Mendime
Vilhelme Vranari: A ka vend për të Persekutuarit?
E shtune, 30.03.2013, 06:31 PM
A ka vend
Demokracia Shqiptare për të Persekutuarit?
Nga Vilhelme Vranari Haxhiraj
Kalvari i vuajtjeve të një familjeje fisnike
Konventa
e III-të e Shoqata Mbarëkombëtare e Integrimit të Burgosurëve dhe të
Përndjekurve Politikë. Të nderuar pjesëmarrës! Të nderuar Shkëlqesi të
Diplomacisë botërore që na nderoni me praninë tuaj në këtë tubim të rëndësishëm
i cili është vlerë në konsolidimin e Demokracisë në Shqipëri dhe anëtarësimin e
saj në BE. Të dashur Studentë, ju faleminderit që jeni sot me ne, që të mund të
njihni sadopak vuajtjet e padrejta të gjysmës së shqiptarëve, me qëllim që t'i
çoni më tej ëndrrat e parealizuara, amanetet e të parëve tanë ilirë, të
gjyshërve dhe baballarëve që nuk do t'i tresë kurrë dheu.
Të
nderuar motra e vëllezër bashkëvuajtës të mohuar dhe fajtorë të pafajë! Jam si
ju, pjesë e juaja, jam Vilhelme Vrana nga Kanina e Vlorës. Me familjen Vrana-
Komneni historikisht ka lindur aristokracia feudale jo vetëm në Shqipëri, por
në Evropën Jugëlindore në shek X-XI. Historia dhe fati i një të përndjekuri
politik është edhe imi edhe yti dhe i gjithë atyre që e kanë hequr vërtet mbi
shpinë kolerën e luftës së klasave që ishte shpikja më gjëmëmadhe, më vrastare
dhe makabre e komunizmit që në Shqipëri u huajt nga sllavo- komunistët e Moskës
dhe Beogradit. I mëshoj kësaj, se Shqipëria duhet marrë si model për botën e
kulturuar, përsa i përket bashkëjetesës në harmoni të tri feve, kurse komunizmi
utopist, jo shkencor na ndau e përçau, na shndërroi në armiq të betuar të
njëri-tjetrit, ne, bijtë e një gjaku, të një race iliro -arbëre, më e vjetra e
kontinentit. Ndaj Pashko Vasa ka thënë: "Feja e Shqiptarit është
Shqiptaria". Shqiptarizmi, tradita dhe mbrojtja e këtyre trojeve të larë
në gjak, e ka udhëhequr shqiptarin në shekuj gjatë pushtimeve të padrejta,
sepse fati i Shqipërisë u luajt në tavolinat e diplomacisë së më të fortëve,
duke e copëzuar atë mes shteteve fqinje. Për ju sjell thënien e Babait të
Kombit Arbëror, Ismail Bej Vlora, që për shpalljen e një Pavarësie të cunguar u
shpreh: "Tragjeditë e kombeve të vegjël dalin nga portat e shteteve të
Mëdha."
Dhe
pikërisht kur po vendosej fati i Shqipërisë, më 15 qershor 1913, Victor
Frobinshkruan: "Shqipëria, dekania e racave, dhe më e vogla e
shteteve",artikull i ilustruar, botuar në revistën franceze, "Je
Zonja dhe
Zotërinj, sot dua të flasë për shtresën e vërtetë të burgosurve dhe të
përndjekurve politikë, jo për ata mashtrues, gënjeshtar, spiun të sigurimit të
shtetit, që nuk iu mohua as preofesioni, as arsimi, as jeta apo puna në qytet ,
as u internuan apo t'u bënin apel çdo ditë sigurimsat dhe sot me paturpësia më të madhe mbajnë statusin e të
persekutuarit dhe më e bukura tani
kërkojnë edhe votëbesimin tonë për deputet,duke vazhduar të na fyejnë e
denigrojnë, duke na rrëmbyer të vetmen pasuri që na ka mbetur, statusin e të
përndjekurit që është dëshmi e mohimit human që na u bë për gjysëm shekulli.
