Mendime
Ismet Uka: Punëtoret e Trepçës kërkojnë hise
E diele, 27.01.2013, 07:51 PM
Punëtoret
e Trepçës përfundimisht vendosen ta kërkojnë hisen e vet
Nga Ismet Uka- Vushtrri, ish punëtor i Kombinatit Trepça
Dihet që
shumë kush mbi pasurit shoqërore të Kosovës vendosi pushtet dhe ndaj atyre
pasurive u soll sikur ato pasuri mos të ishin të askujt . Me pasurit e Kosovës
shumë kush i dha veti të drejt të bëj pazare me to duke u pamundësua me dorë të
fort punëtorëve që e krijuan ketë pasuri,të kenë qasje mbi të dhe mos lejimë që
njerëzit që e kanë krijuar at pasuri të vendosin për fatin e saj kjo sillje
beri që pasurit e Kosovës të shiten për një çmim shumë të ultë që me mija
punëtor dhe familje kosovare metën pa bukë në sofër.
Pushtetet
e Kosovës që vendosen dorën e fort mi pasurit e saj që e shkurruan atë prapë
nuk po hekë dorë prej sajna dhe nuk e kanë ndermen të hekun dorë,derisa AKM e
shkatërroj çdo gjë që ishte punëtore dhe e shkatërroj ekonomin kosovare tani këtij
avazi ju ka bashkëngjit një organizatë e cila doli si motër e AKM-ës AKP e cila
po rreh gjoks se kjo është e vetmja forcë e cila ka të drejt të bëj çka të dojë
me pasurit e Kosovës. Ku bën plane dhe projekte sipërfaqësore jo studioze të
mjaftueshme dhe po ofron oferta ku po kërkon ofertues për shitjen edhe shumë
pak të atyre pasurive të mbetura të Kosoves .Tani i ka ardhur radha Trepçës dhe
pasurive të saj qe pjesa ma e madhe e këtyre pasurive që Trepça i posedon janë
pasuri nen tokësore që sipas vlerësimit të ekspertëve që kanë qen brenda saj e
që sodë shëtisin rrugëve të pa punë në thellësinë e tokës së Kosovës gjenden
diku me miliona tonelata xehe plumbi që ajo xehe me shumicë përmban edhe metale
tjera të çmueshme.
Mirëpo
nuk bën punë as kjo kur atyre që din dhe munden këto pasuri të Kosovës ti
sistemojnë për etapa të ndryshme zhvillimore nuk ju dha qasje ne to,menjëherë
pas çlirimit UNMIKU me an të forcës i pengoj punëtoret që të ja filloj punës
dhe prodhimit,për ndërmarrje të Kosovës a sidomos në ndërmarrjen Trepça vuri
edhe kordonë të policisë mos me lejua që Trepça të riaktivizohet ,për punë e
prodhim.
Tani AKP
edhe kjo organizatë që askush se din kujë i përgjigjet por si trashëgimtare e
AKM-ës po i thërret kreditoret e Trepçës që të paraqiten,dhe të dëshmojnë se sa
Trepça u, ka borq ,që qëllimi i thirrjes i këtyre kreditoreve nga ana e AKP-ës
nuk dihet ,por si po dëgjohen disa zëra të zi edhe kjo pasuri nacionale po donë
të shitet nga njerëzit që se din fare vlerën e saj .Duke par punëtoret se Trepça është borqlia më i madhi i tyre
vendosen që ti kërkojnë borqet e veta të përjashtuara nga puna,në vitin 1990 ne
mënyrë të kundërligjshme nga regjimi i Millosheviqit per veprimet e tyre
politike ne interes të çlirimit të Kosovës,nga një politik që e kishte hap
gojën dhe donte ti gëlltiste shqiptaret mirëpo këta punëtor bën që ajo politik
e ti te varroset diku në thellësitë e minierave të Trepçës për pa kthim.
Tani AKP
si po duket edhe qe sa vite Kosova e ka kushtetutën e e ligjet e veta ketë
organizatë,që tash po paraqitet pronare e pronës shoqërore nuk po mundet të
lirohet nga nostalgjia për UNMIKUN sepse formularët që i mbushem për ti kërkuar
borqet tona ishin ende formular të cilët javë kish lan UNMIKU në trashëgim,që
ishin ndërtuar mbi rregulloret e ti.
Prandaj
kjo organizatë që menaxhon pronat e Kosovës dhe e ka të drejtën ti shet ato me
çmime të cilat i cakton vet dhe nga mjetet e shitura Kosova nuk ka kurfar
hajri,unë nuk besoj qe kjo organizatë e ka të drejtën të vë në Pazar edhe
shtetasin dhe shtetin e Kosovës,edhe pas pesë vjetëve pavarësie të paraqitet me
dokumente të UNMIKUT dhe ti njeh ato dokumente si valide për veprim .Qa po
ndodh me neve punëtorëve të Trepçës sindikatat punëtore e qytetar e Kosovës që
aq shumë luftuam e derdhem gjak për lirin e këtij vendi e sodë ende pas pesë vjet pavarësie të punohet me
dokumente të UNMIKIT kjo na bën të kuptojmë se ende dikush e mohon ekzistimin e
shtetit të Kosovës,dhe ende Kosova nuk e ka nxirr ligjin për shitjen e
ndërmarrjeve shoqërore,por ende punon me do rregullore të UNMIKUT që ekonomia e
Kosovës së bashku me punëtorin e saj u dërmua me shitjen në mënyrën si u
shiten,kurse me paraqitjen e atyre formuluarve të UNMIKIT,secili nga ne
punëtoret e ndiem veten të provokuar sepse me dekada luftuam që në çdo fillim
dhe fund të çdo pune dhe dokumenti të shkëlqej me emrin dhe me mbi shkrimin
Republika e Kosovës.
Sipas
AKP-ës deri me tani janë praqit 300 faktor që e kanë kreditua Trepçën ,Pra
çfarë shume kërkojnë këta kreditor unë nuk e di,por një çka e di unë në vitet e
ndodhjet e regjimi i Milloshoviqit me dhunë nga ndërmarrjet e Trepçës i përzuri
17500 punëtor shqiptar vetëm e vetëm që i kundërshtuan masat e dhunshme që
Serbia donte ti fut në Trepçë,pa kurrfarë arsye. E nëse gjykohet drejt Trepça
ua ka borqin më të madhin,punëtorëve të saj qe klon shumen e një miliard eurove. Kët borq nuk do t ’ja falim askujt
dhe kurrë nuk do të heqim dorë prej tij e fundi i fundit nëse dhoma e posaçme e
gjykatës supreme të republikës së Kosovës vendos kundër interesit ton si
punëtor do të ankohemi edhe në gjykatën e sallës-burgut,por e mira së mirës për
Kosovën dhe popullin e saj kishte me qen qe Trepça tu dorëzohet ekspertëve dhe
punëtorëve te saj dhe të vihet ne funksion sa më par sepse nga shitjet ne
formën si janë shit pasurit tjera vërtet do të mbetet ky popull qiragji ne ven
te vet pa pas mundësi kush ti uroj punë të mbarë.