Mendime
Zejdush Kastrati: Patriotizëm është të bësh shtetin
E marte, 05.03.2013, 10:59 PM
Patriotizëm
është të bësh luftën, por edhe shtetin.
E vërteta dhe politika rrallë banojnë nën një kulm. (S.Cvajg)
Nga Zejdush Kastrati
Në vitin
2004,isha pjesëmarrës i një projekti medial të sponzoruar nga faktori
ndërkombëtarë në Dubrovnik të Kroacisë.Ishte një rast dhe përvojë shumë e mirë,për të parë nga
afër, se në cfarë rrethanash , funksiononin
dhe vepronin televizionet regjionale
nëpër disa shtete të dala nga lufta, dhe
cili ishte dhe duhet te jetë roli dhe ndikimi i mediumit elektronik , karshi
audiencës ,por edhe, cila është fuqia, e këtij mediumi, në veqanti në momente
të caktuara.
Më
kujtohet se në televizionin regjional të këtij qyteti bregdetar, Dubrovnik
tv,vetëm dy ditë u emetua një (kajron) storie pandërprerë, ku flitej, për një
abuzim, me veturën zyrtare, nga ana e
bashkëshortes, të një zyrtari të lartë,
nga hierarkia politike e këtij qyteti,(kishte dërguar fëmijët në qerdhe me
veturën zyrtare të bashkëshortit) dhe
ditën e tretë, u krijua një atmosferë e
tillë në opinionin e këtij qyteti, sa
që, urgjentisht, u mbajt një takim i
parlamentit lokal, dhe bashkëshorti i kësaj zonje, u shkarkua, nga posti, që
mbante(mesa më kujtohet ishte kryetar
kuvendi komunal).
Në
hotelin Neptun- Dubrovnik,ku ishim akomoduar ,përjetuam momente që vështirë edhe mund të harrohen, jo vetëm
sa i përket ,pastërtisë dhe shërbimeve,por ajo që për mua mbetet në
kujtesë ishte se menagjeri kryesor i
këtij hoteli, ishte një ulqinak me emrin Prenca, një turizmolog i diplomuar në
vitet e 7O-ta, në një Universitet të Italisë,dhe mbi të gjitha, një përsonalitet me bagazh shumë të madh profesional,dhe
ekspert i përgatitjes së
protokoleve për burreshtetas e
mysafirë, si nga sfera e artit, kultures
e filmit,por edhe për vizitorë
tjerë të shumtë, që kishin kaluar dhe
vizituar, Dubrovnikun, si perlë e turizmit, jo vetëm në Kroaci, por edhe në
rajon e më gjërë.
Kontaktet
e Prences, edhe me figura kyqe të politikës jugosllave,duke u bazuar, në
natyrën e punës që kishte berë sipas
tij, me tepër se 3o vite përvojë pune në hoteleri,kishin krijuar raporte
komunikimi e miqësie, pothuaj nëpër gjithë teritoret e ish Jugosllavisë,dhe një ditë prej ditësh,Prenca më bëri një
propozim, që, nëse, kisha interesim,ai do të më aranzhonte, një takim, dhe
kuptohet, edhe , për të bërë, një intervistë,me ish kryetarin e
RSFJ-së,përfaqësues të Kosovës, Sinan Hasanin.
E dija,
se Sinan Hasani, prej shumë vitesh, nuk ishte, paraqitur, në asnjë medium, në
veqanti ato kosovare,andaj edhe pse kisha rezerva, se, mund të ndodhte, që kjo
ide, të realizohej, pa kurrfarë hezitimi dhe me kënaqësi, e pranova, dhe kërkova,
që mundësisht, ky takim të bëhëj, sa më parë, dhe në cfardo rethane qoftë.
Vetëm një
ditë më vonë,Prenca,më ftoi dhe më tha se cdo gjë është rregulluar, dhe më
informoi, se pas dy ditësh,unë duhet të udhëtoj, për në qytetin e Budvës, në Mal të Zi, dhe në orën,
e caktuar, mund të takohem, me Sinan Hasanin,i cili banonte në kompleksin e villave të funkcionerëve të lartë të ish
Jugosllavisë.
Sic u
morëm vesh,ditën e caktur dhe në kohën e caktuar unë ,së bashku me kameramanin (A.Musmurati )dhe njërin nga co-producentin e projektit
(Sh.Zogijani)në kohën dhe në vendin e caktuar arritëm, në këtë, kompleks ,i
cili, që në shikim të parë, të shtinte frikën, meqë, edhe pse ishte kohë e
pushimeve verore dhe turizmit,(qershor),asgjë nuk lëvizte, dhe ishte mjaftë
vështirë, edhe të orientoheshe, se cili,
ishte objekti dhe vendi, ku banonte, përsoni, që ne kërkonim.
Takimi
ynë i parë, me një përson të moshuar, në njërën nga tarasat e katit të parë
në banesat 4-5 katëshe të këtij
kompleksi(i gjithë kompleksi kishte një strukturë dhe etazh të njejtë
banimi)ishte shumë i zymtë dhe ofendues, meqë, përjetuam fyerje,(koj k…)por
ndërkohë, nga një zonjë, poashtu e moshuar, e cila mbante një ambrellë, kur e
pyetëm se a e dinë se ku banon, Sinan Hasani, morëm, vetëm një
orientim të dhënë me gishtin
tregues,drejt një ndërtese, në anën e
majt, ku qëndronim ne ,pa lëshuar asnjë
zë.
Në hyrje
të kësaj banese fillimisht pikë orientuese ishte kutia postare e cila mbante mbiemrin dhe emrin e përsonit që kërkonim. Dera e banesës
u hap pas një pritje bukur te gjatë, dhe më kujtohet kur, Sinan Hasani, pa lëshuar asnjë zë, por me një
mimikë fëtyre, sikur kërkonte të dinte ,se cka kërkonim,dhe vetëm pas prezentimit e paralajmërimit se
kush na kishte dërguar, fillimisht na përshëndeti ftohtë,por edhe na refuzoi për intervistë, me aryetim, se ishte
i sëmuar, edhe ai, por edhe e shoqja, dhe se
e kishte kohën, të mirrte hapat, pasi që ishte nën terapi.
E luta që
mundësisht të më mundësonte shumë shkurt për një intervistë,sepse është në
interes të tij së pari, por edhe për hirë, të opinionit kosovarë.
Pranoi me
kusht që mos ta zgjasi më shumë se 1o minuta dhe që, të, mos, ia parashtroja 4
nga 1o pytjet që kisha planifikuar,gjë që pranova,meqë nuk kisha zgjidhje
tjetër.
Ishim
marrë vesh paraprakisht, me kameramanin, që të incizonte, cdo detal,por edhe ambientin ku jetonte, ish
njeriu që kishte udhëhequr një vit me
ish Jugosllavinë.Një banesë afër 4o
metra katrorë,në një dhomë në kanape
gruaja e tij e shtrirë dhe e sëmuar rëndë,shumë shishe dhe bidona të mbushur me ujë që Sinan Hasani,
vet deklaroi, se i mbushte, kur vinte
uji,meqë kishte redukime ekstreme,pastaj,një dhomë e fjetjes e stilit të vjetër, dhe një tarasë, me një
tavolinë plastike si dhe një qadër kundër diellit, ishte i gjithë
salltanati i luksit, në të cilin,
jetonte Sinan Hasani.
E filluam
intervistën në ora 12 të mesditës, dhe e
përfundova pas 45 minutash.Pyetja e nxirrte pytjen dhe habitesha se si fliste e
përgjigjej në veqanti kur e pyesja se a e ka tradhtuar Kosovën,a është ai autor
i librave që kishte shkruar,cka mendonte për Kosovën, dhe a duhet të shpallej
Kosova e pavarur,por edhe Mali i Zi...Deklarohej se kishte bërë për Kosovën,
ate cka ka menduar se është më e mira, dhe
cka kanë lejuar edhe rrethanat e kushtet e asaj kohe,por ndihej krenar
për ate cka ka bërë dhe i vinte keq, që
liderët e pasluftës, nuk e kishin ftuar, asnjëherë, edhe pse, ai kishte shpreh
interesim.
E
përfundova bisedën, me amanetin, që pas vdekjes, të varroset, në vendlindje,
sepse, sipas tij, vetëm aty, mund të prehej i qet.
Pasi
përfunduam me intervistë ,më tha se merrte një pension prej 39o euro, kuptohet
në kundërvlerë dinari,kishte një banesë në Beograd,dhe asgjë më tepër, sepse
kurr nuk kishte pranuar, të keqëpërdorte pozitën,por as shtetin ,edhe pse
kishte pasur mundësi.Shteti nuk bën të vidhet kurrësesi,më tha në ndamje, dhe
më porositi, që një kopje, të kësaj interviste, tia dorëzoj,një përsoni në
Rtk,porosi të cilën edhe e përmbusha,por Rtk,-ja, kurrsesi nuk pranoi, ta
emetoj këtë intervistë,pos që ndërkohë,
u editua, në një medium ,në Shqipëri.
Nga të afërmit e tij, më vonë mësova, se vetëm disa ditë pasi që bëra këtë intervistë, Sinan Hasnit, në Budvë iu pamundsua qëndrimi, pasi që iu dogj banesa nga ekstremistë sërbë.