Kanë kurajo dhe na përplasin statusin para fytyrës duke na thënë: "Ju
vuajtët, ju luftuat për rrëzimin e diktaturës dhe fitoret po i korrim ne. Ne
ishim dje, ne jemi edhe sot. Dje baballarët tanë bënë luftën e klasave, vranë,
burgosën,internuan e persekutuan familje dhe fise të tëra. Kurse sot, ne bijtë
e xhelatëve dhe persekurorëve udhëheqim politikën shqiptare. Ne jemi më
demokrat se ju që rrëzuat diktaturën. Ne kemi nevojë vetëm për 400 000 votat
tuaja por jo për ju. Ju jeni bijë të vuajtjes dhe i përkisni mohimit që sjellë
mosekzistencë ".
Zhdukja
në sistem e shtresës së pasur e të mesme, e cila përbën palcën e kombit që ka
mbajtur peshën historike në kohëra, si dhe e intelektualëve të arsimuar në
Universitetet më në zë të Evropës, nisi që nga viti 1943 deri në vitin 90. Edhe
brenda fisit, madje edhe brenda familjes, si pjesë e kësaj shtrese të
raskapitur e denigruar që jam, them se lufta e klasave ka pasur shkallë diferencimi.
Njërin vëlla komunizmi e ndihmonte, madje e bënte gjykatsin e vëllait tjetër,
që përfundonte në litar, me plumb apo në burg. Si fakt e jap nga rrethi im
familjar. Ky ishte fati i paracaktuar nga diktatura për dy vëllezërit e gjyshes
sime nga babai ,si dhe me qindra e mijëra të tjerë u ndoq politika përçarëse.
Sot do të flas vretëm për një familje atdhetare e cila pësoi tragjedi.
Bëhet
fjalë për familjen Vrana, një nga 5-6 familjet që themeluan Kaninën, pasardhëse
e familjes së Princ Gjergj Arianiti, gjë për të cilën edhe pse ky mbiemër u
shkaktoi vuajtje e dhembje të paimagjinuara, ata janë krenar për të. Kjo
familje e pasur ka ndihmuar familjet e varfëra, i martonte dhe u bënte dasma
jetimëve, ka ndihmuar luftën çlirimtare, ka strehuar 6 familje çame kur i
përndoqi Greqia. Ende pa mbaruar lufta, e pagoi me internimin nga gjermanët në
Mat'hauzen, të djalit,Skënder Vrana, që u ekzekutua më 9 maj 1945 në Aushvic,
ish student i Harry Fulltzit dhe ishte lauruar në Univ. e Sienës(Firence)
Itali. Menjëherë pas sekuestrim- shpronësimeve, burgosën nipin e kësaj
familjeje, Shyqyri Sharra, tregtar e përkrahës i grupit të debutetëve, i cili
s'u rezistoi dot torturave antinjerëzore në burgun e Bedenit (Kavajë) ku çdo
ditë i varrosnin të gjallë, gjë që e detyroi të vetvritej. Vëllanë e tij,
Kr/inxhinerin e Kënetës së Maliqit Abdyl Sharra e varën, si agjent amerikan.
Pas këtyre Sigurimi i Shtetit nisi presion mbi të riun, kushëririn e parë të
tyre, Batjar Vrana, vëlla i Skënderit, student i Tregtares Vlorë. Pse s'pranoi
të bëhej spiun, i vunë dy gozhdë në samarin e mushkës me të cilën shkonte në
shkollë. Kafsha u tërbua nga plagët e gozhdëve dhe e mori zvarrë të riun 18
vjeçar, që nga Vlora deri në Kaninë dhe në shtëpi nënës i çoi vetëm një këmbë
nga gjuri e poshtë.
Trupin ia
mblodhën në qefinë natën me pishëtarë. Pas kësaj burgosën vëllanë e madh të
tij, Mynyr Vrana, për agjitacion e propagandë, vetëm se nuk piu dollinë për
mustaqet e Stalinit. Ai në burg, arrestuan vëllanë tjetër Veip Vrana, si
sabotator në fabrikën e vajit Vlorë. Ishte paradoks sepse ai nuk punonte aty.
Fëmijët e tij ishin: 11 vjeç, 9 vjeç, 6 vjeç dhe 2 mujash, kur u sekuestruan
për së dyti, shtëpinë, mobiljet dhe i lanë me rrobat e trupit. Pas 15 muaj
torturash mesjetare në hetuesi, e dënuan këtë baba e bashkëshort me burgim të
përjetshëm. Pas apelit ia zbritën dënimin në 25 vjet heqje lirie. Vëllai i
gruas së tij për të ruajtur pozitën ushtarake (kryetar i Degës Ushtarake),
kërkoi që motra të divorcohej, e cila e kundërshtoi. Ishin katër fëmijë që u rritën
jetim me baba gjallë, por nuk ka si nëna. Ajo grua e re, e bukur nuk i la
fëmijët që të ngeleshin rrugëve në mëshirën e fatit. I internuan në një zonë
kënetore të Fierit që me pak vite ndërprerje vazhdoi deri në vitin 1990. Për
vite të tëra fëmijët brodhën nëpër dyert e botës vetëm për një kafshatë bukë.
Ndërkohë
qeveria shqiptare dënoi në mungesë edhe dy vëllezërit Sharra, Hysniu në
Shembull integrimi i të persekutuarëve në Shoqërinë Demokratike
Unë,si
autore e këtij shkrimi me që ma kërkuat këtë rrëfim, jam bijë dhe i përkas
kësaj familjeje. Shkollën e kreva sa në interim, sa nga një fshat në tjetrin. U
jam mirënjohëse njerëzve të mirë, të cilët më ndihmuan të kryeja shkollën
pedagogjike. Punova si mësuese në fshat 4 vite dhe vazhdoja studimet e larta.
Kur shteti komunist arsimoi njerëzit e vet , s'kishte më nevojë për të
persekutuarit dhe i hodhi në rrugën e madhe. Atë kohë pësova tri dhembje. Më 16
gusht 1966 në Vlorë, u mohuan profesionin 165 intelektualëve, mes tyre edhe
mua. Kisha vetëm tri lëndë për likuidim dhe më ndaluan diplomimin e
Universitetit. Të drejtën e arsimit të lartë e rifitova pas kërkesës te
Prokurori i Përgjithshëm, u diplomova pas 13 vitesh, por pa të drejtën e
ushtrimit të profesionit. Një vit më vonë, korrik 1967 nisi një valë e re
internimesh. Bashkë me ta u internua familja ime dhe tre xhaxhallarët e mi u
riinternuan deri më 1990. Madje edhe djali i xhaxhait që mbeti në Mat'hauzen,
jo vetëm e internuan por e çuan të jetonte në varrin e Sinan Pashait(dhëndërr i
Sulltanit) Po u drejtohem këtyre të
përkëdhelurve të komunizmit, këtyre të persekutuarëve falsë, që sot kërkojnë
votëbesimin tonë, e kanë provuar ndonjëherë të jetojnë në këneta dhe të
paraqiten te oficerei i sigurimit çdo ditë, a kanë jetuar në angaret e duhanit,
apo në kotecet e pulave të kooperativës si familja ime etje...? Jo, kurrë,
sespe kur të tjerët internoheshin, ata shkonin për studime universitare,
strehoheshin në pallatet e partisë dhe emëroheshin inxhiniera, drejtorë,
mësuesa në shkollat e qytetit.
Viti 1990
shkëputi zinxhirët e skllavërisë të të persekutuarve dhe i vuri të gjitha
familjet tona në krye të lëvizjes demokratike për përmbysjen e diktaturës dhe
hedhjen e hapave të para të demokracisë. Kurse ata që u privilegjuan dhe sot
hiqen të persekutuar ia mbathën nga frika e dhënies llogari. Kurse unë dhe të
tjerët si unë, të mohuarit e diktaturës, më 1991 u rikthyem në arsim. Me 4-5 zonja
të tjera formuam LDG. Duke qenë Kryetare LDG. Vlorë dhe anëtare e K.K.PDSh dhe
LDGSh formulova peticionin e parë për të drejtat e gruas dhe mbi barazinë
gjinore, drejtuar Parlamentit. Përmes publicistikës, sesioneve shkencore
organizuar me specialiste të fushave sociale kam orientuar këtë segment të
denigruar të shoqërisë(femrën) drejt integrimit,për të lufuar problemet sociale
si: trafiku dhe përdorimi i drogës, trafiku i armëve, trafiku i qenieve
njerëzore (femrave dhe fëmijëve) kriminaliteti, aborti tek të miturat,
legalizimi dhe bashkimi i familjeve të emigrantëve etje...
