E diele, 28.04.2024, 03:48 PM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Bile, me na vjedh, jo?!

E marte, 15.01.2013, 08:59 PM


Bile, me na vjedh, jo?! 

Njeriun e paturpshëm nuk e bënë trupi,por dëshira. (S.Publilius)

Nga Zejdush Kastrati

“Mos e prekni Presidenten…”,Presidentja, mirë po punon…”,Presidentja, mirë po e kryen punën…”,janë, vetëm disa, nga prononcimet dhe deklaratat, e disa zyrtarëve, të lartë, ndërkombëtarë,në radhë të parë, atyre amerikan,por edhe nga Brukseli, e vende tjera të Evropës,që po publikohen nëpër  disa media, e që janë,në radhë të parë , si përgjigjie, ndaj disa kërkesave,  të disa individëve,e disa subjekteve të vogla politike, por në veqanti , edhe, të partisë më të madhe opozitare në Kosovë-Ldk-së,që Presidentja aktuale z. Atifete Jahjaga, sa më parë, të lëshoj postin,  e Presidentes, dhe të respektoj, marrëveshjen politike, mes, Pdk-së, të Hashim Thacit, Ldk-së, të Isa Mustafës, dhe Akr-së, të Behgjet Pacollit.

Këto deklarata publike, nga pala ndërkombëtare,  që mbrojnë  dhe fuqizojnë edhe qëndrimin e Presidentes, e cila ka kohë që po deklaron , se, ajo nuk ka ndermend të japi dorëheqje, pasi që, dorëheqja nuk është kategori kushtetuese…,vijnë, në radhë të parë, nga ata, që e emëruan dhe e mbështetën, e po e mbështesin,dhe dihet botërisht, se  ata janë, “fuqia” dhe “shteti” i Kosovës,apo thënë troq,janë ata, të cilët, kur vlersojnë dhe  mendojnë, se Presidentja aktuale, z. Atifete Jahjaga, duhet të shkoj, atëherë edhe  do të ndodh , që ajo, vërtet, të largohet nga ky  post,i cili nga dita në ditë,kësaj zonje , shumë e më shumë, po “i pëlqen”,dhe po i “hyn  vetja në qejf”,andaj, edhe refuzimi, për tu larguar, nga ky post , nga  ana e Presidentes , është,gjithnjë e  më kategorik, ,dhe për habi, pa bërë “gafe”,dhe, pas cdo kërkese, për dorëheqje , po deklaron:  ”nuk jap dorëheqje…” bile,pa iu drejtuar askujt , e as Arbërit…

Kur,pos këtyre të “mëdhenjëve”, edhe nga Kryeministri Hashim Thaci,po merr mbështetje pa rezervë, dhe, është “legjitimuar” me kohë  edhe nga Kushtetuesja,Presidentja Jahjaga,ska dilemë se mandatin e saj, si e para e vendit,do ta qoj deri kur ata që e emëruan,vlersojnë se nuk”u duhet” si e para”kukull” e vendit,kurse për ndonjë pozitë tjetër, mbetet të shihet, më vonë,por me siguri, do të jetë. pjesë, e kombinatorikave  të mëvonshme, që janë skenarë të paparashikueshëm, tash për tash.

Jahjaga si Presidente dhe refleksioni i saj ?

Nuk besoj, se ka pasur, ndonjë, lider, në Kosovën e pasluftës, i cili,  e ka dëmtuar bugjetin e Kosovës më pak,për të mos thënë aspak, se sa, z.Atifete Jahjaga, prej se,  ka ardhur, në postin, e Presidences.

Shkurt e shqip,edhe pse e ardhur në formë klandestine,kjo Presidente,shikuar në rrethanat ekzistuese nëpër të cilat po kalon Kosova, për momentin, më së tepërmi, vlen të respektohet e të lavdërohet, sepse,këtë vend “rrush e kumbulla “ e bënë hajna vendor e ndërkombëtarë,nga kasta e lartë politike, të cilëve,  nuk po u “ha palla…”por për ta, vlen, vetëm leku ,dhe dëmin më të madh ,këtij vendi, ia bënë, pikërisht, disa nga këta.

Pra, Atifete Jahjaga,ndërkohë,i ka ba “letrat”për Presidente,”edhe pse në të zezë”por  e vecanta e saj është,  se ajo, nuk po e vjedh këtë vend, dhe nuk është pjesë, e aferave të cilat, kanë përfshirë këtë Kosovë, në të gjitha sferat,andaj, kritikë, që duhët, bërë, asaj, është, pse, nuk po e lufton,  këtë të keqe, që ka kaplu, Kosovën,edhe pse pat paralajmëruar, dhe pat themeluar, edhe nje Këshill nacional, për këtë cështje(nëse e lejojnë)?

Ka pasur shkrime, se Presidentja, po shpenzon,  në veshje e garderobë,për cka Presidentja ka deklaruar, se gjithë garderobën, e blen, me para të saja ,por edhe qepjen e ka gratis,por edhe sikur të shpenzonte, mendoj, se krahasuar, me milionat që po hargjohen  nga liderë tjerë,në ahengje,vizita e shpenzime tjera, ky investim, as që ia vlen, të përmendet.

Eshte shumë  e vërtetë, se Presidentja aktuale, ka ardhur nga zarfi dhe është produkt i një marrëveshje politike, mes tre subjekteve politike, që ka qenë, më tepër, si mbulesë,  sepse dihet se kjo zonjë ka qenë dhe është kuadër i “Dragodanit”,(dhe shumë mirë që është).

Poashtu,është shumë e vërtet dhe vështirë të kontestohet se  z. Jahjaga  ka qenë një anonimus për opinionin e gjërë,por as shumica e liderëve tjerë kosovarë, nuk kanë pasur ndonjë përvojë apo bagazh  të pasur politik, dhe nëse bazohemi, vetëm në postin e Presidentëve të deritashëm që ka pasur Kosova, pothuaj të gjithë,  para Jahjagës, përfunduan dhe e përmbyllën mandatin, me lëshime e dështime, hajni e marri,por edhe të koritur, e pa ndonjë respekt të veqant,  se bënë dicka më shumë se Atifetja për këtë vend e popull.

Z Jahjaga ,(eshtë mendim i imi,dhe qofsha i gabuar)  vështërë se  do të  bëhët ndonjë herë politikane e mirëfilltë,  sepse i mungojnë  premisat e tilla,  dhe mbi të gjitha, herë- herë edhe nga modestia, bënë gafe të cilat reflektojnë, si përsonalitet dhe figurë politike, por gjatë kësaj periudhe ,prej se  është e para e vendit, me vizita,  nëpër botë, e në veqanti, në SHBA, Bruksel,por edhe shtete tjera,me siguri, falë atyre që e bënë Presidente, mesazhi dhe refleksioni, karshi botës, ka qenë, mjaft i pranueshëm dhe pozitiv.

Nëse bazohemi, edhe në përbërjen,  e një pjese të stafit të saj, që ka pasur, z. Presidenete, që nga fillimi i punës,  si e para e vendit, e që  mund të identifikohet si “Jugosllavia na mallom”,pastaj difektet e anomalitë, që e kanë përcjell, Presidenten, gjithnjë në raport me mediat e publikun,puna dhe angazhimi  i z.Jahjaga , edhe pse është dashur të rekapitullohet dhe përmbyllet në fundëvitpa kurrfarë hezitimi, siq e bëjnë gjithë liderët dhe në gjithë botën demokratike,ajo ,edhe kësaj radhe, u vonua, dhe vetëm, pas Vitit të Ri,u takua me gazetarë, në Presidence(si në odë të Marecit) dhe edhe aty “ia huqi”.

Takimi i rregullt me media, dhe ate, pse jo,edhe  ne cdo tre muaj ,për Presidenten Jahjaga do të ishte një ndihmesë e madhe dhe fuqizim i figurës së saj të vërtet,sepse transaparenca dhe komunikimi janë adutet kyqe të liderëve për të komunikuar lirshëm dhe pa hipoteka,për cka më së teppërmi ka nevojë  kjo Presidente,e  cila, nëse ska, me cka të lavdërohet,bile nuk duhet të skuqet e marrohet.

Nëse bazohemi vetëm në reagimet e disa mekanizmave ndërkomëtarë,por edhe disa  shkrimeve e publikimeve nëpër media ,këtë vend dhe këtë popull,po e dëmtojnë e pengojnë të zhvillohet, në radhë të parë, disa që po e vjedhin, plackisin,po  e uzurpojnë ,keqëqeverisin, e po sillen sikur, Kosova të ishte e kërkujt dhe askujt, apo e disave, që u ra “shiu në kollomoq”,dhe të cilët angazhim të vetëm, e kanë paranë dhe pushtetin ,pa u shqetsu për moralin.

Zatën,edhe z.Presidente,  i ra “shiu në kollomoq”,por bazuar, me dëmin, që po i bëjnë disa liderë, këtij vendi, ajo është “engjull”.Bile nuk po e vjedh…Më vonë si dihet?



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora