Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Gjaku i derdhur në vend të huaj
E shtune, 09.02.2013, 08:08 PM
Gjaku shqiptar, i derdhur në vend të huaj.
Nga Reshat
Nexhipi
Hyrje
''Liria
rrënjët i ka në gjak''- thotë një mesazhi ynë kombëtar, të cilën e kanë zbatuar
dhe përjetuar qindra e mijra shqiptarë, por, fatkeqësisht, duke luftuar për të
tjerët, e jo për vendin dhe kombin e
vet. Nuk është modeste por rasti e
kërkon të them që këtij fenomeni negativ dhe të dëmshëm për kombin ynë, i kam
kushtuar disa shkrime në shtypin e përditshëm, madje edhe një fejton mjaft voluminoz, prandaj, kësaj rradhe, po paraqes
vetëm një pjesë fare të vogël të atij fejtoni, duke larguar nga teksti edhe literaturën e paraqitur në
atë punim. Përmenda fejtonin, edhe
për t i informuar lexuesit që preferojnë të dinë më tepër lidhur me çështjen që po e paraqes në këtë
rast,,telegrafisht,,
E
videntimi i shënimeve
(Sipas
rendit alfabetik)
Adana. Në këtë vend të Anadollit, në Turqi, shqiptari Mehmet Ali
Pashë Kavalla, përmes një beteje të
ashpër, e detyroi sulltanin të tërhiqet prej aty, por, duke
mbetur të vrarë mjaft ushtarë të gjakut të tij.
Akka. Në këtë qytet, afër
Jerusalemit, shqiptarët, kanë zhvilluar beteja të përgjakshme. Në literaturën
historike, theksohet: “Në Akkë, trupat mbrojtëse ishin shqiptarët e Ahmet Pashës,,.
Akri. Në këtë vend të Italisë së
Jugut, gjatë vitit 1806, reaksioni i atjeshëm, gjegjësisht forcat
konservative, për të zbuluar patriotin e shquar shqiptar Françesko Buliarin,
masakruan 50 intelektualë, kryesisht shqiptarë.
Akropol. Këtë kala të njohur, Greqi, më 1826, e kishte çliruar nga osmanët udhëheqësi shqiptar Nikollë
Kryezoti, bashkë me 450 bashkëluftëtarët e tij, një pjesë e të cilëve aty
gjetën vdekjen.
Al-Arish.Tërë mbrojtësit e
kësaj kështjelle në Egjipt, kundër forcave të Napoleon Bonapartës ishin shqiptarë, ashtu
siç ishin edhe një pjesë në ushtrinë franceze. Numri i të vrarëve ishte i madh.
Al Safra. Në këtë vend të
Arabisë, gjatë një beteje të v.1811, ishin vrarë
5.000 shqiptarë, duke mbrojtur Arabinë dhe popujt e saj nga sulmet e të
huajve.
Baji. Në këtë qytet të Irakut, u vra Ervin Dervishi, nga Tirana, si ushtar i
Amerikës, duke luftuar kundër regjimit
të egërt të Sadam Hyseinit.
Çagllan Saraj i
Stambollit. Në këtë vend ishte zhvilluar një betejë e
përgjakshme midis forcave xhonturke dhe ato të Sulltanit të përmbysur me
shpalljen e hyrjetit të vitit 1908 në Manastir e gjetiu. Në atë betejë gjetën vdekjen plot shqiptarë.
Çalldirani. Në betejën e këtij vendi më, 1514, kundër iranijanëve muha
medanë shiitë, janë vrarë mëse 20.000 shqiptarë,
kryesisht nga Kosova, të cilët i ka komanduar Sadrazemi (kryeministri),
shqiptari nga Peja, Ahmet Dukagjini.
Çanakale.
Në këtë vend të
Turqisë, më 8 gusht, 1915, ndodhi beteja e përgjakshme midis forcacve të Antantës: Anglisë,
Australisë, Zelandës së Re etj. nga
njëra dhe ushtrisë turke , nga ana tjetër. Kjo e dyta përbë
hej
kryesisht nga shqiptarë, shumica mobilizuar
me forcë nga ana e Qemal Ataturkut (Fakti, 23 gusht,2010-prof.dr. Nebi
Dervishi)
Dona Toçi,
arbëresh, i cili, për shkak të rezistencës së tij në
mbrojtjen
e qytetit Napol, në v.1799, ishte tërhequr zvarrë
në bishtin e kalit nëp
ër rrugët e këtij qyteti.
Eksamilini i Greqisë. Në këtë vend të
Thesalisë, gjatë vitit 1423, në një betejë të ashpër me forcat osmane,u vranë
800 shqiptarë në mbroj
tjen e Greqisë nga osmanët. Me kokat e tyre u ngrit
një Kullë, kurse disa muaj më vonë, përmbi mureve të Janinës, ishte
ngritur një pirami
dë me 2000 koka shqiptarësh.
Faluxha, Irak. Aty u vra Gentian
Marku, nga ana e Lezhës, duke luf
tuar si ushtar amerikan.
Greqia, Lojërat olimpike. Në “Flakën” e 10
gushtit, 2004, qëndron shkrimi me titull “Gjashtë shqiptarë u flijuan për
veprat olimpike”: “Astrit Koçi, 35 vjeç, Vangjel Imeri, 45 vjeç, Aleks
Baçi, 32 vjeç, Dalip Doko, 51 vjeç, Sotir Ceka, 51 vjeç dhe Emilio Zoto, 22
vjeç.
Greqia. Medi Frashëri, ka
shkruar “Gjaku i ri shqiptar rilindi Greqinë e Re”. Në Kryengritjen e vitit 1821 shumica ishin shqiptarë, një numër i madh i të cilëve u vranë.
Gjergj Dhrako…“Unë jam Gjergj
Dhrako, shpata ime ka prerë mbi 100 koka qeveritarë turqish, vritmë pa u vonuar”
i kishte thënë pashait në fjalë, me
krenari të papërshkruar, duke vrarë në fund veten me një thikë të fshehur nën
kostumin e tij, në maj të vitit 1827.
Jafa e Palestinës, 1799. Në këtë qytet, gjatë
vitit në fjalë, u zhvillua një betejë e përgjakshme, në të cilën 4000 shqiptarë
luftuan heroikisht kun
dër forcave të Napoleon Bonapartës. Ky i fundit,
kishte një ushtri shu
më më të madhe dhe me armatim shumë më modern,
kështu që, gjatë betejës, ishin vrarë të gjithë mbrojtësit e qytetit,pra, edhe
tërë shqipta
rët e lartpërmendur.Kufomat e tyre nuk u
varrosën, por shërbyen si ush
qim për shpezët.
Jemeni. Gazeta “Drita”, e drejtuar nga
Shahin Kolonja, më 1906, shk
ruante se nga 840 ushtarë shqiptarë nga tabori i
Skraparit, që ishin dërguar në Jemen, mbetën gjallë vetëm 120 veta, të tjerët,
“ca nga lufta, ca nga të këqijat e atij vendi u shuan fare…” (Bardhyl Ylli,
Dashuria e të vërtetit, Tiranë
Jemeni…Në artikullin gazetës të lartpërmendur “Drita”, me titull “Ku
sh vete në Jemen, le të marë një qefin, që ta ketë
për në xhehnem”, veç tjerash, përshkruan vdekjen e të rinjve
shqiptarë, të cilët derdhnin gja
kun dhe vdisnin për interesat e Portës së Lartë në
vendet tropike të Jemenit, që ishte bërë një nga varret më të mëdha të popullit
shqiptar nën sundimin osman.
Kyçyk Ahmet Pasha,qeveritar
idalluar i Damaskut, i shekullit 17. gjatë një
beteje, me që ishte në moshë të thyer,nuk qëndroi dot në kalë, zbriti prej tij
dhe luftoi deri sa u vra. Një ushtar persian ia këputi kokën dhe ia dërgoi
Shahut në Iran, por ky, në shenjë respekti për atë njeri trim, e këtheu
kokën e viktimës në Damask,ku u varros në teqenë që i vrari e kishte ndërtuar
vetë më parë.
Libani. Në fshatin Betmer
të këtij vendi, kishin shkuar mjaft
luftëta
tarëve shqiptarë për të ndaluar gjakderdhjen e
madhe midis druzëve muslimanë dhe marionetëve të krishterë- shkruan shkrimtari
francez Gerald de Nerval, i cili shton se shqiptarët “Ngado që ishin, shiheshin si luftëtarë
kryenece që nuk e përfillnin vdekjen”, prandaj dhe aty u derdh shumë gjak i
tyre,,.
Nikollë
Tarsia. Kishte marrë përsipër të vriste Gjeneral Lancën,
armi
kun e madh të popullit italian, por, u zu dhe u
burgos. Prokurori mbre
tëror kërkoi dënime me vdekje dhe Nikollë Tarsiu ishte falënderuar për kurorën e lavdisë që ia
vuri mbi kokë.
Qipri, 1534. Gjatë këtij
viti, në këtë ishull, kanë humbur
jetën disa trashëgimtarë të familjes së
Kastriotëve, gjegjësisht të Skënderbeut, duke luft
utuar kundër osmanëve.
Sallashi i Sremit. Në këtë vend, më
1945, u vra një çetë e tërë e Brig
dës IV (VII) shqiptare, të Maqedonisë.
Spanja, 1936-1939. Sipas disa shënimeve
historike në Luftën e Spanjës u vranë 650 shqiptarë,midis të cilëve Asim
Vokshi, Ramiz Varvarica, Musa Fratari, Zef Hoti, Thimio Gogozoto, Teni Konomi
etj. për të mbrojtur lirinë e pavarsinë e popullit spanjoll.
Teodor Kolokotroni. Anëtarët e familjes
së këtij arbëreshi, kanë ma
rrë pjesë në shumë beteja të përgjakshme që janë
zhvilluar nga shekulli XVI e deri në vitet e Revolucionit grek-1821-1829. Gjatë
veteve 1742-1800, pra brenda 58 viteve, 12 anëtarë të familjes në fjalë u vranë
hero
ikisht duke luftuar.
Tivari, vrasje. Eugen Shehu shkruan:
“Në fillim të vitit 1945, Shtabi Suprem i Armatës Jugosllave,lëshoi në urdhër në
krejt Kosovën e Ma
qedoninë për rekrutimin dhe mobilizimin e 30 mijë
djemve shqiptarë që do të shkonin për të luftuar në Serbi, Vojvodinë, Bosnje e
Hercegovinë dhe Kroaci. Pra, makina shfarosëse kriminale ishte e përgatitur
mjaftë bukur. Djemtë shqiptarë prej 16 vjet e lart, u thirrën, u organizuan dhe
u nisën në mënyrë të poshtër drejt vdekjes, nën parullën se do të luftonin
kundër armikut të përbashkët, Gjermanisë hitleriane.
Tivari,vrasje…Kush nuk i përgjigjet
urdhërit, merrte menjëherë plum
bin ballit, duke u etiketuar si ballist dhe “armiq
të çështjes së komuni
zmit… Megjithëse të rinjë, të pa veshur dhe të pa
ngrënë, djemt tanë nga Kosova e Maqedonia Perëndimore, rrëmbeheshin prej
shtëpive, futeshin nëpër kazerma dhe ishin nën një presion psikologjik të
vazhdueshëm. Mbrenda një ore, nuk mbeti në këmbë asnjë nga grumbu
lli i njerëzve prej gati 3000 vetash, që ndodheshin
aty…,pranë rrugës rridhte një lumë gjaku i një kataklizme të vërtetë”.
Tivari, vrasje… Në fund, Eugen Shehu,
prezenton shënimin se: “Ploja u krye në natën e zezë të 1 prillit
Tivari. Krijuesi
i njohur Kasam Kasami, njofton:
,,Helmimi u bë në një vend të Dubrovnikut më 1945...Për të humbur gjurmët,
menjëherë pas lëshimit të gazit helmues, objektit ku ishin vendosur shqiptarët
e helmuar, iu vu zjarri, gjoja se kjo ndodhi rastësisht, pa qëllim të
caktuar... Të rrezikuarit në vend që të rrinin shtrirë, të ecnin barkas me
ndonjë leckë në hundë, u ngritën në këmbë, demoluan derën, dritaret dhe çatinë.
Tymi duke u ngritur lartë i la të vdekur në çati, dritare e të kamarosur në
derë... çetnikët me yll partizanësh të Shkupit e të Dubrovnikut, si
“specialistë” për helmimin e shqiptarëve, do të shihen edhe në Goricë të
Triestës, ku prej helmeve do të gjejnë vdekjen rreth 4000 shqiptarë të tjerë.
Tokmaksar. Në turqisht do të
thotë, Kështjella e kockave. Më 1453, shqiptarët luftuan trimërisht kundër
osmanëve në mbrojtjen e Pelopo
nezit. Aty, në një rast ishin vrarë 20 shqiptarë,
të cilëve u ishin coptuar eshtrat e duarve dhe këmbëve me tokmakë, prandaj
vendi u quajt Kështjella e eshtrave.
Tovarniku i Sremit. Në betejën e këtij
vendi, më 1945, Brigada IV (VII)
Shqiptare e Maqedonisë, la 48 të vrarë dhe 171
të plagosur.
Ps. Tema në vazhdim ka lidhje indirekte me të
parën, prandaj vendosa,
t ua dërgoj.
Njerëzit
e gjakut tonë, me veprat e tyre, njihen kudo, bile, edhe në Hënë.
