E shtune, 27.04.2024, 06:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Namik Selmani: O moj Zana e Kosovës!

E diele, 02.03.2014, 01:55 PM


O moj Zana e Kosovës!

(Lirikë për Pejën)

Namik Selmani

 

Mes  një lumi Grykës së Pejës, vrik po bëhem lodërtar

E po marr një Valle Shpatash, sikur qiellin e bëj zjarr.

E po loz me ortek bore, si të isha kreshnuik përralle

Në pasaqyrë ku më sheh bjeshka e hedh thesin plot me halle

 

Këmbëzbathur shkoj mes Grykës , bëhem mik –o me shqiponja

A mos vallë këtu nis bota, po ma thoka sot Rugova?!!

Me shkronjshqipen po bëj besën,  gjunjët ul në një ugar

Kur nis këngë majekrahu, mos më fol  se jam i marrë!

 

Oh, ç’na qenkë Zanë Kosove, o kurorë bukurie

Ç’do të ish kjo Botë e Madhe, pa Rugovën dritë e hire???

Nëpër odat e kuvendit  po prek djepin  ku flen foshnja

Ma ndritoka fjalën Peja, ma shtron çajin nëpër sofra.

 

Këtu zgjoj gjithë dashuritë, nëpër kullat me tymtarë

Një duhan e ndërroj me Bacën edhe zemra e bëj stërrall.

Përmes shendit shkoj mes Grykës,  sjell ulli prej Çamërie

Zgjohu poet, bre, zgjohu nga ëndrra, je mes Pejës dritëmagjie!

 

Po shtrëngoj një bastun lisi, shkoj i heshtur nëpër varre

E  zgjoj thellë amanetet nëpër kullat flamurtare

Nëpër Pejën dritëlivadhi në çdo hap marr hije princi

Përmbi flokun thinjëbardhë sypërlotur ujdis plisin.

 

Bëhem krushk që mbaj bajrakun e përqafem me mentarë

Vargu bëhet frymë për lule, hapi bëhet trok e zjarr.

Me kalë shale shkoj në Bogë, ndalem tej, në Gur të Kuq

Përmbi pishat qerpikblerta degë më degë vë një flamur.

 

Nëpër dasma ha pak fli, bëhem Det i Mirësisë

Po gazmendem me thwllwza  cep më cep mes kaltërsisë

Me  një kupë Birrë Peje më pret miku në një prag

Ç’ma trazove gjumin, moj, ç’ma trazove këtë varg!!

 

Zot i madh që ke bërë botën, sytë e bukur mos m’i merr !!

Se për herë të fundit,  do të shoh një lumë në Pejë!!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora