E diele, 28.04.2024, 06:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Dibran Demaku: Biseda

E diele, 02.03.2014, 12:00 PM


Dibran Demaku

BISEDA

Tregim

-E di se kjoqë du ata them e nuk tat hem dot është një çmenduri!-dhe e kishte shikuar drejt në sy.

-Po ti thuaje sado e çmendur që të jetë ajo fjalë!-ia kishte kthyer ajo duke qeshur.

E qeshura e saj e çiltër atë e kishte trembur edhe më shumë.-„Mos vallë pas kësaj të qeshure të ëiltër në pamje të parë fshihet ndonjë kurth, ndonjë ngatërresë?! Jo,jo, jo unë nuk guxoj t`i shpreh ndjenjat e mija!Nuk kam të drejtë! Mosha dhe vitet e mija nuk ma lejojnë një gjë të tillë!...“

-Thuaje të shkretën,çfarë të mundon! E kishte nxitur ajo.

-Sikur të ishte aq e lehtë siç mendon ti!-ia kishte kthyer ai.

-Një fjalëgoje është, të shkretën! Nxirre atë fjalë dhe mos e mundo vetën!...

-„Po sikur?!...Po Sikur?!...Jo, jo jo!“-dhe ishte zbardhur në fytyrë.I kishte ikur gjaku…

-Njuhemi kaq kohë bashkë dhe ti nuk e thua dot një fjalë! Një fjalë të thjeshtë?!...

-Sikur të ishte krejt ashtu siç thua ti!-ishte përgjigjur aime gjysëm zëri.

-Ty të iku edhe zëri , o i shkretë!-ia kishte kthyer ajo.-Nuk tëkam parë asnjëherë kështu si sot.Çfarë p ndodhë me ty?!

-Ehhhh!-kishte nxjerrë ai nga gjoksi një ofshamë të gjatë.

Ajo e kishte shikuar me habi dhe me një si tronditje rasti. Teka ai po ndodhte diçka e pazakont.Diçka që ia ndryshonte ngjyrën e lëkurës! Diçka që ia ndryshonte ngjyrën e syve.

-„Mos o zot, të ketë ndonjë sëmundje për të cilën nuk ka treguar asnjëherë!“-i kishte vetëtitur asaj në mendje…

Ai edhe mëtutje po e shikonte disi si në mënyrë të dhimbshme dhe melankolike.Dhe nuk fliste fare…

-Mos je gjë sëmurë?!-e kishte pyetur ajo.-Se si je zverdhur në fytyrë?! Të ka ikur krejt gjaku!...

-Jo, jo, nuk kam gjë!-i ishte përgjigjur ai.

-Po zonja, jot shoqe, si është?! Është mirë me shëndet?!...

-Mirë,është ajo, mire, por…

-Mos është i sëmurë ndonjëri nga fëmijët?!

-Jo, jo! Edhe ata janë të gjithë shëndosh e mirë, por?!...

-Por…por!...Më thuaj se çfarë do të thuash me këto por-et tua se më çmende-kishte pyetur ajo.

-Të thash se atë që du ata them, nuk tat hem dot!...

-Është shumë e rëndëajo fjalë për mua, apo?!...

-Mbase!...

-Atëherë mos e thuaj!As unë nuk dua të dëgjoj ndonjë fjalë të rëndë për mua!...

-Në të vërtetë ajo që dua të them nuk është e rëndë për ty, por për mua!...

-Përse, çfarë ka ndodhur Sedat?! Çfarë ka ndodhur që ti nuk e tregon dot?!...

-Në të vërtetë nuk ka ndodhur asgjë!Vetëm fjalën që dua të tat hem e nuk tat hem dot e mbaj? tëndrydhur në zemër tash sa kohë!...

-Thuaje!Nxirre nga zemraatë që të mundon!...

-Sikur të ishte aq e thjeshtë,Dritë e dashur!Do ta thoja atë fjalë, por?!...Një frikë e paspjeguar më pengon!...Pastaj?!...Mbase as nuk kam të drejtë të them diç të tillë!...Mosha ime!...Vitet e mija!...

-Çfarë moshe?!...Çfarë vitesh?!...Tash ma bëre mendjen çorbë, Sedat!...Mos vallë ajo që do të ma thuash e nuk ma thua dot ka të bëj me mua, me familjen time?!...Apo?1…Me tim shoq?!...Mos vallë di ndonjë gjë për të?! Ndonjë lidhje intime të tij?!...

