| E diele, 02.03.2014, 12:00 PM |
Dibran Demaku
BISEDA
Tregim
-E di se kjoqë du ata them e nuk tat hem dot është një çmenduri!-dhe e kishte shikuar drejt në sy.
-
E qeshura e saj e çiltër atë e kishte trembur edhe më shumë.-„Mos vallë pas kësaj të qeshure të ëiltër në pamje të parë fshihet ndonjë kurth, ndonjë ngatërresë?! Jo,jo, jo unë nuk guxoj t`i shpreh ndjenjat e mija!Nuk kam të drejtë! Mosha dhe vitet e mija nuk ma lejojnë një gjë të tillë!...“
-Thuaje të shkretën,çfarë të mundon! E kishte nxitur ajo.
-Sikur të ishte aq e lehtë siç mendon ti!-ia kishte kthyer ai.
-Një fjalëgoje është, të shkretën! Nxirre atë fjalë dhe mos e mundo vetën!...
-„
-Njuhemi kaq kohë bashkë dhe ti nuk e thua dot një fjalë! Një fjalë të thjeshtë?!...
-Sikur të ishte krejt ashtu siç thua ti!-ishte përgjigjur aime gjysëm zëri.
-Ty të iku edhe zëri , o i shkretë!-ia kishte kthyer ajo.-Nuk tëkam parë asnjëherë kështu si sot.Çfarë p ndodhë me ty?!
-Ehhhh!-kishte nxjerrë ai nga gjoksi një ofshamë të gjatë.
Ajo e kishte shikuar me habi dhe me një si tronditje rasti. Teka ai po ndodhte diçka e pazakont.Diçka që ia ndryshonte ngjyrën e lëkurës! Diçka që ia ndryshonte ngjyrën e syve.
-„Mos o zot, të ketë ndonjë sëmundje për të cilën nuk ka treguar asnjëherë!“-i kishte vetëtitur asaj në mendje…
Ai edhe mëtutje po e shikonte disi si në mënyrë të dhimbshme dhe melankolike.Dhe nuk fliste fare…
-Mos je gjë sëmurë?!-e kishte pyetur ajo.-Se si je zverdhur në fytyrë?! Të ka ikur krejt gjaku!...
-Jo, jo, nuk kam gjë!-i ishte përgjigjur ai.
-
-Mirë,është ajo, mire, por…
-Mos është i sëmurë ndonjëri nga fëmijët?!
-Jo, jo! Edhe ata janë të gjithë shëndosh e mirë, por?!...
-Por…por!...Më thuaj se çfarë do të thuash me këto por-et tua se më çmende-kishte pyetur ajo.
-Të thash se atë që du ata them, nuk tat hem dot!...
-Është shumë e rëndëajo fjalë për mua, apo?!...
-Mbase!...
-Atëherë mos e thuaj!As unë nuk dua të dëgjoj ndonjë fjalë të rëndë për mua!...
-Në të vërtetë ajo që dua të them nuk është e rëndë për ty, por për mua!...
-Përse, çfarë ka ndodhur Sedat?! Çfarë ka ndodhur që ti nuk e tregon dot?!...
-Në të vërtetë nuk ka ndodhur asgjë!Vetëm fjalën që dua të tat hem e nuk tat hem dot e mbaj? tëndrydhur në zemër tash sa kohë!...
-Thuaje!Nxirre nga zemraatë që të mundon!...
-Sikur të ishte aq e thjeshtë,Dritë e dashur!Do ta thoja atë fjalë, por?!...Një frikë e paspjeguar më pengon!...Pastaj?!...Mbase as nuk kam të drejtë të them diç të tillë!...Mosha ime!...Vitet e mija!...
-Çfarë
moshe?!...Çfarë vitesh?!...Tash ma bëre mendjen çorbë, Sedat!...Mos vallë ajo
që do të ma thuash e nuk ma thua dot ka të bëj me mua, me familjen time?!...
-Jo, jo, jo Drita! Ia kishte kthyer ai.-Ajo çfarë mbaj unë të ndrydhur në zemrën time nuk ka të bëj asgjëme familjen tënde! As me tët shoq!Por, si ta them?!...Nuk ta them dot këtu dhe sot!...
-Atëherë
kur do tëma thuash Sedat?!...
-Të thash, Dritë e dashur, se sot dhe këtu nuk tat hem dot! Mbase ndonjë ditë tjetër!...
-„Dritë e dashur, Dritë e dashur!“ se si i kishte vetëtitur asaj në mendje.-„Çfarë do të thotë ky me këtë?!“…Njiheshin gjatë dhe ai asnjëherë më parë nuk i kishte folur në këtë mënyrë! Në atë mes kishte diçka misterioze! Diçka që ajo duhej ta zbulonte patjetër!...
-Dhe kur do të jetë ajo ditë tjetër!
-Nuk e di as unë!
-Kur nuk e di, atëherë përse e hape një bisedë të tillë, Sedat?!...
-E hapa këtë bisedë sepse mendova se kjo ditë, ky takim ishte momenti i përshtatshëm, por?!...
-Sërish por…por?!...Kur do të përfundosh me këto por…por?!...
-Mbase asnjëherë!
-Më trego të vërtetën Sedat, e tërë kjo bisedë jona ko atë bëjë me mua, apo?!...
-As këtë nuk ta them dot!
-Nuk ta
them dot…Nuk ta them dot!...Atëherë përse më mundon kot?!...
-Jo, jo, jo e dashura ime! Unë nuk tallem me ty! Si të shkoi në mendjer një mendim i tillë?!
-Ti vërtetë se ç`paske sot!-ia kishte kthyer ajo.-Ke pare ndonjë ëndërr, apo çfarë ka ndodhur me ty?!...
-Jo,jo, jo! As ëndërr kam pare! As më ka ndodhur gjë, por?!...
-Por, por por?!...Mos të është bërë mendja vapour?!Vapor që lundron nëpër dete dhe oqeane dhe nuk ka të ndallur!...
-Jo vetëm vapour,por edhe tren e avion që udhëton, udhëton e udhëton! Që ëndërron, ëndërron e ëndërron! Që shpreson, shpreson e shpreson!...
-Ti qenke edhe një lloj ëndërruesi e krijuesi, që unë nuk e paskam ditur!-ia kishte kthyer ajo.
-Jo vetëm ëndërrues e krijues, por edhe njeri i shpresës dhe i besës!-ia kishte kthyer ai.
-Njeri i shpresës dhe i besës?!...Çfarë do të thuash me këtë?! Shpresa…Besa! A shkojnë bashkë këto të dyja?!
-Shpresa dhe besa jnë një binom i pandarë, e dashura ime! Kur njeriu shpreson ai edhe beson!...
-Më falni, por këtë shprehjen“ e dashura ime“ sikur po e përdorni pak si shpesh!-ia kishte kthyer ajo.-farë doni tëthoni me këtë?!
-E përdora ashtu në mënyrë fugurative!-ia kishte kthyer ai.
-Pak më parë e përdorët edhe shprehjen“Dritë e dashur“! Edhe atë e përdorët si shprehje figurative?!...
-Veret se si e pranon ti atë!-ia kishte kthyer aid he një e skuqur ia kishte përshkuar fytyrën.
Skuqja e fytyrës së tij tregonte gjithçka.Tregonte mendimet e tij! Tregonte ëndrrat e tij! Tregonte shpresat e tij! Tregonte dëshirat e tij! Tregointe mmarrëzitë e tij!...
-Dhe?!-kishte pyetur ajo.
-Dhe asgjë!- ishte përgjigjur ai.
-Prej
asgjësë
-Mbetet shpresa!-ishte përgjigjur ai.
-E nëse shpresën e mbulon vesa?!-kishte pyetur ajo.
-Ndrinë dielli dhe e shkrinë vesën!-ishte përgjigjur ai.
-E nëse retë e mbulojnë diellin?!...
-Bjen shi e kaltëron qielli! Kaltëron shpresa e kaltëron besa!
-Bukur ti po shihje ëndërr!...Në pleqëri do bëhesh dhëndërr?!...
Tjetri ikën bishtin nën shalë tek ëndërronte veten djalë!...