E diele, 28.04.2024, 05:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Shaban Cakolli

E diele, 02.03.2014, 11:51 AM


Shaban Cakolli

 

GRINDJE

 

Qindra  vite u grindëm

Me   korbin që shtirej pëllumb

Për një  tokë,për një lum

Ja ai,ja unë

por kështu deshti

fati,kombi  e zoti

tani këtu  jam unë,jo më korbi.

 

NDARËJE    MURE

 

Prej kur këtu shqip

kanë folur  nënat

Hartën  na e grisën marimangat

Bënë kurthe,rrjeta e furje

Na ndanë në mure

 

Murë andej,murë këndej

ndizej  gjaku  nëpër denj

 

Ae mbanë mend Evropa mike

Se  Shqipëri ishte,krejt hapësira gjeografike?

Ku flitnin  shqip,Shqipëria etnike

 

Ua zgjate dorën forcave  barbare

me akuzën,se kinse ne kërkonim

Shqipëri të madhe!

Mbi  ne pastaj,ra futa e zisë

Ditë muaj e vite,na i keni përmbysë.

 

Mbi troje të shqipeve,u la me gjak

Padrejtësisht na coptuan

Osmanët  ardhacak

i futën me grek,i futën  me shkja

Shqipet  me  i nda.

 

E pa mëshirshëm  korbat e zi

Na ndanë  në kisha,na ndanë    xhami

Shqiptarët  me i përqa, mes veti  me i shti

të mendojnë për fe,jo për komb  e liri

 

Na shtypen pashallarët,pastaj shumë ciklop

Na lanë nën thundra,pa atdhe e komb

në doket  e huaja,na ngatërronin  në tjetër zot

 

Por kurrë shqiptarët,si gjunjëzuan  hordhitë

Ndër shekuj  u shkrimë,për atdhe dhe dritë

Ky  vend i shqipes me gjak u ujitë

  vendin tonë,edhe Zoti  flet shqip.

 

NËNTORËT  E LIRISË

 

Shqipëri  është toka

uji,jeta e ajri

U munduan të na e marrin

barbarë pas barbari.

 

Për te qëndruam,në male  e shkrepa

Nëpër laboratorët e Evropës

gjaku ynë nëpër epruveta

hulumto,bashdyzo,çfarë materje është kjo?!

 

Është  gjak shqiptarie

  këtë tokë Perëndie

sduron turk,grek,as shkja

shqipet  me  i nda.

 

Këtë vend,vet zoti na e dhuroj

sdonte të na e linte  barbari

Por shqipja gjithnjë qëndroi

nga  Skënderbe shqiptari

e djalë  pas djali

Pushtuesit luftën  s´ja ndali.

 

Vjen  Ismail Qemali

ngjeshur me atdhedashuri  zjarri

me Flamur në dorë

me 28 nëntor

Pavarësisë  i dha kurorë

 

Tash njëqind  vjet

Shqipëria  flet  vet

jeton,frymon shqip

pa pushtuesin e lig

 

Sot  shqipja e lirë

gëzon  Pavarësinë

edukon  rininë

vetëm për Shqipërinë.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora