Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Rrezik për botën data 21 dhjetor?
E merkure, 05.12.2012, 07:39 PM
A
PARAQET RREZIK PER
BOTEN DATA 21
Dhjetor 2012 ?
Nga Fritz RADOVANI
Shkencëtarë dhe
astronomë nuk janë indiferentë për këte datë. Asnjëherë Bota nuk duket se asht
alarmue për ngjarjet që janë dijtë se do të ndodhin, shpesh për me evitue një
kaos asht heshtë dhe nuk asht kenë aspak gabim, po jo me kenë edhe mohues të
asaj që ka mundësi me ngja prap! Bota ka pasë shumë ndryshime edhe të panjohuna
deri vonë, po jo se nuk i ka dijtë njeri…Shpesh ka ngja që kur dikush ka thanë
një parashikim, edhe asht perqeshë, ndokush deri vonë këto thanje e parashikime
i ka quejtë “mbeturina”.
Mbas sa kohe që ka
ngja një ngjarje e mnershme në Botë, ka pasë shumë raste që janë gjetë
dokumenta që shumë njerëz kanë lanë të shkrueme parashikimin e fatkeqësive, dhe
ajo pjesë e dijetarëve që i kanë studjue ata i kanë vue emnin “profetci”... Nuk
kam nder mend me rreshtue as profetët as profetcitë, mbasi nuk asht ky qellimi
im në këta pak rreshta. Unë do të paraqes vetem një fakt, që duhet vlerësue nga
njerëzit:
21 Dhjetori
Zoti u ka dhanë
njerëzve ma shumë se kafshëve arsyen ose logjiken... Pra, kafshët nuk e kanë
këte cilësi, që i dallon nga njeriu... Jo pak sot vazhdojnë me kenë mbasardhës
të majmunit...pa asnjë virtyt njerëzor, kafshorë, vrasës, dhunues, torturues,
shkatrrues, masakrues, shkyes mu në fyt për pak pare i shokut e besa edhe i
vllajt... Dhunuesit sot ka nga ata që i kanë “idhuj” dhe këte do ta gjeni në
Fjalorin Enciklopedik Shqiptar të vitit 1985 të punuem nga “dr.prof. e
akademikët” e RPSSh, mu në Tiranën e Haxhi Qamilit...
21 Dhjetor 1879...lindi J.V.Stalini, “mik i madh dhe përkrahës i
vendosur i popullit shqiptar dhe i Shqipërisë socialiste.” (fq. 984).
Vrasësi, dhunuesi,
shkatrruesi dhe skllavnuesi jo vetem i popullit Rus, por i gjithë Europës
Lindore, tue perfshi edhe Popullin Martir Shqiptar...quhet “mik i madh”...
Ideatori i
Gulagëve dhe vrasësi i miljona njerëzve të pafajshëm asht “mik i yni”...
Perbindshi ma i
madh i Epokës mbas Krishtit...asht “mësuesi” i Enver Hoxhës, Ramiz Alisë dhe i
pasuesëve të tyne, që sot vazhdojnë me dhunue Popullin Shqiptar.
Stalini, tirani i
kampeve të perqendrimit e i KGB sovjetike, mësues dhe edukator i PKSh dhe i
sigurimit të shtetit shqiptar...asht “miku i shtrenjtë” i Popullit Shqiptar...
Stalini i
shfarosjeve të Siberisë, asht endè në “Historinë e Shqiptarëve” të vramë, të
uritun, të zhdukun dhe të masakruem edhe per së vdekuni në modelet siberiane të
Qafë Barit, Spaçit, Maliqit, Tepelenës, Lushnjes, Vlashukut, Vlonës, Sarandës,
Tiranës dhe të 26 burgjeve dhe qendrave të torturave të hetuesive të Qytetit
Martir të Shkodres...
Të gjithë Ata të
cilët treguen që në vitet 1924, kush ishte ky perbindsh dhe çfarë rreziku
paraqiste “vepra e tij terroriste e barbare marksist – leniniste” për Popullin
tonë, u torturuen, u sharruen kambët me sharrë druevari, i nxoren gabzherrin me
thonjë, i mbyten nder gropa nevojtoresh, i shkyen per gjymtyrësh...e kufomat e
tyne ua qiten qenëve...
E mbasardhësit e
këtyne bishave sot sundojnë, vjedhin e skllavnojnë Shqiptarët!
21 Dhjetori 1879,
ishte një “paralajmërim” i dhunimit dhe i shkatrrimit të mbarë Botës së
qytetnueme...dhe i gjymtimit Liris? së Popujve nga ideologjia komunise ateiste e
staliniste...Jo pak adhurues t? k?tyne datave q? shkatrruen gjysen e Botës...ose edhe ma
shum?...ka edhe sot
Shqipnia. Krimet e komunizmit stalinist dhe të pasuesëve të tij, në gjithë
Boten endè nuk janë dënue. Kalimi i kohës asht vetem privilegj per kriminelët!
Kjo heshtje nga
institucionet botnore asht tregues i implikimit të tyne me krimet!
Fatkeqësi me
permasa të pallogaritshme per të gjithë Popujt e vuejtun!
Një nder vendet që
ka zbatue në kurrizin e Popullit të vet krimet ma të shemtueme që u kanë shkue
neper mend Leninit, Stalinit apo Mao Ce Dunit, asht kenë komunizmi i
anadollakut Enver Hoxha dhe pasuesit tij Ramiz Alia, nga viti 1944 – 1991 në
Shqipni.
E megjithate, para
dy ditësh një “prof” thotë: “Edhe Enveri është personazh po aq historik dhe
kontradiktor, sa edhe tjerët.” Vazhdon nderimi i perbindshëve anadollakë... A
nuk asht me pasë frikë shqiptarët nga ngritja e maozoleumeve e piramidave të
tradhëtarëve dhe të hajdutëve si Enver
Hoxha, Ramiz Alia, Ahmet Zogolli etj...që shitën trojet tona per kolltuk
personal...e vendosen edhe mbi shtreten topi, e bahen homazhe rreth eshtnave që
qelbin Shqipninë! As persëgjalli as persëvdekuni askush nuk guxon me prekë një
rresht në histori, edhe pse gjithë Bota i njeh si dhunues barbarë e terroristë!
***
Perveç vajzës së
Stalinit, nuk dij se ka pasë ndonjë trashigimtarë tjeter që i ka vue gishtin
kokës dhe me tregue keqardhje “të pakten” për viktimat e baballarëve të vet, se
per pendim apo me dënue veprat e tyne kriminale as që bahet fjalë...
Popujt që i kanë
provue krimet e mnershme gjysshekullore edhe ata po heshtin...
Mos vallë presin
persëritjen e tyne nga pasardhësit e atyne kriminelëve?...
Mosdenimi i
krimeve të okupacionit turk para 100 vjetësh, tregon shumë kjartë sot në
Shqipninë mbaskomuniste rikthimin e pinjollëve anadollakë me kostumet e reja të
muhaxhirëve apo vehabistëve, që ruejnë në zemer datat e paharrueshme të krimeve
ndaj Popullit Shqiptar e kryesisht Atyne Atdhetarëve që dhane jeten per
Shqipninë Europjane.
E sot, Eshtnat e
Atyne Atdhetarëve dhunohen nder sharabajka...
“Dr. prof e
akademikët” tanë vazhdojnë me na shpjegue inkuizicionin, prej të cilit tash 600
vjet asnjë shqiptar nuk ka pasë të pakten një viktimë...ndersa pasojat e
Popullit Shqiptar nga turqit e vjeter dhe të rijë sot, as nuk i zanë me gojë. A
pyet kush pse?!
Janë ata
tradhëtarë që kanë bashkpunue në të gjitha kohët me pushtuesit sundues barbar
dhe me sherbëtorët e tyne, që Shqipnisë nuk i kanë mungue në asnjë kohë...
Çka mund t’i
sjellin Popullit Shqiptar ma shumë se vetë tradhëtarët e Saj data 21
Dhjetori 2012 ? - Asgja, e pse mos të pranojmë se ato data nga 8 nandori
1941, 29 nandori 1944, e ato të mesit tetorit... po na shkatrrojn?
perdit? e ma shumë e do
të vazhdojnë “frika” derisa mos të mbyllim kapitullin e hapun të “idhujve”
mbasardhës të majmunit që po vazhdojnë me dhunue e shkatrrue sot Shqipninë?
Populli Shqiptar beson se: “Zoti vonon por nuk harron!”