E enjte, 14.11.2024, 09:00 PM (GMT)

Mendime

Dibran Demaku: Familja

E diele, 17.03.2013, 09:58 PM


F A M I L J A

Nga Dibran Demaku

Institucioni i familjes që nga fillimet e shoqërisë njerëzore ka qenë dhe ka mbetur deri në ditët e sotme si institucioni më i rëndësishëm. Familja , pra është ajo qeliza apo bërthama e parë e organizimit të shoqërisë njerëzore. Dhe që nga fillimet e deri më sot me të drejtë nga shumë njerëz të ditur është thënë se familja është e shenjtë. Shenjëtërimi i familjes mbase është bërë nga vetë zoti atëherë kur ai i krijoi dhe i bashkoi Even dhe Adamin me qëllimin e vetëm të vazhdimit të prodhimit të shoqërisë njerëzore e me këtë edhe të vetë vazhdimit të jetës.

Edhe sot e gjithë ditën institucioni i familjes në gjithë botën njihet dhe respektohet si institucioni më i rëndësishëm i jetës. Kombe nga më të ndryshme janë kujdesur që familjen si institucion të parë të organizimit të shoqërisë njerëzore ta ta ruajnë dhe ta begatojnë me zhvillimet dhe traditat më të mira.

Edhe tek kombi shqiptar familja si institucion trajtohet si diçka e shenjtë që duhet ruajtur e trajtuar si të tillë në vazhdimësi. Kur dihen kushtet dhe rrethanat historike shekullore në të cilat ka lindur dhe është zhvilluar kombi shqiptar ,institucioni i familjes tek ai ka luajtur rolin primar në ruajtjen dhe zhvillimin e traditave kombëtare që e dallojnë atë nga kombet tjera. Historia dhe shekujt nuk janë treguar shumë dashamirës ndaj kombit shqiptar. Kur themi kështu e kemi parasyshë faktin se ai , kombi shqiptar ,një kohë të gjatë të zhvillimit të vetë e ka përjetuar nën sundimin e pushtuesëve dhe barbarëve që kishin ardhur këndej duke ia pushtuar hapësirën e tij jetësore. Ishte institucioni i familjes që gjatë pushtimeve shekullore e kishte mbrojtur kombin shqiptar nga moszhdukja dhe asimilimi. Organizimi i fortë familjar i kjombit shqiptar ishte bërë bedem i fortë ndaj pushtuesëve. Familja , pra , edhe në kohë pushtimi ishte organizuar në atë formë që brenda saj kurrë ama bash kurrë mos të depërtonin zakonet dhe traditat e pushtuesit. Dihen tashmë dhe përmenden me emra , që nga lashtësia e deri më sot , familje të njohura shqiptare që për t`i ruajtur traditat kombëtare kanë bërë luftëra të pandërprera me pushtuesit dhe armiqtë e të gjitha ngjyrave. Rasti më i freskët i kësaj që u tha më lartë është Rasti i Familjes Jasharaj të komandantit legjendar Adem Jashari , e cila e vuri gjoksin para makinerisë luftarake të Serbisë dhe ndryshoi historinë e kombit shqiptar të Kosovës në veçanti dhe të kombit shqiptar në përgjithësi!. . .

Por…

Shprishja , apo thënë ndryshe zvetnimi i institucionit të familjes tek kombi shqiptar filloi të ndihet pas viteve të nëntëdhjeta të shekullit që lam pas. Dhe , mbase kjo shprishje dhe ky zvetnim i institucionit të familjes i dedikohet sistemit të kaluar komunist i cili për më shumë se gjysëm shekulli kombin shqiptar e shndërroi në fenomenin e varfërisë fizike dhe shpirtërore. Dhe ky fenomen mbase kombit shqiptar do të ia merrte edhe frymën e fundit sikur mos të ndodhnin ato ndryshime   në dhjetëvjeqarin e fundit të shekullit që lam pas.

Por , përveq ndryshimeve pozitive  që sollën ato vite , në institucionin e familjes ato sollën zhvillime negative. Për shkaqe që dihen familjet shqiptare filluan të përgjysmohen ,sepse shumë nga anëtarët e tyre do të ia mësyejnë rrugës së gurbetit si mënyra e vetme për mbijetesë. Dhe kësaj rruge u nisën sidomos ajo pjesa më vitale e familjes , të rinjt dhe të rajat.

U shpresua në fillim se shkuarja apo ikja e tyre do të jetë e përkohëshme dhe se ata pas një kohe do të kthehen në vendin e vet dhe në familjet e tyre.

Por , ndodhi e papritura dhe e padëshirueshmja. Meqë rrugët e grubetit në të shumtën e rasteve kanë vetëm një drejtim(atë të shkuarjes) dhe në raste shumë të rralla atë të kthimit.

Të rinjtë shqiptar që ikën në megrim pas viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar ,shumica prej tyre , për shkaqe nga më të ndryshme , nuk e morën më rrugën e kthimit prej nga kishin ardhur. Shumë nga ata për shkaqe të ndryshme(leje qëndrimi në vendet ku u vendosën) do të martoheshin me femra të atyre vendeve dhe kështu rruga e kthimit për në vendin e vet do të mbyllej përgjithmonë. Përveq kësaj edhe kushtet e jetesës(larg më të mira se ato në vendlindje) do të ndikonin që ata most a merrnin rrugën e kthimit.

Sot familje të tëra si në Shqipëri e në Kosovë ,ashtu edhe në vise të tjera të etnikumit shqiptar  kanë mbetur pa të rinj. Kështu familje të shumëta shqiptare vazhdojnë të mbijetojnë nga pleq e plaka , prindër të ish fëmijëve të ikur në gurbet. Të vie keq kur i sheh para dyerve të shtëpive tek shikojnë andej nga perendimi i diellit duker shpresuar se do t`i shohin suluetat e të dashurëve të tyre që të kthejnë për ndfonjë cast fare të shkurtër. Ata , pra pleqtë dhe plakat pa askend afër , kanë mbetur në mëshirë të fatit duke i numëruar ditët e fundit të jetës së tyre në vetmi të skajshme.

Dhe jo vetëm kaq. Sot në Shqipëri e Kosovë , por edhe në vise të tjera të etnikumit shqiptar , kanë mbetur familje të tëra të ndara e të coptuara edhepse fëmijët apo pasardhësit e tyre nuk gjenden në gurbet. Në shumë shtëpi do të shohësh tek jetojnë plaka e pleq të vetmuar e të pamundur edhepse fëmijët apo pasardhësit e tyre janë dhe jetojnë aty afër! Dhe krejt kjo sepse nuset apo edhe bijtë e tyre nuk duan dhe nuk dëshirojnë të jetojnë nën një kulm me pleqtë?!

Edhe për këta pleq e plaka dompsdo se të vjen keq kur i sheh se si shikojnë nga shtëpitë e atyre që këta i lindën dhe i bën këmbë e dorë ,por që ata as kokën nuk e kthejnë në drejtim të prindërve të tyre?! Dhe derisa i shikon ata pleq e plaka tek shtyjnë ditët e fundit të pleqërisë së tyre , të pafuqishëm dhe të pashpresë , gjithësesi të kujtohet ai tregimi popullor në të cilin thuhet: I biri i një të moshuari kishte vendosur që ta humbiste babanë e tij! Në një pasdite të vonë ai e kishte mashtruar babanë e vet duke i thënë se do ta dërgonte në sheti dhe e kishte dërguar në një mal të dendur , larg shtëpisë. Plaku i menqur e kishte kuptuar qëllimin e të birit dhe pak para se ai të ikte e ta linte atë në mal i kishte thënë:-“Të lutem mos më lë këtu ,por më dërgo pak më larg!-“Përse?!”-e kishte pyetur i biri. -“Sepse edhe unë po në këtë vend e pata lënë babanë tim!”-“Edhe ti e ke humbur babanë?!”-ia kishte kthyer ai. -“Ashtu si do të të humbi edhe ty yt bir!”-ishte përgjegjur plaku.

Atëherë i biri i Plakut të menqur e kishte kuptuar gabimin.  E kishte marrë babanë dhe e kishte dërguar në shtëpi dhe ishte kujdesur për te derisa ai kishte qenë gjallë…

Ma merr mendja se lexuesi e ka kuptuar porosinë e tregimit popullor. Do të ishte mirë që porosinë e këtij tregimi ta kuptonin edhe të gjithë ata të rinj e të reja që i kanë lënë prindërit e tyre të jetojnë në vetmi dhe në mëshirë të fatit dhe të kujdesën pak më shumë për ata që u dhuruan dritën e diellit!Duke u kujdesur për ta ata do ta nderojnë edhe vetën e tyre , por edhe do ta kryejnë obligimin si pasardhës të tyre që janë!Vetëm në këtë mënyrë institucioni i familjes do ta kthejë atë shenjëtërinë e vet që e ka pasur ndër shekuj!. . .



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora