Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: E nesërmja në duart e shqiptarëve
E enjte, 14.02.2013, 09:33 PM
E NESËRMJA ËSHTË NË DUART E POPULLIT SHQIPTAR
NGA KALOSH ÇELIKU
Në disa
shkrime të publikuara në mjetet e informacionit kam thënë: Dielli që më rrinte
mbi kokë si një saç i skuqur, përderisa unë kisha bërë një sy gjumë pas dere,
ishte ngritur lart mbi male. Ku ta dish, ndoshta edhe sa herë e kishte zgjatur
dorën të më zgjojë nga gjumi.
Dhe, kur
i sheh sot patriotët e vonuar kaq të flaktë për Shqipëri Etnike, të vjen të
pëlcasësh jo nga barku, po nga kurrizi. Komunistët e djeshëm të Partisë
Komuniste, “demokratë” të sotshëm me fjalime të zjarrta patetike e shkrime
“bombastike” nëpër istikame kulturore e politike. Njëri me kravatë të kuqe mbi
shkrimin patriotik, i ndezur zjarr e flakë. Tjetri, me shqiponjën e pergjysmuar
dykrenare kuqezi mes flamurit me një gotë çaj rusi përpara mbi tavolinë.
“Disidenti” i Doktorziut në mjetet e informacionit po si Mic Sokoli duke e
rrokur topin për fyti: “Shqiptarët do t’i zhgarravisin fletëvotimet,
Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, pres që të ketë incidente të përgjakshme,
analisti i kërkon falje popullit shqiptar, a duhet të bashkohet Kosova dhe
Shqipëria (edhe IRJ e
Përmëkeq,
shqiptarët edhe sot e kësaj dite janë të përçarë nëpër parti politike. Një
Parti Neokomuniste gjatë njëzet vjetëve i polli pas porte me dhjetra parti të
tjera kopilesha “demokratike”. Fatkeqësisht, të njëtit individë njëzet vjet me
radhë bëjnë akrobacione politike duke shëtitur parti më parti si kurva burrë më
burrë. Dorën në zemër, kurvës edhe i ka hije.
Qesha
përsëri në Ditën e sotshme të Motit Madh (2012). Dhe, them me vete:
Edhe sot
si dje, zërin e ngrejnë për Liri trusakatët, hipin në foltore, nëpër karrige na
rrëfejnë grushta patriotik e “luftëra heroike” në demokraci. Herë pas here në
gazetë përmes partizanëve të tyre besnik na shkruajnë “letra dashurie”, se: Si
e kanë kaluar natën matanë Vardarit me rrospitë meshkuj qafë për qafe. Na
shesin mend nëpër emisionet debative televizive: “Një temë një bisedë”.
Vëllazërim-bashkimin e ri që do ta ndërtojnë në Qytetin e qyqeve. Himnet e para
partiake që do t’i shkruaj poeti Honxhobonxho. Kolumnat “profetike” Patrioti i
Vonuar, “miku” i Abazit dhe armiku i Ali Ahmetit. Librin për të cilin në
“Librarinë e Çarshisë” do të çohet aq pluhur nga Kritiku Teknefes (Sanço Panço
i Doktorziut), që nuk ka haber nga letërsia. Bibanin Qafërjepur se, si fryhet
para kamerave televizive me një torbë taxhi për qafe si pjellë komuniste dhe
“flijimet e tij artistike” se, si e ka shpëtuar “Mëmëdheun” nga Përmbytja e
Madhe…
E për sa
u përket liderve të rinj partiak që gjatë këtyre ndryshimeve demokratike mezi i
pollën me shterëzime partitë politike shqiptare: PPD, PDSH dhe BDI, nuk dua të
flas mes këtyre rreshtave, kanë qenë vite me radhë shërbetorë të tyre “besnik”
për një torbë tagji nëpër institucionet e shtetit. Edhe pse më shtini ta them
haptas: Ata “patriotë kuqezi” të cilët i ka djeg Menduh Thaçi, kurrën e kurrës
nuk mund të bëhen liderë të sukseshëm politik shqiptar. Realiteti, me këtë dua
të them, edhe këtu në këtë shkrim: Menduh Thaçit duhet t’i takojnë meritat si
politikan shqiptar në pastrimin e haleve të partive politike shqiptare, e jo në
avansimin dhe zgjidhjen e çështjes shqiptare. Nuk do t’i përmendi emrat e
“dëshmorëve të luftës” në këtë shkrim, i di populli shqiptar. Fatkeqësisht,
ndonjëri nga pakujdesia ka shkuar edhe si qeni në rrush.
Njëzet
vjet na kanë hipur e zbritur nga shpina si gomarit të Nastradin Hoxhës. Herë Nstradini e herë Nastradinica. Njëzet
vjet na i kanë shitur lirë të gjitha të
drejtat kombëtare te ”vëllezërit”matanë Vardarit. Njëzet vjet na i mohojnë të
gjitha librat. Njëzet vjet na i helmojnë fëmijët nëpër shkolla me tekste
shkollore e planprograme sakate. Njëzet vjet me radhë na e shtinë në dhomën e
librave Zonjën Vdekje… Njëzet vjet… O Imzot, njëzet vjet na kanë ndjekur
maleve, vetëm e vetëm t’ju bindemi urdhërave të tyre, të udhëtonim nëpër gjiriz
mes hithërave pas Shtëpie. Kujt i hynte në kokë, ose së paku të na dëgjonin se,
ne i kishim frikë krimbat të na ecin nëpër trup. Atyre me rëndësi ishte t’u
ndizet zjarri në oxhak. Tymi politik t’ju shkojë drejtë qiellit mbi çati. E për
ne, kush e çante kokën se një ditë do të na e
burgosnin edhe Lirinë brenda katër mureve. Fajin e patën vetë, do të
thoshin nëpër emisione debative, ne u dolëm borxhit. E nisëm nga të katër anët
e “Mëmëdheut” me karrocë e kuaj Ismail
Qemalin për në Vlorë krah për krahu me Skënderbeun e Adem Jasharin. Lodrat i
bëmë copë-copë duke hequr valle në këtë Njëqindvjetor të Pavarësisë së
Shqipërisë veshur kuqezi anembanë Atdheut. Ekranet televizive me shpata në dorë
e “nagantë” në brez nga secili katund e qytet, më këmbë e kuaj me mjekra e
mustaqet vesh më vesh me nga një Isamil Qemal në karrocë arritëm në Vlorë. Dhe,
vërtet duhet pranuar nëse ka Zot, se na “dolën” borxhit…
Dritat u
shuan në tribinë. Në sallë shpërtheu një duartrokitje frenetike. Nëpër errësirë
dëgjova edhe një zë femre. Thashë, me vete: Me siguri është Hojdodolja. O
Imzot, ama ia kishte marrë një kënge partizane! Flamurin kuqezi e kishte hedhur
krahëve. E përdridhte zërin, më thirrte me emër e mbiemër nëpër errësirë…
Skënderbeu me Adem Jasharin krah për krahu në mesin e popullit. Grupi i burrave
me çifteli: Ne gjatë këtyre njëzet vjetëve kemi gabuar në politikë, por nëse
tani na e jepni votën “demokratike” – shpërblimin e popullit, kurrë më nuk do
ta gabojmë rrugën politike. Tjetri duke mbajtur ison me alltinë në brez:
Kryetarin e Parlamentit, nëse fiton Partia jonë demokratike do ta kemi
shqiptar! I treti me një parullë partizane të Partisë Komuniste: Liri ose
vdekje…
Punemadhe.
Them unë në këtë shkrim artistik - profetik. Shqiptar e kemi pasur një kohë në
komunizëm edhe kryetarin e Shtetit të Jugosllavisë (Sinan Hasani). Edhe atë,
shkrimtar të stolisur me disa çmime republikane. Poashtu, në Kosovë e Maqedoni,
gjatë sistemit komunist kemi pasur poste të larta në nivele shtetërore: Kryetar
Kuvendi, Kryeministër Kuvendi, Kryetar të Lidhjes socialiste, Kryetar të
sindikatës, ambasadorë e akademikë vite me radhë në disa shtete, ministra të
shkencës, arsimit e kulturës, deputetë të popullit. Edhe dy shtete sovrane
shqiptare i kemi sot në demokraci me plot parti politike: Shqipërinë dhe
Kosovën. I treti shtet shqiptar e pret radhën pas porte. Që, nëpër dyluftime
heroike për poste politike duam t’i ndajmë me litar jug-veri, siç e ndante
gjatë një fushate parazgjedhore Xhaxhi Kuqezi Kërçovën. Dhashtë Zoti në këto
zgjedhje lokale (2013) e ka humbur litarin, përndryshe na mori më qafë. Edhe
gjatë ndryshimeve “demokratike”, poste politike kemi pasur e kemi me qerre për
burrat e mejdanit, po nuk kemi pasur e kemi Shtet demokratik shqiptar: Shqipëri
Etnike. Ekonomi të zhvilluar shqiptare. Barabarësi të plotë kombëtare me
“vëllezërit” e Njerkës në këtë shtet të “përbashkët” në mes të Ballkanit.
Shkaku, se: Ende shqiptarëve nëpër damarë u qarkullon gjaku komunist i
vëllavrasjes për pushtet. Vështirë e
kanë në kohën e sotshme të gdhihen qafë për qafe si demokratë, këta burra
mejdani me brekët mbi pantollona.
E thashë
këtë mendim dhe u ula këmbëkryq mbi një varr, rrëzë Çukës. Vetëm se tani
kukullat filluan të sillen në rreth, t’i rrahin duart herë pas here shuplakë.
Kjo do të thoshte se, u pëlqente muzika e rokënrolit në këtë festival
ballkanik. Ja, edhe pse e këpusnin mjedisin, i rrotullonin sytë, përdridheshin
para kamerave televizive. I venin në përdorim të gjitha shkathtësitë politike,
që para kukullave të ishin sa më bindës, sa më të zjarrtë. Vetëm pak veta i
besonin lojës së tyre patriotike, kishin frikë mos thyejnë ndonjë këmbë në
valle… Kokën... Nuk i kuptonin përdridhjet e tyre “artistike”, nuk e dinin ku i
shpienin këta flamurtarë, në Liri ose Robëri. Një kukulle edhe i ra të fikët
kur Vajza e Dr. Madhit një lojtari iu hodh në qafë. E mori për dore pas
mullarit me bar dhe e rrëzoi në kokërr të shpinës nën qiellin e hapur me yje.
Edhe,
them: BDI – në, nuk mund ta rrëzojë nga pushteti ky kapacitet politik që e kanë
shqiptarët në Maqedoni. Problem kemi me “vëllezërit”. Përderisa, shqiptarët
vazhdojnë të votojnë edhe në të ardhmen për parti politike, e jo për individë
(personalitete) të dëshmuar me punë në shoqërinë shqiptare. Shembull: Shpallja
e Ramush Haredinajt qytetar nderi i Tetovës. Deklarata e Rufi Osmanit se, vjen
në skenën politike për ta rrëzuar nga pushteti Ali Ahmetin. RDK –ja në këto
zgjedhje të parakohshme do të fitojë 17 deputetë. Mandatin e kryetarit të
Komunës së Gostivarit do ta fitoj që në rrethin e parë në këto zgjedhje lokale.
Ose: Paszgjedhjet e kaluara të parakohëshme parlamentere, ku Menduh Thaçi:
Sinqerisht e uroi Ali Ahmetin për “fitoren”. Njëkohësisht, duke i porositur
kopilat e PDSH -së që humbën në këto zgjedhje, t’i thonë lamtumirë “politikës
madhore” shqiptare. Poashtu, edhe se do të jetë në të ardhmen një opozitë e
fuqishme. Porosi kjo për BDI – në, që nëse nuk bënë reforma brenda partiake,
pastrojë radhët e veta nga bërlloku i mbledhur me vite para dere, as le të mos
marrë guximin t’i masi forcat në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Enesërmja është në duart e popullit shqiptar…