Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Dr. Rugova - fleta e parë e historisë
E hene, 21.01.2013, 08:07 PM
PROF.
DR. IBRAHIM RRUGOVA, FLETA
E PARË
E HISTORISË SË
LAVDISHME TË DARDANISË
Nga Fritz RADOVANI
Në kjoftë
se Historia e Lavdishme e Popullit Shqiptar në faqen e parë të saj ka vendosë
Figuren e Madhe të Heroit Kombtar, Gjergj Kastriotin – Skenderbeun, dhe në
fillimin e shekullit XX, ajo kunorzoi me dafinat e lavdisë Dedë Gjo’ Lulin,
Ismail Qemalin, Don Nikollë Kaçorrin, At Gjergj Fishten, Luigj Gurakuqin,
Bajram Currin e sa të tjerë Burra të nderuem, Ajo Histori do të vazhdojë me
shkrue me shkronja t’arta në fillimin e shekullin e XXI, Emnat e Lavdishem të
Nanë Terezës e Prof. Dr. Ibrahim Rrugovës, Burrit pashoq të Dardanisë martire.
Asht e
vertetë se drejtuesit e shtetit nanë Shqipni, tue fillue nga Esad Pashë
Toptani, Ahmet Zogolli e Enver Hoxha, erdhën në krye të shtetit tue shitë
Trojet perrreth, por ma e keqja e tyne asht kenë sherbimi që ata tradhëtarë i
kanë ba shovenistëve të huej per hirë të kolltukut, tue skllavnue Popullsinë
Shqiptare t’ atyne Trojeve, tue shkatrrue e shpartallue të gjitha traditat tona
atje, po edhe tue i ndihmue armiqtë kur kishin rasen per shkombtarizimin e
atyne Trojeve.
Kjo veper
e turpëshme e tyne, ka ndikue edhe në mosnjohjen e traditave tona nder ata toka
të pushtueme, të cilat ende sot nuk njohin Historinë e Shqipnisë, ashtu si na
që ishim nen një diktaturë të pashoqe dhe që na imponohej vetem çka predikonte
me dhunë “partia komuniste”, nepermjet elementëve spijun që shperbleheshin me
titujt e “prof. dr.”.
Çdo
perpjekje per liri apo pavarsi e atyne Viseve krenare, ishte e padijtun ashtu
si asht edhe sot e pashkrueme, mbasi nuk u interesonte as komshijëve dhe as
hajdutëve tanë pushtetarë.
Edhe
fallsifikimi i dokumentave historike ka ndikue shumë keq per njohjen e së
vertetes.
Askush
pothuej nuk dinte se në çfarë rrethanash të vështira punonin Atdhetarët, që
ishin pertej piramidave të gjakosuna nga Ata të rinjë që guxonin me u afrye
pranë tyne.
Vetem
mbas vitit 1991 Shqiptarët filluen me u njoh me vllaznit e vet që nuk kishin
pasë mundësi me u lidhë per një gjysë shekulli nga robnia komuniste që kaluen
Shqiptarët...
Kur kam
ndigjue heren e parë tue folë në radio të Prishtinës, Prof. Ibrahim Rrugoven,
as sot nuk e kuptoj joshjen e fjalës së Tij, me atë za të trashë Burri, që të
bante pervete pa e pa fare me sy!.. Nuk dijshe fare as horizontin e dijeve të
Tij, dhe as burimet kulturore prej ku Ai kishte marrë ajken e kulturës Europjane,
së ciles, Ai i kishte dedikue gjithë jeten e vet.
Fjala
Liri e Pavarsi kumbonte nga goja e Tij, si t’ ishte një flaut që bie në një
errësinë të thellë pylli, ku me tonet e ambla zbuste edhe kafshët e egra që e
rrethonin...
Ndoshta,
vetë Dora e të Gjithpushtetëshmit kishte dhurue tek Ai Burrë guximin per punë
të mëdha, guxim që nuk i mungonte as Trimit të Madh të Varshavës, Papës Gjon
Pali II, i cili me dashamirsinë që ruente per Shqiptarët, “një ditë...Prof.
Ibrahim Rrugoven, e kishte mysafir krejt të posaçem në sofer të vet.” E kur Dy
Burra Trima janë miq, trandin Boten! Sot Ata vertetë nuk jetojnë, po të dy
bashkë na mësojnë se “Paqa e Drejtësia sjellin Demokracinë!”
“Shqipnia e Gjergj Kastriotit, Dashunia e Nanë Terezës, Tingujt e Lahutës së Malësisë së At Gjergj Fishtës, Kanuni i Drejtësisë së At Shtjefen Gjeçovit, apo Sakrifica e Bogdanit, per me dhanë edhe jeten për Lirinë e Atdheut...” kishin skalitë Shpirtin Atdhetar të Atij dijetari që quhej Prof. Dr. Ibrahim Rrugova, e që nuk kursente asgja per një Dardani të Lirë dhe të Pavarun.