E diele, 28.04.2024, 08:04 AM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Libri shqiptar në bibliotekat rumune

E diele, 02.03.2014, 07:28 PM


LIBRI SHQIPTAR NË BIBLIOTEKAT RUMUNE

Një popull i cili nuk respekton librin, nuk respekton kulturën e vet. Atëherë nuk vlerëson as identitetin e vet, as kombin. (Ullmar Qvick)

Nga Baki Ymeri

Të them se që nga viti 1971 kam patur nderin të shfletoj librat e rilindësve tanë në Bibliotekën e Akademisë Rumune në Bukuresht, ndoshta e teproj! Asokohe nuk kishte skener për riprodhimin e tyre në kolor. Dha Zoti që pas tre vitesh të hulumtoj botimet shqiptare edhe në një bibliotekë të Vienës, kurse më vonë t’i rikthehem Bukureshtit (1975). 6 vjet më parë, Kristo Floqi boton te “Përparimi” i Prishtinës (Nr. 11-12/1969), një studim mbi “Lëvizjen kulturale në Shqipëri në pragun e Kongresit të Manastirit”, me fragmente impresionuese si:

“Mësimi i gjuhës shqipe dhe përhapja e shkrimit dhe e shkollës shqipe u shndërrua në një lëvizje të gjerë patriotike dhe që përfshiu masat e popullit që çfaqën një dëshirë të zjarrtë për të mësuar gjuhën e vet amtare. Për këtë dëshmojnë korrespondencat e klubit të Manastirit ku kërkohen me qindra e mijëra abetare e libra shqipe nga qytetet e fshatrat e Shqipërisë. Shoqëria “Bashkimi” e Bukureshtit, që së bashku me Shoqërinë Shqiptare të Sofjes, qenë në ditët e para pas revolucionit burimi kryesor për furnizimin e shkollave shqipe me abetare e libra tjera. Në letrën që i dërgonte klubit të Manastirit më 5 gusht 1908, shkruante se “ditë për ditë marrim letra nga tërë viset e Shqipërisë që na kërkojnë libra. Shoqëria “Bashkimi” e bukureshtit, qysh në ditët e para pas shpalljes së kushtetutës, në korrik të vitit 1908, vuri në dispozicion të klubit të Manastirit 20 mijë copë libra... Krahas me shkollat një hapje të gjerë mori edhe shtypi shqiptar... Vazhdoi të zgjerohej edhe veprimtaria kulturale dhe politike e shoqërive patriotike të mërgimit dhe në mënyrë të veçantë e shoqërive “Drita” të Sofjes dhe e “Bashkimit” të Bukureshtit, që vunë të gjitha mjetet e tyre në shërbim të përhapjes së mësimit dhe të shkollës shjqipe.”

Patëm fat që një kontingjent të vlerave të vjetra shqiptare të Bukureshtit (disa të trashëguara, disa të dhuruara, disa të blera), t’ia dhurojmë Bibliotekës Kombëtare Universitare në Prishtinë. I botuam vetëm tre ballina në Facebok dhe Faruk Tasholli, Enver Bajraliu e do tjerë i dekoruan me disa komente mirënjohëse ndaj këtij thesari të vlefshëm kombëtar.  Në ndërkohë, Oltian Muzaka nga Tirana poashtu shprehu gadishmërinë për kompletimin e koleksionit të tij me vlera të vjetra e të rralla shqiptare. Për këto vlera historike që i kemi grumbulluar gjatë një periudhe 40 vjeçare, pikësëpari duhej të na i kërkojë Bashkia e Korçës dhe Biblioteka Kombëtare e Aurel Plasarit në Tiranë, por meqë ata ende nuk kanë shprehur interesim, po ia dhurojmë institucioneve të Kosovës sepse Kosova është koka e Shqipërisë. Dhe pse, jo, për herë të parë disa nga to ia dhurojmë edhe Zemrës së famshme Shqiptare. Keni fat t’i shijoni, sepse disa nga to botohen për herë të parë në faqet e kësaj tribune fenomenale. Faleminderit dhe Gëzuar!



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora