Mendime
Zejdush Kastrati: Koha e rrahagjoksave!
E enjte, 24.01.2013, 08:58 PM
Koha e
rrahagjoksave !
Mos mendo, se je, i madh,vetëm,pse, sapo të ketë lindur, Dielli,hija e trupit tëndë, është e madhe. (Confucius)
Nga Zejdush Kastrati
Tashmë,
kur , lapidari i dëshmorëve të UCPMB-së,është larguar ,pa ndonjë problem, nga xhandarmëria sërbe, nga vendi para
Kuvendit komunal të Preshevës, ku qëndroi vetëm dy muaj, më kujtohet një detaj,
i cili ndodhi, pas një takimi, që pat pasur,
delegacioni i liderëve të Luginës së Preshevës, me njerin, ndër
liderët, kryesor kosovarë, dhe,
kuptohet, pas fjalëve shumë të “mëdha”
që foli, sidomos njëri, nga liderët preshevarë, me të dalë në koridor, njëri,
nga liderët tjerë preshevarë, iu drejtua, paksa duke qeshur, me fjalët, “tash
shtrengoje… se nuk është fer të
japësh kaq premtime dhe kërcënime të
mëdha…. “Përgjegjia ishte , ska
problem,dij unë cka flasi e mos ta…”.
Nuk dua,
ta akuzoj, këtë lider lokal, për këto qëndrime të tija “të zjarrta”,sepse kam
bindjen, se më së paku, është fajtor, për këtë gjendje të krijuar, edhe pas interevenimit të xhandramërisë sërbe,por, është një fenomen gjeneral, që po na
përcjellë, pothuaj, gjithë neve shqiptarëve, në veqanti liderët, në gjitha
trojet shqipëtare, e që ka të bëjë, me
deklaratat në afekt inercioni, të
pamatura mire, e në veqanti ,gjithnjë, po ngutemi,nuk po e vlersojmë realisht
vehten,kush
jemi e sa jemi, po i nënvlersojmë të
tjerët, dhe në momentet më të duhura,
nuk po kooperojmë, si një trup, domosdoshmërisht, me ata, që e kanë, “fuqinë e diplomacinë”, dhe
nuk po ia dijmë, në radhë të parë, “hallin vetit”.
Deklaratën dhe reagimin, e këtij lideri, po e ndërlidhi,
edhe, me, pankartën kryesore, të
paraqitur nga “Plisat”,po ditën, kur u largua, lapidari, e që rezultoi, me një
protestë, nëpër rrugën kryesore”Nëna Terezë” në Prishtinë, ku shkruante:
”Qeveri, shko në Veri,kallxo forcën me Sërbi,mos u bëni ju tradhtarë,se ju vret
populli shqiptarë”.
Po këtë
ditë, pati edhe mesazhe e opinione të
shumta, nga qytetarë nga Presheva, por,
edhe viset tjera, të cilët,kuptohet, nën emocione shumë ta arsyeshme, i
adresuan, në mënyrë shumë ironike drejt,
Qeverisë në Prishtinë dhe Tiranë duke i
“falenderuar” për “ndihmë”…në këto
momente, në të cilat po kalon,Lugina e Preshevës.
Sa i
përket, Qeverisë në Tiranë(jo vetëm
kësaj qeverie aktuale),mund të themi, se,
ka kohë, që, patriotizmi dhe atdhedashuria,në kët shtet, ka kohë, që ka
vdekur, dhe tashmë,është varrosur, hiq
deklaratave folkloriste, dhe për konsum të brendshëm elektoral, e për
përfitime,që po i bënë, edhe, lidershipi, aktual, në Shqipëri,sepse, me keqardhje, mund të numrojmë, shumë raste, kur shteti
shqiptarë, është treguar më respektativ, karshi Sërbisë, Greqisë e të tjerëve,
se sa, ndaj shqiptarëve të Kosovës, .Maqedonisë, Luginës së Preshevës…! Kjo,
është argumentuar, edhe, gjatë kohës, së Xhaxhit,edhe gjatë embargos… edhe nga Edi, por edhe Sala.
Me të
drejtë ,Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, ditë më parë, alaramoi ,opinionin
kosovar, me një të dhënë, shqetsuese dhe shumë irituese për ne kosovarët, se,
në Shqipëri, kurrë, nuk ka qenë, më
shumë,prezent, biznesi dhe tregtia sërbe se sa viteve të fundit,kurse
bizneset kosovare, edhe nëse janë hapur
në Shqipëri, nuk, po mund, ti mbijetojnë skenarëve dhe presioneve të pista, që
vijnë, pikërisht nga , zyrtarë, të këtij shteti “vëlla”.
Sala,
nëse don, me tregua, se është vërtet patriot, karshi, jo vetëm ngjarjeve në
Preshevë e që po e bënë me deklarata bombastike, mesazhin dhe selamin më
të qartë,
mund ta dërgoj dhe fuqizoj, sikur, të
lagonte barakat në Morinë, dhe të
lejonte, që produketet kosovare, dhe ato
preshevare, të futen, në tregun shqiptarë pa procedurë doganore e peripeti,
dhe, me këso veprime, do të qonte, selame, edhe
në Beograd, por edhe të tjerëve,dhe do të tregonte se vërtet “Jemi një…”
Sa i
përket edhe Qeverisë së Kosovës, pos
tjerash,edhe në raport, me ngjarjet në Luginë të Preshevës,gjithashtu, të
gjithë liderët, patën deklarata, sipas momentumit, dhe intersit për të
përfituar poena politik ,por edhe , prej cilave anë ipeshin, dhe para kujt
deklaroheshin, por një gjë, që duket haptas,dhe
nuk don, shumë koment e analizë.
Kosova,
me kapacitetet që ka,me këto institucione të brishta, dhe, e monitoruar dhe e
menagjuar, në sferat më vitale, nga ata, që kanë, edhe fuqinë edhe forcën,kur Sërbia në Kosovë,
ka hyrë dhe po hynë, kur po don e ka po donë, dhe po ia përdhosë policët e
Kosovës e po ia kidnapon,kur Veriu , është krejt, me ikonografi sërbe
e i ambientalizuar si të
ishte Shumadi, me pushtet
të Beogradit,e aspak dhe me asgjë nuk i gjason Kosovës, të presësh,që të
prishin rahatinë, për Juve preshevarë,ky lidership, është utopi,dhe e
pabesueshme, sepse, ku ka ma mirë, se me qenë, në pushtet, në Kosovë,apo, me
udhëheqë, se ,aty, ku popullata, është shqiptare.
Pra,
fajet, i kemi ne të gjithë ,për gjendjen,
në të cilën, jemi, dhe ku jemi.
Edhe liderët e juaj,janë pothuaj një “brum”,apo edhe më të “zi”,andaj, kthjelluni, dhe punoni, e mos pritni, të ju vajtojnë, mallkojnë, ata që kanë probleme me vetëvehten.