Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Shënime të rralla për Ali Pashën
E diele, 06.01.2013, 11:09 PM
Rast: Iniciativa e Kryeministrit për të sjellë kokën e Aliut në Shqipëri.
Ca shënime të rralla për Ali Pashë Tepelenën
Ekskluzive nga Reshat Nexhipi
Në vend të hyrjes
Gjatë një interviste, që
kishte të bëjë me kontributin e figurave shqi
ptare në të kaluarën, gazetari
më pyeti : Cilët pesë shqiptarë, sipas
meje, meritojnë të zënë vend më të lartë
në piedestalin e historisë tonë. Meqenëse numri i figurave që duhej t i
permend ishte i limituar, pa lodhur shumë mendjen, thashë: Skenderbeu, Ali
Pashë Tepelena, Ismail Qemali, Ahmet Zogu dhe Gonxhe Bojaxhiu. Edhe pse nuk pretendova që kjo përzgjedhje të jetë e drejtë, në shtypin e përditshëm e sidomos përmes telefonatave, njerës të
njohur dhe të pa njohur, kundërshtarë të ndonjërit nga pesë të apostrofuarit,
më akuzonin ashpër, duke theksuar gabimet e
çdonjërit. Në përgjigjet time, u thosha që s ka njeri ideal, pa gabime,
por për të vlerësuar atë, duhet vënë në peshore edhe negativet por edhe
pozitivet dhe në bazë të saj të vlerësohet kush sa peshon dhe se puna e çdo
njeriut duhet parë me sytë e kohës kur ai ka jetuar dhe vepruar e jo me optikën
e sotme. Mirëpo, edhe kjo nuk ishte e mjaftueshme për disa, të cilët, madje
edhe Skenderbeun nuk e kursyen, duke kujtuar
një betejë, udhëheqës të së cilës, sipas reaguesit, paskësh qenë një i afërt i tij, por i paaftë
për atë detyrë, prandaj në frontin e luftës paskan mbetur mijra shqiptarë të vrarë etj. Një nga
reaguesit, nuk mbeti pa kujtuar shërbimin dyzetvjeçar të Ismail Qemalit në Perandorinë osmane, disa komunistë
më flisnin për largimin e ,,turpshëm,,
sipas tyre të Mbretit tonë, kurse
një fetar i madh musliman, qortonte
Gonxhe Bojaxhiun që, sipas tij, nuk bëri gjë për popullin e vet. etj. etj.
Bëra këtë hyrje, për të thënë që, e njëjta gjë mund të më ndodhë edhe me këtë shkrim, kushtuar Ali Pashë Tepelenës, edhe pse për gabimet e te tij kam shkruar më parë, prandaj, kësaj rradhe përqendrohem vetëm në anët pozitive të tij.
xxx
Ali Pasha, inspiruar nga nëna e vet. Ajo, në një rast, kur i biri, u kthye nga lufta pa sukses, i tha të merte boshtin e të tirrte lesh me gratë në konak se nuk i kishte hie të mbante armët dhe të qëndronte në mesin e burrave. Hankua gjithmonë e porosite atë që nga lufta të kthehet ose si fitimtar ose i vdekur dhe se nuk duhej hedhur në luftë si luan e pastaj të kthehesh si lepur.
xxx
Ali Pasha për Turqinë. Në fazën e parë, kur ky i
kishte punët mirë
me Sulltanin, si
komandant Sanxhaku, etj., kontribuoi
tepër në stabilizimin e Perandorisë osmane,
sepse, përveç të tjerave, pengoi sulmet
e kundërshtarëve të
pushtuesëve osmanë, kurse në vendet ku sundonte
vetë ai, siç ishte edhe Maqedonia, vendosi rregull dhe qetësi që nuk e kishte në asnjë vëndë tjetër të Perandorisë osmane, gjë që, flet edhe shënimi se në kohën e tij ,,Shqera dhe ujku mund të rrinin bashkë, pa patur aty barinë,,.
xxx
Ali Pasha, me qendrim tolerant
ndaj popujve dhe konfesioneve fetare.Me siguri, për qëndrimin e
këtillë, kishin ndikuar edhe këshillat e një babajt bektashi
që, nëse do të sundojë sa më tepër dhe të vdesë me nder, të sillet mirë me të
gjithë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre
etnike, fetare etj. Prandaj ai, jo rastësisht, bashkëshorten e kishte ortodokse dhe kishte ndërmend të ndrojë emrin në Aleksandër, me siguri edhe për adhurimin që kish ndaj Lekës, të ciln e konsideronte për stërgjysh të kombit të vet.
xxx
Ali Pasha, myhyp bektashi. Këtë
e shkruan Nathaly Cleyer, e cila shton se ai ka qenë njëkohësisht përgjegjës për përhapjen
e Urdhërit Bektashi të dervishëve ndër shqiptarët. Përndryshe, në fillim ishte sy
nit, pastaj u bë
shihit-bektashi, me siguri, duke e çmuar këtë sekt ose tarikat musliman më tepër se çdo konfesion tjetër
fetar, si dhe për shkak që, sipas Nathaly Cleyer, bektashinjtë mbanin qëndrrim të veça
ntë kundër Sulltanit, të cilin e quanin
“Jezit” etj. Pra, Aliu u lidh me bektashinjtë me qëllim që të ketë përkrahjen e
tyre në realizimin e qëlli
meve të veta për të krijuar,sipas
disave një shtet të madh shqiptar. Nën ndikimin e tij ,,Një pjesë
e mirë e Shqipërisë jugore dhe Epirit u kë
thye në bektashi,, siç ishte edhe vetë ai- thuhet në një tekst të internetit, kushtuar tarikatit në fjalë.
xxx
Janina e Aliut-qendër
bektashiane. Kjo
kryeqendër e pashallëkut në
fjalë, ishte kthyer në vetqendrim për mjaft dervishë e misionarë të ndryshëm të
urdhrit bektashian, të cilëve Ali Pasha
u linte në dispo
zición shuma të hollash,
banesa për të jetuar, prona etj.-thuhet në tek
stiin e theksuar të internetit, duke përmendur emrin Sheh Bursaliu nga Anadolli, shef i një teqeje në Prevezë, një dervish nga Maroku, një nga Siria, poashtu shef i një teqeje afër Janinës, etj.
xxx
Ali Pasha dhe bejlerët e Prespës. Bektashinjt e kësaj ane, që e përk
rahën, fituan prej tij titullin be. Edhe pse nuk është
modeste, rasti e kërkon të them se midis
tyre ishte edhe gjyshi i babajt të këtij
shkrimi-Ismail beu, pra,
babaj i Nexhip Beut. Ismail Beu,
nën ndikimin edhe të Ali Pashë Tepelenës,
kishte sjellje korekte ndaj sllavëve, prandaj
dhe këta i
kishin thurur këngën me titul ,, ?? ?? ????? ??????
????, ?????? ?? ????,,(Do
ta marr Ismail Beun, vdes për të), ku përshkru
het bukuria dhe zotsia e tij dhe, sipas
këngës, në të ishte dashuruar vajza sllave, por që, gjithmonë sipas këngës,
ai nuk ia vinte veshin fare, asaj,etj.etj. Tregova këtë rast për të theksuar
faktin se sllavët e asaj kohe, për
dallim nga të sotmit, kishin respekt
ndaj shqiptarëve, që ishte pasojë edhe,
siç thashë, qendrimit korekt të Ali Pashë Tepelenës ndaj popujve të tjerë, gjë
që vlen edhe për kohën e Skenderbeut, të cilit, sllavët i kishin thurur disa këngë, siç ishte
edhe ajo me titul ,,????
?????? ? ???? ????????,, (Skenderbeu dhe vajza e Manatirit,,).
xxx
Ali Pasha, përmes bektashizmit, Prespën e shëndroi në vend më të emancipuar nga çdo region
tjetër shqiptar. Ky
emancipim, erdhi në shprehje sidomos
pas paraqitjes në skenën kulturore të
Naim Frashërit, veprat e të cilit përhapeshin
me të madhe midis familjeve të sek
tit në fjalë, sidomos ,,Qerbelaja,, dhe
strofa e një vjershe lidhur me
dashurinë ndaj njëri-tjetrit, pa marrë parasysh përkatësinë fetare, gjë që, me siguri, ka ndikuar në marrëdhëniet e shkëklqyera ndërkonfesionale në Shqipëri. Vjersha në fjalë thotë: ,,Gjithë njerëzit që janë, vëllezër janë të tërë, një mëmë një at kanë, nga një baltë janë bërë.
xxx
Ali Pasha, për Anglinë. Në historinë e këtij shteti, përveç lidhjeve me Bajronin, emri i Aliut, ka hyrë, edhe për shkak të lidhjeve me hulumtuesin e dalluar-Viliem Martin Likut, nga Anglia, të cilit, gjatë një vizite në Manastir, veç tjerash, i kishte dhënë si dhuratë bustin e Es’hinit,që, sipas disa shënimeve, edhe sot e kësaj dite gjindet në Muzeun e Londrës dhe që është një ndër më atraktivet për turistët e huaj dhe njerëzit e shkencës. E theksova këtë rast edhe për të dëshmuar praninë e Ali Pashë Tepelenës në Manastir.
xxx
Ali
Pasha dhe Bajroni. Ky shkrimtar
me famë botërore, në shkrimet e
tij, për Aliun dhe për shqiptarët ka shkruar në superlativ. Atë e quante ,,Piro
i Ri,, si dhe ,,Luani i Epirit,, prandaj dhe
ndoshta jo rastësisht, veç tjerash, i kishte dërguar si dhuratë një çift luanësh, si dhe një kuti duhani e
zbukuruar me xhevahire ku në kapak kishte por
tretin e Aliut. Viktor Hugo, të dy
këta i krahasonte dhe i ngrinte
në qiell, kurse një shkrimtar tjetër
theksonte se Aliu vendin ku sundonte
e ktheu në një vend luftarësh, që me trimërinë e tyre u dëgjuan në
tërë botën. Pra, Aliu, përmes Napoleonit dhe Bajronit afirmoi kombin
shqiptar në tërë planetin e atëhershëm,
gjë e cila duhet të çmohet dhe mos harrohet, pa marrë parasysh të metat e tij
që ishin pasojë e kohës në të cilën jetonte dhe vepronte ai. Mos harrojmë se Aliu
dhe Napole
oni ishin të një gjaku.
xxx
Ali pashëa
për Greqinë. Ai, veç tjerash,
nxiti Revolucionin grek,më 1821, me qëllim që të çlironte popujt e
robëruar që jetonin në atë vend, por
edhe të çlironte dhe
bashkonte trojet shqiptare. Pa të, Revolu
cioni, edhe sikur
të fillonte, do të shuhej që në djep,,-thuhet në litera
turën historike. Përndryshe, një kohë, nën zotrimin e Aliut ishte edhe një pjesë e madhe e teritorit të sotëm grek në Thesali.
xxx
Ali Pasha dhe Rigasi. Emri i vërtetë i
këtij revolucionerit të parë grek është
Andon Qirijazi, me origjinë vllehe. Në pallatin e Ali pashë Tepe
lenës këndoheshin këngë për të, që do të thotë se
ai ishte tepër i respek
tuar nga pashai në
fjalë, prandaj edhe ky i fundit bëri përpjekje mak
simale që ta
lironte nga burgu i Beogradit. Përveç
ndërhyrjeve të tjera, kishte dërguar edhe një shumë të madhe të hollash për të
koruptuar
Pashën e atij qyteti, por pa sukses, sepse atë dhe disa revolucionarë
të tjerë i kishte varrur në një kështjellë të Beogradit dhe i kishin hedhur në lumin Danub.
xxx
Ali Pasha dhe Kapllan Pasha. Ky ishte vjehri dhe njeriu më i
dashur i Aliut, sepse familja e
tij ishte jatak-vend strehimi për
të parin, gjegjë
sisht i kishte shpëtuar vdekjen nga
kundërshtarët e tij dhe nga sunduesët osmanë. Prandaj dhe, jo rastësisht, me
urdhërin e Vezirit të Manastirit, Kapllanit, akoma pa zbritur nga kali, ia
kishin prerë kokëln dhe e kishin lënë në
gjendje të tillë në një shesh të këtij qyteti disa ditë me rradhë.
Aliu, u hakmor keq për këtë, duke e sulmuar disa herë Manastirin dhe duke vrarë shumë qeveritarë të njohur turq.
xxx
Koka e prerë e Aliut, pasuroi tepër një
pasha turk. Në literaturën historike, thuhet: ’’Atë
natë, u nis për Stamboll
koka e ballsamosur e Aliut..E përcillnin 300 kalorës, me në krye Mehmet
Pashën, i cili kishte marrë pjesë
në ekzekutimin e dënimit.. Ky, shpalli se, për të parë ko
kën e Aliut, çdo
njeri duhej të paguante dy para, të
cilat për atë kohë ishin mjaft të
vlefshme, kështu që, në këtë mënyrë, Mehmeti u pasurua tepër. Përndryshe, koka
e Aliut ishte vendosur në një sini të argjentë kurse pashaj në fjalë paskësh thënë që do të ndjehej i lumtur sikur të
mbaronte jetën si Ali Pashë Tepelena.
xxx
Koka e tij, varroset nga një dervish bektashi. Bashkë me tre kokat e djemve dhe të një nipit të tij, ia dërguan në Stamboll, kurse trupin ia varrosën në kala të Janinës përballë një pallati (saraji) që u dogj. Katër kokat u varrosën në vendin Silvi Kapi, afër Stambollit. Këtë, sipas disa shënimeve, e kreu një dervish bektashi, i cili mbi varr, shkrojti fjalë me vlerë të madhe për këtë kolos shqiptar. Më vonë edhe nipërit e tjerë, me urdhërin e sulltanit, u sollën nga Shqipëria në Turqi dhe u mbytën. Kështu që, sipas literaturës historike, kishte mbetur gjallë vetëm një nipi i tij- Sirri Selim Pasha.
Edhe ca shënime të tjera interesante për të
xx
Në qafë, Ali Pashë
Tepelena mbante vazhdimisht të varrur
një shenjë ose simboll të
falur nga një dervish bektashi,
kurse mbi pllakën e va
rrit të tij, ka patur një tyxh bektashian.
xx
Oficeri francez, Pirgot, nga Maharaxhai i Madarasit, kishte marrë diamantin e mrekullueshëm 84 karatësh të cilin ia varri në gjoks Ali Pashë Tepelena- bashkëshortes së vet, Vasiliqisë, përkatësia etnike e së cilës ka mbetur enigmë, sepse disa shkruajnë se ishte greke,kurse ca të tjerë thonë se kishte origjinë shqiptare.
xx
Përndryshe, në një rast, Ali pashë
Tepelena, ka thënë: Atyre
që lëshoj
në Atdhenë,
u takon litari (Shyqyr nga Zoti që
nuk është gjallë, se ku do gjendeshin gjth ato litarë)
Në vend të përfundimit
Sjellja e kokës së Ali Pashë Tepelenës, dy shpatave dhe përkrenares së Skenderbeut , eshtrave të Ahmet Zogut dhe vendosjen e përmendoes së tij në Tiranë, janë ngjarje që përmes internetit përcillen anembanë botës, gjë që afirmon jo vetëm Shqipërinë por edhe mbarë kombin shqiptar, sepse bëhet fjalë për figura të shquara, që rrallë i ka tjetër popull i kësaj planete, krahasuar me numrin e popullsisë. Se sa kjo bën, ose duhet të bëjë krenar çdo shqiptar, kudo që ndo dhet ai, nuk duhet koment tjetër. Prandaj, iniciativa në fjalë, duhet përkrahur, me qëllin që sa më shpejt të bëhet realitet, e jo të çpikim yçkla për ta penguar, vetëm e vetëm se nuk na pëlqen iniciatori !!.