Mendime
Pjetër Domgjoni: Papa i fundit
E diele, 03.03.2013, 05:55 PM
PAPA I
FUNDIT
Nga Pjetër Domgjoni
Puna e
dorës mund të kontrollohet me anë të dorës, kurse puna shpirtnore asht sikur
zjarri, vërshimi të cilit pothuajse nuk
kontrollohet. Ai përhapet vetvetiu. Adam Vajshop.
Të gjithë
bota me shqetsim shumë të madh e priti lajmin mbi dorëheqjen e PAPËS gjerman. Shumica e njerzve, në heshtje po thonë: Ka ndodhë diçka e madhe,
por që nuk e di njerzimi. Tuj hjedhë nji vështrim ngjarjeve që kanë ndodhë prej
revolucionit francez e deri sot. Vërtetë vijmë tek përfundimi se ka ndodhë
diçka e madhe. Diçka që botën po e ndryshon tansisht.
Para
papës gjerman e kishim nji papë polak. Papa që bani ndryshime shumë të mdha.
Papa që bazohei në devizën. Gjithçka ndryshon. Dhe vërtetë papa polak, çdo gja
toleroi e shumë gjana ndryshoi sepse vet ishte i tillë. Shumë tolerues.
T'gjithë
bota ia ditën për nder Karol Vojtyles se e rrënoi komunizmin, por kur shikojmë
realitetin. Kjo aspak nuk ishte e vërtetë. Aspak nuk ishte meritë e papës,
rrënimi i komunizmit. Si mund të rrënohet diçka që prej fillimit ishte e
ndërtueme për rrenim. Mandej si mund të rrenohet komunizmi në Poloni. Në at
shtet të krishtenë që komunizmi s'kishte zanë rrajnjë fare. Si mund të rrenohei
komunizmi në nji „shtet komunist“ kur komunizmin e gjithë botës e udhëhiçte
partia komuniste amerikane që bante pjesë në botën kapitaliste. Atëherë, çfar
çëllimi kishte papa polak. A vërtetë e kishte qëllimin, rrenimin e komunizmit…???…!!!
Vizitën e
parë, Karol Vojtyla e pat ba në Poloni. Në kryeqendrën e superfuçisë bllokut komunist dhe masës së
panumërtë iu pat drejtue me fjalët e KRISHTIT: MOS U FRIGONI. Por fjalimi
tij n'vazhdim, ma s'kishte lidhje as me KRISHTIN, as me
Biblen, as me fenë e as me Zotin.
Karol
Vojtyla ishte adhurues i ZOJËS BEKUEME. Asaj ia kushtoi gjithë jetën, por kisha
nuk ishte e Zojës Bekueme, por e KRISHTIT që papa polak e kishte përzanë prej
kishës.
Të gjithë
ishim dëshmitarë që Karol Vojtyla edhe i plakun edhe i lodhun edhe tuj ju
dridhë kambtë e duertë e deri tuj shkue edhe jargët prej gojës. Nuk dha
dorëheçje. Pse…???...!!!
Të gjithë
e pamë arkën e cila mbylli trupin e pa jetë të nji pape. A ngjante ajo arkë me
nji arkivol. Jo, aspak. Ajo ngjante me çfardo sanduku tjetër, por aspak me nji
arkë që mbyllte mrendë trupin e nji pape.
Ditën e
KSHNELLAVE t'vitit kaluem, shkova n'kishë. Gjatë predikimit, frati domenikan ju
drejtue besimtarëve: Sot KRISHTIN e kanë përzanë prej shpiave. KRISHTIN e kanë
përzanë prej zemrave. KRISHTIN e kanë përzanë edhe prej kishave. ATE sot e kanë
mbyllun n'kafaz. N'kafaz sivjet e kemi mbyllun edhe ne dhe me dorë të zgjatun e
tregoi vendin ku ishte e ndrequn Shpella e Betlemit. Mbasi u krye mesha, të
gjithë besimtarët shkuem me e pa shpellën e Betlemit dhe aty nuk ishte ma. As
Zoja e Bekueme, as shejti Shjozef, as tre mbretnit, as shpella e as delet e as
barijtë. Por disa rrugë shkretie dhe n'mes atyne rrugëve nji kafaz që kishte
mrenda KRISHTIN FMIJË.
Mbas
papës polak që kishte mbrapa vetës shumë të përfoluna e shumë avantura. Në krye
të kishës katolike erdhi nji papë gjerman. Nji teolog. Nji profesor i
universiteteve. Nji trashëgimtar i denjë i Shën Pjetrit. Nji papë
„JOTOLERUES“ i çdo gjaje. Nji papë që
gjatë gjithë shërbimit u mundue ta kthei KRISHTIN në kishën e Tij, por kur e
pau se nuk asht e mundun. Dha dorëheqje.
Para do
kohësh ishin zgjedhjet presidenciale në Kroaci. Kroatët, zgjodhën për president, Ivo Josipoviçin.
Josipoviç asht djali i nji ish komunisti prej Bashka Vode, (qytezë në bregdetin
dalmat) Përndryshe, ky njeri ishte profesor universiteti dhe dashamirë i artit,
por me bindje fetare: AGNOSTIK.
N'kuptimin
e ngushtë të fjalës. Agnostikët janë, as mish as peshk. As Zot as dreq, por
dëshirojnë me qenë, edhe mish edhe peshk, edhe Zot edhe dreq e për me qenë të
tillë maskohen edhe si Zoti edhe si dreqi dhe përdorin të gjitha mjetet në
dispozicion për me ardhë deri tek NJOHJA e „Zotit“. A mos këta agnostikët kanë
lidhje me iluminatët dhe iluminatët me masonët dhe masonët me komunistët e komunistët me globalistët dhe të
gjithë këta deri tash i ka pengue KISHA
KATOLIKE si institucion i vetëm i moralshëm në gjithë botën. A mos BENEDIKTI GJASHTËMBËDHJETË ishte papa i
fundit. Ishte pengesa e fundit e gjithë këtyne.
Sot jemi
dëshmitarë të revolucioneve në botën islame. Por jemi edhe dëshmitarë të
djegies së kishave katolike dhe vrasjes së dhjeta e qinda katolikëve në ato
vende dhe askush me as edhe nji fjalë të vetme nuk u vu në mbrojtje tyne. Jemi
dëshmitarë të përhapjes së rrymave ekstreme islame nëpër të gjithë Europën e
krishtenë dhe askush nuk i pengon ato organizata, por të gjithë flasin për
demokraci dhe tolerancë fetare.
Dje ishim
dëshmitarë të dorëheqjes së nji pape gjerman. Kurse sot ishim dëshmitarë të nji
skene t'pa parë deri tash në botë. Para kamerave të gjithë botës. Papës, ia
hoqën këpucët, ia hoqën petkat, ia hoqën unazën, ia hoqën gardën dhe ia mbyllën
dyertë dhe ma shumë se njimiliardë katolikë n'gjithë botën e përcollën këtë
skenë pa kurrfar kundërshtimi e pa kurrfar proteste, por vetëm me dridhje në zemër e me lotë në sy. A ishte
edhe kjo nji shej e tolerancës dhe e demokracisë…???...!!!
Në at
moment kur e pat lajmrue dorëheqjen papa. Mbi kishën e SHËN PJETRIT pat gjuejtë
reja. A ishte edhe kjo nji shej që lajmronte për ndryshime të mdha. Apo mos ishte sheja që tregonte fundin
e trashëgimtarëve të Shën Pjetrit. Sheja që lajmronte fundin e krishtenizmit
katolikë se krishtenizmi ortodoks, afro njiqind vite ma parë ishte zhdukë prej
revolucionit tetorit në krye me Vlladimir Iliç Leninin që pat vra ma shumë se
gjashtë milionë ORTODOKS.
Çka do të
ndodhë me islamin. Islami pat lindë prej nji tregtari t'pa shkollë dhe në botë
u përhap përmes DORËS (shpatës) dhe po ashtu mund të kontrollohet dhe të
zhduket përmes DORËS. Sepse çdo punë e dorës mund të kontrollohet prej dorës,
thonte ish jezuiti Vajshop.
Atë
gjithë shqiptarët ishim dëshmitarë të dhunës dhe terrorit dhe vrasjeve që u
ushtruenë e u shkaktuen mbi katolikët shqiptarë për pesëdhjetë vjetë me
radhë. Pse? Spese, aty ishte RRAJA, ATY
ISHTE PALCA E KOMBIT. HIQI RRAJËN, HIQI PALCËN dhe kombi s'ka ma jetë. Prej
atij kombi mbetën vetëm: GREKË DHE TURQ QË FLASIN SHQIP. Komunizmi shqiptarë i
kishte burgjet. Pse vetëm nuk i burgoste katolikët, por i vrante. Mandej ua
rrafshonte edhe vorret dhe ua nxirrte edhe eshnat prej toke. A mos ndoshta,
vorri ishte ai trungu i krishtenizmit që i kishte rrajtë thellë në tokë e që
ndizei vetvetiu dhe ishte e vështirë me e kontrollue. Siç përfundonte ish
jezuiti Vajshop. Prandaj duhet zhdukë
krejtsisht. A ishte BENEDIKTI GJASHTËMBËDHJETË
PAPA I FUNDIT. Koha do të tregojë së shpejti.