Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Rrethimi i Shkodres (2)
E diele, 13.01.2013, 12:29 AM
Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e II
POROSI
E SULLTAN MEHMETIT:
“MOS TË MBESË GJALLË ASNJË SHKODRANË!”...
“Qytetin e Shkodres
dhe krejt atë krahinë gjithmonë e kanë merzitë anmiqtë ma mizorë; të gjitha të
zezat i ka provue ai vend.” D.M.Barleci,
fq. 27.
Historia e qytetit tim
asht aq sa heroike aq e dhimbëshme dhe jo, punë ditësh apo muejsh, por me
shekuj njenimbastjetrit e kanë ndjekë tragjeditë e pashoqe dhe të mnershme...
Mundohemi me kalue nga
dy fletë njëheri... po vjen faqja tjeter ma e zezë se e para!
Kur ishim të rijë disa
nga mësuesit tanë kur shihnin fëtyrat tona të trishtueme gjatë atyne
shpjegimeve që na mësonin ata, fillonin me gjysëgoje me na tregue se Don Marin
Barleci, në disa episode që ka shkrue “edhe i ka rritë shifrat apo shpjegue jo
sakt ngjarjet...”, mbasi edhe nuk ka mundësi me ngja ato tmerre si i tregon ai,
ndaj një populli të vogel që kishte Rozafa... Kur ata i thonin këto fjalë që
mbylleshin me njëfarë “dyshimi”, tek ne rritej kurreshtja per me dijtë se si
mund të ishte e verteta e atyne fletëve të historisë së Shkodres, edhe pse na
mungonin burimet.
Biblioteka e shtetit
kishte edhe reparte e “galeri të nendheshme”, po të “ndalueme” me hy ata që
mund të lexonin siç thonte At Frano Kiri: “Në boshlleqet e bardha, mes
rreshtave të zezë”, ku Ai, gjente të verteten edhe në kater faqet e gazetës
“Zëri i Popullit”, që lexonte çdo ditë!..
Prof. Izet Bebeziqi na
freskonte me “shpresen” se do të vijë dita, mos u merzitni!
Perplasej në kokat
tona dyshimi me realitetin ashtu si gënjeshtra apo rrena me të verteten, që
flinin e zgjoheshin mbrenda një koke, një truni dhe një kujtese. Unë do të
shkruej ata rreshta që ka shkrue Don Barleci...dhe, prej tyne do të zgjedhi ata
që kemi jetue edhe na mbasardhësit e Tij, jo pak, por gati mbas 500 vjetësh atëherë
kur Sulltan Mehmetit të II-të, po i ngrihen dhe “monumente” me faqen e zezë të
trashigimtarëve të tij...E kur, në shekullin XXI...
Ai shkruen tek
“Rrethimi i Shkodres”:
“Vendi ku ishte
instalue shatorrja e Sulltanit, ...quhej rrethi dhe klauzura e Sulltanit dhe
kishte nji rreth ma teper se dy milje. Kishte vetëm nji dalje apo nji derë; aty
natë e ditë rrinin në roje ushtarë...perpara se të arrihej mu aty ku gjindej
Sulltani, duhej kalue nëpër tri rradhë rojesh e çfarë rojesh!.. zinte gjithë
atë vend sa të gjitha fushat e kodrat ndoshta për nja katerdhjetë milje
dukeshin bardh nga çdo anë plot me shatorre...Në rrethimin e Shkodres mund të
kenë marrë pjesë nja treqind e pesdhjetëmijë vetë.” (fq. 45).
“Po a kujtoni, ju o
shkodranë, se, po të dorëzoheni, do t’ ju falë ai?.. Do ta bajë copë copë
mishin tuej ashtu si ban kasapi me dhent në thertore, ai do t’ ju shkyjë
gjymtyrët tua...a nuk ia preu gurmazin nji mbreti vet Mehmeti me dorë të vet,
që s’ ngopet kurrë me gjak njerzish?...
Qyshë në moshën ma të
vogel i mori këta vese, u ba i pashpirtë, i pafëtyrë, i pa frê, me njëfjalë i
poshter në çdo pikpamje... flliqi çdo gja hyjnore e njerzore, gjithmonë veproi
me dredhi, me të pabesë e me epsh të keq. Çfarë poshtersish s’ ka ba ai njeri;
çdo flligshti; ai ka çnderue, ai ka thye kunorë. Ai ka dhunue kishë, ka heqë të
gjithë meshtarët... gjithnjë asht orvatë të ngatërrojë e të shuejë çdo gja
religjoze, të madhnueshme e të ndershme, a ligjët a kanunet e jetës, a zakone a
besë e nder apo çdo disiplinë të drejtë... në këte botë s’ ka burrë që mund t’
i dalë atij në poshtërsi, në paturpësi e në tirani. Dhe në të vertetë ai
zakonisht katolikëve u ka premtue shumë gjana vetem sa për t’ i shti nder
thonjë, sepse asnjenit s’ ia ka falë jeten veçse ia ka pi gjakun gjithmonë si
bishë e
“Të njajtin qendrim burrnor mbanin edhe gratë, të
cilat në çdo pikpamje s’ ua lëshonin rrugën burrave a per zell a per gatishmëni
a per punen e parreshtun per të përgatitë çdo gja që kishte lidhje me shpetimin
e Atdheut.” (fq. 76).
“Të gjitha lagjet e qytetit, rrugë e rrugica ishin
lye e zhye me gjakun e të krishtenëve. Shtëpitë shembeshin; kishat
rrafshoheshin perdhé.” (fq. 87).
“Do të ishte diçka per t’ u vajtue sikur të
pershkrueja zinë e urinë e madhe që pësuen aso kohe të rrethuemit. Ata nga
nevoja filluen me u ushqye me gjanat ma të ndyta e ma të flliqta. Çka nuk
shtinë në gojë: A mish kali, a mish qeni, a mish miu, me gjithë zorrë e
rropulli tjera.”(fq.98)
***
“Qytetarë trima!..Kjo do të jetë per ju dafina e
përherëshme, do të jetë palma, ky do të jetë ngadhënjimi i juej i vertetë, e
qysh sot si ju ashtu edhe Shkodres do t’i dalë nami në kater anët e dheut. Që
sot, të gjithë popujt e të gjitha kombët per hir të trimnisë suej me të drejtë
do ta quejnë Shkodren mburojë e shtyllë të mbarë Fesë së vërtetë!” (fq. 51).
E per çudi, në pragun e 100 vjetorit të 1913...Kur
Shkodra, rrethohet e gjuhet me top...
Kerkohet me ngulm “ndryshimi” i historisë së
Popullit Shqiptar!
Pse ngjet kjo me Shqiptarët?!
A do të guxonte sot kush me u thanë Ebrejëve: “Kur
po e ndryshoni historinë naziste!?”
Edhe kjo e ka domethanjen e vet!
Shfarosësit e Shqiptarëve nuk heqin dorë nga “porosia” e Sulltanit barbar!!..