Mendime
Selim Nëngurra: Karriera e Thaçit me Gjakun Jasharaj
E premte, 15.03.2013, 08:47 PM
KARRIERA
E THAÇIT ME GJAKUN JASHARAJ
-LETER E HAPUN PER RIFAT, MURAT, BEKIM DHE LULZIM JASHARI –
-…. LPK-istet e Drenicës dhe grupe të tjera të Dukagjinit si dhe viseve tjera të Dardanisë në vrapin per pasuni e karierë, per poste e pushtet natë as ditë nuk e hjekun nga goja familjen Jasharaj, Komandantin Legjendar Adem Jasharaj dhe me këto reklamime të tyne ata manipuluen masat dhe moren pushtetin, me pushtet moren mundësinë e sundimit e jo të qeverisjes së vendit…-
Nga Selim M. Nëngurra
Të
nderuem burra pasardhësa të Shaban, Hamëz e Adem Jasharit!
Unë që po
ju shkruej këte letër jam vetem nji shqiptar i thjeshtë, nji mergimtarë që per
shkak të trysnisë shoviniste të pushtetit serb në vitin 1989 u detyrova ta
braktis atdheun dhe ti marr rruget e mergimit pa ditë ato ditë se ku e kah të
shkoj. U nisa me lotë ne sy sepse
largohesha nga vendlindja, nga prindet e lodhun nga pleqnija, nga vellaznit e
motra si dhe nga nusja ime e re të cilen e lash me tre fëmijë të vegjel të
moshave 8 vjet, 5 vjet dhe 3 mujshe si qiragji në KULLEN E POPIT ( ish burgun
famkeq , kasaphanen e shqiptarve ) në Istog ndertesë kjo që tashma ishte ba
shtëpi banimi e familjes së Raka Popoviqit. Fati e deshti por edhe me ndihmen e
disa shpirtmirëve arrita në Suedi dhe pas 5 mujve perseri me ndihmen e
veprimtarëve shqiptarë të diaspores arrita ta terhjek edhe gruen e femijët dhe
të bashkohemi në Malme të Suedisë dhe nga ajo ditë mbeta mergimtar me mall per
atdheun në Suedi e pas dy viteve kalova në Norvegji ku jetojë tash me femijet e
rritun , të martuem dhe jam ba gjysh i 4 nipave e nji mbese.
Nuk due
të shkruej asgja ma shumë per veten time pos edhe se jam i lindun në Lubozhdë
të Istogut, i rritun bashk me Shejtin e Dardanisë Ibrahim Rugoven dhe
familjaret e ti në Cerrcë, jam Krasniqe me origjin të rranjve nga Jabllanica e
Madhe e Pejës. Që nga formimi i LDK-së antar i saj permes Degve Suedi -
Norvegji dhe tash Deputet në Asamblen komunale të Sarpsborg -Norvegji si dhe
kandidat per Deputet Regjional në zgjedhjet e pergjithshme që do mbahen në
shtator këtë vit si antarë i HØYRE PARTI (Partia e Djathtë).
Të
nderuem zotni baca Rifat, Murat, Bekim dhe Lulzim!
Shkaku që
po ju shkruej këte letër e cila mund tju duket e pazakonshme, asht grumbulimi i
vnerit në shpirtin tim që daton që nga viti 1995, i cili rritej nga viti në vit
vit per secilin vit, muj e ditë per ditë me matrapazllaqet e LPK-së
enverostaliniste të Atdheut e të diasporës.
Asht
histori e madhe kjo që kisha dasht tjua them, ama do mundohem të jem sa ma i
shkurt. Kam informata të sigurta nga njerëz të terenit per shumçka që ka ndodhë
në Atdhe sado isha larg Tij. I kam sepse këtu në Norvegji kam mbarue Gazetarinë
dhe kam qenë e jam gazetar hulumtues në këte shtet ama asnjihere nuk e kam lan
anash as Atdheun tim dhe brengosjen per të.
Kam lexue
libra e kam percjell debate, kam lexue artikuj gazetash e revistash vendore, e
të hueja dhe guxoj me thanë se pak a shumë di se kush cili ishte para luftës,
gjatë luftës edhe pas luftës në Dardani. Tue pa se si rrodhen gjanat se si
mbrenda nate u permbys gjithçka institucionale që me mund e gjak u ndertue me
patronazhin e LDK-së dhe udhëheqjen hyjnore e diplomatike të Hyjnorit Ibrahim
Rugova, pjesë e të ciles ishit juve familja Jasharaj nga Prekazi, se si
permbysen me dhunë ministrija e Mbrojtjes deri edhe vrasja e ministrit Kolonel
Ahmet Krasniqi trishtohesha ato vite dhe syt asnjihere nuk më janë terë nga
lotët derisa TV botnore të cilat i shifsha këtu në Norvegji lajmronin per
masakrat dhe dhunën që policia, paramilitaret dhe ushtria serbe bante në
fshatrat e Drenicës dhe gjithandej Dardanisë.
Të
nderuem burra të familjes Jasharaj
Juve jeni
simbol i qendresës dhe sakrificës së papame ma parë jo vetem në trojet tona
arbnore por gjithandej globit, dhe respekti per juve si familje e posaçërishtë
per deshmoret e herojtë e familjes tuej ka kalue kufijtë e tonë kombtarë dhe
asht ba respekt e histori nderkombëtare.
Mirëpo
kam pershtypjen pa u frigue se po gaboj se asgja nuk shkoj pas lufte ashtu si
ka pas dëshirë baba Shaban, baca Hamëz dhe Ademi (asht ky pak ma i ri se unë
andaj nuk i thash bacë ). LPK-istet e Drenicës dhe grupe të tjera të Dukagjinit
si dhe viseve tjera të Dardanisë në vrapin per pasuni e karierë, per poste e
pushtet natë as ditë nuk e hjekun nga goja familjen Jasharaj, Komandantin
Legjendar Adem Jasharaj dhe me këto reklamime të tyne ata manipuluen masat dhe
moren pushtetin, me pushtet moren mundësinë e sundimit e jo të qeverisjes së
vendit dhe nga dita në ditë filluen ta harrojnë familjen Jasharaj, Komandantin
Adem dhe gjithçka tjeter.
Unë jam
publicist tashma me vite dhe publikoj në gazeta e ma së shumti në portalin e
internetit ; zemrashqiptare.net kam ba
disa here koment se Rifat e Murat Jasharaj mbajn peng realitetin dhe historinë
e ngjarjeve të asaj që ndodhi në nji dekadë në Dardani, konkretisht në Drenicë,
në Skenderaj, në Prekaz dhe te familja Jasharaj. E tham këte nga fakti se edhe
sot e kësaj dite shof të postueme fotografi nga Kulla e juaj dhe oda e
musafirve në ball të oxhakut të së ciles asht fotografija e Ibrahim Rugovës. Me
vite asht ba publike fotgrafija e Ibrahim Rugovës në aeroportin e Tiranës i
rrethuem nga djemet e UÇK-së në krye me Adem Jasharin. Dhe e kam lexue disa
here gadi sa edhe e kam mësue permendësh librin "LUFTA PA MASKA" të dajes tuej ( per mue ) Hero Gani Geci ku
në detaje shkruhen ngjarjet, mes tjerash se si Adem Jashari i ka thanë Hashim
Thaçit se po të nxuna në Prekaz do të vras si dhe se si ju kan premtue juve
personalisht baca Rifat 600.000 marka gjermane per ushtrinë dhe luften e kur
asht rrethue familja e juej dhe ndodhi masakra askush nuk ju erdhi në ndihem
ato para i hanger terri apo ma mirë me thanë hyn në xhepat e gushat e
LPK-istve, fakt ky që këto ditë e pohon edhe Ti baca Rifat sepse pash diku në
nji gazetë se si keni pyet ku janë paratë e luftës?!
Baca
Rifat dhe ti z. Murat, juve si shtylla e familjes që mbijetoj dhe vazhdojë
jeten në Dardaninë e re të çlirueme, menjihere pas luftes pse keni heshtë keni
ba mire. Keni ba mirë sepse keni pas shumë trishtime e plagë me i sherue. Ama
ma vonë , nga dita në ditë kur këta rrugaçë të LPK-së dolen si ujq të terbuem
dhe nuk lan asgja pa ba , jam çuditë se pse juve keni heshtë. Pse keni hesht
kur posteri me foton montim të Hashim Thaçit e Adem Jasharit e vershoj
Dardaninë si lumi Buna Shkodren gjatë shirave të pranveres e vjeshtes. Si nuk e
gjetet nji forcë dhe nese jo publikisht së paku me traditë me i çue dikend
djalit të Polarit e të Defatores së Brojes, Hashim Thaçit e me i thanë se mos
të rrejnë dhe mos të bajnë karierë me gjakun e familjes tuej. Sepse ai gjak
asht i shejt dhe asht gjak KURBAN per lirinë e Dardanisë. Gjaku i Jasharajve
asht dhanë per Kosoven dhe jo per karrieren e Hamishim Thaçit!!
Hashimit
ja
Ma i keq
asht tash ku sundim (sepse nuk asht qeverisje kjo) se sa ai i Millosheviqit në
10 vitet 1989-1999. Nga këta kodoshë mas lufte misteriozisht e mizorisht janë
vra burrat ma të mirë të Atdheut dhe numri i tyne ka kalue moti shifren 1.000,
ndersa po ne këte periudhë kohore gjatë sundimit të Millosheviqit nuk janë vra
aq, pra pa e llogaritë luften kur filloj e kam fjalën.
Baca
Rifat dhe z. Murat jemi deshmitarë se si në fushaten e zgjedhjeve Hashim Thaçi
deklaron se ka me nda 5 milion euro per Kompleksin Memorial të Jasharajve në
Prekaz. Para disa ditve në programin PA RROTULLA gazetari Milaim Zeka thotë
(banë publike) se nji turk paska dhan 1 milion euro per tu ndertue Memoriali. E
tha Milaimi kështu; -nji turk e ndertoj Memorialin se jo qeveria.
Baca
Rifat e edhe ti z. Murat keni hesht shumë dhe e di se shumëhere keni ba mirë
pse keni heshtë, ama tash kur ngapak keni fillue me folë, folni o burra , folni
e mos ngurroni se ta dij se fjala e juve asht shpetimi i Dardanisë (unë i thomë
kështu sepse di se termi Kosovë asht term slav). Fjala juaj asht largimi i
këtyne kriminelve të pafytyrë që po pijnë gjak deshmoresh e heronjesh të
Atdheut, që po shkerdhejnë per të saten here trupat virgjen të motrave tona të
dhunueme nga shkijet barbar, që po shkelin mbi eshtnat e të pagjetunve e të
zhdukunve të cilet 13 vite nuk lejojnë te teren syt nga lotët e familjarve të
tyne.
Baca
Rifat dhe ti z. Murat (qellimisht nuk po e perzij shume Bekimin e Lulzimin
shkaku i moshes së tyne) juve atje e vueni të zitë e ullinit nga nençmimet e
injorimet që ju bajnë kurkushat, kriminelet, dhe bashk me juve këte e vuen i
tanë populli i Dardanisë. Andaj ju ka hije të flisni o burra? Mendoj se jo vetem se ju ka hije, por e keni borgj këtë
gjë.
A nuk
janë sot se paku 10 kryetarë komunash në Dardani që janë të akuzuem e të
ndjekun per krime lufte, per krime tjera, per korrupsion, per shantazh e
kercënime dhe mes tyne edhe kryetari i Skenderajit (mendermethanë!) Sami
Lushtaku?
Xhabir
Zharku i Kaçanikut ik nga mbajtja e burgut dhe askush nuk e kerkon. Vetem
Milaim Zeka din se ku asht ai dhe e gjen ban intervistë me te dhe ate bile edhe
e ban publike në RTK. Çka asht kjo ju lutem, asht shtet ky, dhe nese jo kush
paska faj këtu? Dhe pse janë në krye të pushtetit ata që
Nuk do ju
lodhi shume dhe do e perfundoj këte leter por vetem edhe ta potencoj
maskarallakun e fundit me pergjimet telefonike mes kriminelve të PDK-së .
Sami
Lushtaku shan si shka-gabel edhe Adem
Jasharin, dhe juve heshtni. I vetmi reagim i juej ishte; -Sami Lushtaku e
Hashim Thaçi nuk muj hyn në Kullen e Jasharajve.
Nuk kam
qellime me ju nxit per ngatrresa private e mos o Zot edhe vrasje se mjaft asht
derdh gjaku i familjes tuej, ama janë mënyrat tjera. Besoj se ashtu sikur thatë
se nuk mund hyjnë në Kullë asht dasht me ju thanë se as te varrezat nuk muj
shkojnë. Kjo do senzibilizonte masat e popullit dhe ata, (Hashimi e Samiu ) do
uleshin në bisht (si qen që janë) dhe në zgjedhjet e para do e thenin qafen
sepse populli asht i manipuluem me rrenat e "heroizmat " e këtyne
rrugaçve dhe mendon se këta vertetë kanë ba luftën andaj i perkrah e i duron.
Kam mik
të shpirtit z. Enver Seferi nga Drenasi. Ai keto ditë erdhi nga Drenasi këtu në
Norvegji dhe më tregoj se kishte ba pak nji ndej me Muratin e juej. Po e perdor
pak nga ajo biseda që Enveri kishte pas me Muratin dhe po ju thamë juve baca
Rifat, ty z. Murat dhe krejt familjes tuej të nderueme se ata 4.milion e
800.000 vizitorë te kompleksi i Jasharajve që ndegjova nga Enver Seferi se i
apska thanë Murati që paskan vizitue aty per këto vite, po ju thamë me plot
vetdije se shumica e tyne janë rrenca dhe aspak atdhetarë. Ata vin aty me ba
fotografi per me ba reklama e marketing politik disa edhe me shitë patriotizem
primitiv se po të ishin vetem 100.000 “të vertetë” që vijnë aty nga dhimbja dhe
ndjenja e borxhit per familjen tuej, tash kur shau Sami Lushataku ne mos jo me
mjete tjera por veç me therrat e gardhiqeve të Skenderajt e Prekazit në dorë do
ngriteshin e do e ndiçnin Sami Lushtakun jo vetem nga Skenderaj, nga Prekazi e
Drenica , por do ja ndalonin me andrrue
Dardaninë se me shkelë kamba e ti aty ma jo kurr.
Prandaj
të nderuem ju lutem veproni dhe mos e mbani peng Atdheun e shkretë.
Me shumë
respekte tue ju dëshrue shendet , gezime harmoni e jetë të gjatë juve
personalisht e familjarve tuej ju pershendes
Selim
Mustafë Nengurra (ish Hasanaj )
Sarpsborg
Norvegji,
-13 Mars
2013-
-Shenim i
autorit:
-Kete leter, paralelisht per familjen Jasharaj në Prekaz e nisa edhe per revisten ZemraShqiptare që botohet në Londer-