E diele, 28.04.2024, 01:51 PM (GMT+1)

Mendime

Viktor Mërkuri: Ç’farë pritet nga Europa në 2013

E premte, 11.01.2013, 08:18 PM


Ç’farë pritet nga Europa në 2013.

Nga Viktor Mërkuri*

Fundi i vitit, gjithnjë sjell pyetje në lidhje me atë se, çfarë do të jetë më e rëndësishme për  vitin e ardhshëm. Sipas mendimit tim, vendi gjeopolitik më i rëndësishëm për tu vërejtur në vitin 2013 është Europa.

Marrë si një njësi e vetme gjeografike, Europa ka ekonominë më të madhe në botë, dhe së shpejti ajo mund të bëhet një rival ushtarak i Shtetetve të  Bashkuara. Europa është një nga shtyllat e sistemit global, dhe çfarë ndodh në të, përcakton mënyrën se si bota funksionon. Sipas mendimit tim, ngjarjet të cilat do të zhvillohen gjatë këtij viti, do të tregojnë mbi të ardhmen e Europës.

Pyetja është nëse Bashkimi Europian do të stabilizojë veten, do të ndalojë  fragmentarizimin e saj dhe do të fillojë përgatitjen për më shumë integrim dhe zgjerim. Përndryshe, tensionet mund të intensifikohen në kuadër të Bashkimit Europian, institucionet mund të humbasin edhe më tej legjitimitetin e tyre dhe shtetet përbërëse të tij mund të rrisin ritmin me të cilin ata ndjekin politikat e tyre, si ato kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ne mund të ndajmë Bashkimin Europian në tri kategori duke e matur atë kundër nivelit të papunësisë në  SHBA, e cila qëndron në rreth 7.7 për qind.  Sot egzistojnë  pesë vende    Bashkimit Europian, në të cilat niveli i papunësis është ndjeshëm më e ulët se norma (Austria, Luksemburgu, Gjermania, Holanda dhe Malta). Ka shtatë vende  me nivelet e papunësis rreth normës së SHBA (Rumania, Republika Çeke, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar). Pjesa e mbetur prej 15 vendesh  janë mbi nivelet e papunësisë duke u krahasuar me atëtë SHBA-së, 11 kanë normën e papunësisë ndërmjet  10 dhe 17 për qind, duke përfshirë Francën në 10.7 për qind, Italin me 11.1 për qind, 14.7 për qind në Irlandën dhe Portugalinë në 16.3 për qind. Dy vendet e tjera janë vendet me numrin e papunësis më të lartë - Greqia në 25.4 për qind dhe 26.2 për qind në Spanjë. Këto nivele janë afër normës së papunësisë në Shtetet e Bashkuara në periudhën  e Depresionit të Madh.

Për vendet e industrializuara, të përparuara - disa nga më të fuqishmet në Evropë, për këtë çështje - këto janë numra mahnitëse. Është e rëndësishme të marrin në konsideratë se çfarë këto numra do të thonë në jetën shoqërore .

Mbani ndër mend që niveli i papunësis vazhdon të rritet për moshat e reja. Në Itali, Portugali, Spanja dhe Greqia, më shumë se një e treta e forcës puntore nën moshën  25 vjeç, rezulton të jetë e papunë.

Kjo do të thotë se do të nevojitet një brez i tërë njerëzor për të sjellur normën e papunësis në një nivel të pranueshëm.  Eshtë fjala për në Spanjë dhe Greqi.

Është interesant fakti se, ndërsa Greqia ka zhvilluar tashmë një lëvizje radikale të djathtë të një madhësie të konsiderueshme, sistemi politik i Spanjës, ndërsa përjeton stresin  mes  qendrës dhe rajoneve të tjera  autonome të saj, mbetet relativisht stabël. Unë do të argumentoj se stabiliteti është i bazuar në një besim të pop[ullatës se, së shpejti  do të ketë disa zgjidhje për gjendjen e papunësisë.

Shkalla e papunësisë në  SHBA gjatë Depresionit të Madh u pengua në një shkallë të kufizuar nga New Deal, por u kërkua pas  ristrukturimit global të Luftës së Dytë Botërore për tu adresuar.

Kjo është arsyeja pse 2013 është një vit vendimtar për Europën. Është munduar shumë  për të zgjidhur krizën bankare,qoftë edhe duke nxjerë jashtë një krizë të borxhit sovran. Në mënyrë që të bëjë këtë, ajo ka shkaktuar një dobësim të rëndë të ekonomisë dhe papunësisë masive krijuar në disa vende. Shpërndarja e pabarabartë e kostos, si në shkallë kombëtare dhe shoqërore, është një kërcënim që  përballet në Bashkimin Evropian. Kjo nuk është thjesht një çështje e kombeve tërhequr në drejtime të ndryshme, por të lëvizjeve politike në zhvillim, veçanërisht nga sektorët ekonomikisht më të prekur të shoqërisë, që do të jetë edhe nacionaliste dhe mosbesuese ndaj elitave të veta.

Çfarë tjetër mund të ndodhë në ato vende që po kalojnë katastrofa sociale? Edhe në qoftë se fatkeqësia  është zbutur në një farë mase nga ekonomia “hije” dhe nga papunësia e  emigruar në ulje, rritmi i shifrave ekonomike  shkojnë nga të dhimbshme në  të mjerueshme në 14 ekonomitë e Evropës.

Por 2013 është viti në të cilin përkufizimi i problemit europian duhet të lëvizë përtej krizës financiare ndaj pasojave sociale të kësaj krize.

Progresi, edhe pse nuk do të mund të jete zgjidhja përfundimtare, duhet të bëhet i dukshme.

Është e vështirë për të parë se si kursimi i vazhdueshëm dhe papunësia në këto nivele mund të zgjasë një vit tjetër, pa filluar të gjenerojë opozitë të rëndësishëme politike që do të krijojë qeveri të reja, ose do detyrojë qeveritë ekzistuese, të coptojnë thelbin e Europës.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora