Mendime » Radovani
Fritz Radovani: O Bajram Curri...
E marte, 26.03.2013, 09:21 PM
O BAJRAM
CURRI, A KÉ
LANË KÊND TÉK
SHPÊLLA ?
Nga Fritz RADOVANI
Në vitin
1862, Bajram Curri ka lé në Gjakovë. Duhet të ketë lé me pushkë në dorë!
Asht
shumë i rij në Lidhjen Shqiptare të Pejës, dhe pikrisht në 1899 fillon luften
per një Shqipni të Lirë dhe të Bashkueme. Asht në Ferizaj…Asht në Dardani per
me hapë shkollat shqipe…Asht perkrahës i Alfabetit Shqip kur miku i Tij At
Gjergj Fishta, e aprovoj até në Kongresin e Manastirit, në 1908, dhe po atë
kohë asht nenkryetar i Klubit “Bashkimi” në Shkup. Asht mik i shtrenjtë i Imzot
Lazer Mjedjes dhe i Abatit të Mirditës Preng Doçi ...Perkrah Kryengritjen e
Malësisë së Madhe të 1911 dhe vendosjen e Flamurit në Deçiq, nga Dedë Gjo’
Luli...Asht në Qafë Morinë kunder turqëve... Perkrah vendimet e Junikut...
Lufton kunder turqëve në Qafë të Prushit... Asht bashkluftarë i Lirisë me Isa Boletinin, Hasan Prishtinen,
Idriz Seferin dhe me kryengritësit hyn në Shkup...
Në 1912
asht në perpjekje per me çlirue edhe Dardaninë, kur Shqipnia u shpall e
Pavarun... Asht kunder vendimeve të Kongresit të Berlinit në 1913, dhe nuk
pajtohet me zgjedhen serbo – malazeze...Asht kunder tradhëtarëve të drejtuem
nga Esad Pashë Toptani, dhe lufton kunder tyne në Durrës...në vitin 1914. Asht
antar i mbrojtjes kombëtare të Kosovës në 1918. Proteston në 1919 per bashkimin
kombëtar në Lidhje të Kombeve, dhe kerkon nga Imz. Luigj Bumçi dhe At Gjergj
Fishta nderhymjen e Gjakovës
dhe në Tropojë ka çerdhen e rezistencës per luften e Tij të vazhdueshme per një
Shqipni Demokratike dhe të Bashkueme. Në vitin 1924 jo vetem perkrah
Revolucionin e Qershorit kunder Zogut, por edhe vjenë në Shkoder, ku takohet me
drejtuesit dhe intelektualët e qytetit per me sigurue u perkrahjen e
rezistencës së Tij, në Gjenevë. Nuk pajtohet as me pushtuesit serb dhe as me
veglat e tyne të drejtueme nga Ahmet Zogu në 1925, mbas nenshkrimit të
marrveshjes në Bristol nga Pashiqi – Zogolli, në gushtin e vitit 1924.
Bajram
Curri nuk pranoi kurrë “dafinat” e tradhëtisë per me sigurue fronin personal, e
këte e tregoi ndaj kujtdo që i premtoi ose kerkoi nga Ai vetem një pllambë tokë
Shqipni.
Aty ku
dëgjohej një pushkë per Lirinë e Atdheut, aty ishte Bajram Curri!
Viti 1925
Bajram Currin e gjeti tek Shpella e Dragobisë, ku me 29 mars 1925...u vra!
Mbrenda
muejt pushka e pabesë e Ahmet Zogut, rrëzon dy Atdhetarë...të dy me të vetët!
Vrasja e Luigj Gurakuqit dhe e Bajram Currit, asht “garancia” me të cilen A.
Zogu, siguroi qeverisjen e Shqipnisë per qejfin e të gjithë atyne që mendonin
dhe punonin per pushtimin e saj. Këte e vertetoi vetem Historia e Shqipnisë dhe
e Popullit të robnuem!
Nepermjet
të gojës së Luigj Gurakuqit, po i referohem një Poeti edhe Ky i vramë me 5 Mars
1945, pra plot 20 vjet mbas vrasjes së Atdhetarit Bajram Curri...
KUVÊNDI I
DESHMORVET
Poemth
Dramatik nga Don Lazer Shantoja
Luigj
Gurakuqi
Po; n’
Dragobi
Plakun do
t’ gjejmë tue kjamun per Shqipëni...
Me t’
gjallë ma fjalë nuk kemi: asht kot me pritë:
Pleqt u
faruen e s’ kan pse plaken t’ ritë!
Sot mbasi
t’ gjallët nuk janë tue luejt per t’ gjallë
Lè t’
shkojmë na t’ vdekunit Shqiperin me njallë!
***
Me fjetë
s’ kemi ardhun: t’ jetë
Gjumi per
t’ gjallët... Na t’ vdeknit duem me u çue
E t’
gjallvet do t’ u mësojmë si me luftue
Qi sot
një vjetë n’ at kremte t’ onë t’ nandorit
Flamur
shqiptar mos t’ mbetet n’ dorë t’ trathtorit!
(D. L. Shantoja, botue “Liria Kombëtare”, 28 Nandor 1926)