Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Fushata parazgjedhore në Shqipëri
E shtune, 23.03.2013, 06:55 PM
Shkas:
Fushata parazgjedhore në Shqipëri
Si mund Shqipëria të ecë normalisht përpara?
Nga Reshat Nexhipi
Në
dispozicion kam dhjetra tekste të
autorëve të cilët mbajnë anën e
njërës ose tjetrës parti, por pa e identifikuar veten, duke u shërbyer vetëm me iniciale. Kësaj radhe kam përzgjedhur 5
shkrime, duke mos hyrë fare në
objektivitetin e tyre, gjegjësisht, kush sa të drejtë ka dhe sa të qëlluar janë
titujt e komenteve të tyre, të evidentuar në vijim:
1.
PS-ja, në falimentim e
sipër, duke ,,falenderuar,, kryetarit të saj.
2.
Kryetari PD-së, pas fitores
së qershorit, duhet të shkojë në pension, për të mbetur i pavdekshëm në
histori.
3.
Shqipërinë, Vlonjaku e
themeloi, Gjirokastriti e sakatoi, Matjani e ndriçoi, Tropojani e përuroi.
4.
16 dhe 17 vjeçarët do
nxisin prindët e vet, të votojnë PD-në.
5.
Si mund Shqipëria të ecë normalisht përpara?
Filloj
me pikën 3
Tekstin
e fundit, pra pikën 5, e vendosa si
kryetitull të shkrimit im, por e lashë për në fund. Prandaj, po filloj me pikën 3, sepse pikërisht autori këtij teksti,
nxiti 4 reagimet e tjera. Pas titullit, autori me iniciale S.T. vazhdon, citoj:
,,Është interesant të theksohet se dy të
parët, janë toskë të Jugut, kurse dy të
tjerët gegë të Veriut. Poashtu është
interesant të thuhet që Gjirokastra ka
nxjerrë nga gjiri i saj personalitete të shquar, me të cilët, me të drejtë,
mburen banorët e saj dhe i tërë kombi
shqiptar, por, fatkeqësisht, nga ky vend, ka dalë njeriu që ka njollosur keq
këtë qytet,, -komenton autori dhe shton, citoj:
,,Vlonjakët
kanë të drejtë të mburen me diplolmatin
e tyre të pa zavendësueshëm deri më sot dhe
i cili zë vendin e dytë në historinë e Shqipërisë, pas heroit ynë
kombëtar. Matjanët, poashtu, kanë të
drejtë të krenohen me mbretin tonë, sepse ,,objektin,, që ngriti diplomati në
fjalë, i dyti e shëndroi në pallat madhështor, me drita dhe dritare drejt Evropës, të cilat, më pas,
diktatori i mbylli hermetrikisht dhe
rreth gjysmë shekulli, banorët e tij, i la në herësirë të plotë, nga e
cila i nxorri Tropopojani aktual,,
-vlerëson autori anonim, i cili, siç thashë, nxiti reagime të shumta, siç është
edhe teksti në vijim.
Si mund Shqipëria të ecë normalisht përpara?
Edhe autori i këtij teksti është anonim, duke vendosur në fund fjalën
,,Patrioti,,. Megjithatë, kjo nuk është me rëndësi, por ajo se si i përgjigjet
pyetjen në fjalë, citoj: ,,Kjo mund të ndodhë vetëm nëse njëri nga kryetarët e
dy partive më të mëdha, largohet nga skena politike,, gjë që, sipas tij, duhet
të ndodhë me kryesocialistin, për shkaqe
të cilat, gjykon ai, janë këto, citoj:
,,
,,Prandaj, në të mirën e vendit do të ishte sikur edhe kësaj radhe, të fitonte
PD-ja, me çka, Shqipëria, do shpëtonte nga dy ,,grindavecët,, sepse,
kryesocialisti, sipas rregullores së
Partisë, dhe siç deklaron edhe vetë, do ishte i detyruar të largohet
edhe nga posti që ka dhe do merrej vetëm me profesionin e vet, kurse
Kryeministri, për shkak të moshës dhe
për të mbetur i çmuar në histori, me veprat që ka kryer, do duhej
të mos merret më me politikë, kështu që, në krye të
Shqipërisë, do qendronin njerës të
tjerë, me raporte normale, sepse PS-ja
njerës të tillë ka dhe të cilët bashkërisht me kolegët e PD-së do ta çonin vendin pa pengesa në strukturat evropiane,, -është konstatimi
interesant i autorit në fjalë, i cili shkrimin e vet, e përfundon me mesazhin e Çajupit, por pak të ndryshuar
nga ana e tij:
,,Zgjojuni
o shqipëtarë, erdhi dita për liri, lini ofendimet mënjanë, punoni për Shqipëri.
Kombi ynë, s vete mbarë, se, partitë na kanë ndarë.
Ato, shkojnë evinë, por dëmtojnë Shqipërinë. Prandaj, mblidhuni të bëjmë benë,
të kujtojmë Skenderbenë: Të harrojmë armiqësinë, t ë zëmë dashurinë. Vetëm
kështu, Evropa do na dojë, në gjirin e saj do na bashkojë,,
Këtë shkrim të ,,Patriotit,,
përmes komenteve, e kanë vlerësuar pozitivisht mjaft lexuesë, kuptohet, më së
shumti ata të PD-së, kurse disa ithtarë të partive tjera, kanë reaguar ashpër, me një gjuhë
rrugaçësh, duke e ofenduar Kryeministrin me fjalë më banale. Meqënëse, autorë
të reagimeve të tilla, janë ithtarë të disa partive të posakrijuara, një nga
militantët e PD-së, përgjigjet po me të njëjtën gjuhë banale, citoj:
,,Pas
23 qershorit ,,Kuqëziut,, do t i
thonë ,,Kokëzi,,Topit-,,Pushkë e ndryshkur,, ata të Frymës do t i frynë
kavallit, Ngjelës do t i thonë Gjel pa
pupla,, dhe këtyre do t iu arohet emri origjinal, ashtu
siç po ndodh me ish prokuroren,,-shkruan autori dhe shton,
citoj: ,,Të tre këta, do mbeten në histori me llagapet(?-R.N.)Amza,Mojsi dhe
Lekë Dukagjini,,duke shtuar se,
citoj:
,,Të vetëdishëm për
këtë, këta njerës, si dhe disa të tjerë, siç është Sajmiri, flasin zi e më zi për Kryeministrin me qëllim që të
burgosen dhe në atë mënyrë të realizojnë dy qëllime:1.Të kompromitojnë doktorin
dhe 2: të ,,ngrenë,, rejtingun e vet të humbur, duke hyrë në listën e të
,,dënuarëve polikë,!! Mirëpo, shefi i
Qeverisë e kupton këtë, prandaj dhe i përmbahet
fjalës popullore ,,Qenttë lejnë, treni ec,,- e përfundon mendimin e
tij të çuditshëm ky autor anonim.
Po kaq i habitshëm është edhe autori në vijim i
cili, shkruan, citoj: ,,Apeloj te dy
zagarët e Fiks Fares dhe të atij të
Portokalisë si dhe te karikaturisti plak i shëmtuar, të ndjekin shembullin
e Agron Lakës, i cili, në Al Pazarin e tij përdor humor të këndshëm dhe të barabartë për
kryetarët e dy partive, prandaj dhe është kënaqësi për ta përcjellë emisiosionin
e tij, kurse kur fillojnë emisionet e të
lartpërmendurve, mua më villet,,-shkruan ky autor, poashtu anonim dhe lavdëron
gjithashtu qendrimin e fundit të, siç e quan ai ,,këlysh i kryesocialistit,,
por me kusht që mos lozë rolin e nja 4 të tjerëve, të cilët, në fillim u
treguan burra, pastaj u shëndruan në burracë,, (nuk e di për kë e ka fjalën
(R.N)
Ps. Tekstet e mësipërm janë citate të nxjerra nga 5 shkrimet e evidentuara në fillim.