E diele, 28.04.2024, 08:25 AM (GMT+1)

Mendime

Ismet Uka: Minatorët dhe krijesa artificiale Jugosllavi!

E marte, 08.01.2013, 08:51 PM


Minatorët e Stan-tergut shënuan fillimin dhe fundin e një krijese artificiale

e quajtur Jugosllavi!

Nga Ismet Uka, Vushtrri - ish punëtor i Kombinatit Trepça

Pas luftës anti fashiste që edhe shqiptaret e Kosovës ju kishin bashkëngjit shteteve që ishin në aleancë për luftë kundër Gjermanisë fashiste që në kit aleancë rrolin udhëheqës e kishin SHBA .Me shumë gjak dhe sakrificë popujt të cilët kishin hy në aleancë për me luftuar fashizmin Gjerman që rrezikonte boten e civilizuar ky bashkim i popujve e beri fuqinë dhe lufta e drejt për Çlirim nga ky sindrom shumë i rrezikshëm për njerëzimin u mposht dhe filloj një jetë e re pas një shkatërrimi të pa përshkruar të cilin e shkaktoj lufta për Çlirimin nga fashizmi .Pas lufte u tërhoqën forcat aleate luftarake secila ne shtetin e vet dhe filloj formimi i pushteteve shtetërore ne secilin vend pra formimi i pushteteve filloj edhe ne jugosllavin e Titos qe shqiptaret e Kosovës ishin si popull i tret për kah numri dhe marrëveshja gjatë luftës ishte ber mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë se me ngadhnjemin mbi fashizmin dhe Çlirimit definitiv shqiptaret e Kosovës dhe territori i saj do ti bashkëngjiten Shqipërisë.

Por fatkeqësisht pas lufte ndodhi e kundërta e kësaj marrëveshje menje here u vunë në lëvizje rrymat anti shqiptare në Serbi dhe ata akuzoheshin si popull i cili përkrahke forcat fashiste dhe pretendonte shqiptaret ti paraqet si përkrahësit e fashizmit dhe si luftëtar kundër aleancës anti fashiste .Filloj vendosja e administrimit ushtarak në Kosovë dhe secili shqiptar i cili dyshohej se po e dëshiron bashkimin me Shqipërinë likuidohej me torturë fizike deri në vdekje,ku varfëria dhe mjerimi në Kosovë dominonte ç’do kund  edhe represioni i shtetit. Kështu që mbi shqiptaret e Kosovës bëhej dhunë dhe kjo dhunë edhe shkaktoj frik te popullata e cila popullatë me shumicë ishte analfabete por e dashur dhe e gatshme që për atdheun e vet Kosovën  ta jap çdo gjë që kishte por edhe jetën.

Kërkohej përmes dhunës fizike mbi shqiptar që bashkimi me Shqipërinë të harrohet por kërkohej nga shqiptaret qe te renditen dhe ta gjejnë veten me bashkëjetesë me popullin Serb në republikën e Serbisë,e cila ishte e lidhene vet e gjashta republikë dhe dy provinca qe i barte me veti Kosovën dhe Vojvodinën në shtetin federativ i quajtur Jugosllavi.

Ajo pak inteligjencë shqiptare e cila ishte prezentë në politiken kosovare pas luftës anti fashiste ne vitin 1945 ishte zanë ngushtë tani te vazhdohet lufta për Çlirimin e Kosovës nga hordhitë çetnike partizane apo të bahet një renditje artificiale në një krise e cila për shqiptaret nuk ishte aspak e lakmueshme por ishte vendim i dhembshëm futja nen sundimin Serb por edhe ma e dhembshme do të ishte vazhdimi i luftës kundër saj sepse Serbia luftën  e provokonte të ndodh por durimi dhe sakrifica dhe mençuria e atyre që ishin në krye të Kosovës gjatë luftës nuk pranuan një luftë jo të barabartë që popullin shqiptar do ta qonte në vet flijim dhe nga ajo luftë ushtarake do të dilte humbëse,dhe për seri nga shkatërrimi i cili do ti bëhej do të mbetej si rroktar i popullit Serb për jetë e mot.

Tani ma veç udhëheqja e Kosovës i kishte dhanë shenjat e para se me pëlqimin e popullit do të renditet në sistemin jugosllav ne krye  te cilit u zgjodh Josip Broz Tito,në Kosovë filloj lufta për shkollim ndërtim dhe zhvillim në kuadër të sistemit juridiko politik Jugosllav,por rrymat rankoviqiste në Serbi nuk e dëshironin shqiptarët brenda sistemit si qytetar,të barabartë që brenda saj me punë politike drejt zhvillimit dhe përparimit .Serbia shqiptarët i donte si popull i rebeluar,kundër sistemit brenda saj dhe kjo të shërbejnë te gjuajnë mbi ta si në shtriga.

Mirëpo politika e urtë dhe programore e udhëhequr nga pak ata intelektual që Kosova i kishte,beri që gradualisht të ngandhnjej politika  e arsyes dhe shqiptaret arritën një afirmim të pa moheshëm në të gjitha poret e jetës dhe punës.

Me një here masë lufte filloj punën miniera e Trepçës që Minatorët e stari-tregut vinin prej të gjitha viseve të Kosovës e besa kishte edhe minator nga viset tjera të Jugosllavisë por ata ishin ma tepër prezent në Trepçë me statusin e ekspertëve që marrshin rroga të majme.

Puna në miniera ishte jashtë zakonisht e ranë dhe e rrezikshme punohej në mënyrë primitive dhe xehja transportohej dhe ngarkohej krejt me fuqi krahu,nen një regjim të rreptë kontrolli nga ana e pushtetit .Ushqimin dhe veshmbathjen minatorët ishin të detyruar ta merrnin nga shtëpia ,Pra ishte një punë shumë e mundimshme dhe fshataret i shmangeshin kësaj pune të minatorit por regjimi i ndiqte dhe i dërgonte me dhunë në punën e minierës në Stan-Treg. Shumë qytetar që e kanë punuar punën e minatorit në atë kohë nga pasojat e asaj pune kanë vdekur në moshë të re,numri ma i madh i minatorëve ka qen shqiptar në minierën e Stan-Tregut kishte edhe Serb por ata ishin ma te privilegjuar ose Serbet brenda në minierë ma tepër shërbenin si punëdhënës brigadera,teknik kurse mbi shqiptaret binin mi supet e tyre punët më të rrezikshme dhe ma të rënda.

Trepça nga regjimi Serb dhe jugosllav konsiderohej si gjigant i fuqishëm ekonomik kështu e konsideronin edhe shtetet tjera kredit që shteti jugosllav i merrte Trepça duhej të futej si garantuese e kthimit te asaj kredie me kohë .Pra puna e minatorëve të Trepçës beri që kapacitetet e saj të zgjerohen dhe te kalohet prej koncentrati si dhe deri te finalizimi që për prodhimin e atyre prodhimeve si lëndë e par përdorej plumbi SPSH,akumulatorët bateritë e ndryshme ,gypat por edhe përdorim të gjer plumbi ka pasur në industrinë luftarake qe kit industri Jugosllavia e ka pasur bukur të zhvilluar .Jeta e minatorëve ka qen jashtë zakonisht e ranë puna në minierë zhvillohej me tri ndërrime transport për punëtor nuk ka pas minatorët posa dalshin nga puna e lodhshme e minierës ju dashke që të udhëtojnë në kam deri te shtëpia me kilometra të tera të veshur dobët të mbathur dobët por edhe të ushqyer shumë dobët,kështu që ata që futeshin në minierë për ta punuar punën e minatorit  shëndeti ju rrënohej shumë shpejt dhe shumë prej minatorëve vdisnin në moshë relativisht të re.

Krahas punëve të rënda që punonin në minierë regjimi dhe dhuna që bëhej mi minator krijonte një demoralizim total sepse edhe familjet me të ardhurat që i merrnin nuk arrinin që ti mbulojnë nevojat dhe kërkesat e tyre materiale dhe sociale .Kushtet e punës në Trepçë ngadalë dal avancoheshin dhe përmirësoheshin duke  e pajisi minierën me makineri të ndryshme për shpim dhe ngarkim por edhe transportim .Filloj sillja e lokomotivave tërheqëse,si dhe lluderve për ngarkimin e xehes të vagonetave të mbushura me xehe që deri atëherë sa nuk janë sill ato vagonetat janë shty me krah,pajisja e minierës me makina shpojës,pajisja e minatorëve me llamba akumuluese e qitjen nga përdorimi i llambave të krbitit,pajisja e minatorëve me këpucë pune,tesha pune dhe helmeta,sigurimi i ushqimit për minator e deri te edhe bartja e minatorëve deri te veni i punës dhe anasjelltas me mjete të transportit,qe si mjet për transport të punëtorëve përdoreshin autobusët. Krejt kjo bëhej në vazhdën e përmirësimit të kushteve të punës për përmirësimin e kushteve të jetesës për minator sepse shpesh herë minatorët e Trepçës edhe se regjimi ishte i egër minatorët në shenj revolte për kushte të rëna të punës bënin edhe greva .Në vet kompleksin e minierës filluan të ndërtohen min banesa për minator që mos me udhëtua po pas orarit të punës  ata që kishin me udhëtua larg, bujtjet dhe pushimin e bënin në banesa të ndërtuara nga udhëheqja e minierës. Pra puna në Trepçë seriozisht u aktivizua dhe për çdo dit  krijoheshin rezultate të punës dhe puna në Trepçë shkonte për çdo dit duke u zgjerua dhe Trepça e përfiton edhe tregun e brendshëm por edhe atë të jashtëm,ku produktet e saja fituan besimin si në kualitet dhe kuantitet .Në  vitet 1947 fillon me punë edhe metalurgjia e plumbit në Zveqan ku xehja e plumbit e nxjerr në minierat e Stan-Tregut shkrihej në shkritoren e Zveqanit përpunohej ne rafineri po në Zveqan dhe shpërndahej në fabrikat finalizuese për Kosovë e Serbi qe ishin ndërtuar me financim të Trepçës .Pra Trepça dhe punëtoria e saj e themeluan organizatën e përberë të punës së bashkuar ku produkti i kësaj organizate ishte i kërkuar në tregun botëror dhe ish Jugosllavia çdo kredi që e marrte Trepçën e kërkonte kredituesi garant pastaj Jugosllavisë ju epte kredia.

Pra minatorët e Trepçës me punën e tyre të cilën e bën për çdo dit e faktorizojshin Kosovën brenda federatës Jugosllave si faktor ekonomik bile shumë të rëndësishëm dhe forcat intelektuale jashtë Trepçës kishin bazë të fort ku të mbështetën për të kërkuar zhvillimin dhe ndërtimin sa ma të hovshëm të Kosovës por edhe avancimin e statusit politik të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë,sepse shqiptaret e Kosovës për të kërkuar një gjë të tillë duhej gjithsesi të krijonin rezultate konkrete brenda shtetit jugosllav si në arsim shëndetësi kulturë prodhim që ishte njëra nga elementet kryesore që kishin mej arsyetua kërkesat para organeve të Serbisë po edhe të Jugosllavisë që Kosova të ndërtohet dhe zhvillohet paralel me një- sit tjera federale jugosllave.

Pra  me rrëzimin e Rankoviqit i cili bënte dhunë dhe represion mbi popullin shqiptar dhe e pengonte zhvillimin e Kosovës dhe nga Kosova merrte e asgjë nuk jepte për veç aty ku një dinar e jepte e dhjet i merrte .Filloj ne jugosllavi ndryshimi i qëndrimit politik rreth Kosovës dhe si rezultat i këtij ndryshimi filloj te avancohen te drejtat e shqiptarëve në të gjitha lëmit ku si rezultat i këtyre avancimeve shqiptarët e fituan me djers lot gjak edhe zhula edhe kushtetutën e vitit 1974 me të cilën kushtetutë bahet decentralizimi i pushtetit shtetëror dhe krahina shumë resurse ekonomike i menaxhonte vet dhe e fitoj atë pavarësinë edhe politike ashtu sa e kishin edhe nejësit tjera federale.

Pra minatorët e Trepçës në krejt këto zhvillime edhe ekonomike,politike edhe sociale edhe shkencore edhe materiale e dhanë kontributin e vet të pa mohushëm për të dal nga një sistem centralist diktatorial në një sistem vet qeveris dhe ku kishte për synim mirëqenien e secilit qytetar qe jetonte në Kosovë pa marr parasysh fenë kombin dokat dhe zakonet e tyre.

Ky avancim i të drejtave të shqiptarëve të Kosovës të cilat ua solli kushtetuta e vitit 1974 nacionalizmin dhe shovinizmin dhe forcat çetnike Serbe i vuri në lëvizje këto forca mjerisht qëndronin edhe në organet e pushtetit në Serbi po edhe akademinë e shkencave dhe të arteve por edhe kisha ortodokse Serbe sa mundke hedhke vaj ne zjarr duke trumbetua se gjëja shqiptarëve në token Serbe të Kosovës ju kanë dhanë të drejta të mëdha a sidomos elementet e shtetësisë të cilat ju kishin dhënë Kosovës sipas kishës ato elemente nuk u dashtë më ja dhanë. Pra për Kosovën dhe shqiptaret e saj pas kushtetutës se vitit 1974 filloj një jetë e re ishte një liri e lëvizjes ma e sigurt për shqiptar për krejt territorin e Jugosllavisë,filluan të bahen ndryshime të mëdha në Trepçë u vendos vet qeverisja punëtore filluan të themelohen këshillat e punëtorëve të cilët anëtar të atyre këshillave u zgjidhshin nga vet punëtoret në bazë të strukturës nacionale,këto reforma dhe ndryshime u bën në krejt institucionet e krahinës,

Në Trepçë filloj ndryshimi kuadrovik udhëheqës neper njësit punuese në interes të shqiptarëve që me këto ndryshime u vërejtshin reagime të punëtoret Serb sepse vështir i pranonin detyrat e punës të cilat tani ua caktonin udhëheqësit shqiptar .Në metalurgjinë e plumbit u prodhojke argjent dhe ari agjenti qëndronte në përbërje plumbi pra kur u shkrinte një ton plumb dilte edhe një kilogram argjent,kështu që argjent në metalurgji të plumbit u prodhonte ne sasi bukur te madhe sepse brenda viti prodhoheshin deri ne 80000 tonelata plumb .Kurse ari prodhohej ne sasi ma te vogël dhe kjo sasi qe prodhohej ngujohej ne paketime të posaçme dhe me siguri te madhe organet federative jugosllave vinin edhe e marrshin dhe e dërgonin direkt për Beograd.

Trepça punonte dhe e barte barrën e zhvillimit ekonomik edhe të Kosovës sepse edhe ne Kosovë kërkoheshin vende pune,për të rit që dilnin nga shkollat e mesme e të larta dhe fakulteti që këto kudra i dhanë shtytje të shpejt zhvillimit ekonomik mbi baza shkencore dhe Kosova për çdo dit i avanconte mjetet e prodhimit dhe prej një prodhimi primitiv kaloj në prodhimtari moderne që vërtet rezultatet ishin evidente si në bujqësi,industri ,mjekësi, por edhe siguri .Trepça filloj të ndërtoj fabrika finalizuese të produktit të plumbit dhe arit për krejt Kosovën e ndërtoj fabrikën e Prizrenit,fabrikën e baterive në Gjilan,fabrikën e municionit në Skenderaj fabrikën e bojërave dhe llaqeve në Vushtrri,fabrikën për zinkimin e llamarinës në Vushtrri,e shumë e shumë investime tjera të bëra nga Trepça në Kosovë që tani nuk më kujtohen.

Kuadrat shqiptare në kombinatin Trepça për këto investime të cilat i bënin brenda Kosovës nga buxheti i Trepçës kritikoheshin,nga regjimi Serb këto sulme ishin tepa bazë sepse Kosova gjatë pushtetit centralist ishte metë në një mjerim të rënd zhvillimor .Pra regjimi Serb kudrave shqiptare ja u vuri  epitetin e territorialistëve kështu që nga sulmet që ju bëheshin në vazhdim edhe brenda Serbie Trepça me mjet të veta ka ndërtuar fabrika finalizuese siç është fabrika e akumulatorëve në sabor,objekte për pushim dhe rekreacion në mal të zi e shumë e shumë vende tjera brenda territorit Jugosllav.

Prandaj trumbetimet e Serbisë por edhe të federatës së Kosovës brenda viti po i ndahen miliarda për ndërtimin e regjioneve të pa zhvilluara këto ishin deklarata politike sepse nga Kosova merrej a në realitet nuk epej asgjë .Pra në Kosovë kritikohej nataliteti i lart dhe zbukurimi i rrugëve të Kosovës nga vërshimi i të rinjve kosovar kur ata lëshoheshin nga mësimi fillor i mesëm dhe i lart krijonte mllef te Serbet dhe posa të bësh vërejtje ose krahasime në zhvillimin e viseve tjera në Jugosllavi menjëherë e marshe përgjigjën se nataliteti i lart po pamundëson investim në ekonomi.

Pra kjo tezë e Serbisë dhe Jugosllave ishte një presion direkt që pretendonte të futej nen kontroll edhe çështja e lindjeve dhe në Kosovë lindjet kishte pretendime që të rregullohen edhe me ligje republikane por edhe federative me qellim që Nënat shqiptare të kufizohet lindja në një fëmijë eventualisht dy.

Punëtorët e Trepçës edhe natalitetit të popullatës i jepnin rëndësi të madhe të rrallët ishin ata punëtor që nuk i kishin mbi gjashtë fëmijë,sepse fëmija nen regjimin socialist ka gëzuar të drejta sociale dhe materiale dhe kujdesi ndaj fëmijëve fare nuk ka qen i ranë në aspektin social sepse shtesat për gjashtë fëmijë gati arrinin edhe rrogën e punës mujore që punëtori e marrte në Trepçë, prandaj kjo Serbet i mundonte dhe këto shtesa pretendonin që të kufizohen vetëm deri te fëmijëve i tret por për këta nuk pajtoheshin njësit tjera federale së bashku me Kosovën .Dihej se Serbia e pritke vdekjen e Titos,që pas ti me e fut jugosllavin nen diktatin e vet dhe pretendonte se e ka ketë te drejt pasi që gjatë luftës anti fashiste kishte dhanë mbas shumti viktima,dhe e shihte si normale që rroli udhëheq ti takoj asaj dhe juridiksioni i tanishëm që ishte me kushtetutën e vitit 1974 Serbia pretendonte se duhet ndryshuar sepse rregullimi i brendshëm si i tillë është pengës për të ecur përpara dhe Serbia pretendonte që ta ngushtoj pavarësinë në vendime dhe qëndrime të nisive federale por tani e tutje në shumë vendime të nisive federale të qet veto federata a në realitet pretendohej që në federatë Kosova dhe Vojvodina të jen prezent aty po mos të kenë drejt vote po të pajtohen me Serbin se çfarë karote do tu afroj.

Tito vdiq  në vitit 1980  në ndërmarrjet e kombinatit Trepça u vunë fotografit e Titos dhe detyroheshin punëtoret që pran atyre fotografive ti bëhej roj nderi dhe u vunë librat e përkujtimeve me qellim që vizitoret të shendoheshin aty .Ishte një punëtor problematik që e shante dhe thoshte kurrë hajr prej ti nuk kemi pa asgjë ketë sharje e dëgjova unë dhe  aji që kishte qëndruar në ndërrim mu drejtua se a po e dëgjon këtij skam besim meja lejua rojën unë ju drejtova ti shko kah të dush vetëm qito fjalë shtini në dhe se nuk ke nevojë me i përsërit askund e përgjegjësia për a rrinë ky këtu a nuk rrinë më takon mua .Punëtori që kishte qen në roj shkoj dhe meta me punëtorin problematik pran fotografisë së Titos dhe fillova në mënyrë të qet i thash se ruaju mos bë këso veprimesh para çdo kujt se mundesh me pësuar keq plus  na dalin edhe probleme tjera që për veprime tua verigë shkon deri edhe te përgjegjësia e të tjerëve .Bëhu i disiplinuar se shumë shpejtë kalojnë këto dy or dhe radha ma nuk të vjen kurrë dhe me premtoj dhe ma dha besën se ma nuk do të bëj aso veprimesh .Kjo çka ndodhi metë në mes neve të treve e kur kush se diti se ndodhi kjo.

Pastaj ndodhen demonstratat e vitit 1981 këto demonstrata ndodhen dhe klasën politike kosovare e zuri tepa përgatitur dhe as qe mendonte kush,se dot ndodhin demonstrata të tilla,sepse klasa politike e dike mirë se problemet politike ishin te hapura,me Serbin menje here pas aprovimit të kushtetutës së vitit 1974 që kisha akademia Serbe por edhe rrymat nacionaliste në Serbi me këto të drejta të shqiptarëve nuk u pajtonin dhe klasa politike kosovare  luftonte si mej amortizua sulmet nacionaliste Serbe që u bënin mbi kushtetutën pas vdekjes se Titos .Demonstratat e vitit 1981 Serbia i priti si të mirëseardhura dhe i përdori si shkak për dhunë dhe presion mbi shqiptaret dhe Kosova i shërbente edhe si paravan për ta sulmua edhe nisitë tjera ku pretendonte Serbia të bëj reforma rrënjësore dhe rrolin udhëheqës ta marr vet në federatën jugosllave. Serbia të gjitha këto favore pretendonte të ja orientoj veti duke krijuar konflikte dhe akuza ndaj të tjerëve dhe duke tentua me dhanë ti shet leksionet politike se si duhet te veprohet e të mbahet Jugosllavia masë vdekjes se Titos e si Serbia është e dëmtuar me futjen e dy krahinave në kushtetutën e Jugosllavisë si elemente konstituive të federatës jugosllave. Serbia dhunën në Kosovë me ndihmën e organeve federative kishte arrit ta fut në çdo institucion dhe organizatë punuese .Pa marr parasysh se çfarë kërkese bëhej nga punëtoret brenda Trepçës për padrejtsit që ju bëheshin ato menjëherë pretendoheshin të futeshin si kërkesa nacionaliste rrogat kur u vonoheshin dhe punëtoret e ndërprerin prodhimin dhe i kërkonin rrogat e veta u pretendonte që asaj greve ti vihet epiteti i nacionalizmit .Mirëpo sindikatat punëtore në Trepçë kanë qen të përgatitura dhe kërkesat sindikale të punëtorëve as se si nuk lejofshin qe politika ti kualifikoj si nacionaliste por vendosmëria e sindikatës i sillte kërkesat e punëtorëve në nevojë dhe arsyshmëri jetike dhe ato u realizonin.

Serbia e kishte vendos ta krijoj Serbin e madhe dhe pengesat që e pengonin një gjë të tillë kishte vendos ti shmang nga rruga me dëshirë ose me forcë .Me dëshirë dhe politik që në fillim u vërejt se nuk do të ketë sukses kurse për forcë ju deshtë kogja një kohë,Serbisë të bëj  ndryshimit vet brenda Serbisë sepse shumë kishte edhe në Serbi që politiken radikale që e kërkonte futja nen sundim të ter Jugosllavisë nuk kishte përkrahje .U bën reforma në polici ushtri dhe njerëzit e Serbisë që ishin në federatën jugosllave u shkarkuan dhe krejt politikat Serbe ranë një gjuhë dhe e sulmonin politiken e deritanishme e cila ishte udhëheq e kualifikuan si politik anti Serbinë dhe Serbia si e tillë pa reforma në sistem ma nuk do të mundet me qëndruar,ketë synim të Serbisë e kuptuan udhëheqjet politike në nisitë tjera federale dhe filluan ta kundërshtonin por tani ishte vonë në vitin 1988 Serbia e shkarkoj me dhunë populiste udhëheqjen e Vojvodinës dhe të republikës së Malit të Zi tani filloj me mitingje të organizuara për nisitë tjera federale ti kërcënoj të gjitha republikat tjera por edhe Kosovën.

Me 17 nëntor të vitit 1988 ishim në turnin e par u përhap lajmi se Serbia në mënyrë të pa publikuar kishte dërguar në Prishtinë një delegacion që në mënyrë të fshehtë dhe me presion të bëj ndryshime kuadrovike në komitetin krahinor të LK dhe në kryesin e Kosovës .Menjëherë u përhap lajmi edhe te Minatorët e Stane-Tregut dhe minatorët menjëherë e ndërprenë prodhimin në minierë dhe filluan marrshin për Prishtinë me moton ti mbrojmë institucionet e Kosovës nga dhuna Serbe .Menjëherë me të dëgjuar e ndërpreu prodhimin edhe metalurgjia e plumbit,fabrika e akumulatorëve dhe  shkurt më mirë me than të gjitha nisitë punuese në kuadër të kombinatit Trepça u krijua një pështjellim i madh ju kthye shpina çdo gjëje çka e kishim ndërtuar ne dhe gjeneratat e më parme në Trepçë dhe minatorët e punëtoret e Trepçës filluan marrshin për Prishtinë që ti mbrojnë institucionet e Kosovës dhe lirin e popullit të vet me gjoksin e tyre pa kurrfarë mjeti tjetër dhune në dorë.

Këtij marrshi përveq nisive punuese në Trepçë ju bashkëngjiten të gjitha organizata tira punuese në Kosovë u bashkëngjiten nxënësit dhe studentët u bashkëngjiten hoxhollar e priftë të nacionalitetit shqiptar vlojshin rrugët e Kosovës njerëz të gjinive moshave të ndryshme qellim e kishin udhëtimin drejt Prishtinës për ta mbrojt lirin e popullit të vet që edhe nuk ishte liri e plot po edhe ajo pak liri qe ishte donte Milloshoviqi dhe klika e ti ta rrënoj dhe për shqiptaret të përcaktoj robin për jetë e mot.

Ky marrsh i minatorëve drejt Prishtinës i cili u shndërrua si marrsh protestues mbar kombëtar e tronditi Millosheviqin dhe ja bari me dije secilit në Jugosllavi se shqiptaret lirin e vet do ta mbrojnë pa marr parasysh çfarë çmimi do të paguajnë dhe politikes se Milloshoviqit nuk do ti dorëzohen që Milloshi ti përdor si kurban për ti frikësuar të tjerët që ti dorëzohen sa ma letë.

Rrugët e Kosovës vlonin njerëz të gjithë të një kombi të një qëllimi,tani aty ku prodhohej me dhjetar tona xehe plumbi ku prodhohej,me qindra tona plumb të rafineruar argjent dhe ari aty ku prodhohej akumulator qe furnizohej tregu jugosllav dhe ndërkombëtar në këto nisi zhurma e makinave u ndërpre vet me dorën e punëtorisë në Trepçe për tu nis drejt Prishtinës me zotim që më kësaj prodhimtarie mos ti kthehen deri sa te marrin premtim qe liria dhe e drejta e popullit shqiptar mos të nëpërkëmbet.

Mirëpo populli Serb kishte vendos që forcën të cilën e kishte në dorë si policore por edhe ushtarake ta përdor si argument kundër Kosovës dhe të ja bëj me dije shqiptarëve se ata edhe kur ecin rrugës së vet ,edhe kur punojnë,edhe kur këndojnë,edhe kur martohen ,edhe kur lindin,janë pengës për Serbet dhe Serbin dhe janë të pa dëshirueshëm në Kosovë dhe viset tjera të Serbisë. Pra shqiptarëve të Kosovës regjimi i Millosheviqit shkurt e shqip ju tregoj ose pranon robin ose pranoni ndiqejt persekutimet burgosjet vrasjet dhe likuidimet.

Pra këta Millosheviqi e kishte përgatit për tryezat e shqiptarëve që Minatorët e Stane-Tregut i than jo. Kjo jo e minatorëve të Stan-Tregut të një politike kriminele kundër tyre dhe popullit shqiptar pati përkrahje te i madh dhe i vogël dhe filloj një luftë frontale politike kundër një politike hegjemoniste Serbiane e cila ishte orientua kundër shqiptarëve .Brenda Trepçe u krijua një gjendje e ranë dhe çdo gjë qka Milloshoviqi thoshte komunistët Serb pretendoheshin që fjala e ti të inkorpurohet edhe në aktivitetet e ma tejme të partisë dhe pretendonin që secili antar i partisë të mendoj ashtu qysh mendon edhe Milloshoviqi e nëse nuk mendon ashtu atëherë aij etiketohej si kundër Serbisë dhe Jugosllavisë.

Mirëpo shqiptaret si antar të partisë ishin në numër mate madh brenda Trepçe dhe lojën politike e mbanin me vendosmëri dhe vendimet dhe qëndrimet silleshin vetëm mbi bazat e barazisë nacionale e çdo vendim tjetër fuqishëm kundërshtohej që këto kundërshtime nxitshin rreakcion të Serbet sepse vendimet e tilla ma nuk i donin sepse Serbet  barazinë  absolute me shqiptaret nuk e donin që  brenda asaj barazie kërkonin të ishin edhe të privilegjuar .Pra Serbet i trimëroj politika e Milloshoviqit që kolegëve shqiptar të deri atëhershëm qarat ju tregonin se janë përkrahës të Milloshevoqit dhe politikes se ti .Kërkohej përgjegjësi nga shqiptaret për braktisjen e reparteve prodhuese dhe pjesëmarrja e tyre në marrshin drejt Prishtine dhe nuk hoqi dorë nga kërkesat për përgjegjësi dhe me ketë përgjegjësi pretendohej të ngarkoheshin  kuadrat shqiptare e si dënim ta marrin largimin nga vendet udhëheqëse e ne vend te tyre te vendosen Serb apo siç thoshin ata shqiptar të ndershëm. 17 nëntori i vitit 1988 qe ndodhi marrshi i minatorëve drejt Prishtinës për ti mbrojt institucionet e Kosovës që Milloshoviqi donte ti rrënoj me dhunë dhe e kishte përkrahjen nga të gjitha organet shtetërore në Serbi dhe kisha akademia e Serbisë e shënoj një etapë të re për popullin shqiptar ku ky marrsh gjithë kombëtar paralajmëroj rrymat Serbo çetnike të cilave u printe Millosheviqi kundër Kosovës se shqiptarët barazinë me popujt tjerë në federatën e Jugosllavisë nuk do të dhanë me dëshirë as për dëshirën e askujt por ketë barazi do ta mbrojnë me fanatizëm të madh,me të gjitha mjetet.

Kjo lëvizje madhështore për Çlirimin kombëtar nga regjimi i Milloshoviqit filloj mu në Trepçën e Stane-Tregut dhe dihen akterët e kësaj lëvizje ku populli shqiptar i Kosovës pa marr parasysh Gjinin moshën kësaj lëvizje madhështore,i dhanë përkrahje dhe me sjelljet,e pushtetit,Serb ndaj popullatës por edhe sjelljet e popullatës ndaj pushtetit u vërejt se vuajtjeve brenda Jugosllavisë që i përjetuan shqiptaret edhe para regjimit të Millosheviqit por edhe gjatë regjimit të ti do të u vjen fundi sepse kësaj krijese artificiale që Milloshoviqi me sjelljen e ti donte ta bënte edhe ma artificiale duke e krijua Serbin e madhe në dëm të shqiptarëve dhe në tokat e tyre shqiptarët kësaj politike i than jo.

Thënia jo politikes se Millosheviqit dhe programit te ti fashizoid kundër Kosovës ishte një patriotizëm dhe vendosmëri i atyre që e kundërshtuan ketë politik dhe  vit 1945 qe shënoj fillimin e një krijese artificiale kuptohet pa dëshirën e Minatorëve dhe të popullit shqiptar17 nëntori i vitit 1988 shënoj dhe fundin e sigurt të kësaj krijese artificiale e quajtur Jugosllavi që për shqiptaret dike të prodhoj vetëm injorim dhunë dhe represion.

Pra minatorët e Stane-Tregut dhe punëtoria mbar ne kombinatin Trepça e qiti një guri te madh ne themelet e pavarësisë së shtetit të Kosovës prandaj sillja ndaj minatorëve e pushtetit të sotëm na bën të kuptojmë qe e kalura revolucionare e minatorëve që e solli te sotmen Po shikohet me injorancë dhe ajo gjeneratë e minatorëve që i ra hise të futet në politik, që politika nuk ishte qellim as profesion i tyre por momenti dhe nevoja e interesit kombëtar e kërkonte që klasa punëtore shqiptare e Kosovës me veprime diskriminuese të sistemit të Milloshoviqit,kundër popullatës shqiptare  nuk e ka nder men të pajtohet ,dhe minatorët e Trepçës treguan atdhe dashuri të lart dhe me trupin e tyre  i mbrojtën të drejtat e shqiptarëve të Kosovës dhe kërkesat e minatorëve ishin të orientuara kunder regjimit Jugosllav dhe Serbin që e drejta për vet vendosje të shqiptarëve në Jugosllavi mos të pengohej por këto kërkesa të drejta të shqiptarëve të Kosovës të miratohen dhe të barabartë si të gjithë popujt tjerë edhe shqiptarët të jetojnë në ketë pjesë të Ballkanit .Minatorëve,udhëheqja Serbe ju  përgjigj me përjashtim masovike të shqiptarëve nga vendet e tyre të punës .Duke përdor dhunë dhe represion ndaj tyre.

Ku tani edhe sodë në ditët e zhvillimit demokratik ndaj kësaj gjenerate të Minatorëve që sakrifikuan çdo gjë për lirin e Kosovës sodë institucionet e Kosovës nuk po punojnë dhe sillen si ndaj të gjithë Çlirimtarëve dhe si ndaj të gjithë të persekuturve politik po  për minatorët ka zgjedh trajtimin diskriminuese me te cilin trajtim kemi minator i cili po vunë për bukën e gojës minatori dhe familja e ti.

Minatorët e Trepçës kërkojnë nga institucionet e Kosovës që data si 17 nëntori e vitit 1988 të shënohet si datë e bashkimit si datë e hegjemonizmit pozitiv të kombit shqiptar në krye të të cilit ishin minatorët dhe në ketë datë historike qe fillon fundin e një Jugosllavie që shqiptarët tani i ki përjashtua nga çdo e drejt humane dhe njerëzore të shënohet si datë historike dhe si datë feste për një të arritur aq madhështore dhe të kërkuar në kohen momentin dhe hapësirën e duhur për atdheun dhe kombin.

Minatorët e Stane-Tregut qe sa here kërkon nga institucionet e Kosovës që stazhi i punës  i kaluar në rrugë të përjashtuar,në mënyrë të kundërligjshme nga regjimi i Millosheviqit vetëm që Minatoret nuk u pajtuan me robin që Millosheviq e vendosi mi Kosovën dhe për këta i qiti në rrugë .Ky stazh tu njihet si stazh pune dhe tu kompensohet pjesa e kohës së kaluar në rrugë. Por tu shërbej si kompensim edhe atyre punëtorëve që u futen në grevë ne moshë relativisht te re dhe nuk i patën mi dhjet vjet provoj pune e tani ne moshë të vjetër me ligjet e reja nuk po kanë drejt në pension te plot.

Minatorët e Trepçës kërkojnë që repartet finalizues të Trepçës të aktivizohen sa ma par dhe xehja mos të shitet e pa përpunuar se Trepça  me një shitje të tillë të koncentratit të plumbit,i kroin vetit humbje por edhe Kosovës.

Po dëgjohen zëra nga AKP-ja duke i ftuar kreditoret e Trepçës që të paraqiten që i kanë dhanë kredi Trepçës gjatë regjimit të Milloshoviqit  kredit e tilla te cilat i ka pranuar në emër të zhvillimit të Trepçës kurrë nuk i ka përdor për modernizimin e prodhimit ne kombinat por ato kredi ika marr dhe ika shfrytëzua ne luftë kundre Kosove dhe viseve tjera të Jugosllavisë .Prandaj këto borçe Trepça mos ti pranoj kuruesi dhe ftesën të cilën ua bën AKP-ja që brenda dy muajve  të paraqiten kreditoret e Trepçës të asaj kohe kjo thirrje duhet ta tërheq meni here.

Minatorët e Trepçës mendojnë që Trepça nuk i ka borq askujt përpos punëtorëve të saj që Millosheviqi i qiti në rrugë vetëm qe e kerkun lirin dhe pavarësinë dhe barazinë  për shqiptarët e Kosovës dhe popujt tjerë që jetojnë në Kosovë. Prandaj borçi i Trepçës ndaj punëtorëve është shumë më i madh se çdo pretendenti kreditues i Trepçës dhe punëtorët e Trepçës konsiderojnë se i kanë asetet e veta në Trepçë që këto asete arrijnë shifrën e qindra milion eurove .dhe asetet e punëtorëve qe i kanë në Trepçë nuk ka forcë që i shet sepse shitja e pronës së punëtorëve pa i pyet ata do të thotë përsëritje e diskriminimit ndaj punëtorëve që kanë të drejt legjitime mi pasurit e Trepçës.

 

Minatorët dhe punëtoret e Trepçës kërkojnë nga institucionet e Kosovës të trajtohen si të gjithë disidentet ndaj regjimit të Millosheviqit dhe minatorët nga institucionet e sotme të Kosovës kërkojnë që të trajtohen si  të gjithë te persekuturit politik sepse Minatoret e Stane-Tregut dhe punëtoria e saj,për të drejta politike dhe kombëtare e bën marrshin madheshtor qe ky marrsh i vitit 1988 beri qe rezistenca politike e minatorëve kundër regjimit te Millosheviqit mos të pushoj deri ne vitin 1999 kur edhe Kosova definitivisht u Çlirua me ndihmën e djemve më të mirë të Kosovës të inkuadruar në UQK dhe aleatëve ndërkombëtar.

Prandaj minatorët dhe punëtoria e Trepçës kanë të drejt morale por edhe obligim që pushtetit të tanishëm të ja bëjnë me dije që ti kthehen zhvillimit të demokracisë se mirëfilltë të vendit të lirohen nga sindromi i bajraktarizmit elementit nepotist dhe te fut ne funksion barazinë sociale dhe materiale që të gjithë të kanë prej çka  të jetojnë,sepse ky popull nuk e ka miratua kit diskriminim i cili po bahet ndaj tyre dhe kjo politik e gabur e cila u udhëheq deri më tani  popullit jaka lan shtagën dhe strajcën në dorë dhe po kërkon azil për shtete të Evropës për qellim të vetm për bukën e gojës.

Minatorët e Stane-Tregut kërkojnë nga klasa politike qe dialogun te cilin po e kërkon Evropa ta bëjnë me Serbin.  Ketë dialog mos të pranojnë sepse dialog po bëhet që Serbia të futet në bashkimin evropian kurse Kosova si deri më tani të jetë lamë ku do të fshihet e lirë kundër kushtetutshmëria dhe kundër ligjshmëria,që anarkia në tok të huaj po ju pëlqen edhe atyre që kanë ardhur në Kosovë me detyrën e mësuesit të demokracisë.

Politikajt kosovar duhet ta din që Kosova ende nga Serbia nuk është e lirë dhe pjesa veriore është e okupuar dhe,pranimi i dialogut sodë me Serbin menjë territor të okupuar me mia të zhdukur nga ana e pushtetit në Serbi dhe mirë e din vet pushteti i Serbisë se ku janë varret masive me shqiptar sepse vet pushteti Serb i ka varros. Ky dialog do ta nxit Serbin dhe aleatet e saj në Evropë që sulmet Serbe mbi Kosovën kurrë mos të pushojnë.

Dialogu po bahet me presion të atyre që e patën detyrë në bazë të rezultues 1244 që ta vendosin pushtetin në atë pjesë të Kosovës ti mbajnë zgjedhjet e lira dhe në të territor të bahet decentralizimi i pushtetit dhe të pranohet realiteti i ri i krijuar në Kosovë dhe ti jepet fund problemit të asaj pjese të Kosovës.

Kosova dhe populli i saj kurrë nuk do të ja zgjat dorën e pajtimit regjimit Serb në Serbi pa kërkuar falje publike Serbia për të bëmat  kriminele mbi popullin shqiptar .Pa i gjet Serbia qytetarët e zhdukur që nënat dhe motrat kosovare ende jetojnë në ankth e vaj për të marr vesh për të afërmit e tyre edhe 13 vjet pas Çlirimi të Kosovës. Populli shqiptar kurën e kurës nuk do të ja fal Serbisë  dëmet e luftës që Serbia i beri vetëm për ti mbyt kërkesat e arsyeshme politike të shqiptarëve që të jen të barabartë me popujt e Ballkanit këtu ku jetojnë e punojnë.

Prandaj ngutja për tu ul me Serbin në tryezë të bisedimeve pa e dit se çka do të bisedohet me të është e pa pranueshme dhe ata që ulen e bisedojnë me Serbin për probleme të brendshme të Kosovës përgjegjësin do ta bartin mbi supet e veta se kurrë krimineli nuk ka mundur mu ul në bisedime i barabartë me viktimën çdo here krimineli u ul duke e pranua në radhë të par ndenjen e fajësisë,duke u dënua për atë fajësi që e ka bar e më pastaj pason,përmirësimi i mardhënjëve nderfqinjësore .

Kosovën e Çliruam bashkërisht dhe bashkërisht duhet të dalim nga çdo gjendje e situatë e krijuar gjatë ecjes drejt një zhvillimi si në aspektin social ekonomik si në aspektin juridiko politik .Nuk guxon të krijohen njerëz super të varfër dhe super të pasur,në Kosovë sepse diferencat e tilla sociale mes qytetarëve do të e mbajnë Kosovën jo stabile dhe jo të sigurt. Këta duhet ta kenë parasysh të gjithë ata që janë në politik duke filluar nga presidenti i Kosovës e deri te presidenti i komunës .Në Kosovë buxheti po keqpërdorët në radhë të par duke nda nga buxheti rroga që kanë diferenca trondiste rroga e kryetarit të Kosovës bën tani sa 33 pensione të pensionistit te Kosovës,e nga pensionisti me at pension kaq te ulët kërkohen që ti paguajnë obligimet si gjithë qytetaret tjerë .Prandaj minatorët i ftojnë udhëheqësin qe pagat te nivelizohen me pagat e homologëve të shteteve fqinj,por njëkohësisht edhe rrogat dhe pensionet sepse konsiderojmë sikur sindikatat e Kosovës mos të ishin në gjumë të thellë moti kish me ndodh,pakënaqësia sociale që do të e destabilizonte Kosovën dhe brenda saj nuk do të ishte mirë më për askënd .Prandaj duhet te kemi kujdes  që asnjë qytetar i Kosovës nuk duhet të jetë i përjashtuar nga të mirat që ja sjell shteti për të cilin luftoj por edhe qytetari duhet gjithsesi ti kryej detyrat dhe obligimet që i ka ndaj shtetit të Kosovës.

Prandaj Marrshi i minatorëve të Stane-Tregut i 17 nëntorit të vitit 1988 e i cili marrsh u shendrua si marrsh gjithë popullor për lirin dhe pavarësinë e Kosovës edhe sodë duhet të na shërbej që me vendosmëri të gjithë  ta kemi hisen e barabart në Kosovë por edhe të gjithë të angazhohemi për ndërtimin dhe zhvillimin e saj me të vetmin qellim që secili qytetar pa marr parasysh nacionalitetin ta ketë rahatin në Kosovë.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora