| E marte, 15.01.2013, 08:59 PM |
Bile, me
na vjedh, jo?!
Njeriun e paturpshëm nuk e bënë trupi,por dëshira. (S.Publilius)
Nga Zejdush Kastrati
“Mos e
prekni Presidenten…”,Presidentja, mirë po punon…”,Presidentja, mirë po e kryen
punën…”,janë, vetëm disa, nga prononcimet dhe deklaratat, e disa zyrtarëve, të
lartë, ndërkombëtarë,në radhë të parë, atyre amerikan,por edhe nga Brukseli, e
vende tjera të Evropës,që po publikohen nëpër
disa media, e që janë,në radhë të parë , si përgjigjie, ndaj disa
kërkesave, të disa individëve,e disa
subjekteve të vogla politike, por në veqanti , edhe, të partisë më të madhe
opozitare në Kosovë-Ldk-së,që Presidentja aktuale z. Atifete Jahjaga, sa më
parë, të lëshoj postin, e Presidentes,
dhe të respektoj, marrëveshjen politike, mes, Pdk-së, të Hashim Thacit, Ldk-së,
të Isa Mustafës, dhe Akr-së, të Behgjet Pacollit.
Këto
deklarata publike, nga pala ndërkombëtare,
që mbrojnë dhe fuqizojnë edhe
qëndrimin e Presidentes, e cila ka kohë që po deklaron , se, ajo nuk ka
ndermend të japi dorëheqje, pasi që, dorëheqja nuk është kategori
kushtetuese…,vijnë, në radhë të parë, nga ata, që e emëruan dhe e mbështetën, e
po e mbështesin,dhe dihet botërisht, se
ata janë, “fuqia” dhe “shteti” i Kosovës,apo thënë troq,janë ata, të
cilët, kur vlersojnë dhe mendojnë, se
Presidentja aktuale, z. Atifete Jahjaga, duhet të shkoj, atëherë edhe do të ndodh , që ajo, vërtet, të largohet nga
ky post,i cili nga dita në ditë,kësaj
zonje , shumë e më shumë, po “i pëlqen”,dhe po i “hyn vetja në qejf”,andaj, edhe refuzimi, për tu
larguar, nga ky post , nga ana e
Presidentes , është,gjithnjë e më
kategorik, ,dhe për habi, pa bërë “gafe”,dhe, pas cdo kërkese, për dorëheqje ,
po deklaron: ”nuk jap dorëheqje…”
bile,pa iu drejtuar askujt , e as Arbërit…
Kur,pos këtyre të “mëdhenjëve”, edhe nga Kryeministri Hashim Thaci,po merr mbështetje pa rezervë, dhe, është “legjitimuar” me kohë edhe nga Kushtetuesja,Presidentja Jahjaga,ska dilemë se mandatin e saj, si e para e vendit,do ta qoj deri kur ata që e emëruan,vlersojnë se nuk”u duhet” si e para”kukull” e vendit,kurse për ndonjë pozitë tjetër, mbetet të shihet, më vonë,por me siguri, do të jetë. pjesë, e kombinatorikave të mëvonshme, që janë skenarë të paparashikueshëm, tash për tash.
Jahjaga si Presidente dhe refleksioni i saj ?
Nuk
besoj, se ka pasur, ndonjë, lider, në Kosovën e pasluftës, i cili, e ka dëmtuar bugjetin e Kosovës më pak,për të
mos thënë aspak, se sa, z.Atifete Jahjaga, prej se, ka ardhur, në postin, e Presidences.
Shkurt e
shqip,edhe pse e ardhur në formë klandestine,kjo Presidente,shikuar në
rrethanat ekzistuese nëpër të cilat po kalon Kosova, për momentin, më së
tepërmi, vlen të respektohet e të lavdërohet, sepse,këtë vend “rrush e kumbulla
“ e bënë hajna vendor e ndërkombëtarë,nga kasta e lartë politike, të
cilëve, nuk po u “ha palla…”por për ta,
vlen, vetëm leku ,dhe dëmin më të madh ,këtij vendi, ia bënë, pikërisht, disa
nga këta.
Pra,
Atifete Jahjaga,ndërkohë,i ka ba “letrat”për Presidente,”edhe pse në të
zezë”por e vecanta e saj është, se ajo, nuk po e vjedh këtë vend, dhe nuk
është pjesë, e aferave të cilat, kanë përfshirë këtë Kosovë, në të gjitha
sferat,andaj, kritikë, që duhët, bërë, asaj, është, pse, nuk po e lufton, këtë të keqe, që ka kaplu, Kosovën,edhe pse
pat paralajmëruar, dhe pat themeluar, edhe nje Këshill nacional, për këtë
cështje(nëse e lejojnë)?
Ka pasur
shkrime, se Presidentja, po shpenzon, në
veshje e garderobë,për cka Presidentja ka deklaruar, se gjithë garderobën, e
blen, me para të saja ,por edhe qepjen e ka gratis,por edhe sikur të
shpenzonte, mendoj, se krahasuar, me milionat që po hargjohen nga liderë tjerë,në ahengje,vizita e
shpenzime tjera, ky investim, as që ia vlen, të përmendet.
Eshte
shumë e vërtetë, se Presidentja aktuale,
ka ardhur nga zarfi dhe është produkt i një marrëveshje politike, mes tre
subjekteve politike, që ka qenë, më tepër, si mbulesë, sepse dihet se kjo zonjë ka qenë dhe është
kuadër i “Dragodanit”,(dhe shumë mirë që është).
Poashtu,është
shumë e vërtet dhe vështirë të kontestohet se
z. Jahjaga ka qenë një anonimus
për opinionin e gjërë,por as shumica e liderëve tjerë kosovarë, nuk kanë pasur
ndonjë përvojë apo bagazh të pasur
politik, dhe nëse bazohemi, vetëm në postin e Presidentëve të deritashëm që ka
pasur Kosova, pothuaj të gjithë, para
Jahjagës, përfunduan dhe e përmbyllën mandatin, me lëshime e dështime, hajni e
marri,por edhe të koritur, e pa ndonjë respekt të veqant, se bënë dicka më shumë se Atifetja për këtë
vend e popull.
Z Jahjaga
,(eshtë mendim i imi,dhe qofsha i gabuar)
vështërë se do të bëhët ndonjë herë politikane e mirëfilltë, sepse i mungojnë premisat e tilla, dhe mbi të gjitha, herë- herë edhe nga
modestia, bënë gafe të cilat reflektojnë, si përsonalitet dhe figurë politike,
por gjatë kësaj periudhe ,prej se është
e para e vendit, me vizita, nëpër botë,
e në veqanti, në SHBA, Bruksel,por edhe shtete tjera,me siguri, falë atyre që e
bënë Presidente, mesazhi dhe refleksioni, karshi botës, ka qenë, mjaft i
pranueshëm dhe pozitiv.
Nëse
bazohemi, edhe në përbërjen, e një pjese
të stafit të saj, që ka pasur, z. Presidenete, që nga fillimi i punës, si e para e vendit, e që mund të identifikohet si “Jugosllavia na
mallom”,pastaj difektet e anomalitë, që e kanë përcjell, Presidenten, gjithnjë
në raport me mediat e publikun,puna dhe angazhimi i z.Jahjaga , edhe pse është dashur të
rekapitullohet dhe përmbyllet në fundëvitpa kurrfarë hezitimi, siq e bëjnë
gjithë liderët dhe në gjithë botën demokratike,ajo ,edhe kësaj radhe, u vonua,
dhe vetëm, pas Vitit të Ri,u takua me gazetarë, në Presidence(si në odë të
Marecit) dhe edhe aty “ia huqi”.
Takimi i
rregullt me media, dhe ate, pse jo,edhe
ne cdo tre muaj ,për Presidenten Jahjaga do të ishte një ndihmesë e
madhe dhe fuqizim i figurës së saj të vërtet,sepse transaparenca dhe komunikimi
janë adutet kyqe të liderëve për të komunikuar lirshëm dhe pa hipoteka,për cka
më së teppërmi ka nevojë kjo
Presidente,e cila, nëse ska, me cka të
lavdërohet,bile nuk duhet të skuqet e marrohet.
Nëse
bazohemi vetëm në reagimet e disa mekanizmave ndërkomëtarë,por edhe disa shkrimeve e publikimeve nëpër media ,këtë
vend dhe këtë popull,po e dëmtojnë e pengojnë të zhvillohet, në radhë të parë,
disa që po e vjedhin, plackisin,po e
uzurpojnë ,keqëqeverisin, e po sillen sikur, Kosova të ishte e kërkujt dhe
askujt, apo e disave, që u ra “shiu në kollomoq”,dhe të cilët angazhim të
vetëm, e kanë paranë dhe pushtetin ,pa u shqetsu për moralin.
Zatën,edhe z.Presidente, i ra “shiu në kollomoq”,por bazuar, me dëmin, që po i bëjnë disa liderë, këtij vendi, ajo është “engjull”.Bile nuk po e vjedh…Më vonë si dihet?