| E marte, 08.01.2013, 08:51 PM |
Minatorët
e Stan-tergut shënuan fillimin dhe fundin e një krijese artificiale
e quajtur Jugosllavi!
Nga Ismet Uka, Vushtrri - ish punëtor i Kombinatit Trepça
Pas
luftës anti fashiste që edhe shqiptaret e Kosovës ju kishin bashkëngjit
shteteve që ishin në aleancë për luftë kundër Gjermanisë fashiste që në kit
aleancë rrolin udhëheqës e kishin SHBA .Me shumë gjak dhe sakrificë popujt të
cilët kishin hy në aleancë për me luftuar fashizmin Gjerman që rrezikonte boten
e civilizuar ky bashkim i popujve e beri fuqinë dhe lufta e drejt për Çlirim
nga ky sindrom shumë i rrezikshëm për njerëzimin u mposht dhe filloj një jetë e
re pas një shkatërrimi të pa përshkruar të cilin e shkaktoj lufta për Çlirimin
nga fashizmi .Pas lufte u tërhoqën forcat aleate luftarake secila ne shtetin e
vet dhe filloj formimi i pushteteve shtetërore ne secilin vend pra formimi i
pushteteve filloj edhe ne jugosllavin e Titos qe shqiptaret e Kosovës ishin si
popull i tret për kah numri dhe marrëveshja gjatë luftës ishte ber mes
Shqipërisë dhe Jugosllavisë se me ngadhnjemin mbi fashizmin dhe Çlirimit
definitiv shqiptaret e Kosovës dhe territori i saj do ti bashkëngjiten
Shqipërisë.
Por
fatkeqësisht pas lufte ndodhi e kundërta e kësaj marrëveshje menje here u vunë
në lëvizje rrymat anti shqiptare në Serbi dhe ata akuzoheshin si popull i cili
përkrahke forcat fashiste dhe pretendonte shqiptaret ti paraqet si përkrahësit
e fashizmit dhe si luftëtar kundër aleancës anti fashiste .Filloj vendosja e
administrimit ushtarak në Kosovë dhe secili shqiptar i cili dyshohej se po e
dëshiron bashkimin me Shqipërinë likuidohej me torturë fizike deri në vdekje,ku
varfëria dhe mjerimi në Kosovë dominonte ç’do kund edhe represioni i shtetit. Kështu që mbi
shqiptaret e Kosovës bëhej dhunë dhe kjo dhunë edhe shkaktoj frik te popullata
e cila popullatë me shumicë ishte analfabete por e dashur dhe e gatshme që për
atdheun e vet Kosovën ta jap çdo gjë që
kishte por edhe jetën.
Kërkohej
përmes dhunës fizike mbi shqiptar që bashkimi me Shqipërinë të harrohet por
kërkohej nga shqiptaret qe te renditen dhe ta gjejnë veten me bashkëjetesë me
popullin Serb në republikën e Serbisë,e cila ishte e lidhene vet e gjashta
republikë dhe dy provinca qe i barte me veti Kosovën dhe Vojvodinën në shtetin
federativ i quajtur Jugosllavi.
Ajo pak
inteligjencë shqiptare e cila ishte prezentë në politiken kosovare pas luftës
anti fashiste ne vitin 1945 ishte zanë ngushtë tani te vazhdohet lufta për
Çlirimin e Kosovës nga hordhitë çetnike partizane apo të bahet një renditje
artificiale në një krise e cila për shqiptaret nuk ishte aspak e lakmueshme por
ishte vendim i dhembshëm futja nen sundimin Serb por edhe ma e dhembshme do të
ishte vazhdimi i luftës kundër saj sepse Serbia luftën e provokonte të ndodh por durimi dhe
sakrifica dhe mençuria e atyre që ishin në krye të Kosovës gjatë luftës nuk
pranuan një luftë jo të barabartë që popullin shqiptar do ta qonte në vet
flijim dhe nga ajo luftë ushtarake do të dilte humbëse,dhe për seri nga
shkatërrimi i cili do ti bëhej do të mbetej si rroktar i popullit Serb për jetë
e mot.
Tani ma
veç udhëheqja e Kosovës i kishte dhanë shenjat e para se me pëlqimin e popullit
do të renditet në sistemin jugosllav ne krye
te cilit u zgjodh Josip Broz Tito,në Kosovë filloj lufta për shkollim
ndërtim dhe zhvillim në kuadër të sistemit juridiko politik Jugosllav,por
rrymat rankoviqiste në Serbi nuk e dëshironin shqiptarët brenda sistemit si
qytetar,të barabartë që brenda saj me punë politike drejt zhvillimit dhe
përparimit .Serbia shqiptarët i donte si popull i rebeluar,kundër sistemit
brenda saj dhe kjo të shërbejnë te gjuajnë mbi ta si në shtriga.
Mirëpo
politika e urtë dhe programore e udhëhequr nga pak ata intelektual që Kosova i
kishte,beri që gradualisht të ngandhnjej politika e arsyes dhe shqiptaret arritën një afirmim
të pa moheshëm në të gjitha poret e jetës dhe punës.
Me një
here masë lufte filloj punën miniera e Trepçës që Minatorët e stari-tregut
vinin prej të gjitha viseve të Kosovës e besa kishte edhe minator nga viset
tjera të Jugosllavisë por ata ishin ma tepër prezent në Trepçë me statusin e
ekspertëve që marrshin rroga të majme.
Puna në
miniera ishte jashtë zakonisht e ranë dhe e rrezikshme punohej në mënyrë
primitive dhe xehja transportohej dhe ngarkohej krejt me fuqi krahu,nen një
regjim të rreptë kontrolli nga ana e pushtetit .Ushqimin dhe veshmbathjen
minatorët ishin të detyruar ta merrnin nga shtëpia ,Pra ishte një punë shumë e
mundimshme dhe fshataret i shmangeshin kësaj pune të minatorit por regjimi i
ndiqte dhe i dërgonte me dhunë në punën e minierës në Stan-Treg. Shumë qytetar
që e kanë punuar punën e minatorit në atë kohë nga pasojat e asaj pune kanë
vdekur në moshë të re,numri ma i madh i minatorëve ka qen shqiptar në minierën
e Stan-Tregut kishte edhe Serb por ata ishin ma te privilegjuar ose Serbet
brenda në minierë ma tepër shërbenin si punëdhënës brigadera,teknik kurse mbi
shqiptaret binin mi supet e tyre punët më të rrezikshme dhe ma të rënda.
Trepça
nga regjimi Serb dhe jugosllav konsiderohej si gjigant i fuqishëm ekonomik
kështu e konsideronin edhe shtetet tjera kredit që shteti jugosllav i merrte
Trepça duhej të futej si garantuese e kthimit te asaj kredie me kohë .Pra puna
e minatorëve të Trepçës beri që kapacitetet e saj të zgjerohen dhe te kalohet
prej koncentrati si dhe deri te finalizimi që për prodhimin e atyre prodhimeve
si lëndë e par përdorej plumbi SPSH,akumulatorët bateritë e ndryshme ,gypat por
edhe përdorim të gjer plumbi ka pasur në industrinë luftarake qe kit industri
Jugosllavia e ka pasur bukur të zhvilluar .Jeta e minatorëve ka qen jashtë
zakonisht e ranë puna në minierë zhvillohej me tri ndërrime transport për
punëtor nuk ka pas minatorët posa dalshin nga puna e lodhshme e minierës ju
dashke që të udhëtojnë në kam deri te shtëpia me kilometra të tera të veshur
dobët të mbathur dobët por edhe të ushqyer shumë dobët,kështu që ata që
futeshin në minierë për ta punuar punën e minatorit shëndeti ju rrënohej shumë shpejt dhe shumë
prej minatorëve vdisnin në moshë relativisht të re.
Krahas
punëve të rënda që punonin në minierë regjimi dhe dhuna që bëhej mi minator
krijonte një demoralizim total sepse edhe familjet me të ardhurat që i merrnin
nuk arrinin që ti mbulojnë nevojat dhe kërkesat e tyre materiale dhe sociale
.Kushtet e punës në Trepçë ngadalë dal avancoheshin dhe përmirësoheshin
duke e pajisi minierën me makineri të
ndryshme për shpim dhe ngarkim por edhe transportim .Filloj sillja e
lokomotivave tërheqëse,si dhe lluderve për ngarkimin e xehes të vagonetave të
mbushura me xehe që deri atëherë sa nuk janë sill ato vagonetat janë shty me
krah,pajisja e minierës me makina shpojës,pajisja e minatorëve me llamba
akumuluese e qitjen nga përdorimi i llambave të krbitit,pajisja e minatorëve me
këpucë pune,tesha pune dhe helmeta,sigurimi i ushqimit për minator e deri te
edhe bartja e minatorëve deri te veni i punës dhe anasjelltas me mjete të
transportit,qe si mjet për transport të punëtorëve përdoreshin autobusët. Krejt
kjo bëhej në vazhdën e përmirësimit të kushteve të punës për përmirësimin e
kushteve të jetesës për minator sepse shpesh herë minatorët e Trepçës edhe se
regjimi ishte i egër minatorët në shenj revolte për kushte të rëna të punës
bënin edhe greva .Në vet kompleksin e minierës filluan të ndërtohen min banesa
për minator që mos me udhëtua po pas orarit të punës ata që kishin me udhëtua larg, bujtjet dhe
pushimin e bënin në banesa të ndërtuara nga udhëheqja e minierës. Pra puna në
Trepçë seriozisht u aktivizua dhe për çdo dit
krijoheshin rezultate të punës dhe puna në Trepçë shkonte për çdo dit
duke u zgjerua dhe Trepça e përfiton edhe tregun e brendshëm por edhe atë të
jashtëm,ku produktet e saja fituan besimin si në kualitet dhe kuantitet
.Në vitet 1947 fillon me punë edhe
metalurgjia e plumbit në Zveqan ku xehja e plumbit e nxjerr në minierat e
Stan-Tregut shkrihej në shkritoren e Zveqanit përpunohej ne rafineri po në
Zveqan dhe shpërndahej në fabrikat finalizuese për Kosovë e Serbi qe ishin
ndërtuar me financim të Trepçës .Pra Trepça dhe punëtoria e saj e themeluan
organizatën e përberë të punës së bashkuar ku produkti i kësaj organizate ishte
i kërkuar në tregun botëror dhe ish Jugosllavia çdo kredi që e marrte Trepçën e
kërkonte kredituesi garant pastaj Jugosllavisë ju epte kredia.
Pra
minatorët e Trepçës me punën e tyre të cilën e bën për çdo dit e faktorizojshin
Kosovën brenda federatës Jugosllave si faktor ekonomik bile shumë të
rëndësishëm dhe forcat intelektuale jashtë Trepçës kishin bazë të fort ku të
mbështetën për të kërkuar zhvillimin dhe ndërtimin sa ma të hovshëm të Kosovës
por edhe avancimin e statusit politik të Kosovës në kuadër të
Jugosllavisë,sepse shqiptaret e Kosovës për të kërkuar një gjë të tillë duhej
gjithsesi të krijonin rezultate konkrete brenda shtetit jugosllav si në arsim
shëndetësi kulturë prodhim që ishte njëra nga elementet kryesore që kishin mej
arsyetua kërkesat para organeve të Serbisë po edhe të Jugosllavisë që Kosova të
ndërtohet dhe zhvillohet paralel me një- sit tjera federale jugosllave.
Pra me rrëzimin e Rankoviqit i cili bënte dhunë
dhe represion mbi popullin shqiptar dhe e pengonte zhvillimin e Kosovës dhe nga
Kosova merrte e asgjë nuk jepte për veç aty ku një dinar e jepte e dhjet i
merrte .Filloj ne jugosllavi ndryshimi i qëndrimit politik rreth Kosovës dhe si
rezultat i këtij ndryshimi filloj te avancohen te drejtat e shqiptarëve në të
gjitha lëmit ku si rezultat i këtyre avancimeve shqiptarët e fituan me djers
lot gjak edhe zhula edhe kushtetutën e vitit 1974 me të cilën kushtetutë bahet
decentralizimi i pushtetit shtetëror dhe krahina shumë resurse ekonomike i
menaxhonte vet dhe e fitoj atë pavarësinë edhe politike ashtu sa e kishin edhe
nejësit tjera federale.
Pra
minatorët e Trepçës në krejt këto zhvillime edhe ekonomike,politike edhe
sociale edhe shkencore edhe materiale e dhanë kontributin e vet të pa mohushëm
për të dal nga një sistem centralist diktatorial në një sistem vet qeveris dhe
ku kishte për synim mirëqenien e secilit qytetar qe jetonte në Kosovë pa marr
parasysh fenë kombin dokat dhe zakonet e tyre.
Ky
avancim i të drejtave të shqiptarëve të Kosovës të cilat ua solli kushtetuta e
vitit 1974 nacionalizmin dhe shovinizmin dhe forcat çetnike Serbe i vuri në
lëvizje këto forca mjerisht qëndronin edhe në organet e pushtetit në Serbi po
edhe akademinë e shkencave dhe të arteve por edhe kisha ortodokse Serbe sa
mundke hedhke vaj ne zjarr duke trumbetua se gjëja shqiptarëve në token Serbe
të Kosovës ju kanë dhanë të drejta të mëdha a sidomos elementet e shtetësisë të
cilat ju kishin dhënë Kosovës sipas kishës ato elemente nuk u dashtë më ja
dhanë. Pra për Kosovën dhe shqiptaret e saj pas kushtetutës se vitit 1974
filloj një jetë e re ishte një liri e lëvizjes ma e sigurt për shqiptar për
krejt territorin e Jugosllavisë,filluan të bahen ndryshime të mëdha në Trepçë u
vendos vet qeverisja punëtore filluan të themelohen këshillat e punëtorëve të
cilët anëtar të atyre këshillave u zgjidhshin nga vet punëtoret në bazë të
strukturës nacionale,këto reforma dhe ndryshime u bën në krejt institucionet e
krahinës,
Në Trepçë
filloj ndryshimi kuadrovik udhëheqës neper njësit punuese në interes të
shqiptarëve që me këto ndryshime u vërejtshin reagime të punëtoret Serb sepse
vështir i pranonin detyrat e punës të cilat tani ua caktonin udhëheqësit
shqiptar .Në metalurgjinë e plumbit u prodhojke argjent dhe ari agjenti
qëndronte në përbërje plumbi pra kur u shkrinte një ton plumb dilte edhe një
kilogram argjent,kështu që argjent në metalurgji të plumbit u prodhonte ne sasi
bukur te madhe sepse brenda viti prodhoheshin deri ne 80000 tonelata plumb
.Kurse ari prodhohej ne sasi ma te vogël dhe kjo sasi qe prodhohej ngujohej ne
paketime të posaçme dhe me siguri te madhe organet federative jugosllave vinin
edhe e marrshin dhe e dërgonin direkt për Beograd.
Trepça
punonte dhe e barte barrën e zhvillimit ekonomik edhe të Kosovës sepse edhe ne
Kosovë kërkoheshin vende pune,për të rit që dilnin nga shkollat e mesme e të
larta dhe fakulteti që këto kudra i dhanë shtytje të shpejt zhvillimit ekonomik
mbi baza shkencore dhe Kosova për çdo dit i avanconte mjetet e prodhimit dhe
prej një prodhimi primitiv kaloj në prodhimtari moderne që vërtet rezultatet
ishin evidente si në bujqësi,industri ,mjekësi, por edhe siguri .Trepça filloj
të ndërtoj fabrika finalizuese të produktit të plumbit dhe arit për krejt
Kosovën e ndërtoj fabrikën e Prizrenit,fabrikën e baterive në Gjilan,fabrikën e
municionit në Skenderaj fabrikën e bojërave dhe llaqeve në Vushtrri,fabrikën
për zinkimin e llamarinës në Vushtrri,e shumë e shumë investime tjera të bëra
nga Trepça në Kosovë që tani nuk më kujtohen.
Kuadrat
shqiptare në kombinatin Trepça për këto investime të cilat i bënin brenda
Kosovës nga buxheti i Trepçës kritikoheshin,nga regjimi Serb këto sulme ishin
tepa bazë sepse Kosova gjatë pushtetit centralist ishte metë në një mjerim të
rënd zhvillimor .Pra regjimi Serb kudrave shqiptare ja u vuri epitetin e territorialistëve kështu që nga
sulmet që ju bëheshin në vazhdim edhe brenda Serbie Trepça me mjet të veta ka
ndërtuar fabrika finalizuese siç është fabrika e akumulatorëve në sabor,objekte
për pushim dhe rekreacion në mal të zi e shumë e shumë vende tjera brenda
territorit Jugosllav.
Prandaj
trumbetimet e Serbisë por edhe të federatës së Kosovës brenda viti po i ndahen
miliarda për ndërtimin e regjioneve të pa zhvilluara këto ishin deklarata
politike sepse nga Kosova merrej a në realitet nuk epej asgjë .Pra në Kosovë
kritikohej nataliteti i lart dhe zbukurimi i rrugëve të Kosovës nga vërshimi i
të rinjve kosovar kur ata lëshoheshin nga mësimi fillor i mesëm dhe i lart
krijonte mllef te Serbet dhe posa të bësh vërejtje ose krahasime në zhvillimin
e viseve tjera në Jugosllavi menjëherë e marshe përgjigjën se nataliteti i lart
po pamundëson investim në ekonomi.
Pra kjo
tezë e Serbisë dhe Jugosllave ishte një presion direkt që pretendonte të futej
nen kontroll edhe çështja e lindjeve dhe në Kosovë lindjet kishte pretendime që
të rregullohen edhe me ligje republikane por edhe federative me qellim që Nënat
shqiptare të kufizohet lindja në një fëmijë eventualisht dy.
Punëtorët
e Trepçës edhe natalitetit të popullatës i jepnin rëndësi të madhe të rrallët
ishin ata punëtor që nuk i kishin mbi gjashtë fëmijë,sepse fëmija nen regjimin
socialist ka gëzuar të drejta sociale dhe materiale dhe kujdesi ndaj fëmijëve
fare nuk ka qen i ranë në aspektin social sepse shtesat për gjashtë fëmijë gati
arrinin edhe rrogën e punës mujore që punëtori e marrte në Trepçë, prandaj kjo
Serbet i mundonte dhe këto shtesa pretendonin që të kufizohen vetëm deri te
fëmijëve i tret por për këta nuk pajtoheshin njësit tjera federale së bashku me
Kosovën .Dihej se Serbia e pritke vdekjen e Titos,që pas ti me e fut
jugosllavin nen diktatin e vet dhe pretendonte se e ka ketë te drejt pasi që
gjatë luftës anti fashiste kishte dhanë mbas shumti viktima,dhe e shihte si
normale që rroli udhëheq ti takoj asaj dhe juridiksioni i tanishëm që ishte me
kushtetutën e vitit 1974 Serbia pretendonte se duhet ndryshuar sepse rregullimi
i brendshëm si i tillë është pengës për të ecur përpara dhe Serbia pretendonte
që ta ngushtoj pavarësinë në vendime dhe qëndrime të nisive federale por tani e
tutje në shumë vendime të nisive federale të qet veto federata a në realitet
pretendohej që në federatë Kosova dhe Vojvodina të jen prezent aty po mos të
kenë drejt vote po të pajtohen me Serbin se çfarë karote do tu afroj.
Tito
vdiq në vitit 1980 në ndërmarrjet e kombinatit Trepça u vunë
fotografit e Titos dhe detyroheshin punëtoret që pran atyre fotografive ti
bëhej roj nderi dhe u vunë librat e përkujtimeve me qellim që vizitoret të
shendoheshin aty .Ishte një punëtor problematik që e shante dhe thoshte kurrë
hajr prej ti nuk kemi pa asgjë ketë sharje e dëgjova unë dhe aji që kishte qëndruar në ndërrim mu drejtua
se a po e dëgjon këtij skam besim meja lejua rojën unë ju drejtova ti shko kah
të dush vetëm qito fjalë shtini në dhe se nuk ke nevojë me i përsërit askund e
përgjegjësia për a rrinë ky këtu a nuk rrinë më takon mua .Punëtori që kishte
qen në roj shkoj dhe meta me punëtorin problematik pran fotografisë së Titos
dhe fillova në mënyrë të qet i thash se ruaju mos bë këso veprimesh para çdo
kujt se mundesh me pësuar keq plus na
dalin edhe probleme tjera që për veprime tua verigë shkon deri edhe te
përgjegjësia e të tjerëve .Bëhu i disiplinuar se shumë shpejtë kalojnë këto dy
or dhe radha ma nuk të vjen kurrë dhe me premtoj dhe ma dha besën se ma nuk do
të bëj aso veprimesh .Kjo çka ndodhi metë në mes neve të treve e kur kush se
diti se ndodhi kjo.
Pastaj
ndodhen demonstratat e vitit 1981 këto demonstrata ndodhen dhe klasën politike
kosovare e zuri tepa përgatitur dhe as qe mendonte kush,se dot ndodhin
demonstrata të tilla,sepse klasa politike e dike mirë se problemet politike
ishin te hapura,me Serbin menje here pas aprovimit të kushtetutës së vitit 1974
që kisha akademia Serbe por edhe rrymat nacionaliste në Serbi me këto të drejta
të shqiptarëve nuk u pajtonin dhe klasa politike kosovare luftonte si mej amortizua sulmet nacionaliste
Serbe që u bënin mbi kushtetutën pas vdekjes se Titos .Demonstratat e vitit
1981 Serbia i priti si të mirëseardhura dhe i përdori si shkak për dhunë dhe
presion mbi shqiptaret dhe Kosova i shërbente edhe si paravan për ta sulmua
edhe nisitë tjera ku pretendonte Serbia të bëj reforma rrënjësore dhe rrolin
udhëheqës ta marr vet në federatën jugosllave. Serbia të gjitha këto favore
pretendonte të ja orientoj veti duke krijuar konflikte dhe akuza ndaj të
tjerëve dhe duke tentua me dhanë ti shet leksionet politike se si duhet te
veprohet e të mbahet Jugosllavia masë vdekjes se Titos e si Serbia është e
dëmtuar me futjen e dy krahinave në kushtetutën e Jugosllavisë si elemente
konstituive të federatës jugosllave. Serbia dhunën në Kosovë me ndihmën e
organeve federative kishte arrit ta fut në çdo institucion dhe organizatë
punuese .Pa marr parasysh se çfarë kërkese bëhej nga punëtoret brenda Trepçës
për padrejtsit që ju bëheshin ato menjëherë pretendoheshin të futeshin si
kërkesa nacionaliste rrogat kur u vonoheshin dhe punëtoret e ndërprerin
prodhimin dhe i kërkonin rrogat e veta u pretendonte që asaj greve ti vihet
epiteti i nacionalizmit .Mirëpo sindikatat punëtore në Trepçë kanë qen të
përgatitura dhe kërkesat sindikale të punëtorëve as se si nuk lejofshin qe
politika ti kualifikoj si nacionaliste por vendosmëria e sindikatës i sillte
kërkesat e punëtorëve në nevojë dhe arsyshmëri jetike dhe ato u realizonin.
Serbia e
kishte vendos ta krijoj Serbin e madhe dhe pengesat që e pengonin një gjë të
tillë kishte vendos ti shmang nga rruga me dëshirë ose me forcë .Me dëshirë dhe
politik që në fillim u vërejt se nuk do të ketë sukses kurse për forcë ju
deshtë kogja një kohë,Serbisë të bëj
ndryshimit vet brenda Serbisë sepse shumë kishte edhe në Serbi që
politiken radikale që e kërkonte futja nen sundim të ter Jugosllavisë nuk
kishte përkrahje .U bën reforma në polici ushtri dhe njerëzit e Serbisë që
ishin në federatën jugosllave u shkarkuan dhe krejt politikat Serbe ranë një
gjuhë dhe e sulmonin politiken e deritanishme e cila ishte udhëheq e
kualifikuan si politik anti Serbinë dhe Serbia si e tillë pa reforma në sistem
ma nuk do të mundet me qëndruar,ketë synim të Serbisë e kuptuan udhëheqjet
politike në nisitë tjera federale dhe filluan ta kundërshtonin por tani ishte
vonë në vitin 1988 Serbia e shkarkoj me dhunë populiste udhëheqjen e Vojvodinës
dhe të republikës së Malit të Zi tani filloj me mitingje të organizuara për
nisitë tjera federale ti kërcënoj të gjitha republikat tjera por edhe Kosovën.
Me 17
nëntor të vitit 1988 ishim në turnin e par u përhap lajmi se Serbia në mënyrë
të pa publikuar kishte dërguar në Prishtinë një delegacion që në mënyrë të
fshehtë dhe me presion të bëj ndryshime kuadrovike në komitetin krahinor të LK
dhe në kryesin e Kosovës .Menjëherë u përhap lajmi edhe te Minatorët e
Stane-Tregut dhe minatorët menjëherë e ndërprenë prodhimin në minierë dhe
filluan marrshin për Prishtinë me moton ti mbrojmë institucionet e Kosovës nga
dhuna Serbe .Menjëherë me të dëgjuar e ndërpreu prodhimin edhe metalurgjia e
plumbit,fabrika e akumulatorëve dhe
shkurt më mirë me than të gjitha nisitë punuese në kuadër të kombinatit
Trepça u krijua një pështjellim i madh ju kthye shpina çdo gjëje çka e kishim
ndërtuar ne dhe gjeneratat e më parme në Trepçë dhe minatorët e punëtoret e
Trepçës filluan marrshin për Prishtinë që ti mbrojnë institucionet e Kosovës
dhe lirin e popullit të vet me gjoksin e tyre pa kurrfarë mjeti tjetër dhune në
dorë.
Këtij
marrshi përveq nisive punuese në Trepçë ju bashkëngjiten të gjitha organizata
tira punuese në Kosovë u bashkëngjiten nxënësit dhe studentët u bashkëngjiten
hoxhollar e priftë të nacionalitetit shqiptar vlojshin rrugët e Kosovës njerëz
të gjinive moshave të ndryshme qellim e kishin udhëtimin drejt Prishtinës për
ta mbrojt lirin e popullit të vet që edhe nuk ishte liri e plot po edhe ajo pak
liri qe ishte donte Milloshoviqi dhe klika e ti ta rrënoj dhe për shqiptaret të
përcaktoj robin për jetë e mot.
Ky marrsh
i minatorëve drejt Prishtinës i cili u shndërrua si marrsh protestues mbar
kombëtar e tronditi Millosheviqin dhe ja bari me dije secilit në Jugosllavi se
shqiptaret lirin e vet do ta mbrojnë pa marr parasysh çfarë çmimi do të
paguajnë dhe politikes se Milloshoviqit nuk do ti dorëzohen që Milloshi ti
përdor si kurban për ti frikësuar të tjerët që ti dorëzohen sa ma letë.
Rrugët e
Kosovës vlonin njerëz të gjithë të një kombi të një qëllimi,tani aty ku
prodhohej me dhjetar tona xehe plumbi ku prodhohej,me qindra tona plumb të
rafineruar argjent dhe ari aty ku prodhohej akumulator qe furnizohej tregu
jugosllav dhe ndërkombëtar në këto nisi zhurma e makinave u ndërpre vet me
dorën e punëtorisë në Trepçe për tu nis drejt Prishtinës me zotim që më kësaj
prodhimtarie mos ti kthehen deri sa te marrin premtim qe liria dhe e drejta e
popullit shqiptar mos të nëpërkëmbet.
Mirëpo
populli Serb kishte vendos që forcën të cilën e kishte në dorë si policore por
edhe ushtarake ta përdor si argument kundër Kosovës dhe të ja bëj me dije
shqiptarëve se ata edhe kur ecin rrugës së vet ,edhe kur punojnë,edhe kur
këndojnë,edhe kur martohen ,edhe kur lindin,janë pengës për Serbet dhe Serbin
dhe janë të pa dëshirueshëm në Kosovë dhe viset tjera të Serbisë. Pra
shqiptarëve të Kosovës regjimi i Millosheviqit shkurt e shqip ju tregoj ose
pranon robin ose pranoni ndiqejt persekutimet burgosjet vrasjet dhe likuidimet.
Pra këta
Millosheviqi e kishte përgatit për tryezat e shqiptarëve që Minatorët e
Stane-Tregut i than jo. Kjo jo e minatorëve të Stan-Tregut të një politike
kriminele kundër tyre dhe popullit shqiptar pati përkrahje te i madh dhe i
vogël dhe filloj një luftë frontale politike kundër një politike hegjemoniste
Serbiane e cila ishte orientua kundër shqiptarëve .Brenda Trepçe u krijua një
gjendje e ranë dhe çdo gjë qka Milloshoviqi thoshte komunistët Serb
pretendoheshin që fjala e ti të inkorpurohet edhe në aktivitetet e ma tejme të
partisë dhe pretendonin që secili antar i partisë të mendoj ashtu qysh mendon
edhe Milloshoviqi e nëse nuk mendon ashtu atëherë aij etiketohej si kundër
Serbisë dhe Jugosllavisë.
Mirëpo
shqiptaret si antar të partisë ishin në numër mate madh brenda Trepçe dhe lojën
politike e mbanin me vendosmëri dhe vendimet dhe qëndrimet silleshin vetëm mbi
bazat e barazisë nacionale e çdo vendim tjetër fuqishëm kundërshtohej që këto
kundërshtime nxitshin rreakcion të Serbet sepse vendimet e tilla ma nuk i donin
sepse Serbet barazinë absolute me shqiptaret nuk e donin që brenda asaj barazie kërkonin të ishin edhe të
privilegjuar .Pra Serbet i trimëroj politika e Milloshoviqit që kolegëve
shqiptar të deri atëhershëm qarat ju tregonin se janë përkrahës të Milloshevoqit
dhe politikes se ti .Kërkohej përgjegjësi nga shqiptaret për braktisjen e
reparteve prodhuese dhe pjesëmarrja e tyre në marrshin drejt Prishtine dhe nuk
hoqi dorë nga kërkesat për përgjegjësi dhe me ketë përgjegjësi pretendohej të
ngarkoheshin kuadrat shqiptare e si
dënim ta marrin largimin nga vendet udhëheqëse e ne vend te tyre te vendosen
Serb apo siç thoshin ata shqiptar të ndershëm. 17 nëntori i vitit 1988 qe
ndodhi marrshi i minatorëve drejt Prishtinës për ti mbrojt institucionet e
Kosovës që Milloshoviqi donte ti rrënoj me dhunë dhe e kishte përkrahjen nga të
gjitha organet shtetërore në Serbi dhe kisha akademia e Serbisë e shënoj një
etapë të re për popullin shqiptar ku ky marrsh gjithë kombëtar paralajmëroj
rrymat Serbo çetnike të cilave u printe Millosheviqi kundër Kosovës se
shqiptarët barazinë me popujt tjerë në federatën e Jugosllavisë nuk do të dhanë
me dëshirë as për dëshirën e askujt por ketë barazi do ta mbrojnë me fanatizëm
të madh,me të gjitha mjetet.
Kjo
lëvizje madhështore për Çlirimin kombëtar nga regjimi i Milloshoviqit filloj mu
në Trepçën e Stane-Tregut dhe dihen akterët e kësaj lëvizje ku populli shqiptar
i Kosovës pa marr parasysh Gjinin moshën kësaj lëvizje madhështore,i dhanë
përkrahje dhe me sjelljet,e pushtetit,Serb ndaj popullatës por edhe sjelljet e
popullatës ndaj pushtetit u vërejt se vuajtjeve brenda Jugosllavisë që i
përjetuan shqiptaret edhe para regjimit të Millosheviqit por edhe gjatë
regjimit të ti do të u vjen fundi sepse kësaj krijese artificiale që Milloshoviqi
me sjelljen e ti donte ta bënte edhe ma artificiale duke e krijua Serbin e
madhe në dëm të shqiptarëve dhe në tokat e tyre shqiptarët kësaj politike i
than jo.
Thënia jo
politikes se Millosheviqit dhe programit te ti fashizoid kundër Kosovës ishte
një patriotizëm dhe vendosmëri i atyre që e kundërshtuan ketë politik dhe vit 1945 qe shënoj fillimin e një krijese
artificiale kuptohet pa dëshirën e Minatorëve dhe të popullit shqiptar17
nëntori i vitit 1988 shënoj dhe fundin e sigurt të kësaj krijese artificiale e
quajtur Jugosllavi që për shqiptaret dike të prodhoj vetëm injorim dhunë dhe
represion.
Pra
minatorët e Stane-Tregut dhe punëtoria mbar ne kombinatin Trepça e qiti një
guri te madh ne themelet e pavarësisë së shtetit të Kosovës prandaj sillja ndaj
minatorëve e pushtetit të sotëm na bën të kuptojmë qe e kalura revolucionare e
minatorëve që e solli te sotmen Po shikohet me injorancë dhe ajo gjeneratë e
minatorëve që i ra hise të futet në politik, që politika nuk ishte qellim as
profesion i tyre por momenti dhe nevoja e interesit kombëtar e kërkonte që
klasa punëtore shqiptare e Kosovës me veprime diskriminuese të sistemit të
Milloshoviqit,kundër popullatës shqiptare
nuk e ka nder men të pajtohet ,dhe minatorët e Trepçës treguan atdhe
dashuri të lart dhe me trupin e tyre i
mbrojtën të drejtat e shqiptarëve të Kosovës dhe kërkesat e minatorëve ishin të
orientuara kunder regjimit Jugosllav dhe Serbin që e drejta për vet vendosje të
shqiptarëve në Jugosllavi mos të pengohej por këto kërkesa të drejta të shqiptarëve
të Kosovës të miratohen dhe të barabartë si të gjithë popujt tjerë edhe
shqiptarët të jetojnë në ketë pjesë të Ballkanit .Minatorëve,udhëheqja Serbe
ju përgjigj me përjashtim masovike të
shqiptarëve nga vendet e tyre të punës .Duke përdor dhunë dhe represion ndaj
tyre.
Ku tani
edhe sodë në ditët e zhvillimit demokratik ndaj kësaj gjenerate të Minatorëve
që sakrifikuan çdo gjë për lirin e Kosovës sodë institucionet e Kosovës nuk po
punojnë dhe sillen si ndaj të gjithë Çlirimtarëve dhe si ndaj të gjithë të
persekuturve politik po për minatorët ka
zgjedh trajtimin diskriminuese me te cilin trajtim kemi minator i cili po vunë
për bukën e gojës minatori dhe familja e ti.
Minatorët
e Trepçës kërkojnë nga institucionet e Kosovës që data si 17 nëntori e vitit
1988 të shënohet si datë e bashkimit si datë e hegjemonizmit pozitiv të kombit
shqiptar në krye të të cilit ishin minatorët dhe në ketë datë historike qe
fillon fundin e një Jugosllavie që shqiptarët tani i ki përjashtua nga çdo e
drejt humane dhe njerëzore të shënohet si datë historike dhe si datë feste për
një të arritur aq madhështore dhe të kërkuar në kohen momentin dhe hapësirën e
duhur për atdheun dhe kombin.
Minatorët
e Stane-Tregut qe sa here kërkon nga institucionet e Kosovës që stazhi i punës i kaluar në rrugë të përjashtuar,në mënyrë të
kundërligjshme nga regjimi i Millosheviqit vetëm që Minatoret nuk u pajtuan me
robin që Millosheviq e vendosi mi Kosovën dhe për këta i qiti në rrugë .Ky
stazh tu njihet si stazh pune dhe tu kompensohet pjesa e kohës së kaluar në
rrugë. Por tu shërbej si kompensim edhe atyre punëtorëve që u futen në grevë ne
moshë relativisht te re dhe nuk i patën mi dhjet vjet provoj pune e tani ne
moshë të vjetër me ligjet e reja nuk po kanë drejt në pension te plot.
Minatorët
e Trepçës kërkojnë që repartet finalizues të Trepçës të aktivizohen sa ma par
dhe xehja mos të shitet e pa përpunuar se Trepça me një shitje të tillë të koncentratit të
plumbit,i kroin vetit humbje por edhe Kosovës.
Po
dëgjohen zëra nga AKP-ja duke i ftuar kreditoret e Trepçës që të paraqiten që i
kanë dhanë kredi Trepçës gjatë regjimit të Milloshoviqit kredit e tilla te cilat i ka pranuar në emër
të zhvillimit të Trepçës kurrë nuk i ka përdor për modernizimin e prodhimit ne
kombinat por ato kredi ika marr dhe ika shfrytëzua ne luftë kundre Kosove dhe
viseve tjera të Jugosllavisë .Prandaj këto borçe Trepça mos ti pranoj kuruesi
dhe ftesën të cilën ua bën AKP-ja që brenda dy muajve të paraqiten kreditoret e Trepçës të asaj
kohe kjo thirrje duhet ta tërheq meni here.
Minatorët
e Trepçës mendojnë që Trepça nuk i ka borq askujt përpos punëtorëve të saj që
Millosheviqi i qiti në rrugë vetëm qe e kerkun lirin dhe pavarësinë dhe
barazinë për shqiptarët e Kosovës dhe
popujt tjerë që jetojnë në Kosovë. Prandaj borçi i Trepçës ndaj punëtorëve
është shumë më i madh se çdo pretendenti kreditues i Trepçës dhe punëtorët e
Trepçës konsiderojnë se i kanë asetet e veta në Trepçë që këto asete arrijnë
shifrën e qindra milion eurove .dhe asetet e punëtorëve qe i kanë në Trepçë nuk
ka forcë që i shet sepse shitja e pronës së punëtorëve pa i pyet ata do të
thotë përsëritje e diskriminimit ndaj punëtorëve që kanë të drejt legjitime mi
pasurit e Trepçës.
Minatorët
dhe punëtoret e Trepçës kërkojnë nga institucionet e Kosovës të trajtohen si të
gjithë disidentet ndaj regjimit të Millosheviqit dhe minatorët nga
institucionet e sotme të Kosovës kërkojnë që të trajtohen si të gjithë te persekuturit politik sepse
Minatoret e Stane-Tregut dhe punëtoria e saj,për të drejta politike dhe
kombëtare e bën marrshin madheshtor qe ky marrsh i vitit 1988 beri qe
rezistenca politike e minatorëve kundër regjimit te Millosheviqit mos të pushoj
deri ne vitin 1999 kur edhe Kosova definitivisht u Çlirua me ndihmën e djemve
më të mirë të Kosovës të inkuadruar në UQK dhe aleatëve ndërkombëtar.
Prandaj
minatorët dhe punëtoria e Trepçës kanë të drejt morale por edhe obligim që
pushtetit të tanishëm të ja bëjnë me dije që ti kthehen zhvillimit të
demokracisë se mirëfilltë të vendit të lirohen nga sindromi i bajraktarizmit
elementit nepotist dhe te fut ne funksion barazinë sociale dhe materiale që të
gjithë të kanë prej çka të jetojnë,sepse
ky popull nuk e ka miratua kit diskriminim i cili po bahet ndaj tyre dhe kjo
politik e gabur e cila u udhëheq deri më tani
popullit jaka lan shtagën dhe strajcën në dorë dhe po kërkon azil për
shtete të Evropës për qellim të vetm për bukën e gojës.
Minatorët
e Stane-Tregut kërkojnë nga klasa politike qe dialogun te cilin po e kërkon
Evropa ta bëjnë me Serbin. Ketë dialog
mos të pranojnë sepse dialog po bëhet që Serbia të futet në bashkimin evropian
kurse Kosova si deri më tani të jetë lamë ku do të fshihet e lirë kundër
kushtetutshmëria dhe kundër ligjshmëria,që anarkia në tok të huaj po ju pëlqen
edhe atyre që kanë ardhur në Kosovë me detyrën e mësuesit të demokracisë.
Politikajt
kosovar duhet ta din që Kosova ende nga Serbia nuk është e lirë dhe pjesa
veriore është e okupuar dhe,pranimi i dialogut sodë me Serbin menjë territor të
okupuar me mia të zhdukur nga ana e pushtetit në Serbi dhe mirë e din vet
pushteti i Serbisë se ku janë varret masive me shqiptar sepse vet pushteti Serb
i ka varros. Ky dialog do ta nxit Serbin dhe aleatet e saj në Evropë që sulmet
Serbe mbi Kosovën kurrë mos të pushojnë.
Dialogu
po bahet me presion të atyre që e patën detyrë në bazë të rezultues 1244 që ta
vendosin pushtetin në atë pjesë të Kosovës ti mbajnë zgjedhjet e lira dhe në të
territor të bahet decentralizimi i pushtetit dhe të pranohet realiteti i ri i
krijuar në Kosovë dhe ti jepet fund problemit të asaj pjese të Kosovës.
Kosova
dhe populli i saj kurrë nuk do të ja zgjat dorën e pajtimit regjimit Serb në
Serbi pa kërkuar falje publike Serbia për të bëmat kriminele mbi popullin shqiptar .Pa i gjet
Serbia qytetarët e zhdukur që nënat dhe motrat kosovare ende jetojnë në ankth e
vaj për të marr vesh për të afërmit e tyre edhe 13 vjet pas Çlirimi të Kosovës.
Populli shqiptar kurën e kurës nuk do të ja fal Serbisë dëmet e luftës që Serbia i beri vetëm për ti
mbyt kërkesat e arsyeshme politike të shqiptarëve që të jen të barabartë me
popujt e Ballkanit këtu ku jetojnë e punojnë.
Prandaj
ngutja për tu ul me Serbin në tryezë të bisedimeve pa e dit se çka do të
bisedohet me të është e pa pranueshme dhe ata që ulen e bisedojnë me Serbin për
probleme të brendshme të Kosovës përgjegjësin do ta bartin mbi supet e veta se
kurrë krimineli nuk ka mundur mu ul në bisedime i barabartë me viktimën çdo
here krimineli u ul duke e pranua në radhë të par ndenjen e fajësisë,duke u
dënua për atë fajësi që e ka bar e më pastaj pason,përmirësimi i mardhënjëve
nderfqinjësore .
Kosovën e
Çliruam bashkërisht dhe bashkërisht duhet të dalim nga çdo gjendje e situatë e
krijuar gjatë ecjes drejt një zhvillimi si në aspektin social ekonomik si në
aspektin juridiko politik .Nuk guxon të krijohen njerëz super të varfër dhe
super të pasur,në Kosovë sepse diferencat e tilla sociale mes qytetarëve do të
e mbajnë Kosovën jo stabile dhe jo të sigurt. Këta duhet ta kenë parasysh të
gjithë ata që janë në politik duke filluar nga presidenti i Kosovës e deri te
presidenti i komunës .Në Kosovë buxheti po keqpërdorët në radhë të par duke nda
nga buxheti rroga që kanë diferenca trondiste rroga e kryetarit të Kosovës bën
tani sa 33 pensione të pensionistit te Kosovës,e nga pensionisti me at pension
kaq te ulët kërkohen që ti paguajnë obligimet si gjithë qytetaret tjerë
.Prandaj minatorët i ftojnë udhëheqësin qe pagat te nivelizohen me pagat e
homologëve të shteteve fqinj,por njëkohësisht edhe rrogat dhe pensionet sepse
konsiderojmë sikur sindikatat e Kosovës mos të ishin në gjumë të thellë moti
kish me ndodh,pakënaqësia sociale që do të e destabilizonte Kosovën dhe brenda
saj nuk do të ishte mirë më për askënd .Prandaj duhet te kemi kujdes që asnjë qytetar i Kosovës nuk duhet të jetë
i përjashtuar nga të mirat që ja sjell shteti për të cilin luftoj por edhe
qytetari duhet gjithsesi ti kryej detyrat dhe obligimet që i ka ndaj shtetit të
Kosovës.
Prandaj Marrshi i minatorëve të Stane-Tregut i 17 nëntorit të vitit 1988 e i cili marrsh u shendrua si marrsh gjithë popullor për lirin dhe pavarësinë e Kosovës edhe sodë duhet të na shërbej që me vendosmëri të gjithë ta kemi hisen e barabart në Kosovë por edhe të gjithë të angazhohemi për ndërtimin dhe zhvillimin e saj me të vetmin qellim që secili qytetar pa marr parasysh nacionalitetin ta ketë rahatin në Kosovë.