E diele, 28.04.2024, 07:45 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Vendlindja e Vehabizmit

E premte, 15.02.2013, 11:03 PM


VENDLINDJA E VEHABIZMIT

-PER DARDANINË ASHT’ KËSHTJELLA RAMBUJE E FRANCËS-

Nga Selim M. Nengurra

-… këta enverostalinist me shpirt krimineli që nuk lejuen Don Anton Kçiren ta thotë fjalën e ti perkrahse per Atdheun e vetë sepse ky Klerik Patriot per atë qellim edhe ishte ftue nga senatoret amerikan Angel e Kally , por ja që hijenat e territ e pengojnë atë-

 

Historiani dhe publicisti tashma i mirënjohun, mergimtari shqiptarë nga Klina e Dardanisë në SHBA z. Tomë Mrijaj para disa ditëve më dërgoj nga Amerika tre libra të mrekullueshem me të cilet më gëzoj jasht mase. Këta libra per mue kan vleren e dyfisht sepse nuk janë libra të zakonshem, por janë libra që në realitet monografi apo biografi per personalitetet e popullit shqiptarë të meshsekullit 20. Librat janë:

1. "MARIE SHLLAKU BIJË E SHKODRËS MARTIRE E KOSOVËS"  autor Tomë Mrijaj,

2. " NJË JETË E SHKRIRË PER  FE E ATDHE  MONSONJOR DR. ZEF OROSHI " Jetshkrim autor Tomë Mrijaj,

3. " DOM ANTON KÇIRA SHËRBESTAR I ZOTIT E I ATDHEUT " autor Tomë Mrijaj dhe Klajd Kapinova.

Meqense kisha shumë probleme me shendetin e grues time dhe disa probleme tjera familjare nuk i lexova këto libra nga e para sikur baj zakonisht kur dikush më dergon liber apo kur librin e blej vet në librari. Tash masi gjendja në familje me shendetin u stabilizue paksa ka dy ditë që fillova ta lexoj librin " DOM ANTON KÇIRA SHËRBESTAR I ZOTIT E I ATDHEUT " dhe gjatë leximit hasa në diçka që më bani ti lexoj e rilexoj disa here ato dy tri faqe libri. Ja se per çka bahet fjalë.

Kur u mbajt mbledhja e RAMBUJES per qashtjen e Dardanisë, nga Amerika vjen edhe nji delegacion i shqiptarve per të perkrah kerkesat e delegacionit shqiptarë dhe per të ba protesta publike në Versaj dhe para kështjellës ku mbahej kjo konferencë.

Delegacioni nga Amerika ishte nën kryesimin e dy senatorve amerikan z. Elliot Angel dhe Sue Kally , ndërsa shqiptarët ishin ; Don Anton Kçira, Gjovalin Gega, Dr. Prekë Ivezaj dhe Pashk Oroshi.

Kleriku me nam dhe patrioti Don Anton Kçira kishte pregadit paraprakisht nji referat per ta lexue para masës së tubueme per të protestue per situaten e tmerrshme në Dardani, dhe kur ky kerkon nga organizatoret e protestës që ti jipet fjala ata nuk e lejojnë të flasë. Tashma edhe pse kan kalue disa vite nga ajo kohë megjithate dihet se organizator të asaj proteste ishin grupet e LPK-së enveriste dhe lakej të Fatos Nanos e socialkomunstve shqipfolsa të Shqipnisë. Këto grupe të financuem dhe të perkrahun nga socialistet shqiptarë me Fatos Nanon, Rexhep Mejdanin e të tjerë klysh të enverizmit stalinist kishin arrit të marrin me dhunë primatin udhëheqës të delegacionit shqiptarë në Rambuje tue ba vrasje e likuidime të personaliteteve ma të spikatuna të Levizjës Kombëtare gjithshqiptare që vepronte në Dardani që nga 23 Dhetori 1989 dhe udhëhiqej nga Dr. Ibrahim Rugova andaj të tillët jo vetem se ishin mbrenda Kështjellës së Rambujes, por ata edhe jashta saj kishin vampiret e vetë të cilet shkatrronin gjithçka mundnin me të vetmin qellim që tu mbetet atyne nami dhe pas çlirimit të Dardanisë edhe pushteti.

Të tillët sot na i sjell në vazhdimsi Milaim Zeka në RTK në programin e ti  PA RROTULLA .

Pra ishin këta enverostalinist me shpirt krimineli që nuk lejuen Don Anton Kçiren ta thotë fjalën e ti perkrahse per Atdheun e vetë sepse ky Klerik Patriot per atë qellim edhe ishte ftue nga senatoret amerikan Angel e Kally , por ja që hijenat e territ e pengojnë ate.

Nuk po pershkruej asgja nga letra e Don Antonit që kishte pas qellimin ta lexon aty sepse nuk asht qellimi i këti shkrimi të flasë per Don Anton Kçiren, per këtë Gjergj Fishtë të ditëve tona , per këtë Burrë e patriot do shkruej kur mbaroj së lexuemi librin në fjalë. Unë do e spjegoj se cilat ishin fjalët e organizatorve të protestës shqiptare që i thanë Don Anton Kçires. Kur i njoftuen organizatoret se nji klerik katolik don ta marr fjalën enveritet komunist u pergjigjën; " Me priftat e hoxhallaret na kanë ardh deri në fyt "  dhe Don Anton Kçira kështu e shpreh dëshprimin e vetë: " pasi per atdheun tim kisha ba mija kilometra rrugë nga Amerika dhe ata ( enverokomunistet ) nuk më lanë as të afrohem. Kjo ishte pengesa e dytë që më bahej në këte vend. Si prift katolik nuk kisha të drejtë të hy me delegacionin që më kishte thirr, pra me Këshillin Shqiptaro- Amerikan nga shteti Washington D.C. dhe të marr pjesë në demostratën në Rambuje, dhe kjo per " faktin " absurd, nuk paskan hoxhë me vete delegacioni dhe pa hoxhë nuk mundet as prifti me marr pjesë. "

Pra këtë e gjen lexuesi në librin " DOM ANTON KÇIRA SHËRBESTAR I ZOTIT E I ATDHEUT " Tomë Mrijaj , Klajd Kapinova nga faqja 111 deri te ajo 115.

Unë që veten time e quej luftëtar per ruejtjen e vlerave kombëtare shqiptare dhe që deri tash kam ba me disa dhetra shkrime në mbrojtje të këtyne vlerave , kuptohet gjithnji tue aludue se anmiku ma i madh i vlerave kombtare dhe kultures shqiptare asht feja islame tash kur pash këtë fakt në këtë liber se si i asht thanë nji kleriku Katolik dhe se si asht perbuzë ai, më mbushet mendja me 1000% se të gjitha shkrimet e mia dhe të gjithë atyne shqiptarve patriot si : Ilir Dardani, Gjergj Kabashi, Daniel Gazulli, Fritz Radovani, Deo Graciani, Gjon Keka, Kadri Mani etj, etj ishin të drejta dhe nuk ishin aspak akuza sikur disave u pelqen ti thërrasin as nuk ishin shkrime me tendenciozite.

Kjo që paska pas ndodh në Rambuje me Priftin Don Anton Kçira më bind apo ma mirë të them tash forcon mendimin tim se vehabizmin islamik në Dardani e solli Hashim Thaçi e kompanija e ti e LPK-istve dhe si kundërshperblim këta kan perkrahjen e Turqisë dhe shtetarve turq si Erdogan, Gyl, Davudogllu etj, etj. Dhe kjo bandë e trishtueshme e LPK-istve me Hashim Thaqin, Xhavit Halitin, Rexhep Qosjen etj, krijesa të kobshme u perkujdesen që së pari ta menjanojnë Liderin Historik Dr. Ibrahim Rugoven dhe pastaj ta vazhdojnë veprimtarinë e tyne të shkatrrimit të vlerave dhe të gjithçkafit shqiptare në Dardani. Mirpo nuk ishte vetem Turqija që i perkrahu këtë bandë kriminele. Perkrahjen këta e kishin me të madhe edhe nga lideret socialist të shteteve europrendimore. Janë pikrisht këta lider të pa asnji respekt per vlerat e popujve të vet që u perkasin të cilet lejuen të invadohet per ma shumë se 30 vite radhazi Europa nga grupe të popujve me besim islam nga Afrika dhe Azia dhe tash në emen të disa të drejtave e konventave që i kan ba vetë ata apo paraardhësit e tyne sot shtypin popullin e vetë tue ju dhan të drejta ardhacakve musliman. Lexojmë dhe ndëgjojmë shumë raste neper shtetet e Europes ama unë do i ceku këtu vetem disa të kohes ma të re në Norvegji.

Javen që lam pas u mbajt nji gjykim në Sarpsborg kunder nji norvegjezi etnik nga qyteti Moss i cili i irrituem por edhe nga frika ka tentue ti hjek nixhabin nji femne nga koka në rrugë. Ishte komike ta lexosh se cili ishte ai gjyq, si akuzohej njeriu dhe se sa e denuen gjyqëtaret norvegjez në emen të drejtësisë së sockomunistve në pushtet që jan në këtë shtet. I akuzuemi asht akuzue per racizem dhe urrejtje fetare, ama si nuk akuzon askush muslimanet gjithandej shteteve të tyne që vrasin e masakrojnë njerzit e pafajshem me të vetmin faj se ata nuk jan musliman, por katolik apo të krishten të tjerë. Shembull Nigeria, Afganistani, Pakistani etj, etj shtete islamike.

Rast tjeter që lexoj sot në ditoren VERDENS GANG ku në faqen 14-15 shkruen se si eksperti Prof. Øystein Noreng nuk arrin aeroplanin me të cilin duhej të udhtonte per në Ugandë sepse taksisti somalez musliman ndal taksin në mes të rrugës në drejtimin Oslo - Gardmoen ku asht aeroporti, pra në rrugen E .6.  dhe fillon faljen e namazit të mengjesit. Kur kan mbrri në aeroport ishte per tre-kater minuta vonësë dhe Prof. Øystein Noreng duhet me gjet mënyren tjeter tue i kushtue me shuma marramendëse udhtimi me aeroplan tjerë.

Çka do ndodhte me nji taksist të krishten po të vepronte ai kështu me lutjet e veta në ndonji shtet islamik?! Dihet ate do e varshin në litar ose do e mbytshin me gur.

Në ditoren SARPSBOR ARBEIDERBLAD të datës 15 janar 2013 publicisti Peter Håland shkruen nji artikull me titullin " NY LIVSSYNSPOLITIKK " se si Norvegjia po shkrishterohet dhe ajo ngadalë por me hapa të sigurt po islamizohet , falë ploitikes socialdemokrate të ARBEIDERPARTI që asht në pushtet.

Pra kam bindjen se lideret socialdemokrat të Europës që në realitet janë komunistë kan perkrahë me të madhe banditet e LPK-së per tu dhanë pushtetin atyne në Dardani dhe pastaj ata per të pas mundësi me zhvat popullin e me ba pasuni marramendëse .

Pasunia e liderve kriminel të PDK-së sot e edhe të partive tjera asht ba pikrisht me perkrahje të shoqatave të shumta islamike të cilat tashma po dihet se paskan pas marr vizen per veprim në Dardani që nga Konferenca e Rambujes. Pushtetaret perkrahin ndertimin e xhamijave të panevojshem në Dardani, pra perkrahin perderisa nuk e kundershtojnë ndertimin e tyne dhe ata per këtë shperblehen me voten e votuesve injorant islamikë dhe me shuma parash per lejet e ndertimit të objekteve fetare islame që i lëshojnë.

Dhe nese këthejmë kujtesen te akuzat e Dik Martit, e të Karla Del Ponte dasht e pa dasht mendja shkon te fakti; a thue vallë qendron Serbia prapa këtyne të gjithve, pra a thue vallë financon Serbija këto projekte?! Unë tham se po dhe këtë ajo e ban me qellim të vetem që ta rikthej miqësinë me shtetet e popujt europianë si me anglezët e francezët dhe që ti paraqes shqiptarët si mbeturina të pushtimit 5 shekullor turkoosman se në realitet shqiptarë nuk ka fare ne trojet e Gadishullit Ilirik ( Ballkanit ). Dhe këtë punë Serbia po e realizon falë LPK-istve të grupit të Hashim Thaçit , Xhavit Halitit, Rexhep Qosjes etj, etj.



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora