Mendime
Letër publike nga Emin Eddie Egriu
E hene, 07.01.2013, 11:04 PM
LETËR PUBLIKE
NJË KONSULLATË DIPLOMATIKE NË
QYTETIN E ALFABETIT - MANASTIRIT
Kryetarit
të Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishanit
Kryeministrit
të Republikës së Shqipërisë z.Sali Berisha
Ministrit
të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë z.Edmond Panariti
Ambasadorit
të Republikës së Shqipërisë në Shkup z.Arben Çejku
Të
nderuar Zotërinj!
Dhe pak
ditë mbarë Kombi Shqiptar Feston 104 Vjetorin e Kongresit të Manastirit i cili
i zhvillojë punimet e tij për Unifikimin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe nga data
14-22 Nëntor 1908 në qytetin e Manastirit. Kongresi i Alfabetit u mbajt në atë
qytet ku ka qenë dikur qendra e lëvizjeve kombëtare. Burrat e mençur të kombit
pa dallim feje dhe ideje vendosën njëzëri që alfabeti i gjuhës shqipe i cili
deri në atë Kongres shkruhej me shkronja të ndryshme si arabe, greke dhe
latine, vendosën që gjuha jonë e cila është e gdhendur në gurë, në gjak dhe në
shpirtëra të kishte si të gjithë gjuhët e botës alfabetin e saj të njësuar me
shkronja latine. Por sot pas kaq vitesh qyteti i Manastirit nuk është më qendra
e kulturës shqiptare si dikur, popullsia jonë atje si pasojë e dhunës
shtetërore nga ish-sistemi komunist jugosllav dhe nga shteti i sotëm
sllavo-maqedonas e kanë braktisur dal ngadalë atë. Dhe ato pak familje
shqiptare që kanë mbetur aty, jetojnë nën trysni dhe kërcënimet të vazhdueshme
për tu larguar përgjithmonë nga shtëpitë e tyre.
Në
qytetin e Manastirit gjenden rreth 12 përfaqësi diplomatike të vendeve të
ndryshme si konsullata greke, kroate, turke, izraelite, ukrainase, franceze,
ruse etj,. Shumë nga këto përfaqësi nuk kanë popullsi etnike në atë qytet, por
përfaqësitë diplomatike janë hapur duke e ditur rëndësinë qytetit të lashtë të
Manastirit.
Shqipëria
para shumë viteve ka pasur konsullatën e saj në Manastir, nga periudha e
Mbretërisë së Zogut, por edhe pas luftës së dytë botërore dhe gjatë periudhës
së ish-Jugosllavisë, por me disa ndërprerje.
Në Gusht
të vitit 2007, ish-ambasadori i Shqipërisë, tashmë i ndjerë z.Vladimir Prela
deklaroj për mediet se brenda atij viti Republika e Shqipërisë do të kishte
zyrë në Manastir me flamurin Kombëtar, pra 100 vjetori i Kongresit të Alfabetit
do ta gjente të paktën me Konsull Nderi, por kaloj 100 vjetori i Kongresit dhe
Konsullata nuk u hap. Amaneti i të ndierit ambasador z.Prelës nuk u realizua.
Në filli
të vitit 2010 shoqata Kulturore – Atdhetare “Kongresi i Bashkimit” i dërgoj
letër institucioneve të shtetit shqiptar për hapjen e Konsullatës dhe në Maj të
vitit 2011, ish-Kryetari i Republikës së Shqipërisë z.Bamir Topi deklaroj se ka
sensibilizuar Institucionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, i cili ka
iniciativën ligjore për realizimin e këtij misioni Diplomatik, por që atëherë
kaloj një vit dhe ende asgjë.
Atëherë
zotërinj të nderuar të paktën për 100 vjetorit të themelimit të shtetit
shqiptar bëjeni një dhuratë shqiptarëve kudo që janë, hapjen e Konsullatës në
Manastir, sepse ky qytet na dhurojë një Alfabet të Njësuar.
Të
nderuar vëllezër!
Ju themi
dhe ju quajmë vëllezër, pasi edhe na ndajnë vendi ku jetojmë dhe punojmë, nuk
pushojmë së qënuri vëllezër, sepse të gjithë shqiptarët kudo që gjendemi sot,
jemi pasardhës të pellazgjëve, Pirros, të Aleksandrit dhe të Skënderbeut të
Madh. Shumë shqiptarët ndër shekuj që u larguan nga trojet etnike pas
fatkeqësive kombëtare dhe ekonomike nuk harruan as gjuhën, as traditat, as edhe
detyrat kundrejt atdheut Mëmë. Mirëpo, sado që të gjendemi larg atdheut tonë të
dashur Amë, sado që të bëhemi të mëdhenj në vend të huaj si njerëz, politikan,
bizesmen, gjeneralë dhe ministra, nuk e harrojmë kurrë atdheun tonë të vërtetë
nga i kemi rrënjët. Në Amerikë na thonë amerikan, në Itali italianë, në Greqi
grekë, në Turqi turq, në Gjermani gjerman, në Zvicër zviceran e kështu me
radhë, ne jemi mirënjohës ndaj këtyre kombeve që na përbujtin dhe na nderojnë
si vëllezër të tyre, na besojnë poste drejtuese në qeveri, ushtri dhe në fushat
e tjera të jetës, dhe ne nuk lamë asgjë pa bërë që të tregohemi bij të denjët
të atdheut të dytë duke ju shërbyer me besnikëri siç u ka hije njerëzve të
ndershëm dhe shqiptarëve me Besë. Por ne gjithnjë ëndërrojmë atë ditë të
lavdishme e të ndritur që kombi shqiptar të ketë vendin e merituar, i
respektuar nga kombet e tjera, të mos lëndojë nga përbuzja dhe përçarjet.
Prandaj mendojmë që Shqipëria kudo ku ka shqiptar, kudo ku dikur qytetet në
botë kanë qenë qendra të lëvizjeve kombëtare të hapen përfaqësi Diplomatike ose
Konsullata Nderi. Nëse shteti shqiptar ka probleme ekonomike për ta hapur
Konsullatën shqiptare në Manastir, do të ishte në nderit tonë si Lëvizje të Re
- PUSH, me qendër në SHBA, tju ofrojmë ndihmë ekonomike për shpenzimet vjetore.
Ne, shqiptarët kudo në botë të anëtarësuar në PUSH, jemi në gjendje ashtu si që
moti të udhëhequr nga Noli, Konica dhe shumë burra të tjerë të mençur të marrim
iniciativa të tilla kombëtare, kur bëhet fjalë për shtetin tonë Amë.
Duke
besuar se letra ime nuk ka rënë në vesh të rëndë, ju urojmë të gjithë vllazve
tanë. Gëzuar Festën e Kongresit të Alfabetit!
Emin Eddie EGRIU
Kryetar i
PUSH-SHBA
Ish-kandidat
Demokrat për në Kongresin Amerikan
03.11.2012
NEW JORK