Mendime
Pirro Prifti: Shkijet dhe shkipëtarët
E shtune, 23.02.2013, 05:22 PM
Shkijet dhe shkipëtarët- ose Zanafilla e fjalës
shqip dhe Shqipëri
Nga Pirro Prifti
Problemi se nga erdhi fjala shqiptar dhe
Shqipëri, dhe kur filluan banorët
e trojeve të sotme si shqiptarë mbetet një problem i pazgjidhur mirë
pavarësisht se gjuha e quajtur shqipe ka qënë
ruajtur dhe transmetuar brez pas brezi:
nga iliro-pellazgët tek arbërit dhe epirotët e deri tek shqiptarët dhe
Shqipëria e sotme që nga bota quhet
Albania ( ose Arbëria në shqip).
Bazuar në studimet e mia historiko-fetare mendoj se mund të ketë një zhvillim të ri në
kuptimin e fjalës shqiptar dhe Shqipëri. Problemi qëndron se kur filluan
të quheshin banorët e trevave shqiptare me emrin shqiptar dhe zona e banuar si
-Shqipëri.
i
Pak histori.
Dihet që
deri në shekullin e XV kur luftoi Gjergj Kastrioti –Skënderbeu, sipas
Marin Barletit në librin e tij të famshëm `Historia de vita et gestis Scanderbegi
Epirotarum principis`, banorët e atëhershëm quheshin epirotë dhe arbanas ose
arbër. Në librin e përkthyer arbër quheshin dhe një pjesë e banorëve si dhe
trojet përkatëse të Shqipërisë veri perëndimorë që i përket pjesës së Malit të
Zi (e cila në atë kohë quhej Mbretëria e Zetës ose e Balshajve). Kjo
vërtetohet edhe nga Eposi i Kreshnikëve
në të cilën banorët vendas quheshin nga sllavët si rabanë ose arbanë. Arbanë ose arvanitas quhej dhe popullata e
një pjesë të Toskërisë dhe Epirit të Jugut dhe pjesa e
territoreve të sotme greke përfshi dhe
Peloponozin e sotëm (Morea e atëhershme).
I gjithë
gadishulli Ilirik ishte me fenë
ortodokse të drejtuar nga Bizanti dhe nga kisha ortodokse sllave serbe,
bullgare dhe rumune. Të kësaj feje ishin dhe arbanasit dhe epirotët. Me
emigrimin masiv të këtyre banorëve në Itali ndikimi katolik mori përparësi
sepse perëndimi evropian mbeti katolik me shtete të fuqishme si Franca, Spanja,
Austro-Hungaria, Polonia.
Pas vdekjes së Skënderbeut ndodhi eksodi masiv i
banorëve të asaj kohë për në Italinë e Jugut dhe në Napoli, Venedik e Raguza,
Spanjë, Rumani, Ukrainë, etj. Ikën rreth 250.000 banorë dhe sigurisht ikën
shtresa e pasur dhe e mesme, apo sic
quhet kjo e fundit shtresa që mbart identitetin , traditën, zakonet, pra
inteligjencia e asaj kohe. I vetmi fis që nuk u largua plotësisht mbeti ishte
fisi i Dukagjinëve i cili më vonë ndërroi emrin me atë të Gjonmarkajve. Sipas
Sulltan Mehmetit të II (1432-1481) i cili pushtoi Konstandinopojën dhe
përfundoi pushtimin e trojeve Shqiptare më 1478, i cili u shpreh se `..nuk do
të le gur mbi gur në trojet e arnautëve...` , në trojet shqiptare, edhe pas
vdekjes së tij u shkatërruan të gjitha kështjellat dhe gjithçka Shkodra dhe
Durrësi u shëndruan në fshatra të vegjel. Sulltanët e mëvonshëm ndoqën
politikën e largimit të banorëve vëndës dhe islamizimin me dhunë të
territoreve plus, sjelljen e banorëve të huaj jo ballkanas si
persianë, turq, anadollakë, abhkazë, pra me fe jo të krishterë.
Sipas Historisë së Shqipërisë, shekulli i XVI
mbetet shekulli i `heshtjes` në trojet e
shqiptarëve (me pak kryengritje të vecuara), por turqit sollën banorë nga
Persia, Abkazia, Anadolli në fushat e Shqipërise dhe të Kosovës të cilët
ndërtuan banesa jashtë zonave të kështjellave. Vonë në fund të shekullit të XVI
kur trysnia u dobësua dhe zonat e `Arnautistanit` humbën vëmëndjen e
perandorisë turke filluan dhe
malësorët të cilët vazhduan të zbresin
në zonat fushore të Shkodrës, Kosovës, kryesisht në zonat e Gashit dhe më pak
në Krasniqe;vazhduan të bëjnë tregëtinë në qytetet dhe fshatrat e mbetura
si në Shkodër, Durrës, Janinë, Ohër, Prizren, etj,etj. Lindën vendbanime me
emra të rinj, vendbanimet me emra të vjetër u shkatërruan dhe u harruan sepse
banorët e rinj nuk i njihnin. Megjithatë përzjerja e banorëve të rinj me
malësorët e zbritur (qoftë malësorët e veriut ashtu dhe të jugut) nga fundi i
shekullit të XVI dhe në shekujt pasues krijuan një popullatë
relativisht që fliste gjuhën e Arbërisë dhe të Epirit por që nuk e quanin
vehten si të tillë.
Është e vërtetë se edhe në zonat fushore patën
mbetur banorë të varfër të cilët nuk patën mundësi të largohen nga frika e
osmanlinjve dhe këta banorë mbetën pyjeve, kënetave dhe shqopishtave për tu
fshehur si në Shqipërinë e mesme ashtu dhe në jug dhe në veri të tokave ku
banonin shqiptarët.
Në shekullin e XVI –XVII Territoret
e Shqipërisë bënin pjesë në ejaletin e Rumelisë (http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Shqip%C3%ABria_n%C3%ABn_sundimin_osman#Ndarja_administrative_.28shek._XVI-XVII.29).
Ne fillimet e pushtimit shtresa e re sunduese
perbehej ne shumicen e vet nga spahinj myslimane, kryesisht turq per nga
kombesia, dhe nga feudale te islamizuar prej trevave te tjera ballkanike.
Elementi shqiptar ne gjirin e saj, qe ishte i paket ne fillim, u shtua ne
periudhen kalimtare nga shek. XV ne shek. XVI per te zene pak nga pak vendin
kryesor. Ky fenomen u arrit nga elemente shqiptare, qe ishin vendas dhe jo nga
elemente etnike serbe, sepse feudalet serbe ishin te ardhur dhe ndodheshin ne
nje truall etnik te huaj. Pra, mbushja e klases feudale osmane me me shume
elemente te dale nga gjiri i popullsise vendase shqiptare u krye ne trojet
verilindore shqiptare, pikerisht ashtu sie u krye edhe ne rajonet e
ish-principatave shqiptare. Edhe pushtuesit osmane ishin te interesuar per nje
mbushje te tille nga elemente vendas, sepse keshtu siguronin nje mbeshtetje
shoqerore vendase (http://ëëë.albanians.gr/forumi/index.php?topic=7.0;ëap2).
Pjesa e siperme e piramides shoqerore, fisnikeria
shqiptare, ishte e para qe provoi dukurine e kalimit ne islamizem, e për pasojë
edhe shtresa e mesme dhe e varfër u islamizua.
Gjatë këtyre dy shekujve u bë përzjerja e
popullatave dhe deri në fillim të shekullit të XVIII këta banorë quheshen
ende banorët e Arbërit dhe kjo
vërtetohet nga të dhënat e Kuvendit të Arbërit, apo Koncili Kishtar
Kombëtar në Mërqi (Lezhe) më 14 e 15 janar të vitit 1703, në të
cilën është shkruar në dokument fjala e Imzot Zmajevic (Katolik): “Urdhnove, o
i Lumtuni Atë, me të vizituem Apostolik, të vërej mbi Kishat e Arbënisë së
provinçës seme. Ju binda urdhënit; ju solla dheut; kërkova rruzullimin;
pashë plagët e tij. Pashë, - uh, ç'dhimbje, - vu nën haraç atë që dikur kje
despoti i Provincjave; (pashë) (Shypninë) Zonjën e gjindëve ndrydhë nën
thember, me dhimbje të idhta; shqytin e trimave – shembë; murin e forcës sonë –
rrenue! Pashë gjindt, hy në vend shenjt; kishat, të flligta; lterët përlye.
Mezi pashë vend ku të mundej populli me u mbledhë në kuvend! Pashë pleqtë tue
ulurue; Meshtarët, shërbëtorët e Hyjit, tue gjimue; çobantë, vra; dhentë tretë,
tue u shpërnda dy udhëve; murtajën, që pa mëshirë i çoroditëte të gjithë; e
plasjen e mortaisun, që trimnohej për të gjanë e për të gjatë….`` E ndërkaq unë, me vëllazën të mij të tjerë të
Arbënisë… lusim Hyjin t'ju ruejë Ju, Papën Arbënesh Pretmadhin, për
shumë mot në Kishë e edhe ne të na ruejë shëndosh pa kurrnjë të keqe…``
http://ëëë.forumikatolik.net/shoëthread.php?t=12738
Pavarësisht kryengritjeve të herëpashershme,
pavarëisht islamizimit, pavarësisht
sistemit të spahinjve dhe të timareve, përzjerja e popullsisë së ardhur me atë
vendase vazhdoi dhe për dy-tre shekujt që vazhduan u krijuan elementë të një
popullsie fusharake dhe qytetare që
fliste gjuhën arbërisht ose shqip por që kishte humbur memorien kombëtare. Përjashtim bëri Malësia e
e veriut (Veriperëndimore dhe veri lindore), dhe malësia e Jugut; këta u konvertuan
pjesërisht në islam për të ruajtur gradat, tokat dhe për të përfituar
faktikisht nga islamizimi, ose mbetën kripto-të krishterë (kryesisht
katoliket).
Eshte koha kur
"sulltani kishte urdheruar qe katoliket ose te turqizoheshin ose te
transferoheshin", si shkruan ne relacionin e 5 marsit te vitit 1702
V.Zmajevici dhe, pa kaluar dy muaj, ai realton se u be deshmitar i nje fakti konkret te islamizimit masiv te
shqiptareve: "pikerisht ate dite
(me 25 prill), kane kaluar ne fene islame 1000 katolike" (http://ëëë.shkoder.net/al/klementi.htm).
ii
Kthimi nga fjala Arbëri dhe arbër në Shqipëri dhe
shqiptarë.
Por si quheshin këta banorë në shekujt e XVI dhe më
vonë banorët? Nga turqit quheshin arnautë që rrjedh nga fjala Arbëri dhe
arbanas por me kuptim përbuzës. Banorët e islamizuar të qyteteve dhe të vendeve
të reja të banimit , kryesisht në zona fushore filluan të identifikojnë veten
jo më me emrin arbër dhe epirotas por me një emër të ri tashmë që lindi si
pasojë e konflikteve të reja fetare.
Pa i hyrë historisë, prania deri në Kuvendin e
Arbërit të fjalës Arbëri dhe tokat e Arbërit në dokumentet e të krishterëve
katolikë, tregon se deri nnga mesi i
shek të XVII disa pjesë të Shqipërisë veri-perëndimore quheshin ende arbër.
Fjalët shqip dhe shqiptarë duhet tëkenë filluar
përdorimin e tyre në këtë kohë kryesisht në veri dhe veri lindje si dhe në
lindje të Shqipërisë aty ku banorët e mbetur që flisnin arbërisht (pra shqip)
por që ishin të krishterë ortodoksë për
të ruajtur fenë pranuan edhe të futeshin
nën suazën e krishterë sllave të varur
apo jo nga Porta e Shënjtë e Konstandinopojës (Stambolli) . Këta banorë u
qujatën nga banorët e islamizuar
shkie (në shumës). Fjala shkie (dhe
shkja) është përmëndur shpesh nga
historianët të cilët shprehen dhe e derivojnë nga fjala `schizma` e cila dihet
që ka të bëjë me ndarjen e kishës së krishterë në dy pjesë katolike-perëndim
dhe ortodokse-lindje, që më 1092.
Sipas (Fahri Xharra në shkrimin e tij të prillit
2012( Kush janë shkijet ose pse Serbia
duhet të heshtë?-24.04.2012, bazuar në të hdënat nga libri i bashkëautorve
Milorad Boshnjaku dhe Sllobodan Jakovleviç viti 2007: `Karagjergjoviçët-Histori
e mbuluar`) thuhet:
`Deri me ardhjen e turkut e gjerë në shekullin
XV-të, nuk kishte shtet serb, nuk kishte organizim të një shteti të mirëfilltë
serb. Vladimir Çoroviq, në historian serb shkruan: “Dushani e krijoi një
principatë e cila nuk ishte serbe, por e përzier, e përbërë nga Serbët, Helenët
dhe Arbanasit (Shqiptarët). Qëllimi tij ishte që të pushtonte Konstantinopolin
dhe të bëhet trashëgimtarë i Imperatorisë së kohës. Car dhe si i tillë,
sundimtar i Ballkanit dhe i serbëve të tij (?) (në atë kohë serbët ishin në
pakicë e Car Dushani- arbanas ortodoks.)”. Ndërsa studiuesi tjetër serb
Lazo Kostiq shton: “ Nemanasit (Nemanjiqët-sipas atij- në fakt mbiemrë shqip
Nimani) kishin mundur të sundojnë Bizantin, por jo serbët” (Sepse nuk kishte
Serbi). Historia serbe flet ndryshe, flet ndryshe dhe e gënjen historinë
ndryshe... me ardhjen e turkut u hapën dy dyer me të njëjtin drejtim atë të
ikjes, dy dyer të shkuljes nga trungu
shqiptarë
(http://ëëë.peshkupauje.com/2012/04/kush-jane-shkijet-dhe-perse-serbia-duhet-te-heshte).
Sipas Fahri Xharrës
të cilin dhe unë e përkrah: `` Shqiptarët ortodoks të viseve shqiptare të
Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë, na mbetën si të ndarë dhe ne i
quajtëm shkije! Falë shkizmës. Mirëpo, a e merituan ata këtë veçim? Kush ishte
shkaku që ata mbetën të ndarë nga trungu shqiptar?``Shkaku ishte kundërshtimi
fetar I fshehtë apo I hapur kundër islamizimit. Pra, nocioni Shka/ Shqa/ Shkja/ Shkje/ Shkinë, - janë e
njëjta gjë, të kuptosh shprehjen që shqiptarët e tjerë. kryesisht myslimanë, u
thonë shqiptarve ortodosë.
Me këtë rast shkiet pra, shqiptarët ortodoksë të
futur nën mburojën sllavo-bizantinë i quajtën shqiptarët e islamizuar dhe ata
të ardhur si –shkepetar ose shqiptar, duke përdorur fjalën arbërisht `shkep` ose `shqep` në
kuptimin që edhe këta ishin të `shkëputur` apo të `shqepur` nga identiteti
fillestar. Ndoshta për t`ju kthyer në të njëjtën monedhë cilësimin e tyre si
shkie apo shkja.
Shkepetarët dhe vendi i tyre Shkeperia ose
Shkiperia, si fjalë filloi të përhapej në veri dhe në lindje ku kontakti ishte
kryesisht me sllavët. Kjo konfirmohet edhe nga sllavët të cilëte përdorin
fjalën `shkiptarci` për shqiptarët myslimanë.
Problemi i përhapjes së fjalës shqiptar dhe shkip qoftë në zonat katolike në
veri perëndim ishte i thjeshtë për shkak
të kontaktit me kriptokristianët dhe fjala
u përhap. Kështu ndodhi zëvënsimi i gjuhës arbërisht , fjalës Arbëri, dhe
arbër, me shqip. Shqiptar dhe Shqipëri.
Në jug, në tokat e Epirit dhe të Toskërisë,
shkiptarë u quajtën shqiptarët e islamizuar, kurse të krishterët ortodoksë mbajtën emrin arbër dhe arbanitas, në dallim
nga turqit që i quanin të tërë banorët e
trevave arbërore dhe epirote si arnaute dhe Arnautistan, kurse perëndimi
katolik vazhdoi Të na quajë albanë në
vend të arbanë, dhe Albani në vënd të Arbëri, në kujtim dhe respekt të asaj
popullsie që luftoi kundër osmanlinjve dhe islamizmit. Emri epirotas
dhe Epir u shkatërrua plotëisht nga sundimi i Ali Pashë Tepelenës i cili
shkatërroi plotësisht në Toskëri dhe Epir të krishterët ortodoksë duke i
shpërngulur për ne jugdhe duke zbrazur Shqipërinë e jugut. Ali Pasha mund të
mbahet kampion i vrasjes së shqiptarëve të jugut edhe ne tokat greke të sotme.
Islamizimi i jugut për pasojë të ikjes dhe vrasjeve të ortodoksëve solli për pasojë përshpejtimin e
përhapjes së fjalës shqip, shqiptar dhe Shqipëri.
Mendoj se fjala shqiptar dhe shqipe apo shqiponjë
nuk ka lidhje direkte me emërtimin e ri, por u përdor nga rilindësit për të
ngritur moralin dhe forcën shpirtërore në luftën për pavarësi.
Disa autoritete të albanologjisë, si Meyer, Miklosich, Hetzer dhe, mbi të gjithë, një studim i Bardhyl Demiraj, "Shqa in Albanischen - Sklavus"; megjithatë unë mendoj se këta albanologë gabohen kryekëput ashtu sikundër gabohet sot historiani i paguar O.J.Schmitt kur flet për marrëzi të tilla sikundër i përmënd fjalën absurde `arnautashë` ose sërbër e islamizuar të cilët qënkërkan bërë shiqptarë pas 1389?!Gabimi qëndron tek mos kuptimi i fjlaëve shqip. Sepse nuk mund kursesi një albanolog të përkthjejë fjalën shkie ose shkja me fjalën skllav. Sllavët mund të përkthehen ashtu si e ka gjuha angleze dhe gjuhët latine -`slave` ose skllav, por fjala shkie vjen detyrimisht nga fjala `schism` ose skizma. Mund të thuet përse shizma ndër shqiptarët paska ndodhur kaq vonë gati 5 shekuj më vonë se sa ndarja e vërtetë e fesë kristiane. Mendoj se kjo ka një argument: banorët e trevave të Ilirikut apo të Ballkanit mbetën pas shizmës kristiane si të krishterë ortodoksë. Pas pushtimit turk mbështetja nga Kisha katolike u bë më e madhe se sa mbështetha ortodokse kështu që nëse katolikët ushtuan osë rezistuan ortodoksët e veriut u sllavizuan me dashje për të ruajtur fenë e tyre.