Pjesëmarrja
aktive në problemet demokratike më bëri të gjejë veten, megjithëse vonë
shpalosa talentin tim në fushën letrare. Sot jam një shkrimtare e afirmuar,
vlerësuar nga kritika profesionale brenda e jashtë vendit, fituese e shumë
çmimeve kombëtare e ndërkombëtare si dhe autore në disa antologji si Shqipëri,
Angli, Itali, Greqi, Rumani, Kosovë dhe Mal të Zi etje. Ndihem plotësisht e
integruar moralisht dhe profesionalisht, pasi jam autore e 32 librave të botuar
dhe 6 librave që presin dritën e botimit me të cilat si askush tjetër ndihmoj
në zbutjen e problemeve sociale që shqetësojnë familjen dhe shoqërinë. Me
gjithë këtë krijimtari, përsëri jam e varfër ekonomikisht, si gjithë shtresa e
të persekutuarëve.
U
drejtohem zotërinjëve të nderuar diplomatë të akredituar në Shqipëri me
pyetjen:"A ka vend në Demokracinë Shqiptare për të Persekutuarit ?!"
Pse do të pyesni ju?
1-Papunësia
e të persekutuarëve. Kur nuk u ofrohet punë fëmijëve tanë, kam të drejtë të
them se im bir me shokët e tij të kompletuar me arsim, trainim, me gjuhë të
huaja, është brezi i katërt që po persekutohet, sepse i mohohet e drejta e
ushtrimit të profesionit, gjë që pengon integrimin e tyre.
2-Kthimi
i Pronës: Nuk është kthyer prona te pronari legjitim. Kjo u ndalon të
persekutuarëve mundësinë e dhënies së vlerave të tyre në fusha të ndryshme. Nuk
ka demokraci nëse prona nuk shkon tek i zoti.
3-Korrupsioni
: Kjo gjëmë është një plagë që po grryen shoqërinë, ku paraja bën ligjin dhe
detyrimisht antivlera mohon vlerën.
4-Falsiteti
dhe gënjeshtra: Nëse nuk zgjidhen këto probleme kyçe, nuk funksionon shteti i
së drejtës, aq më tepër kur ligjëvënësi, ekzekutivi apo juristi, nuk dihet se
ç'identitet kanë, përderisa curriculumi i tyre është fals. Individë të tillë të
dyshimtë të mos reklamohen në media, sepse i njeh lagjja, qyteti dhe e gjithë
Shqipëria. Të gjithë e dinë se kush ishin nismëtarët në themelimin e PD, të
LDG, si e vranë frikën, cilët ishin qëndrestarët e 97 dhe kush i korri fitoret
duke ua shkuar ujin nën rrogoz me servilizëm, gënjeshtra, mashtrime, që janë
disa të pafytyrë, njerëz pa principe dhe ideale, spiun ordiner. Ata ngrehin
dorën vetëm të fitojnë simpatinë dhe të sigurojnë një post që nuk u takon. Për këtë
e mbajnë gojën të kyçur ndaj çdo padrejtësie që këlthet dhe ulërinë me të
madhe, që e sheh i verbri, e dëgjon edhe shurdhi. Këta njerëz të pacipë dhe të
paturp, duhet të ngrihen dhe të rrëfejnë se cilët janë në të vërtetë.
Demokracia e vërtetë kërkon realitet dhe jo falsifikim. Vota e të persekutuarit
është e shenjtë, ndaj kurrë nuk mund t'i jepet një njeriu fals dhe të pabesë.
Një demokraci me njerëz të tillë anonim, s'ka vend për të persekutuarit. Ju
faleminderit!