshirë, gjithëpoaq, ke diçka për të reflektuar mbi atë që trajton me aq mjeshteri Viktor Hygoi. Mjafton vetem një sentencë që ka fuqinë e një bërthame shpërthimi brendie, që të ngas me forcën dhe magjinë e një Circe dhe të përfshijë në vorbullën e përjetimit. Për formësimin e një botëkuptimi letrar, përvoja me kryeveprat e shkrimtarit të madh, "Njeriu që qesh", "Katedralja e Parisit" dhe "Të mjerët", është kryekëput një ndikesë për nga përfundimet dalldisëse, të cilat lënë në gjurmën e kohës dhe në përcjelljen kundruese, gjurmë që drithërojnë. Gjithsesi këto tre vepra, dhe jo vetëm, ishin njëkohësisht dhe pasaporta ndërkombëtare e Hygoit. Mbeten sakaq emblematike për galerinë e shkrimtarit. Njëherash janë realitete letrare që paraprijnë në yshtjen e stuhishme drejt kreut këtë penë. Kohësia e këtyre veprave mëtoi në sentimentet e një qëmtesë kushtruese. Pas personazheve të skalitur me daltën e këtij dimensioni të gjithmonshëm letrar, asohere kur u botuan, sefte, në të tashmen e kohës, kur erdhën në shqip dhe u bënë yshtje e netëve pagjumë, në të sotmen e përgjithkohë, mbeten të jashtëzakonshëm. Kuazimodo, Guinpleni dhe Gavroshi janë të gjithëkohshëm. Kumti i tyre ishte, është dhe mbetet në kohësinë e gjithë shtresime shoqërore, një shkundje nga themelet, një ndërmëndje që udhëton dhe jeton me elemnetin thelbësor të jetësores, njeriun, asohere, tash e në të përgjithmonshmen. Manteli që veshi këto personazhe është reja e zezë që noton edhe në qiejt modern, duke gërmushur me nervin e hakërrisë paqen e rrejshme sociale, patosin dhe shtrirjen jargavitëse ndjesore.
Ai diti dhe ia doli t'i ikte modeleve pështira dhe melankolike që mëkoi shpirtin kumtues të asokohjes së tekstshkruesve. Nuk hezitoi të hidhej në rrapëllimën e kohës, të përballet fyta-fytas me peripecitë, me jetësoren gjithnjë në zgrip të personazheve, për ti shndrruar ato hove në shkëndija të qenësishme të ndryshesave epokale historike.
Kreatura shkrimore dhe padyshim thellësisht ndjesore, arritën të mbulonin të gjitha gjinitë letrare, nga lirika tek tragjedia, nga zakonet tek satira politike, nga romani historik e social tek thmelimi i një doktrine, duke ngjallur kësisoj një lloj njëmendësie të patjetërt evropiane.
Në
kacarritjet drejt apogjeut të shkrimtarit, nga shumësia e faqeve që mëtojnë atë
dhe veprën lexojmë se: Më 1827 do të merrte jetë një prej regëtimeve
tekstshkruese të allasojta. Në këtë sprovë Hygoi orvatet të shtjellojë dramën
historike për teatrin Kromuell, vepër e cila u konsiderua si manifestimi i
teorive të reja romantike. Më 1843 mbytet e bija Leopoldinë dhe bashkëshorti i
saj, lajm me të cilin shkrimtari u njoh nëpërmjet gazetës Siecle (Shekulli).
Kjo humbje dhe rrëzimi me "I Burgravi"-n 1845, u zymëtia që do ta
mbanin qiellin e tij letrar për dhjetë vjet në natë ferri. Më 1848 Hygo e sheh
veten si deputet në Asamblenë Konstitutive. Grushti i shtetit më 1851 do të
kurorëzonte në pushtet Napoleonin e një pozitë
duale. Lekundjet në politikë dhe qëmtesat oponente, nga njëra anë, reagimet që
mbartnin zemëratë për regjimin, nga kahu tjetër, e detyruan të arratiset në
ishullin
Romantizmi, rrymë letrarë që ushqeu me vetveten, Hygoi, ishte një lëvizje komplekse shpirtërore dhe kulturore që prodhoi një rinovim të thelle në letërsi, në art dhe në mendim, në politike dhe në zakone. Ishte në kryeherën e vet, një vullnesë për të ndryshuar, një rrjeshtim i zëshëm për të dëshmuar dhe për të mëtuar vetvetes dhe botës, kjartazi, gjithëkohësisë, të drejtën për të rendur gjithnjë përpara, për njeriun, brenda, thellë brenda tijë. Romantizmi u zhvillua nga ai mutacion i shijeve dhe i ndjeshmërisë që u verifikua në Evropë në fund të shekullit të XVII, erdhi si domosdo dhe dishepull.
Mes poeteve të rinj të përfshire në rrymën e romantizmit spikaste Viktor Hygo, që atëherë ishte 25 vjeç. Në publikimet e tija lirike, diçka rreth 50 mije vargje, manifestohet Hygoi i rinisë dhe i theksimit të romantizmit, idhull i gjeneratës së re në vargjet e tij shpreh brendësinë e shpirtit. Kumti i Hygoit shfaqet në mënyrën e trajtimit të materialit historik konkret. Ai bëhet mbrojtës i madh i të drejtave të njerëzve dhe shpreh "revoltën e shpirtit" për shtypjen e padurueshme të popullit të thjeshte. Hygoi kjo ajkë e këtij sistemi vlerash përfaqëson një sinteze fatesh të shekullit XIX. Krejt në mënyrë të beftë do ta shihte veten në shtjellën e "militantëve romantikë", të cilët grupohen për ti dhënë shpirt drejtësisë, revolucionit. Ai ishte dhe mbeti përjetuesi dhe kumtuesi më i pashoq i personazheve emblematike, jetëve dhe fateve të përgjithmonshme. Ata ishin në kohën e tij, në të atyren, në tonën, dhe ne do ti lejojmë të jenë të gjithkujt, jo vetëm si portrete, si personazhe, si ai, ata, ato që kemi njohur, nga Guimplen te Gavroshi, nga Kuazimodo te Tribuleti, nga De ate Ursusi, nga Esmeralta te Xhoziana. Kuazimodot janë dukshëm në tashmën moderne teksa mëtojnë deri në plotësinë e personazhit që Hygoi e vendosi në shumëkohësi. Kjo ndoshta jo dhe aq nga ndonjë yshtje prej orakulli se sa një përkim ojnak që realitetet mveshin në të tashmen e tyne në gjithëkohësi. Përplotëson vetëvetja e epokës hygoiane, me Gavroshin që spërkat dhe njolloj shkëlqimin mondan të qendrave urbane dhe ngrihet në kultin e periferisë, nën këmbët e vërshimit të një botë që ka në filozofinë e vet bërjen e maskave dhë çjerrjen e fytyrave, në një farë qasje prej Guimpleni.
Ndryshe
nga pararëndës dhe passhkues, ai nuk kishte një fat tragjik, thjeshtë jeta
tek-tuk e çukiste me rrufe kreshtën e tij të fatit, përzhitje të cilat ai nuk i
fshehu, përkundrazi i bëri limfë përmbajtësore të veprës. Mbylli sytë më 22
mars 1885 në shtëpinë e tij në