Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Si na u ba drapni ''hanë''?!
E merkure, 28.11.2012, 09:05 PM
SI NA
U BA DRAPNI
“HANË” ?!
MOJ FATZEZE...
Nga Fritz RADOVANI
*Kur u
formue PKSh, me 8 nandor 1941(1367), shumë nga të rijtë shqiptar kanë kujtue se
flamuri i Stalinit, udhëheqësit të komunizmit botnor asht “ylli me hanë e
çekiç”...
*Edhe
vetë Enver Hoxha kishte kujtue ashtu! Kjo ngjante se pak vjet perpara kur
u zhvillue lufta Ruso – Turke, në
Ballkan ishte kenë hapë fjala se Turkia ka zaptue Rusinë.
*Kishte
nga ata partizanë që nuk e dinin as në hartë ku binte Bashkimi Sovjetik... disa
që kishin nga dy – tri klasë fillore, ose që kishin krye mejtepet tona,
mendonin se qendra e botës asht Stambolli dhe se edhe Stalini jeton në Kaukaz,
prej nga kishin ardhë turqit.
*Kur
morën vesh se Tito ishte shkja dhe se po i drejtonte partizanët tanë, ata u
merziten fort, por tue dijtë se “shkau” e kishte “hujn me kaurrin” tonë, disi u
qetsuen...
*Disa të
tjerë andej kah Vlona e Gjinokastra, tue mos dijtë se turqit nuk janë
komunista, po tue u nisë nga ylli në flamurin turk, filluene me mbajtë edhe
ramazanin tue u falë para “resmes” Stalinit, ka e shihnin me yje e rrypa arit,
iu dukej ftyrë sulltani...me mustakë.
*Në krye
të shtetit tonë ata vune djalin e hoxhës, Enverin, haxhiun e Lleshëve të
Dibres, djalin e shehjlerëve të Mallakastres, Mehmetin, dhe një Gjakovar Tuk të
pafe që e hoqne... Kishte rrejtë se jam turk (jo Tuk) prej grues e
elhamderilah...kur doli kaurr e kaurr i keq.
*Mbas
vdekjes Stalinit, që na mësoi me zhdukë kaurrin, erdhi një tjeter takam që nuk
po i pelqenin turqit tanë. Enveri, si biramel që ishte, kishte gjetë nder libra
të pleqëve të tij, se
stergjyshat
tanë kanë ardhë këtu tue ecë me shpaten e profetit në dorë nga Mongolia.
*Filloi
me sjellë me shpejtësi flamurin që i kishte falë baba Stalin...e i doli një
flamur që kishte kater yje si drapni e një tjeter si flamuri ynë i vjeter para
100 vjetësh këtu...
*Gjithmonë
thonte se “kur isha në mejtep në Gjirokaster, hoxha na thonte, ecni ka frynë
era, se andej iu çon edhe bajraku nga rruga e të parëve tanë, nga Turqia...”.
*Me të
vertetë, edhe mbas rahmetlisë, Rama i boshnjakëve, na rrotulloi flamurin fort
aq sa veç kur pame veten në “Konferencen Islamike”...Prej gzimit na u mbushën
sytë me lot e aq u permalluem, sa kur na u skjarue pamja, mbi kulmin e pullazit
të shtetit po valvitej “flamuri i vëllezërëve të gjakut tonë”, flamuri i
sulltan Erdoganit, “vllasa i vertetë yni”!
*Doli
edhe fjala e Enverit, që kishte ruejtë “sekret” Rama, qyshë se pat vra
kosovarët në Tivar, kur nuk i kishte ra as brisk surratit: “I kemi ruajtur
lidhjet e vjetra me Turqinë!”
*Këta të
rijtë nuk po di a po mund t’i trashigojnë perveç gjakut edhe lidhjet! Shkurt me
thanë: “A po dijnë me shkue mbas erës kambëve që pat fillue i pari Amet Zogolli
i Matit!”
*Shqipnia
asht vetem Arnautistan, që anderr do ta shohin Europa...kur edhe njëherë të
shkojmë në dyert e Vjenes dhe të Romës, dhe t’ iu themi: “Rroftë Turqia!”...
Stamboll
1428, Melbourne (2012)...