Mendime
Beqir Cikaqi: E Gëzofsh Pavarësinë Kosovë!
E hene, 18.02.2013, 08:06 PM
Në kujtim
të asajë dite: E Gëzofsh Pavarësinë Kosovë!
Ndonëse
një manifestim i tillë në rrugë duhet paralajmëruar dhe për të duhet të merret
leja, autoritetet italiane të sigurisë, policia, karabinierët, etj. nuk e
penguan, përkundrazi e ndihmuan, duke i ndalur automjetet tjera që rastësisht
gjendeshin në rrugë…!
Nga Beqir Cikaqi, Treviso-Itali
Sot me 17
shkurt 2013 bëhen plotë pesë vjet nga
shpallja e Republikës së Kosovës, Shtet Sovran dhe i Pavarur, të njohur (deri më tash) nga rreth njëqind shtete.
Shqiptarët, ku do që ishin, gëzimin për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, e
shprehën në mënyra te ndryshme. Në mënyrë dinjitoze u festua edhe në Itali, ku
do që jetojnë shqiptarët. Sipas një statistike, numri më i madhe i shqiptarëve,
sidomos atyre nga Kosova jetojnë në provincën e Trevizos. Kështu, në ditën e
Pavarësisë u festua edhe në Trevizo, në mënyrë spontane. Edhe pse një organizim
spontan, ai ishte mjaft dinjitoz. Rreth 200 makina të zbukuruara me flamuj
kombëtarë dhe italianë, pankarta e simbole tjera shqiptare bënë atë ditë një
qarkore: Postioma- Montebelluno-Istrana-Trevizo (me unazën e Trevizos), duke u
kthyer nga vendi ku u nisën. Nismëtarë të këtij manifestini nuk ishte asnjë nga
shoqatat që tani organizojn manifestime
të ndryshme( prejashtim DARDANISË që në mbrëmjen e asajë dite e zbuti pak këtë
imazh). që ishte për çdo kritikë, por ishin disa bashkatdhetarë që ishin
grumbulluar në restorantin Bar Kosova, ndër ta edhe autori i këtijë shkrimi, të
cilët edhe u kujdesën për mbarëvajtjen e këtij karvani të automjeteve. Në pika
të caktuara turma ndalej, hidhej valle, këndohej, etj. Kënga që dëgjohej më së
shumti ishte 'Oj Kosovë, nana ime', mandej këngë për dëshmorët etj. Turmës së
makinave nga Postioma në Montebellune iu bashkuan përveç të tjerëve edhe
anëtarët e SHKA 'Dardania' që kishin dalë në mes të qytetit me veshje
kombëtare, instrumente muzikore e lodër. Një spektakël tjetër me daulle e
muzikë u improvizua edhe në mes të Trevizos, në sheshin kryesor (Piaza Dom),
mandej para prefekturës, nëpër gjithë rrugët eTrevizos, e deri te hapësira ku
autobusët nisen çdo të shtunë për Kosovë.
Ishte
interesante se, ndonëse një manifestim i tillë në rrugë duhet paralajmëruar dhe
për të duhet të merret leja, autoritetet italiane të sigurisë, policia, karabinierët,
etj. nuk e penguan, përkundrazi e ndihmuan, duke i ndalur automjetet tjera që
rastësisht gjendeshin në rrugë. Edhe vendësit u entuziazmuan nga një manifestim
i tillë. I gjithë ky manifestim spontan kaloi pa as më të voglin incident.
Gjithë se cilin pjesëmarrës shqiptar në përfundim të asaj dite që e pyesja,
përgjigjej: "jemi shumë të kënaqur edhe për shpalljen e pavarësisë së
Kosovës, por edhe për atë se si kaluam kaq bukur në manifestimin tonë spontan.
Në këtë mënyrë i treguam botës dhe italianëve se ndonëse kemi qenë të shtypur,
të persekutuar padrejtësisht, ne jemi të civilizuar dhe edhe ne jemi evropianë.
Se prej sot edhe NE KEMI SHTET...”.
Manifestime
të ngjashme po ate ditë mësohet se kishte edhe në disa qytete italiane, ndërsa
shumë bashkatdhetarë këtë festë e përcollën edhe përmes kanaleve televizive me
satelit. Vlen të përmendet se para shumë banesave dhe shtëpive ku banojnë
shqiptarët, në pjesë të dukshme valonin flamuj kombëtarë shqiptarë. Ndërsa
mua vazhdimisht më cingrronte celulari,
duke me uruar shumë bashkëatdhetar që tashmë i kam miq e bashkëpuntor nga
Vlora, Elbasani, Dibra, Kumanova, Durrësi, Shkodra, Medvegja, etj. Në orët e
mbrëmjes Shoqata 'Dardania ' në Musano (afër Montebellunos) në lokal të mbyllur
organizoi një mbrëmje rasti me muzikë, valle shqiptare, ku pjesëmarrës ishte
një numër i madh i bashkatdhetarëve, si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria dhe
trevat tjera shqiptare.
Mesazhi i
krejt atyre manifestimëve ishte: E Gëzofsh Pavarësinë Kosovë!
Edhe
mediat italiane si gazetat, radiot, televisionet, etj. në përgjithësi i dhan
një publicitet shumë të madhë kësaj ngjarje. Ndërsa ato që e përcollën festen dinjitoze të
shqiptarëve në Treviso, e të entuziazmuar nga
ky manifestim, dhanë komente e vlerësime bombastike në favor të kësaj
feste, sikurse “ Treviso, një Prishtine
e vogël…(Trevoso, la piccola Pristina..), etj. etj.
Duhet
falenderuar edhe njehere shtetin italian, autoritetet italiane për kontributin
që dhan jo vetëm atë ditë(me 17 shkurt 2008) por edhe për njohjen e menjëhershme
të pavarësisë, e ma vonë edhe me njohjen e të gjitha dokumenteve të Republikes
së Kosovës.
Sot kur
bëhen 5 vjet nga shpallja e pavarësisë
Kosovës, pozita e shqiptarëve në përgjithësi, dhe e atyre të Kosovës në veqanti
ka ndryshuar për të mirë, ndonëse jo në dinamiken e paramenduar! Dikush(!?) i
konteston këto të arritura, duke e injoruar institucionet e Republikes Kosovës,
madje edhe flamurin, himnin, simbolet
shtetërore etj. Gjithsecili shqiptar e ëndërron bashkimin kombëtar, gjithsecili
shqipar flamurin kuq e zi e ka në zemër si flamur kombëtar dhe i pa
zëvendësueshëm, që është flamur malli, ndërsa flamuri shtetëror i Kosovës të
gjithë e dim se është flamur halli. Tek e fundit Republiken e Kosovës me te
gjitha simbolet e shtetësis e konteston pushtuesi ynë shekullor-Serbia, andaj
duhet respektuar simbolet shtetërore, së paku për inat të armikut, pa i
anashkaluar simbolet kombëtare.
Shpresojmë
se përvjetorët tjerë do ta gjejnëKosoven dhe popullin shqiptar në pozitma te
favorshme, si kombëtare, ashtu edhe ndërkombëtare. Amin!
Nga manifestini i asajë dite në Treviso( Piazza Dom )