Mendime » Radovani
Fritz Radovani: I paharrueshmi Don Luigj Kçira
E merkure, 20.03.2013, 07:42 PM
I PAHARRUESHMI
DON LUIGJ KÇIRA
Nga Fritz RADOVANI
A ka
shkodranë që nuk e kujton portretin e Atdhetarit, Fetarit, puntorit, “armikut
të popullit”, këpuctarit, qytetarit dhe Burrit të Nderuem të qytetit të
Shkodres, klerikut të pervujtë, ushtarit besnik dhe të palodhun të Krishtit në
Shqipni, Don Luigj Kçira?
– Nuk
besoj se asht harrue kaq shpejtë prifti me çantë në dorë dhe me këmishë të
bardhë nen pallto të zezë në Rrëmaji, me 11 Nandor 1990, i pergatitun bashkë me
Don Ndoc Ndojen, që po kje se ngjet që sampistët e Ramiz Alisë do të vrasin Don
Simon Jubanin, me u gjetë aty, me vazhdue Meshen Shejte... dhe, po kje nevoja,
me dhanë edhe jeten e vet në Ringjalljen e Fesë së dhunueme të Krishtit, nga
terroristët sllavokomunistë e anadollakë per 47 vjet rresht, me Gjenocidin ma
barbar që ka njohtë historia e Kishës Katolike Shqiptare në gjithë Botën.
Në
qytetin e Shkodres, me datën 15 Maji 1945 seminaristi Mark Çuni, pa dijeni fare
të Klerit Katolik formon shumë të përfolunën Organizatë “Bashkimi Shqiptar”, që
në të vërtetë mblodhi në gjiun e Saj pothuej gjithë elementin antikomunist të
Shkodres, pa asnjë dallim fetar, shtrese apo profesioni. Aty u përfshinë
studentë, profesorë, ushtarakë, punëtorë, fshatarë, që me vepra do të dëshmonte
se asht për përmbysjen e komunizmit pa dhunë, po me zgjedhjet e “lira” që shpejtë
do të zhvilloheshin në Shqipni. Votimet ishin caktue me 2 Dhjetor 1945.
Aktiviteti i Organizatës kje i shkurtë dhe filloi me traktët e para të
shpërndame në muejn nandor në
Disa
lapera agjentë që mbas ramjes së fashizmit u vune në shërbim të sigurimit
komunist me datën 27 Nandor 1945, ishin në gjurmim të vëprimëve të Organizatës
“Bashkimi Shqiptar”
Nder të
parët aktivistë u arrestue Luigj Kçira, per të cilin Mark Gjon Shllaku më ka
thanë se pak burra, mund të kenë qendrue gojëmbyllun para torturave shnjerzore
ashtu si Luigj Kçira.
Deklarata
e Luigj Kçirës, e bame para gjyqit të hapun në kinema “Rozafat” të qytetit të
Shkodres, me datën 28 Janar 1946, ora 09.00, me trup gjykues: Kryetar Mustafa
Iljazi, anëtarë Namik Qemali e Tonin Miloti, prokuror Aranit Çela, proces i
plotë i ruejtun në Dosjen nr. 1068, në arkivin e Ministrisë së Mbrendshme në
Tiranë, tregon plotësisht dhe kjartë, në mënyrë të pakundërshtueshme
tradhëtinë, makinacionet dhe qellimin që kishte në plan të parë sigurimi
komunist e që përballë tij asht vepra Demokratike e vërtetë e Organizatës
“Bashkimi Shqiptar”.
Asht i
arrestuemi dhe i masakruemi Luigj Kçira që deklaron: “At Fausti dhe At Dajani,
nuk dijnë kurrgja se unë kam hjellë trakte. Ata mi ka dhanë Mark Çuni e Gjergj
Bicaj. Unë i kam lanë në shtëpi tek Gjovalin Zezaj, dhe bashkë me té kemi dalë
me i shpërnda. Këte e ka dijtë edhe xhakoni Gjon Shllaku e Zef Kuqi. Tue i
shpërnda na ka kapë Kol Shytani e Gjon Prennushi dhe jemi arrestue atë natë me
27 Nandor 1945.
Luigj
Kçira atëherë ashtu si z. Ahmet Bushati sot... e dinin mirë se kush i ka
sherbye prej asaj kohë sigurimit të shtetit, mbasi koha ua nxori ngjyren e
vertetë të faqes së zezë spijunëve, po fatkeqsisht, u plakën dhe u zhdukën
shumë Burra si Luigji, apo dhe Ata, që sot nuk mërritën me kenë si Marku,
Paulini, Nino etj...që vdiqën me shpresë se “demokracia” do ti sherojnë plagët
e Tyne, dhe pa pasë mundësi me tregue perpjekjen e vet per Demokraci.
Luigj
Kçira u dënue me 20 vjet burg, per me vujtë gjithë jeten nën zgjedhen e “luftës
së kllasave” nga diktatura komuniste, vetëm pse kerkoi zgjedhje të Lira dhe
demokratike... Liri mendimi dhe fjale ...kërkoi Liri Feje...një e Drejtë
themelore per Njeriun, per këte u konsiderue gjithë jeten e Tij “armik i
popullit”. Mbas dhjetë vjetëve burg lirohet dhe i kushtohet Fesë, tue u ba nen
kujdesin e Imz. Ernesto Çobës, Ushtar i Krishtit me datën 24 Mars 1963, plot 50
ma parë. Me daten 13 Mars 1991, ka thanë Meshen e Parë në Kishen e Arrës së
Madhe mbas rihapjes së Kishave në Shqipni, në vitin 1990. Vazhdoi me pervujtni
sherbimin fetar deri me 20 Nandor 2008, ora 16.00, kur Don Luigji, ndrroi jetë
në moshen 83 vjeçare në
Don Luigj
Kçira asht kenë një nga Meshtarët Katolik Shqiptar model per thjeshtësinë e
Tij, dashuninë dhe respektin per të varfërit, i papritueshem me sherbye në çdo
kohë dhe vend, pa ma të voglin komoditet, gjithmonë i gatshem, optimist dhe i
qeshun në kujtesën tonë.
Përvujtnia
e Tij si Meshtar dhe shërbimi shembullor në të mirën e Atdheut dhe të Fesë, e
rreshtojnë sot Don Luigjin në Elterin e Nderuem të Martirëve Kishës Katolike
Shqiptare.
Sot në 50 vjetorin e Meshtarisë së Don Luigjit dhe 5 vjetorit të vdekjes së Tij, këta pak rreshta ia kushtoj në shenjë të një kujtimi të thjeshtë, ashtu si ishte edhe Ai vetë!
E mos harroni, se 46 vjet persekucion komunist...asht gjithë jata i masakruem!