-Jo, jo, jo Drita! Ia kishte kthyer ai.-Ajo çfarë mbaj unë të ndrydhur në zemrën time nuk ka të bëj asgjëme familjen tënde! As me tët shoq!Por, si ta them?!...Nuk ta them dot këtu dhe sot!...

-Atëherë kur do tëma thuash Sedat?!...Apo ke ndarë mendjen të më mundosh shpirtërisht?!...Pas gjithë kësaj bisede të mbështjellur me velin misterioz, domosdo që unë nuk do të jem e qetë!...

-Të thash, Dritë e dashur, se sot dhe këtu nuk tat hem dot! Mbase ndonjë ditë tjetër!...

-„Dritë e dashur, Dritë e dashur!“ se si i kishte vetëtitur asaj në mendje.-„Çfarë do të thotë ky me këtë?!“…Njiheshin gjatë dhe ai asnjëherë më parë nuk i kishte folur në këtë mënyrë! Në atë mes kishte diçka misterioze! Diçka që ajo duhej ta zbulonte patjetër!...

-Dhe kur do të jetë ajo ditë tjetër!

-Nuk e di as unë!

-Kur nuk e di, atëherë përse e hape një bisedë të tillë, Sedat?!...

-E hapa këtë bisedë sepse mendova se kjo ditë, ky takim ishte momenti i përshtatshëm, por?!...

-Sërish por…por?!...Kur do të përfundosh me këto por…por?!...

-Mbase asnjëherë!

-Më trego të vërtetën Sedat, e tërë kjo bisedë jona ko atë bëjë me mua, apo?!...

-As këtë nuk ta them dot!

-Nuk ta them dot…Nuk ta them dot!...Atëherë përse më mundon kot?!...Apo ke gfjetur vendin dhe kohën që të tallesh me mua?!...

-Jo, jo, jo e dashura ime! Unë nuk tallem me ty! Si të shkoi në mendjer një mendim i tillë?!

-Ti vërtetë se ç`paske sot!-ia kishte kthyer ajo.-Ke pare ndonjë ëndërr, apo çfarë ka ndodhur me ty?!...

-Jo,jo, jo! As ëndërr kam pare! As më ka ndodhur gjë, por?!...

-Por, por por?!...Mos të është bërë mendja vapour?!Vapor që lundron nëpër dete dhe oqeane dhe nuk ka të ndallur!...

-Jo vetëm vapour,por edhe tren e avion që udhëton, udhëton e udhëton! Që ëndërron, ëndërron e ëndërron! Që shpreson, shpreson e shpreson!...

-Ti qenke edhe një lloj ëndërruesi e krijuesi, që unë nuk e paskam ditur!-ia kishte kthyer ajo.

-Jo vetëm ëndërrues e krijues, por edhe njeri i shpresës dhe i besës!-ia kishte kthyer ai.

-Njeri i shpresës dhe i besës?!...Çfarë do të thuash me këtë?! Shpresa…Besa! A shkojnë bashkë këto të dyja?!

-Shpresa dhe besa jnë një binom i pandarë, e dashura ime! Kur njeriu shpreson ai edhe beson!...

-Më falni, por këtë shprehjen“ e dashura ime“ sikur po e përdorni pak si shpesh!-ia kishte kthyer ajo.-farë doni tëthoni me këtë?!

-E përdora ashtu në mënyrë fugurative!-ia kishte kthyer ai.

-Pak më parë e përdorët edhe shprehjen“Dritë e dashur“! Edhe atë e përdorët si shprehje figurative?!...

-Veret se si e pranon ti atë!-ia kishte kthyer aid he një e skuqur ia kishte përshkuar fytyrën.

Skuqja e fytyrës së tij tregonte gjithçka.Tregonte mendimet e tij! Tregonte ëndrrat e tij! Tregonte shpresat e tij! Tregonte dëshirat e tij! Tregointe mmarrëzitë e tij!...

-Dhe?!-kishte pyetur ajo.

-Dhe asgjë!- ishte përgjigjur ai.

-Prej asgjësë del asgjëja!-ia kishte kthyer ajo.

-Mbetet shpresa!-ishte përgjigjur ai.

-E nëse shpresën e mbulon vesa?!-kishte pyetur ajo.

-Ndrinë dielli dhe e shkrinë vesën!-ishte përgjigjur ai.

-E nëse retë e mbulojnë diellin?!...

-Bjen shi e kaltëron qielli! Kaltëron shpresa e kaltëron besa!

-Bukur ti po shihje ëndërr!...Në pleqëri do bëhesh dhëndërr?!...

Tjetri ikën bishtin nën shalë tek ëndërronte veten djalë!...



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora