Mendime
Lekë Mrijaj: Urë Pajtimi qentë e shtëpive
E hene, 18.02.2013, 08:00 PM
Urë
Pajtimi-Bashkimi ishin qentë e shtëpive të 4 vëllezerve
Lekë Mrijaj ( Fabulë )
( Poltikanët tanë të marrin një iniciativë te perbashket pajtimi mbarë kombëtar – nderpartiak pra kjo formulë do ishte me e mira të arrihet një marrveshje e perbashket uniteti e pajtimi )
Në atë
kohë te kalueme na ishte një prind ( baba ) i cili kishte pasë 4 djemë
pothuajse të rritur e punëtor dhe te martuar pas do kohe fëmijet e plakut ngaterrohen në
mes veti për shkak të fjalosjeve të
granimit,femijve dhe interesit të tyre.
Cka me ba
plaku i shkretë mëndon dhe mëndon si të veprojë me fëmijët e tij .Pas disa
ditësh plaku vëndosë ti ndajë 4 fëmijët e tij pra edhe të ua copëtoi hisen e
tyre në të katër pjesë të barabarta duke i ndarë edhe 4 qëntë besnikë të shtëpisë së tij që i kishte pra edhe nga
një qenë per secilin djalë të tij bien dakort mirëkuptohen në mes veti rreth
ndarjes pa asnje problem.
Mirpo
edhe pas ndarjes vëllezerit mbeten të hidhëruar në mes veti nga fjalosja e mehershme
e tyre pra nuk i hyjnin njeri tjetrit nëper shtëpi të tyre.Me kalimin e
kohës të 4 vëllezerit shihnin se si qëntë besnik të shtëpive të tyre në mbrëmje
u bashkonin s’bashku duke kontrolluar-ruajtur
oborrin e tyre ( vëllezerve ) pra edhe pse vëllezerit ishin të fjalosur
në mes veti nuk hyjnin dhe nuk dilnin me njeri tjetrin qëntë e tyre mbanin
marrdhënie të mira s’bashku.
Duke i
shiquar mardhëniet e qënve besnik të shtëpisë pra edhe pse të ndarë vëllezerit
ata qëndronin të bashkuar një ditë prej ditësh zgjohët vëllau i vogël dhe i
hyjnë në shtëpi vëllezerve të tjerë dhe u thotë a nuk është turp për neve se si
kemi mbetur kështu të perçarë-ndarë pse nuk marrim edukate nga qentë tanë
besnik të shtëpive tona pra në ketë moment më të mençur janë qentë tanë se vetë
ne vëllezerit.
Pra
ngrihen s’bashku të katër
vëllezërit ua shtrijnë dorën e pajtimit
njeri tjetrit dhe që nga ai moment u hyjnë njeri tjetrit në shtëpi duke
menjanuar armiqesitë e tyre qe kishin pasë gjatë fjalosjeve të asaj kohe pra urë pajtimi ishin qentë e
shtëpive të tyre.