E shtune, 27.04.2024, 09:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Çështja e Shën Naumit

E marte, 04.03.2014, 08:35 PM


Çështja e Shen Naumi

Nga Gëzim Llojdia*

Toka quhet Shen Naumi është një manastir  në kufi me Maqedoninë. Manastiri ,që mendohet se është ngritur rreth viteve 905 duhet besuar se shenjtori ka qenë prijsi religjioz,gjatë kohës së mërgimit të madh është varrosur në këtë seli religjioze nga ku është ruajtur edhe  emri. Të dhënat qartësojnë se i përkiste Shqipërisë deri në vitin 1925. Manastri është kërkuar  nga Serbia duke kryer edhe një padi në gjykatoren  e lartë të Hagës. Një gazetë lodineze sic është  edhe Daily Telegraph duke ju referuar një lajmit që sjell një gazetë greke në Neë Jork, thotë se Serbia e ka dërguar cështjen që la konferenca e ambasadorëve  për Shen Naumin në Gjykatoren e lartë për Drejtësi Ndrëkombëtare të ligës së kombëve në Hagë).  Gjyqi  që rezulton të jetë mbajtur në fund të muajit maj të vitit 1924 nxorri në përfundim të tij se manastiri në kufi të dy vendeve, pra Shen Naumi i përkiste Shqipërisë. Ky objet ju dha Serbisë nga mbreti i asaj kohe A. Zogu. Shkaqet përse kjo tokë me objektin fetar  ju dha mbretërisë serbe i shqyrton Mehdi Bej Frashëri.

Lajmi i plotë:

Cështja e Shen Naumi vete në Hagë Gazeta Dielli datë 22 maj 1924  faqe ballore e botimit në Boston  ka sjellë këtë kronikë e cila i përket rubrikës:” Lajme nga shtypi i huaj” me titull: Cështja e Shen Naumi vete në Hagë. Gazeta e Londonit ‘Daily Telegraph” pas një kabllogrami që boton gazeta greke e Neë Jorkut ,Ethnikos Kirkia më datë 19 Maj,lajmërohet se Serbia ka kërkuar që të cvendoset përfundimi i Konferencës së Ambasadorëve pas të cilit Sh. Naumi i jipet Shqipërisë dhe kjo cështje u dërgua në Gjykatoren e lartë për Drejtësi Ndrëkombëtare të ligës së kombëve në Hagë).

Të dhëna rreth gjyqit.

Në gjykatën e Hagës më 31. 12. 1924  u muar në shqyrtim kjo cështje Gjykata  e lartë për drejtësi Ndërkombëtare e Hagës   dha po atë vendim, Shqipërisë i përkiste   Shen Naumi.

Mehdi Bej Frashëri per ceshtjen e Shen Naumi

Kufitë e Shqipnisë me shtetet fqinje ishin caktue në Konferencën e Londrës në 1913 si mbas hartës të Shtat-Madhorisë Austriake.  Kjo hartë nuk ishte një hartë topografike, por e hartueme me ekploracion.  Vendimi i Konferencës së Londrës përsa i përkiste Shën-Naumit, thoshte: "Fillon në breg të liqenit Ohrit, midis katundit bullgar Rodohozhdë dhe katundit shqyptaro-myslyman që quhet Lin, dhe vazhdon gjer në Shën-Naum, pikërisht në gjuhën frëngjisht: "jusu'a Shën-Naum", nuk thotë "y compris Shën Naaum".  Komisjoni i Kufinit kur vajti në Korçë, korçarët bënë një bujë të madhe pranë komisjonit që t'i caktohej Shqipërisë Shën-Naumi.  Qeveria e Beligradit qe sa Konferenca e Londrës caktoi kufinin midis Shqipërisë dhe Serbisë, ju drejtue "ball Platz" it, dhe me një notë e pyeste qeverinë austriake se për shprehjen "jusqu' a Shën-Naum" ç'kuptonte.  Ball-Platzi ishte gjegjë se me këtë shprehje nuk donte të thoshte që Shën-Naumi i përkiste Shqipërisë, do me thanë i përkiste Serbisë.  Qeveria e Beligradit pyeste qeverinë austriake, pse kjo qeveri prekupohej më shumë se të tjerat për kufitë e Shqipërisë.  Kur plasi lufta e përgjithshme Serbijau invadue dhe ushtria e saj me kralin në krye dhe qeverinë, me ndihmën e Esat Pashës, që atëhere ndodhej në Durrës, duelën në Adriatikun Meridional, ku e mor flota aleate dhe e zhkarkoj në Korfuz.  Në këtë rrëmujë qeveria serbe e humbi dokumentin austriak që caktonte me fjalë të tjera Shën-Naumin Serbisë. Kur mbaroj lufta, Komisjoni i Kufive filloj veprimet e veta dhe ky komisjon vendosi që Shën-Naumi t'i mbetej Shqipërisë.  Shën-Naumi ishte një i Shenjtë sllav, apostull i Kristianizmit midis popullit bullgar e serb, konsiderohej si shoku i Cirrillit, Metodit, që kishin kriju abetaren e bullgarëve, Në këtë kategori ishte dhe Shën-Klime, në emën të cilit ka një kishë bullgare.  Në konsideratë të këtyre mbështetjeve kulturale dhe fetare, që Shën-Naumi ishte një Shenjtë sllav, kur i evakuoj viset e tjera të Shqipërisë si i kishte libri, ju drejtua Gjykatores Internationale të Hagës.  Kjo Gjykatore vendosi: "Që me qenë se Komisjoni i Kufive ishte kopetent për demarkacjonin, Shën-Naumi duhej t'i jepet Shqipërisë.  Mirpo Serbia si popull fanatik orthodoks sllav, as me një mënyrë nuk donte t'ja linte.  Komisjoni i Kufive, Shqipërisë i këshilloj që Shën-Naumin, Shqipëria ta shkëmbente me një vend tjetër, pse serbët me këtë pretekst do të krijonin vështirsina të mëdha.  Në bazë të këtyre konsideratave Qeveria Shqiptare më ngarkoi mua Mehdi Frashërin me caktue mënyrën e shkëmbimit.  Unë nuk pashë posibilitete që Shën-Naumi të shkëmbehej me vende shqiptare, pse nga katundi Lin i Shqipërisë vazhdojshin katunde sllavo-bullgare.  Me të tilla katunde me popullsi eterogjene, Shqipnia jo vetëm nuk forcohej, por përkundrazi dobsohej.  Atëhere unë Mehdi Frashëri vendosa që Shën-Naumi t'i mbesë, me një periferi shumë të ngushtë Serbisë, por kufini në vend që të vazhdonte që nga kodra e Zagoriçanit gjer te Qafa e Plloçit, ku ndodheshin dy versante: versanti i Maliqit dhe Liqeni i Ohrit, vija e kufinit të hidhej ke Mali i Thatë, e të përfshinte katundin shqiptaro-orthodoks Pëshkupat.  Ky katund po t'i mbetej Serbisë, me kohë do të sllavizohe, m'anë tjetër gjithë Lugina e Cerovës, ku katundet shqiptare kishin tokat e tyre i mbeteshin Shqipërisë, përveç këtyre i mbeteshin, dhe një pjesë e madhe e kullotave verore Shqipërisë.  Po të peshohet Shën-Naumi me këto avantaxhe që thamë më sipër, ky solucjon ishte më i favorshëm për Shqipninë.  T'arratisunit politik nga injoranca e çështjes o qëllimisht, Shën-Naumin e përshkruajshin si një pikë strategjike me rëndësi, kurse invazioni sllav nuk shhkonte nga Shën-Naumi, gjithmonë kishte vazhduar Qafën e Thanës.

*Msc. Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora