| E premte, 11.01.2013, 08:18 PM |
Ç’farë
pritet nga Europa në 2013.
Nga Viktor Mërkuri*
Fundi i
vitit, gjithnjë sjell pyetje në lidhje me atë se, çfarë do të jetë më e
rëndësishme për vitin e ardhshëm. Sipas
mendimit tim, vendi gjeopolitik më i rëndësishëm për tu vërejtur në vitin 2013
është Europa.
Marrë si
një njësi e vetme gjeografike, Europa ka ekonominë më të madhe në botë, dhe së
shpejti ajo mund të bëhet një rival ushtarak i Shtetetve të Bashkuara. Europa është një nga shtyllat e
sistemit global, dhe çfarë ndodh në të, përcakton mënyrën se si bota
funksionon. Sipas mendimit tim, ngjarjet të cilat do të zhvillohen gjatë këtij
viti, do të tregojnë mbi të ardhmen e Europës.
Pyetja
është nëse Bashkimi Europian do të stabilizojë veten, do të ndalojë fragmentarizimin e saj dhe do të fillojë
përgatitjen për më shumë integrim dhe zgjerim. Përndryshe, tensionet mund të
intensifikohen në kuadër të Bashkimit Europian, institucionet mund të humbasin
edhe më tej legjitimitetin e tyre dhe shtetet përbërëse të tij mund të rrisin
ritmin me të cilin ata ndjekin politikat e tyre, si ato kombëtare dhe
ndërkombëtare.
Ne mund
të ndajmë Bashkimin Europian në tri kategori duke e matur atë kundër nivelit të
papunësisë në SHBA, e cila qëndron në
rreth 7.7 për qind. Sot egzistojnë pesë vende
të Bashkimit Europian, në të
cilat niveli i papunësis është ndjeshëm më e ulët se norma (Austria,
Luksemburgu, Gjermania, Holanda dhe Malta). Ka shtatë vende me nivelet e papunësis rreth normës së SHBA
(Rumania, Republika Çeke, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Suedia dhe Mbretëria e
Bashkuar). Pjesa e mbetur prej 15 vendesh
janë mbi nivelet e papunësisë duke u krahasuar me atëtë SHBA-së, 11 kanë
normën e papunësisë ndërmjet 10 dhe 17
për qind, duke përfshirë Francën në 10.7 për qind, Italin me 11.1 për qind,
14.7 për qind në Irlandën dhe Portugalinë në 16.3 për qind. Dy vendet e tjera
janë vendet me numrin e papunësis më të lartë - Greqia në 25.4 për qind dhe
26.2 për qind në Spanjë. Këto nivele janë afër normës së papunësisë në Shtetet
e Bashkuara në periudhën e Depresionit
të Madh.
Për
vendet e industrializuara, të përparuara - disa nga më të fuqishmet në Evropë,
për këtë çështje - këto janë numra mahnitëse. Është e rëndësishme të marrin në
konsideratë se çfarë këto numra do të thonë në jetën shoqërore .
Mbani
ndër mend që niveli i papunësis vazhdon të rritet për moshat e reja. Në Itali,
Portugali, Spanja dhe Greqia, më shumë se një e treta e forcës puntore nën
moshën 25 vjeç, rezulton të jetë e
papunë.
Kjo do të
thotë se do të nevojitet një brez i tërë njerëzor për të sjellur normën e
papunësis në një nivel të pranueshëm.
Eshtë fjala për në Spanjë dhe Greqi.
Është
interesant fakti se, ndërsa Greqia ka zhvilluar tashmë një lëvizje radikale të
djathtë të një madhësie të konsiderueshme, sistemi politik i Spanjës, ndërsa
përjeton stresin mes qendrës dhe rajoneve të tjera autonome të saj, mbetet relativisht stabël.
Unë do të argumentoj se stabiliteti është i bazuar në një besim të pop[ullatës
se, së shpejti do të ketë disa zgjidhje për
gjendjen e papunësisë.
Shkalla e
papunësisë në SHBA gjatë Depresionit të
Madh u pengua në një shkallë të kufizuar nga New Deal, por u kërkua pas ristrukturimit global të Luftës së Dytë
Botërore për tu adresuar.
Kjo është
arsyeja pse 2013 është një vit vendimtar për Europën. Është munduar shumë për të zgjidhur krizën bankare,qoftë edhe
duke nxjerë jashtë një krizë të borxhit sovran. Në mënyrë që të bëjë këtë, ajo
ka shkaktuar një dobësim të rëndë të ekonomisë dhe papunësisë masive krijuar në
disa vende. Shpërndarja e pabarabartë e kostos, si në shkallë kombëtare dhe
shoqërore, është një kërcënim që
përballet në Bashkimin Evropian. Kjo nuk është thjesht një çështje e
kombeve tërhequr në drejtime të ndryshme, por të lëvizjeve politike në zhvillim,
veçanërisht nga sektorët ekonomikisht më të prekur të shoqërisë, që do të jetë
edhe nacionaliste dhe mosbesuese ndaj elitave të veta.
Çfarë
tjetër mund të ndodhë në ato vende që po kalojnë katastrofa sociale? Edhe në
qoftë se fatkeqësia është zbutur në një
farë mase nga ekonomia “hije” dhe nga papunësia e emigruar në ulje, rritmi i shifrave
ekonomike shkojnë nga të dhimbshme
në të mjerueshme në 14 ekonomitë e
Evropës.
Por 2013
është viti në të cilin përkufizimi i problemit europian duhet të lëvizë përtej
krizës financiare ndaj pasojave sociale të kësaj krize.
Progresi,
edhe pse nuk do të mund të jete zgjidhja përfundimtare, duhet të bëhet i
dukshme.
Është e vështirë për të parë se si kursimi i vazhdueshëm dhe papunësia në këto nivele mund të zgjasë një vit tjetër, pa filluar të gjenerojë opozitë të rëndësishëme politike që do të krijojë qeveri të reja, ose do detyrojë qeveritë ekzistuese, të coptojnë thelbin e Europës.