Nga Reshat Nexhipi
Hyrje
Përmenda Hënën, sepse, siç dihet, në të,
nga 3 janari deri më 9 shkurt të vitit 1971, kishte qëndruar anija
kozmike “Apolo
Evidentimi i
disa autorëve dhe veprave të tyre
në ven de të ndryshme të botës (Sipas rendit alfabetik dhe ,, telegrafisht,,)
Abazi i Kajros, anëtar i dinastisë
shqiptare,në Kajro ngriti një Kazermë të madhe ushtarake për 6.000 ushtarë
shqiptarë, gjurmët e së cilës, duken edhe sot.
Abdulla Be Dreni.
Sulltan Abdul Hamidit, në një rast rreziku, ia
shpëtoi jetën,
Abduraman Pasha, i shek. XVII, si i vali i
Bagdadit, veç tjerash, liroi njerëzit nga taksat abuzive dhe arriti të
sjellë normalizimin e tregut. Xhamia Maruf-al-Karhi e ndërtuar prej tij, ka
qenë në këmbë deri vonë në Bagdat.
Agra. Mauzolemi. Ky objekt i
këtij qyteti, një nga kryeveprat botëtore dhe ndërtesat më të bukura në
rruzullin tokësor, është i ngritur nga tre shqiptarë të Korçës, gjatë
shek.XVII.
Ahmet Arnauti, i
shekullit 17, ndërtoi një kompleks
urbanistik objektesh për nevojat e haxhilerëve në Arabi. Disa nga këto
objekte egzistojnë edhe sot.
Ahmet Pasha, si vali i Damaskut, shpëtoi popullin sirian
nga uria vdekjepruese, duke importuar drithë nga vende të tjera, zhduku
anarkinë në Siri, ngriti shtypshkronjën
e parë në Siri etj.
Ahmet Pashë, Dibra,
si vali i Damaskut, e ka shpëtuar popullin nga urria duke importuar drithë
nga vende të tjera.
Ahmet Pashë Dukagjini,
komandant i ushtrisë, ia ktheu Perandorisë osmane
Irakun nga Shahu i Persisë, më 1508..
Ahmet Zogu,
shpëton Ajnshtajnin,fizicientin e shquar nga vdekja që i kanosej si ebrej dhe si antihitlerian.
“Aja Sofija”. Xhami e shkëlqyer në Stamboll, më parë kishë ,e
ndërtur nga Justinijani I, me origjinë
ilire nga Shkupi.
“Aja Trijada”.Kishë më e madhe në
Stamboll,ndërtuar nga ortodoksët shqiptarë: vëllezërit Zhapa.
Ake Dorova.
Ndërtoi varrezën e parë muslimane në Alaskë, me çka
i shpëtoi nga shpenzime e mëdha ata që i
shpinin të vdekurit nëpër vendet e origjinës
së tyre.
Aleksandrija e Egjiptit dhe
biblioteka e famshme e saj, janë vepra të Lekës së Madh dhe pasardhësve të tij.
,,Al Hindija”. Këtë pendë të shquar,
e ka ndërtuar Sirri Pasha,kuptohet, me origjinë shqiptare.
Algjeria shpëtoi nga zgjedha shpanjolle
duke falenderuar 4 vëllezërve shqiptarë: Urunxhiut, Haerudinit, Isakut dhe
Iljazit, të shek. XVI.
Ali pashë Tepelena, nxiti
kryengritjen greke të v.1821 e cila solli pavarësinë e Greqisë, shkakëtoi
ardhjen e vllehëve nga Shqipëria në Manastir,Krusheve etj.dhe të cilët si
njohës të disa gjuhëve, i dhanë impuls të
fuqishëm zhvillimit ekonomik dhe kuturor vendbanimit të ri.
Anastasi I, perandor
bizantin, i lindur në Durrës, i shek. V-VI, nismë
tar i heqjes së taksës që paguhej çdo 4
vjet në flori ose argjend.
Andon Krieziu, si kryeministër i
Greqisë, në v.1865 shpalli kishën autokefale greke, duke e ndarë përgjithmonë nga varësia e Stambollit. U varros me nderime të mëdha.
Andrea Aleksi, dursak i shek. XV, projektant i kishës Shën Katerina të Sebenikut në
Dalmaci,bashkisë së Splitit,
bazilikës Shën Nikollëa e ishullit të
Rabit, portikut të qytetit Trogir në veri të Splitit, etj.
Andrea Gropa. Në kohën e këtij fisniku shqiptar i shek. XIV, buzë
bregut të liqenit të Ohrit, do të ndërtohen një varg kishash, siç ishte ajo e ,,Shën Klementit,, etj.
Andrija Aleshi. Arkitekt me origjinë
nga Durrësi, i cili, veç tjerash, ka ndërtuar edhe kambanerinë e katedralës më
të madhe të Splitit, si dhe oborret e obortarëve të këtij qyteti.
Angjelo Gjini, me origjinë
shqiptare, akademik i Greqisë, themelues
i Universitetit Politeknik të Athinës etj.
Ankara.Një xhami moderne të këtij qyteti e ka ndërtuar me para të veta
një argjendar i pasur shqiptar nga Kosova.
Ankona,qytet, Itali.Autor i statujave të
lozhës së tregëtarëve të këtij qyteti është arkitekti dhe piktori i njohur
shqiptar-Aleksi Andrea i shekullit XV.
Arbanasi, Arbneshi i Kroacisë.
Ky fshat në afërsi të Zarës, është formuar në gjysmën e parë të shekullit
XVIII nga shqiptarët e ardhur nga vise të
ndryshme, të cilët brenda një kohe të shkurtër, aty, nga një vend të
shkretë, krijuan tokë me vreshta, ullishte,kopshte e fusha që prodho
nin shumë fryta, drithëra dhe gjithashtu mish të
çdo lloj kafshe që mjaftonte, jo vetëm për të ushqyer banorët e fshatit, por
mbetej edhe për t’u shitur në qytetin e Zarës-thuhet në një tekst gazetaresk
nga ana ime që kam vizituar atë vend 20 e ca vite më parë.
Aistoteli dhe Leka i Madh, të
dy të një gjaku, emrin e Greqisë e ngritën në piedestalin më të lartë të histortisë botërore, i pari si filozof i
kurse i dyti si luftëtar, që të dy të pa zavendësueshëm gjer më sot si të
tillë.
Ateneu Rumun i Bukureshtit.
Për ngritjen e këtij objekti të vitit 1888, ndër më të bukurit në atë qytet dhe
më gjerë, ka kontribuar multimilioneri shqiptar, Vangjel Zhapa.
Athina, Panathinaikos. Edhe ky stadium madhështor, është
ngritur edhe me shpenzimet e bëra nga ana e milijarderit shqiptar Zhapa.
Aureliani.Mbret romak, me origjinë ilire,i
pari që amnestoi të dënu arit politik dhe që rrethoi Romën me mure të
cilat ekzistojnë edhe sot. Ai është perandori pari që u shenjtërua para
vdekjes.
Azmi dr.Dibra.Ka ka zbuluar
specien e rrallë të salmonelës,e njohur si“Salmonela Dibra”dhe e cila është pranuar
nga Instituti Lui Paster në Paris,që është përfshirë edhe në skemën ndërkombëtare të salmonelave.
Axhizilao Milanos. Kryeu
atentat ndaj mbretit të Napolit, Ferdinandit II i cili terorizonte
popullin e Italisë. Në pyetjen e prokurorit se cilët i kishte bashkëpuntorë
ishte përgjegjur: “Mendjen, zemrën dhe krahun” Gariballdi e kishte
shpallur për hero.
Bajazit Pasho, shqiptar,
i cili ka
shpëtuar djalin 15 vjeçar të një
sulltani, kur qe zënë rob në luftën e osmanëve me Timurlangun.Bajaziti këtë
punë e kreu me sakrifica të mëdha, duke u veshur si lypcar.
Barby Shtirbeji.Ky
person me origjinë shqiptare,një kohë,ka qënë kryetar i Montenës dhe si i
tillë, veç tjerash, më 1608, në Çernika, të Rumanisë, kishte ngritur një
mana-stir i cili lojti rol të madh në drej-tim të zhvillimit kulturo-arsimor të
popullatës së atjeshme.
Barby Shtirbeji.Afër manastirit ngriti ca shtëpi për bashkëatdhetarët
e vet, kështu që nga një vend i pa njohur fare,u shëndrua në fshat me emrin
Çernika, që ishte emër i një kështjelle afër Kuksit,gjë që dëshmon preardhjen e
banorëve të atij fshati nga Shqipëria.
Bardhyli, mbret
ilir, themeloi Manastirin e vjetër.
Bejrut. Ngritjen e sallës
ministrore në pallatin Bejtuldin dhe spitalin më të madh të këtij qyteti, i ka
inicuar dhe ngritur Pasho Vasë Shkodrani, në cilësi të guvernatorit të
Libanit.
Belisari. Komandant ilir
legjendar i kohës së Justinijanit I. Është shpallur për gjeneral më i
madh i
të gjitha kohrave. Ai pushtoi Kartagjenën heroike në Afrikën
veriore, Napolin dhe Romën të cilat i kishte zaptuar vandalët, etj. Ai e
shkatërroi plotësisht ushtrinë e gotëve e përbërë prej 150.000 vetash
Besim Omer Pasha, nga
Narta e Shqipërisë së Jugut,themelues i gjysmëhënës turke.
Bideford Maine,1915,shqiptarët ngritën xhaminhë e parë në SHBA, e
cila u quajt ,,Shoqëria Fetare Myslimane
e Amerikës,,.
Bigorski Manastir. Ky objekt, afër
Dibrës, është ndërtuar në shekullin
XI nga ana e një arbëreshi. Ikonostasin e
këtij Manastir që është ndër më të bukurit në Maqedoni, e gdhëndi Pjetër
Filipi, siç duket shqiptar nga fshati Gajre, me tajfën e vet-thuhet në një
tekst publicistik. Në të ka mjaft gjurma shqiptare, midis të cilave edhe dy
shqiponja të aplikuara në murin e veriut të Kishës, nga jashtë. Këtu gjejmë
edhe disa emra të traditës shqiptare si dhurues të Manastirit: Gega, Gjurkë,
Gjetaj, Progon, Muzaka, Gjergj, etj. Prandaj dhe,sipas disave, para disa viteve
iu vu zjarri me qëllim që të humbin gjurmat në fjalë??
Brigada IV ,,Shqiptare,,e ,,çliroi,,Maqedoninë
perëndimore nga okupatori i huaj.
Bubulina (Laskalina) Me
anijen e saj të madhe, të cilën e quajti me emrin historik “Agamemnon”,
luftoi si heroinë kundër forcave osmane, prandaj, në histori
ka mbetur si “Zhan D Arka shqiptare e Greqisë”..
Budapesti. Urrën e varur të këtij qyteti e ka financuar familja shqiptare Sina.
Damian Himarioti, i shek. 16, u
përpoq të vriste sulltanin, por e dik
tuan rojat, e kapën dhe më vonë u vra.
Vdekja trimërore e tij bëri jehonë të madhe në botë.
De Moro Xhaferi, pati guxim
të jetë si avokat mbrojtës i Gjorgji Di
mitrovit në gjyqin e Lajpcigut, vepër
delikate për atë kohë, prandaj i vetëdishëm për
këtë, kishte deklaruar “Në qoftë se do të më vrrasin, haka do të
merret si arbëresh që jam me origjinë”-ka thënë para jurisë franceze.
Dimitër Rëra. Udhëheqës
i shquar ushtarak, në një rast, bashkë me dy djemt, duke rrezikuar dhe
sakrifikuar veten, ka shpëtuar nga vdekja mbretin të Napolit-Alfonsin, mikun
e Skënderbeut.
Diokleciani, me pallatin e tij, bëri që Spliti të njihet në tërë Evropën dhe më
gjerë.
Dom Anton Kçira. Me shqiptarët e
Amerikës ngriti në Detroid kishën madhështore “Shën Pali”.
Domeniko Beliçi.Arbëresh
i Italisë, komandant i Gardës kombëtare, nxitës i Kryengritjes së vitit 1844 për çlirimin e
Italisë nga Burbonët.
Donald Leka.Drejtor
i një kompanie të shquar në Amerikë, shpikës i sistemit për leximin e kompjuterit nga largësia
etj.(Koha,4 korrik, 2008).
Dushani, i njohur si Car Dushani,
Serbinë e shëndroi në Mbretëri duke e
afirmuar emrin e saj në tërë Evropën dhe më gjerë..
Dhimitër Vullgari,si kryeministër i Greqisë bëri bashkimin e 7 ishujve të këtij shteti.
Dhorka Kovaçi. Kjo
femër nga Kolonja,në histori ka hyrë si shpëtimtare e disa hebrenjëve.
Edrenea, objekte shqiptarësh.
Në këtë qytet, veç të tjerave, ekziston edhe xhamija “Selimija”, e ndërtuar nga
ana e arkitetktit të shquar shqiptar-Sinani i shek. XVI, me
origjinë nga ana e Tepelenës,
përndryshe, kryearkitekt i parë i Perandorisë osmane. Në Edrene, objekte
madhështore ka ngritur edhe Vangjel Zhapa.
Edrenea.
Mitat Frashëri, shkruan se nja 10.000 shqiptarë jetonin në 8 fshatrat e
Edrenesë: në kazanët Orta Qoj, Uzun - Qupi dhe Havsa de Edrene, në të cilat ka
plot objekte që janë vepra të shqiptarëve.
Egjiptin, më së tepërmi e kanë afirmuar Kleopatra-mbretëreshë
me origjinë ilire, Mehmet pashë Kavalla, që e shpëtoi nga sulltani,
mbreti Faruk, etj.
Elena-nëna e Konstantinit
të Madh, më 14 shtator të vitit 326 e ka gjetur kryqin
origjinal. Prandaj atë ditë tërë krishterët e botës e festojnë si ditë e
Krishtit, si një ndër festat më të mëdha krishtere. Ka ndërtuar edhe kishën
e parë në Vitlem, në Jerusalem, e cila ekziston edhe sot. Filloi të
ndërtojë edhe kishën “Lindja e Krishtit”, por më 259 Samarjanët gjatë
një kryengritje e shkatërruan. Më vonë e rindërtoi Justiniani I dhe ekziston
edhe sot. Koskat e Elenës u rivarosën në Kishën e Apostujve të Shenjtë
të Stambollit-thuhet
nënjë tekst gazetaresk.
Eqrem Be Vlora. Nëpunës i Minitrisë
së Jashtme të Stambollit, kurse me ca të
tjerë inspektonte hekurudhën e Hexhasit që ishte vepër madhështore për
atë kohë.
Fanoli, në Boston ngriti Katedrallën “Shën Gjergji”.
Fazil Pasha. Perandorinë
osmane e zgjeroi në maksimum, deri në Austri dhe Rusi.
Ferid Murati, nobelist, me zbulimin
e tij, afirmoi tepër Amerikën në botë
Filipi i Dytë, babaj i Lekës së Madh,
bashkoi grekët dhe i shpëtoi nga rreziku persian.
Gadik Ahmet Pasha.
Si admiral i
Flotës osmane me gjithsej 300 anije dhe 700,000 ushtarë, pushtoi Hanatin e
Krimesë, të cilin ia bashkangjiti Perandorisë osmane.
Gamovska. Këtë fshat, bri
detit Azof, e kanë themelua shqiptarët të shpërngulur nga fshati Devni, në
fillim të shek. XIX. ]
Garafa e Italisë. Ky vend ka qenë i
shkretë dhe pa njerës. Mirëpo, një njeri i quajtur Garafa ua dha
arbëreshëve nga vende të tjera me kusht
që ta shfrytëzojnë dhe ta quajnë me
emrin e tij. Ashtu edhe ndodhi.
Gariballdi.Bashkoi
dhe çliroi Italinë.
Georgievska. Këtë fshat, bri detit
Azof, e kanë themelua shqiptarët të shpërngulur nga fshati Devni, në
fillim të shek. XIX.
Greqia, Lojërat olimpike. Lojrat e vjetra të cilat pushuan së mbajturi në shek. IV
p.e.s, u përtrinë në Athinë në vitin 1898. Finansier i tyre ishte milijarderi
shqiptar nga Bukuireshti Vangjel Zhapa.
Gonxhe Bojaxhiu, me veprat e saja
nderoi Indinë dhe Maqedoninë më tepër se
çdo personalitet tjetër të këtyre dy shteteve.
Halil Pashë Arnauti.Famën e mori në
betejat e përgjakshme në Libi, për të cilat shkruan edhe mbreti francez Luigji
XIV i cili i kishte dërguar edhe urime të përzemërta, ashtu siç kishte
vepruar edhe Konsulli francez. Ky i dyti ka thënë se pa Halil Pashë
Arnautin, Tripoli do të ishte zhdukur nga faqja e dheut.
Halil Pashë Arnauti...
U shqua me dy xhami madhështore, njëra nga të cilat egziston edhe sot, si
një nga monomentet më atraktive në
Tripoli dhe më gjerë.
Hasan Tahsini, iniciatori kryesor
për themelimin e Universitetit osm
an në Stamboll, nga të parët që solli pedagogjinë,
psikologjinë dhe sociologjinë moderne në
Perandorinë osmane.
Haxhi Shaza (Shazivari),nga Sellca e Tetovës, i cili kishës që gjindet në dalje të
këtij qyteti, për në banjë të fshatit në fjalë, i ka falur këmbanën, të
blerë në Sham të Damaskut, në vitet e Luftës I Botërore gjatë qëndrimit të
tij në haxhillëk.
Hilendar. Themeluesi i
këtij manastirit të famshëm, ishte Stefan
Nemanja, me origjinë shqiptare,për çka flet edhe mbiemri i tij origjinal Ni
mani.
Hristo Qiriazi, më ë1909
ngriti shtypshkronjën universale në Manastir e cila nxori 300. 000 tekste ose
tituj në 13 gjuhë, tëcilat disperzoheshin në tërë anët e botës, me çka përveç
afirmimit të çështjes shqiptare afirmonte edhe emrin e Manastirit.
Ibrahim Pasha, i biri i Mehmet Ali
Pashë Kavallës, pas disa betejash të përgjakshme e shpëtoi në Sirinë nga zgjedha osmane.
Ismail be Plasa, në manastirin e ,,Shën
Naumit,, sot në rrethin e Ohrit, veç tjerash, kishte ndërtuar një pus i cili
ishte tepër i nevojshë m për atë kohë.
Jakov Tombazi. Ishte
komandant i flotës dhe me të vëllaun e vet, Emanuelin, kur shpërtheu
revolucioni grek, kishin në dispozicion katër anije,të cilat i përdorën në dobi
të kryengritjes greke,me vetëfinancim.Midis atyre anijeve, njëra ishte aq e
shpejtë sa që turqit e quanin “shejta gjemisi”.
Jakov Tombazi…Dy vëllezërit në
fjalë, për herë të parë, vunë në përdorim të ashtuquajturat anije Zjarrvënëse,
të cilat shërbenin për shkatërrimin me anën e zjarrit të anijevetë mëdha turke
të luftës. Këto anije ishin arma më e fortë dhe më e tmerrshme e Flotës greke
kundër armikut.
Jani Bukura, ndërtoi teatrin e
pare prej guri të Greqisë së Re nëAthinë, i cili mbeti në histori me emrin ,,Teatri Bukura,, kurse
zyrtarisht quhet ,,Teatri i Athinës,,..
Jeronim De Rada. Pallati i tij gjindet pranë shtëpisë së Zef Sermbës dhe është një
ndër muzetë më të vizituarnë Itali.
Jul Cezari. Ky perandor i shquar romak, me origjinë ilire, Perandorinë e tij
e zgjeroi gjer në Francën e sotme, e cila atëhere quihej Gali.
Justinijani I, ngriti
Shkupin, themeloi kishën e pavarur “Justinijana prima” e cila përfshinte
territoret nga Danubi deri në Veles dhe e ngriti atë në aspektin kishtar në
rang të argjipeshkvisë dhe të mitopolisë në të gjitha prerogativat, Kryepeshkopatën
e Ohrit, “Aja Sofinë” e Stambollit, rindërtoi kishën “Lindja e Krishtit”, bëri
drejtësinë romake dhe njihet si ligjëdhënësi më i madh në botë
Kadmi. Babaj i Ilirit,
stërgjyshit të shqiptarëve, sipas disa shënimeve, e ka themeluar Ohrin i cili
sipas tij e ka marrë emrin Lihnid që do të thotë i shenjtë, i ndritur, aludim
ndaj shkronjave të sjella prej tij nga Fenikia në këtë qytet.
Kalaja e Tetovës,
ështe vepër e Abdurrahman Pashës.
Kanali i Suezit, që lidh Detin e Kuq me atë të Mesdheut, është vepër
e djalit të i Mehmet Ali Pashë
Kavallës- Ismailit- thuhet në një tekst publicistik.
Kara Mustafa Pasha, forcat osmane i solli para
Vjenës, prandaj fitoi gradën
vezir ( ministër)
Karagjorgje Petroviqi, ishte udhëheqësi
Kryengritjes së parë serbe.
Karl Gega, ka ndërtuar
hekurudhën alpiane malore në
një vend të famshëm turistik të
Austrisë, e vetme rrugë hekurudhore që
lidh Lindjen me Veriun të Italisë,e që shpie pastaj në Spanjë e gjetiu.
Karl Topia, fisnik i shek.14, ,e
seli në Ohër, i cili, eshtrat e Vlladimirit, dhëndrit të mbretit Samoil, i
rivarosi në Elbasan ku edhe sot qendron manastiri me emrin e tij,,Shën
Vlladimir,,.
Kazakistan. Në revistën mujore
“Albanica”, nr.62, f.17, qëndron shkrimi me titull “Shqiptari (Bexhet
Pacolli-R.N) që po ndërton një kryeqytet” dhe nënteksti “Astana-është fama
e kompanisë “Mabatex-Group”.
President i kësaj kompanie, mund të krenohet jo
vetëm se ka hedhur themelet e kryeqytetit të ri të Kazakistanit, por edhe për
faktin se ende pas 10 vjetësh, po ndërton me sukses objekte arkitektonike
unikale, të cilat për nga madhështia, stili e bukuria janë të vetmet në të
gjithë Azinë Qëndrore”.
Konstantin Hristo. Ky kosovar, gjatë
një beteje që u zhvillua në Benesht të
Rumanisë, me sakrifica të mëdha, ia kishte shpëtuar jetën iluministit të idalluar rumun Petraq Poenarus-thuhet në
një tekst gazetaresk por pa përmendur origjinën etnike të shpëtimtarit.
Konstantini
i Madh, shpëtoi krishterizmin, pa të cilin shumë popuj sot
do ishin prapa botës, duke përfshirë, kuptohet, edhe Evropën.
Leka I Madh, krijoi emrin
Maqedoni, të cilin e përvehtësuan dhe me
të mburen sllavët maqedonas.
Lizimaku, për nder të
bashkëshortes-Arsinojës, filloi ta rrindërtojë qyte
tin e Efesit, duke ngritur atje një teatër,
stadion, etj. gjurmët e së cilave duken
edhe sot.
Llazar Kundurioti, aqë
tepër ka bërë për çlirimin e Greqisë, sa që në histori ka mbetur si “Baba i
kombit grek”,kurse me rastin e vdekjes, qeveria kishte shpallur zi prej
disa ditësh.
M.Aurel-Probi, perandori romak, i
cili kontribuoi pa masë në drejtim të kultivimit të vreshtave në Kompleksin e
kodrinave ku ngrihej Sirmiumi i
atëhershëm, i njohur sot si Frushka Gora, afër Mitrovicës së Sremit.
Manaqi(MiltonManaqi), si kamerman i parë
në Ballkan, afirmoi tepër Manastirin ku gjindet edhe përmendorja e tij, para
pallatit ku çdo vit mbahen ,,Takimet e Manaqit,, me karakter ballklanik dhe më
gjerë.
Mehmet Ali Pasha, për Francën.
Në historinë e këtij shteti,emri i këtij
shqiptari ka hyrë me Obeliskun, ngritur në Paris në v.1835.Lidhur me
këtë, në literature historike, thuhet: “Mehmet Ali Pasha, më 1831 i dërgoi si
dhuratë Lui Filipit Obeliskun e Luksorit, të cilin nga Kajro në brigjet
franceze e barti ania “Luksor”.
Mehmet Ali Pasha...Udhëtimi zgjati dy
vjet, gjersa të arrinte në Tulon, e pastaj në Paris, më 1835. Më pas,
shtohet:“E tërhequr dhe e vendosur nga 240 artilierë me mjete të kohës,Obelisku
u inagurua në prani në e 200.000 spektatorëve.
Mehmet Ali Pasha…Pranë këtij objekti
janë dy shatërvanë të lartë, ndërtuar që më 1836 me figurat e hyjnive të
lumenjëve dhe të peshkimit.Në themelet e
tyre,ngihej dikurgijotina që i preu kokën Luigjit 16-të dhe Maria Antuanetës.
Mehmet Ali Pasha...,,Obelisku i
MehmetAliut,me madhështinë e tij, të bën të harrosh se je në sheshin e kokave
të prera,,-thuhet në literaturën historike dhe shtohet se ,,në mesnatë, e
ndriçuar nga dritat, Obelisku i Luksorit që të kujton gjithnjë Mehmet Aliun,të
ngjan në një pike të historike, në historinë e gjatë e plot drithma të
njerëzimit”.
Mehmet Aqifi (Mehmet Akira Asoy),shqiptar
nga Shushica e Pejës, autor i Himnit Kombëtar të Turqisë së Re,një nga
poetët më të mëdhenj të Turqisë.
Mehmet Isaja. Nën mbikqyrjen e tij,
tre shqiptarë të Korçës të shek. XVII e ngritën Mauzoleun e famshëm në Agra,
Taxh Mahalli,,Indi, i cili ishte një nga kryeveprat botërore dhe më të bukura
në botë. Ndërtimi zgjati 20 vjet. Pas kësaj, me urdhërin e pronarit,
ai u verbua, me qëllim që mos bënte objekte të tillë në vend tjetër
Mehmet Zogaj,në Bejoglu.Në këtë Kodrinë të
Stambollit ishin për-qëndruar trupat
osmane të udhëhequra nga shqiptari në fjalë, me ori-gjinë kosovare, i cili
jetonte në Pallatin e Sulltanit, me të cilin ishte i lidhur edhe në fisni.
Mehmet Zogaj,në Bejoglu.. Nëpër Kodrinën e
lartpërmendur ngjiteshin dhe zbritnin anijet luftarake osmane prapa shpinës së
flotës bizan
tine në gjirin e Bririt të Artë. Kjo ishte një
bukuri e rrallë dhe e ma dhe, sepse historia nuk ka shënuar një gjë të tillë që
anijet luftarake të “ecin” mbi tokë dhe mbi kodrina të larta.
Millosh Kopili, vrau sulltanin gjatë Betejës slë Kosovës, më 1389.
Mimar Kasëmi. Xhamia Kelli Ali
Pashaj, rikonstruimi i xhamisë Vali
de, hipodromi,
çezma monumentale etj. të gjitha
në Stamboll, Urra me shumë harqe e vendit Babeski, që lidh edhe sot Stambollin
me Edrenenë, Qoshku Bagdad në Topkapi Saraj, etj. janë vepra të këtij Kryearkitekti shqiptar të Perandorisë osmane.
Mimar Sinani. Xhamia Sulejmanije, e
cila sot është vepër e përkryer dhe e jashtzakonshme, rreth katërqind xhami të tjera, ujësjellsa,
spitale, urra, shkolla etj. Janë vepra të tij. Në afërsi të Aga Kapisë, me
emrin e tij u pagëzua një xhami, një mekteb dhe një rrugë. Edhe mahalla (lagja)
është e njohur me emrin e tij. Vdiq në vitin 1587, në moshën mbi njëqind
vjeçare. Është varrosur në Tyrben (mauzoleun) e posaçëm në oborrin e
Xhamisë.
Mustafa Pasha Zade Qypërliu. Si
kryeministër,ia ktheu Perandorisë osmane Beogradin, Pirotin, Nishin dhe
Vidinën si dhe ndërmori një ekspeditë ushtarake edhe në Hungari.
Naim Kuka. Njëri nga proektuesit
të trenit më të shpejtë në botë. Namik Qemal, nga nëna shqiptar, reformator
i letërsisë turke dhe themelues i të shkruarit sipas metodës së re
etj.
Napoleon Bonaparti, me
luftrat e tij të sukseshme dhe duke e shëndruar Francën në
Mbretëri, emrin e saj e afirmoi në tërë botën.
Nijazi be Resnja, përveç
Hyrjetit,të v.1908, me të cilin i dha fund absolutizmit pesëshekullor të
sulltanëve, me sarajet e tij në Resnjë, të vetme në botë, bëri që emir I këtij
qyteti të njihet në Evropë dhe më gjerë.
Vepra madhështore e tij është ngritja e të
ashtuquajturave Saraje e Resnjës, unikat në botë.
Niketë Dardani.U bë i famshëm me himnin
kishtar i cili edhe sot e kësaj dite është në përdorim kishtar, si bazë dhe
simbol i Krishterizmit. Me fjalë të tjera, ky artist nga Dardania është një nga
emrat e parë të historisë kulturore të Krishterizmit dhe një nga themeluesit e
kë saj kulture.
Nikollë Bojaxhiu. Teatri
i parë
i Shkupit, hekurudhën Shkup
-Prish
tinë
janë finansuar nga ky
person, baba i Gonxhe Bojaxhiut.
Ai ka themeluar edhe bandën ose
orkestrën e parë në Shkup.
Nush Pasha, veç tjerash, i shpëtoi
bujqit e Sirisë nga robëria e jeniçerë
ve, prandaj edhe
kishte fituar gradat Vali dhe Vezir Nushiqi,
nga gjyshi shqiptar, si komediograf më i madh i Ballkanit, afirmoi
tepër emrin e Serbisë.
Odiseu, shpiku kalin e drurit, me çka
i dha fund luftës 10 vjeçare të Trojës.
Omer Xhemaili. Sipas një shkrimi të
mëparshëm, ky kardiolog dhe hirurg me renome
botërore, brenda vitit në Frankfurt
kryen 350 deri 400 operacione të zemrës.
Palestina, 1799. Gjatë këtij viti, ky
vend, ishte sulmuar nga forcat ushtarake
të Francës, por duke fralenderuar rezistencës heroike të shqip
tarëve e
cila vazhdoi 70 dite , Napoleoni u detyrua
heqë dorë nga Palestina, gjegjësisht nga Siria. Pra, Palestinën e
shpëtuan shqiptarët. Përnddryshe, në Palestinë, një fshat
mori emrin -Khan Jonuz që ka të bëjë me valiun shqiptar Jonuz Pasha.
Panathinaikos, stadium madhështor, në
Athinë, i ngritur edhe me shpenzimet e bëra nga ana e milijarderit shqiptar
Vangjel Zhapa.
Pashko Vasa, në Liban. Spitali më i madh, Salla ministrore në Pallatin e Bejrutit, Sarajet
qeveritare në dy qytete, urrat në viset malore, të cilat i lidhën pjesët më të
zhvilluara të Libanit, rrugë të rëndësishme nga Bejruti për në drejtime të
ndryshme që i dhanë impuls të veçantë zhvillimit të përgjithshëm të Shtetit në
fjalë etj.janë vepra të tij, në kohën e të cilit Libani u quajt “Venediku i
thatë”.
Pirro Rajs, admiral i shek.
XV-XVI, përplues i një hartë të saktë të
Antarktidës (Antartiku), 300 vjet para se të zbulohet ky kontinent. Projektoi
anije dhe përgatiti atllase që u përdorën gjatë 200 vjeteve nga lundruesit
venecijanë dhe norvegjezë.
Pitu Guli(Guri) shkakëtari i betejës legjendare në ,,Meçkin kamen,, të
Krushevës, më 1903 kundër forcave osmane. Kjo
betejë dhe Topet legjendare prej qershie, që ishin vepër poashtu të
dy shqiptarëver të këtij qyteti, e mbajtën gjallë emrin e të ashtuquajturës Republikë e Krushevës, e
cila,pak a shumë, pasuron historinë sllavomaqedonase.
Pord Seid. Emri i këtij qyteti,
ka të bëjë me atë të Seid Pashës, me origjinë shqiptare, i cili, në
realitet, është themeluesi i tij.
Progon Zguri,
i shek.13, arkitekt
i kishës së Shën Klementit dhe asaj të Shën Mërisë në Ohër.
Ptolomeu I, gjeneral i Lekës së Madh, themelues i Muzeut të parë në botë, i ngritur në Aleksandri.
Ptolomeu XII,babaj i Kleoptarës,
filloi të ndërtojë lagjen Dandara në
pjesën qendrore të Egjiptit, e cila edhe sot,është e njohur me një objekt fetar
të mrekullueshëm dhe tepër atraktiv për turistët.Ai objekt, sot konsiderohet si
një nga impozantet të Egjiptit dhe më gjerë.
Qemal Ataturku, çliroi Turqinë dhe e vendosi në rradhën e vendeve evropiane.
Qemal Butka. Aeroporti ,,Kenedi,,
Shkolla e Arkitekturës në Boston, One Astor Plaza në New York, Stadiumi Olimpik
i Athinës, Pallati i Sporteve në Stamboll, Zyrat e Financës, Projekti i
rinovimit të plotë të Kompleksit “Kapali çarshi”, plani urbanistik të
lagjes “Taksim”, Pazarin e ri “Karçey”, ndërtesa të ndryshme në bulevardin
kryesor “Ataturk” janë këto vetëm disa nga kryeveprat e arkitekturës
më mode
rne të shekullit të 20 në të cilat kanë vënë me krenari
firmën e tyre dy bashkëshortë shqiptarë, Kemal dhe Xhelile Butka-thuhet në
shkrimin e Gerti Shellës, botuar në Faktin e 29 shtatorit,
2001, ku është e vendosur edhe fotografia e dy kullave binjake të Nju Jorkut,
me tekst: “Kullat binjake-për to u kujdes Butka” nip i Sali Butkës, i njohur si
,,legjendë e Konjës,,.
Regis Philbin (wxhes), udhëheqës
i shquar i shout: “Kush do të bëhet milioner,, me çka emri i tij u bë i
njohur në tërë botën,duke e afirmuar edhe emrin e Amerikës.
Romuli trojan, themeloi Romën.
Saimir Strati.Në gazetën Lajm, 14
nëntor, 2009,prezantohet shkri me titull ,,Artisti shqiptar e përfundoi mozaikun për Majkëll Xheksonin,,-
,,Mbretit,, të muzikës, duke përdorur
300.000 brusha figurative dhe se
ky artist shqiptar është autor i mozaikut
,,Leonardo da Vinçi,, i punuar me gozhda,, etj. me çka ,, emri i tij
tashmë është në Librin e Gjinishit,,.
Selaniku,themeluar nga Kasandri,dhëndër
i familjes së Lekës së Madh
i cili e quajti
Thesaloniki, sipas emrit të bashkëshortes së vet.
Skenderbeu,
mbajti gjallë emrin e Maqedonisë, shpëtoi Evropën
nga sulmet osmane etj.
Shën Gjoni (Gjon Dibrani). Më
1020 ndërtoi manastirin e Shën Bigorit, afër Dibrës. Më 1019 përmendet si
Kryepeshkop i Ohrit.
Shën Jeronimi, i shekullit IV dhe
V nga Dalmacia, përkthyes i parë i
Biblës në latinisht.
Sami Frashëri, dijetari
më i madh i tërë kohrave të Turqisë, leksiko
graf më i madh modern turk, utor
i dramave të para, përkthyes i parë në gjuhën turke, autor i librit të parë në
gjuhën turke, mbi problemet gjuhëtare, autor i Fjalorit frengjisht-turqisht i
cili është edhe sot më i miri i këtij lloji në Lindje dhe perëndim,
i pari që merrej me studimin e monumenteve të gjuhës turke,njohës
i shkëlqyeshëm i gjuhës dhe kulturës arabe,. Veprat leksikografe të
tij përfshinë rreth 10 mijë faqe (10.000).
Samoili. Për këtë mbret të parë
sllavo-maqedonas, Aleksandar Donski, në librin e tij “Makedonskoto potekllo
na nekoi od amerikanskite pretsedateli”, Shtip,
Sinan Pasha, i shekullit XVI.
Një xhami, një treg i madh, një Medrese, një hamam një pallat,në Kajro,
xhami, një treg e një hamam në
Aleksandri dhe në vende të tjera të Egjiptit, pastrimi i kanalit të ujitjes prej Kajros në
Aleksandri, që ishte braktisur dhe nuk funksiononte fare me pasoja
katastrofale,janë vepra të tij.
Spartaku,
ishte udhëheqës i shquar
i Kryenritjes së
gladijatorëve kundër regjimit të egër
romak, në v.71.
Sheh Albani.Në “Zërin e
Pellagonisë”,nr.18-19,dhjetor-janar,2003,4. botohet shkrimi me titull “Sheh
Albani- Shkodrani që tronditi orjentin, një nga personat më me famë që ne kemi
dhuruar botës së shekullit XX. Familja e
tij emigroi në Damask të Sirisë, gjatë kohës kur Shqipëria ishte nën
regjimin e Zogut.Në këtë qytet,bëhet
gjeniu i ardhshëm i shkencës fetare të shekullit të 20.
Shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë, çliruan
Shkupin nga sundimi pesëshekullor osman.
Teodor Pangallos. Me Dhimitër Egjinitin, themeloi Akademinë e Athinës.
Trajani, Perandorinë romake e ka zgjeruar
në Mesopotami, Jemen dhe Arabi, pra: Në Evropë, Azi dhe Afrikë. Në Rumani
vendosi themelet e para ekonomike, duke shpënë atje mjaft ilirë si mjeshtër të përsosur për
përpunimin e metaleve, prandaj dhe koha
e sundimit të tij u quajt ,,Koha e artë,,. Ai ndërtoi edhe rrugën e njohur të Gjerdapit, gjë që
dëshmohet edhe me të ashtuquajturën “Tablla e Trajanit në Gjerdap,,
UÇK-ja e Kosovës, me
rezistencën e saj, dha kontribut të madh që edhe popujt e ish Jugosllavisë të heqin nga qafa
zgjedhën e rëndë të Beogradit.
Vangjel Zhapa, si “mjek popullor”, shërroi vajzën e një
pricit tumun nga gangrena që kishte
në këmbë dhe të cilën s’e shëronin dotë as specialistët më të njohur të asaj
kohe, prandaj si dhuratë fitoi pasuri të
madhe, një pjesë të së cilës e dha për veprat e mëposhtme.
Vangjel
Zhapa “Zappion” i Athinës. Ky Pallat i mrekullueshëm, në hyrje të
Athinës-është vepër e tij. Punimet
zgjatën 14 vjet dhe shiritin e inagurimit e preu kushëriri i parë i Vangjelit,
Konstandin Zhapa, i cili shkoi enkas nga Rumania në Athinë.
Përndryshe, pallati në fjalë, i cili për nga bukuria quhet edhe si “Stoli
floriri”, zë një sipërfaqe prej
Vasil Lupi në Molldavi, i shek.17, si
sundimtar i Moldavisë ngriti aty shtypshkronjën, me çka
kontribuoi në drejtim të zhvillimit kulturo-arsi
mor të vendit. Në Jansh, së bashku me
bashkëshorten e tij ndërtuan katedralën e “Tre shenjtorëve”, e cila sot
është simbol i Molldavisë dhe i rumunëve në përgjithësi.
Vëllezërit Belushi, si artistë me famë,
afirmojnë emrin e Amerikës në tërë botën, gjë që vlen edhe për dy kozmonautët
me origjinë shqiptare.
Viljam Tenet, një kohë ka
qendruar në krye të CIAS.
“Xhamia Blu” e Stambollit, me shtatë minare, është ngritur nga një
shqiptar-thuhet në një tekst gazetaresk, pa e përmendur emrin e arkitektit.
Xhovana Peta. Kjo vajzë e re, me origjinë shqiptare, solli në qytetin e saj-Fiana, flamurin tringjyrësh të Italisë së bashkuar dhe të çliruar nga burbonët.