| E diele, 02.03.2014, 11:51 AM |
Shaban Cakolli
GRINDJE
Qindra vite u grindëm
Me korbin që shtirej pëllumb
Për një tokë,për një lum
Ja ai,ja unë
por kështu deshti
fati,kombi e zoti
tani këtu jam unë,jo më korbi.
NDARËJE NË MURE
Prej kur këtu shqip
kanë folur nënat
Hartën na e grisën marimangat
Bënë kurthe,rrjeta e furje
Na ndanë në mure
Murë andej,murë këndej
ndizej gjaku nëpër denj
Ae mbanë mend Evropa mike
Se Shqipëri ishte,krejt hapësira gjeografike?
Ku flitnin shqip,Shqipëria etnike
Ua zgjate dorën forcave barbare
me akuzën,se kinse ne kërkonim
Shqipëri të madhe!
Mbi ne pastaj,ra futa e zisë
Ditë muaj e vite,na i keni përmbysë.
Mbi troje të shqipeve,u la me gjak
Padrejtësisht na coptuan
Osmanët ardhacak
i futën me grek,i futën me shkja
Shqipet me i nda.
E pa mëshirshëm korbat e zi
Na ndanë në kisha,na ndanë në xhami
Shqiptarët me i përqa, mes veti me i shti
të mendojnë për fe,jo për komb e liri
Na shtypen pashallarët,pastaj shumë ciklop
Na lanë nën thundra,pa atdhe e komb
në doket e huaja,na ngatërronin në tjetër zot
Por kurrë shqiptarët,si gjunjëzuan hordhitë
Ndër shekuj u shkrimë,për atdhe dhe dritë
Ky vend i shqipes me gjak u ujitë
Në vendin tonë,edhe Zoti flet shqip.
NËNTORËT E LIRISË
Shqipëri është toka
uji,jeta e ajri
U munduan të na e marrin
barbarë pas barbari.
Për te qëndruam,në male e shkrepa
Nëpër laboratorët e Evropës
gjaku ynë nëpër epruveta
hulumto,bashdyzo,çfarë materje është kjo?!
Është gjak shqiptarie
në këtë tokë Perëndie
sduron turk,grek,as shkja
shqipet me i nda.
Këtë vend,vet zoti na e dhuroj
sdonte të na e linte barbari
Por shqipja gjithnjë qëndroi
nga Skënderbe shqiptari
e djalë pas djali
Pushtuesit luftën s´ja ndali.
Vjen Ismail Qemali
ngjeshur me atdhedashuri zjarri
me Flamur në dorë
me 28 nëntor
Pavarësisë i dha kurorë
Tash njëqind vjet
Shqipëria flet vet
jeton,frymon shqip
pa pushtuesin e lig
Sot shqipja e lirë
gëzon Pavarësinë
edukon rininë
vetëm për Shqipërinë.