Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Ja pse nuk nderohet Gurakuqi
E shtune, 02.03.2013, 10:01 AM
JA PSE,
NUK ASHT ATDHETARI
LUIGJ GURAKUQI
NË MONUMENTIN E PAVARSISË !..
Nga Fritz RADOVANI
?“Shqiptar
i vlefshëm dhe ndêra e djelmnisë shkodrane”, -At Gjergj Fishta, "Pika
voeset".
?“Është
pionier i qytetërimit përëndimor në Shqipëri, një nga shqiptarët e flakët që
thithi me themele kulturën e Perëndimit dhe si njeriun që punoi më gjatë e më
shumë se kushdo tjetër për të mbjellur farën e saj në Shqipëri.” Fan S.Noli.
?“Burrit
vërtetë burrë, L. Gurakuqit, i cili me kulturën e neltë shpirtnore, mishnoi,
madhnoi, përjetoi urtinë, besë e burrni shqiptare, tue mbetë përherë shembull
shqiptari me kulturë, simbol i bashkimit kombëtar, idealist i shkëlqyeshëm në
vorfni”, - dedikimi i veprës "Andrra e Prêtashit" kushtue Luigj
Gurakuqit nga At Anton Harapi.
?Luigj
Gurakuqi, atdhetari, politikani demokrat, intelektuali me kulture te gjere,
reformatori, poeti, gjuhetari, pedagogu dhe ekonomisti i shkelqyer, Burrë
shteti me vision Europjano Perëndimor…
Fan
S.Noli: "S'ka patur një tjetër udhëheqes, i cili...bashkonte rreth vehtës
së tij, katolikët e muhamedanët gegë"..." Ai ka qenë aq pak
regjionalist sa që kur lindi çeshtja kombëtare s'ka patur një gegë patriot, aq
të dashur midis toskëve sa Gurakuqi".
?Prof.
Radomir Nachtingall, në universitetin e Gratz-it e vlerson Luigj Gurakuqin kështu:
Ka merita të shquara në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe, në përpunimin
e gjuhës letrare dhe në njësimin e shqipes së shkruar, në stabilizimin e
drejtshkrimit, në pasurimin e fjalorit, në çështjet e leksikologjisë,
terminologjisë e të gramatologjisë. Gurakuqi është tekstologu më i shquar
shqiptar i fillimit të shekullit tonë. Arësimi vazhdoi të mbetet, siç e thotë
vetë ai, dega më e dashur e zemrës së tij. Ai parashtroi në parlamentin
shqiptar ide dhe mendime shumë interesante për politikën arsimore dhe rrugën që
duhet të ndiqte shkolla shqiptare. Gurakuqi kishte një vizion të qartë për
rolin e shkollës në një shoqëri moderne, për lirinë dhe të drejtat themelore
t'individit në fushën e arsimit dhe kërkoi zhvillimin mbi baza ligjore,
shkencore e pedagogjike të shkollës shqiptare.
?Fotokopje
e origjinalit të letres së Baltion Stambollës, e ruejtun nga Atdhetari Gjon
Kamsi, sot në Muzeun e Shtetit në
“Kerkoj
mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni për pshtim pranë Qeveriës Italjane.
Pyetnij
Çatin Saraçin ku asht...? "besa" ndihma!...
Baltjon
Stamolla – Carceri Giudiziarie
Shkelqësis
Tij Ahmet Zogu Tirana (
Shkelqësis
Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)”
***
?“Kur u
vra Luigji kishte 360 liretat e fundit në xhep e këmishen e shkyeme…” Gjon
Kamsi
?Luigj
Gurakuqi thonte: "Na kanë marrë qytetet e na kanë lanë malësinë, na kanë
marrë viset ma të çmueshme t'atdheut duke na lanë si një trup pa kokë".
? “Faji i
vetëm i kosovarëve qëndronte vetëm në atë se ata ishin shqiptar e donin të
mbeteshin shqiptar.”
?At Anton
Harapi e pyeti Luigj Gurakuqin: Si me dalë me hikë ju tash prej Shqipnie?
Kishte
vdekë në kambë burri i dheut, me e pasë pré, gjak s'kishte qitë.
U kuq, i
u muer goja, shtërngoi buzët e i dha vehtes:
- “Padër
Anton na skredituen (diskredituan) tepër keqas, na kanë deklarue komunista
n'opinionin publik t'Europës. Për Zotin, nuk due t'iku, por po ndeja un këtu, e
dij se derdhet gjak e derdhet kot. Të kishe pse, nuk po shikojshe
?Porosi e
Ramiz Alisë per monumentin e Vlonës, në vitin 1972: “Luigj Gurakuqi nuk është
mirë për të qenë në një veper kaq madhështore, mbasi ai ka qenë njeriu më i
dashur dhe i besuar i Klerit Katolik!”...
?Porosia vazhdon edhe sot...