E enjte, 24.07.2025, 08:40 PM (GMT+1)

Mendime

Shahin Ibrahimi: Pse ky indiferentizëm

E diele, 10.03.2013, 09:20 PM


Pse ky indiferentizëm

Nga Shahin Ibrahimi

Njëra nga infermjeret e repartit të urgjencës të spitalit doli pothujse me vrap në koridor dhe pyeti me mankth shoqen e saj, në kishte parë doktorin kirurg të urgjencës,se po vinte nga Plazhi një urgjencë. Mbas disa minutash erdhi doktori që ishte në pavion në një konsultë, dhe në pritje të urgjencës që tashmë po  ndëgjohej buria e makinës e pa ndërprerë, u sqarua për çfarë kishin njoftuar.

Dikush kishte marrë në telefon dhe ju kishte thënë të bënin gati sollën e operacionit për urgjencën. Makina hapi dyert dhe nxorën një të ri në gjëndje kome. Koka dhe rrobat i kishte me gjak. E vendosën në barelë dhe e shtrinë në krevat për ti dhënë ndihmën e parë dhe të kontrollonin çfarë kishte. Nga makina zbritën tre dy burra dhe një grua,por njëri foli me doktorin se ç`kishte i sëmuri. Makina ishte e rastit me targa të Fierit, dhe nuk dinin asgjë per të, vetëm sollën urgjencën. Shoqëruesi një kalimtar i rastit, njeri i mirë me zemër të bardhë iu gjënd pranë dhe i shërbeu në spital deri sa e çoi në shtëpi mbas mjekimit. Qytetari ishte duke ecur në tortuar, një makinë po kalonte me shpejtësi, sa kaloj makina i sëmuri ra në tokë i gjakosur. Unë e pashë kur u shemb në tokë dhe ndëgjova rënkimin e tij. Iu afrova dhe u shokova kur e pashë të mbuluar në gjak. Ndaluam makinën dhe e sollëm në spital, nuk e njoh por e shoqërova për ndihmë.

Në bulevard po punohet për të vendosur tubo për kanalizime për të tretën herë në këto dhjetë vjet,dhe ajo pjesë ku ndodhi ngjarja ka shumë gur se kjo ndërmarje që ka marrë këtë tender i lë mbeturinat si lopa bajgën rrugëve. Siç duket makina shkeli një gur dhe guri bëri rigoshetë dhe rastisi qëlloi qytetarin. Ky tregim disi i dyshymtë për doktorin bëri që ky i fundit të vinte buzën në gaz. Mendoi që shoqëruesi nuk donte të kishte probleme me drejtësinë si dëshmitar, për ndonjë zënkë banale që përfundoi me gjakderdhje. Bashkë me doktorrin qeshëm dhe ata që e ndëgjuam ngjarjen nga goja e dëshmitarit okular. Guri nga forca kish çarë lëkurën që ishte mbuluar me gjak dhe e kish dëmtuar shumë. I ishte nxirë vëndi për rreth plagës dhe ndjente dhimbje. Ishte i trullosur ende, dhe s`po kuptonte ku ishte dhe çfarë i kishte ndodhur. E lanë një farë kohe të qetësohej. Familjarët me makinë që e sollën qëndronin të heshtur për fatin e tij, menduan që nuk kishin dijeni familja e tij dhe vendosën të prisnin ta çonin në shtëpi, si prindi për fëmijën e tij në të tilla raste. Mbas disa minutash ai u përmend dhe u habit për vend ndodhjen në spital. Nuk kish dekumenta me vete por tha që ishte banor i lagjes së Plazhit, dhe ankohej për dhimbje koke.Mbas më shumë se një ore e gjysëm e ngritën dhe ngadalë e hypën në veturë dhe e çuan në shtëpi duke e shoqëruar me një ndimës mjeke dhe një recetë me ilaxhe për qetësim. Ndërsa pak rreshta për rrugën kryesore të plazhit. U bë ky rast sporadik që desh i mori jetën një të riu shkaktar i këtij shkrimi. Po bënë rreth një vit që kanë filluar punimet për zmadhimin e tubove për shkarkimin e ujrave te zeza,të zonës bregdetare të Golemit dhe Plazhit në kolektorin kryesor të qytetit të Durrsit. Tenderi i tretë mbrënda dhjetë vjetëve të fundit që koperohet në këtë segment rruge. Pesë kilometra anomaly dhe kaos, dhe pse në rreth tre km kanë përfundar punimet. Më se më shumë se gjysma e rrugës në një drejtim bllokuar dhe lënë si shkretëtirë, ku gurët {çakull} i përmasave të mëdha kanë mbuluar zhaden s`denjojnë me pastruar atë që hedhin, në më shumë se tre puseta ku pompa të fuqishme thithin ujin dhe e hedhin ne bulevard të cilin e kanë mbushur plot dhe qytetarët ndjejn shqetësim për të kaluar. Pronarët e lokaleve për të siguruar kalimin kanë vendosur paleta dërrase apo dërrasa të ndyshme të cilat shpesh herë nga shirat nuk duken. Makinat me shpejtësi i marrin para dhe vrasin kalimtarët ose i lagin të shoqëruara me të qeshura, pa marrë para sysh dëmtimin serioz të tyre. Ky segment rruge është për të qarë hallin, për neglixhim të vonesës në zbatimin e projektit. Fëmijët shkojnë në shkollë duke kaluar sa nga njëra anë e rrugës në tjetrën me streset e makinave që kalojnë. Me të drejtë banorët e lagjes çfryjnë dhe ankohen, bashkë me shoferët dhe makinat ankohen. Po kujt i ankohen, kush i ndëgjon ankimin e tyre?. Firma që ndërton apo ata që kanë firmosur për tenderin në Bashki dhe harrojnë të bjnë detyrën. Ky tender krahas cilësisë të punimeve të zbatojë dhe kohën e mbarimit të punës sipas kontratës që kanë bërë, në rast se kanë menduar për kohën e zbatimit të tij. Para pak ditësh banorët e lagjes u ngritën në protestë, dhe donin të bllokonin rrugën atomobilistike, por morën premtim që do mirreshin masat për ujin në të cilin noton lagjja dhe disa probleme si këto. Në këtë shkrim i tërheqim vëmëndjen pushtetit vendor, të kërkojë llogari firmave ndertuese për vonesën dhe neglixhimin e tyre në zbatimin e tenderave brënda kushteve teknike, me qëllim që të përshpejtojë punimet mos ti zërë sezioni veror, dhe të bëhet shkak për anomali në rrjetin e qarkullimit.

Të pastroj rrugën nga gurët dhe sendet e pa nevojshme sa herë që e bën pis dhe ta shtrojë atë segment rruge që ka mbaruar punimet, dhe jo të mbarojë komplet rruga, dhe pastaj ta shtrojnë atë.



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx