Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Bota e leximit marroset prej ngasjeve të trilogjisë erotike
E diele, 24.06.2012, 06:28 PM
Bota e
leximit marroset prej ngasjeve të trilogjisë erotike
Nga Albert Vataj
“Pesëdhjetë
nuancat e të hirtës” ka hyrë tashmë në rendin e ri të rekordeve botërore, si
libri më i shitur. Një libër mirfilli erotik ka kapluar majën, duke rrëmbyer “përdhunshëm”
kreun “Harry Potter” dhe “Kodin e Da
Vincit”. Ngasja erotike e hamshorëve të parasë, e transkiptuar në marrëveshje të
zakonta në ditët tona, me Lolitat e shekullit XXI, ka joshur dëshirat dhe
pasionet e përjetimeve tekstshkruese të asaj pjese të botës që jo vetëm vendos
normë në estetikë dhe sfidë, por dhe imponon model. Vetëm nëntë javë nga botimi i tij, romani "Fifty
Shades of Grey" (Pesëdhjetë Nuancat e Grey) është bërë libri më i shitur i
të gjitha kohëve. Romani erotik i E. L. James bënë fjalë për një biznesmen që i
hynë një lidhjeje perverse të dashurisë me një vajzë të re. Libri tashmë ka
nxitur debate të shumta publike, ndërkohë që në Hollywood ka filluar të planifikohet
ekranizimi i tij. Kryepersonazhet janë mashtruesi dhe multimiliarderi Christian
Grey, i cili me studenten Anastasia Steele nënshkruan një kontratë, e cila këtë
të fundit e obligon të shndërrohet në partneren e tij sado-mazohiste. Në Britani
romani "Fifty Shades of Grey" është bërë publikimi më i shitur, duke
tejkaluar sagën për magjistarin Harry Potter, “Kodin e Da Vincit” dhe shumë libra
të tjerë. 49-vjeçarja Erika Mitchell, e cila fshihet prapa pseudonimit E.L. James,
është e entuziazmuar me faktin që romani i saj tash e nëntë javë kryeson listën
e bestsellerëve në Britani. Në gjithë botën romani është shitur në mbi 10
milionë kopje. Në Hollywood, ndërkaq, ende nuk dihet se kush do të luaj në adaptimin
e librit të Mitchell, regjinë e të cilit duket se do ta bëjë Angelina Jolie.
Shitja e
romaneve erotike brenda një kohe të shkurtër në Britani të Madhe është shtuar 30
për qind falë tabletave digjital. Mediat angleze citon se shkarkimi i “rrëfejzave
prekëse” është gjithnjë e më i popullarizuar sidomos te femrat. Transaksioni është
diskret dhe blerësit nuk kanë nevojë të skuqen tek arka për faktin se me tabletë
nuk vërehet titulli i librit që lexohet. Kështu po shpjegohet lulëzimi i kësaj
gjinie letrare. Marrë para sysh këtë, shumë botues kanë ndërmend t’i kthehen kësaj
pune fitimprurëse. Kështu shpjegohet edhe suksesi i deri diku i papritur i
librit ‘Fifthy Shades of Grey’ (Pesëdhjetë nuancat e të hirtës) nga letrarja
deri vonë e panjohur britanike El James. Ky libër këto ditë në Amerikë u gjend
në krye të librave më të shitur të New York Times. Kjo trilogji, të cilën si
roman elektronik e ka botuar shtëpia e vogël botuese australiane ‘The Writer’s
Coffee House’, është shitur në më shumë se 250.000 kopje dhe është bërë hit në qarqet
letrare të SHBA. Romani është rrëfim epshor për në romancë epshore ndërmjet ndërmarrësit
të ri Christian Gray dhe studentes së virgjër e naive te letërsisë Anastasia
Stihl.
Ndërsa bota e admiruesve të librit përballet me një fenomen të tillë, rrëzohen të gjitha hamendjet se interneti, dhe batërdia e rrjeteve sociale janë vrasësit e librit. Kwto tregues që më së shumti kanë befasuar edhe autoren, dëshmojnë gjithashtu një ngasje prej letërsisë erotike, një joshje prej trilleve dhe qëmtesave rozë.