Mendime
Pirro Prifti: Elita që duhet të drejtojë vendin?
E premte, 11.01.2013, 08:12 PM
A është
Elita e sotme Politike - Elita që duhet të drejtojë vendin?
Nga Pirro Prifti
Duke analizuar me kujdes ngjarjet dhe ndodhitë e pas viteve `90 dhe duke rishikuar historinë
e të paktën 100 viteve të fundit për të parë se kush janë grupet që e kanë
drejtuar vendin tonë të copëtuar gjeografikisht dhe duke bërë pyetjen se përse gjatë këtyre 100 viteve të
pavarësisë (ashtu sikundër e kam shprehur dhe në disa shkrime të mia të
kaluara) Shqipëria nuk ka qënë e stabilizuar as nga ana politike as nga ana ekonomiko-financiare,
dhe as nga ana social-fetare- kam
konstatuar disa elementë interesantë të cilët janë shkaktarët e destabilitetit
të këtij shteti.
Dihet që gjatë 100 viteve pavarësi në Shqipëri ka
patur cdo 7-11 vjet crregullime politiko-sociale dhe një pjesë e tyre sidomos
në fillimet e pavarësisë – kanë qënë edhe me aspekt socialo-fetar.
Dihet gjithashtu se Shqipërisë i u shkëput nga
trungu i saj një pjesë e territoreve dhe bashkë me të edhe një pjesë e
popullatës. Sipas statistikave 3/5 e sipërfaqes dhe ½ e popullatës mbeti jashtë
trungut bazë.
Dihet gjithashtu se gjatë gjithë 100 viteve vetëm
nga Shqipëria janë larguar rme periudha të caktuara me qindra mijra vetë: gjatë
luftës së parë botërore disa dhjetra mijra vetë, në fund të luftës së dytë botërore
disa dhjetra mijra vetë, dhe sigurisht gjatë ndërrimit të sistemeve në `90-`92,
`97`-98, dhe e marrë në tërësi- gjatë gjithë periudhës 1990-2013 janë larguar
1/3 e popullsisë shqiptare apo 1.3 milionë njerëz.
Kurse në trojet shqiptare jashtë vendit eksodi ka
qënë më i madh: vetëm në Kosove+shqiptarë Maqedonisë+ shqiptare të Malit të Zi-
janë larguar për në Turqi (por edhe në perëndim, )gjatë luftës së parë- lufta e
dytë botërore rreth ½ milionë shqiptarë. Gjatë periudhës së Titos janë larguar
apo emigruar rreth 560 mijë njerëz për në Turqi apo në Gjermani dhe në
perëndim. Në jug në shqiptarët e larguar gjatë luftës së [parë
botërore nëpërmjet shkëmbimit të popullatave të shteteve Greqi-Turqi (shkëmbim
sipas fesë) u larguan disa dhjetra mijë shqiptarë, dhe erdhën në Shqipëri gjatë
atyre viteve rreth 20mije vetë; po kështu pas luftës së dytë botërore në
Shqipëri erdhën nga Greqia disa dhjetra mijra vetë ( si `kolaboracionistë`).
Largimet masive të popullatës shqiptare të pas
viteve `90, konsiderohen nga më të mëdhatë e të gjitha shekujve dhe krahasohen
me eksodin masiv pas vdekjes së Skëndërbeut (në raport me popullatën e
atëhershme u larguan rreth 300.000 vetë në një kohë që popullata ishte rreth
60-700.000 banorë në të gjitha trevat shqiptare të saj kohe).
Atëhere ku qëndron problemi?Disa nga argumentet që
do ti shtroj më poshtë kanë të bëjnë me pyetjen se përse Shqipëria nuk ecën
mirë përpara dhe përse ka vonesa në integrim
dhe përse, ka konflikte të mëdha politike sidomos në kohët e sotme
(sigurisht të njëjta duhet të kenë qënë që pas pavarësisë midis grupeve
kundërshtare politike)?
Me sa duket problemi kryesor krahas problemeve të
tjera të si anomalia kombëtare Atdhe+Fe, është mungesa e një Elite të mirëfilltë kombëtare.
Cfarë është Elita e një kombi?
Elita në teorinë sociologjike dhe politike është në
fakt një grup i vogël e cila kontrollon dhe posedon sasinë shumë të madhe të pasurisë kombëtare
dhe tërë fuqinë politike të vendit, pra
ka një raport disproporcional grupi i vogël i njerëzvëe me fuqinë e madhe
politike dhe pasurinë e vendit (http://en.ëikipedia.org/ëiki/Elite).
Sipas Sociologut Milla elita qeverisëse në SHBA në
rradhë të parë i merr këta individë (të Elitës) nga tre fusha kryesore:
-nga liderët më të lartë politikë(përfshi dhe
presidentin) dhe nga anëtarët kyc të kabinetit apo këshilltarët e ngushtë,
-nga pronarët e korporatave të mëdha dhe mga
drejtorët e tyre,
-nga ushtarakët më të lartë të hierarkisë militare.
Këto grupe qarkullohen midis tyre në vazhdimësinë e
kohës duke e drejtuar vendin por në poste të ndryshme duke konsoliduar kështu
fuqinë e Elitës dhe fuqinë personale. Këta , sipas Mills janë thelbi apo
bërdhama e brëndëshme e fuqisë së Elitës sepse këta individë kanë njohuri të
mëdha dhe kanë shumë influencë në sektorë të ndryshëm publikë dhe privatë apo
organizata të ndryshme brenda apo jashtë vendit; sigurisht Mills i quan këta
individë edhe ndryshe - `ndërmjetës` për
cështje të rëndësishme ose jo ushtarake, ekonomike financiare politike etj.
E njohur është dhe teoria e Marksistit Buharin ( të
cilin Stalini e quante Trockist).
Nikollai Buharin në veprën e tij `Imerializmi dhe
Ekonomia Botërore` (1929),thotë se Elita- në ditët e sotme, nuk është asgjë
tjetër përvec se një `kompani sipërmarrësish` jashtëzakonisht e fuqishme e
drejtuar madje nga të njëjtët individë të cilët kanë pozita drejtuese kyce në
zyrat bankarë dhe në ato të sindikatave.
Sociologu tjetër Kristofer Doob ofron një
alternative tjeteër hipitetike duke deklaruar se ..këta individë të Elitës e
konsiderojnë veten e tyre simbikqyrës të ekonomisë kombëtare, duke vlerësuar që
kjo është jo vetëm detyrim moral por edhe një domosdoshmëri praktike për tu
fokusuarpërtej interesave të grupit të tyre. Duke vepruar kështu, indivdët e
Elitës, në mënyrë shpresëdhënëse lehtësojnë momentet dhe gjendjet shkatërruese
që ndikojnë në një numur të madh apo të vogël të qytetarëve që sa vijnë e
shtohen.
Fuqia bazë e
anëtarësimit Elitar është fuqia institucionale, që në fakt është pozita
drejtuese dhe shumë me influencë e tyre ndaj organizatave private dhe publike.
Në kohën e XH.Ë.Bush, Elita e fuqishme e SHBA përbëhej nga 7314 pozicione drejtuese të fuqisë shtetërore në të cilën
përfshiheshin 5778 individë. Ky grup përbëhej nga këto karakteristika:
-Mosha- drejtuesit e korporatave kishin moshën
mesatare përreth 60 vjetëve.
-Gjinia-Gratë përfaqësoheshin me 20% të totalit,
kryesisht në kulturë, arsim, dhe fondacione.
-Etnia-kryesisht në Elitë ishin anglo-saksonët
protestantë-73%-80%,
- Arsimimi-pothuajse të gjithë e kishin shkollën e
lartë dhe mbi 50% ishin me tituj.
-Klubet Sociale-shumica e individëve të Elitës së
SHBA në kohën e XH.Ë.Bush kishin pozita drejtuese ose ishin anëtarë të nderuar
të klubeve më të rëndësishme të vendit kryesisht në qytetet kryesore të vendit
si Neë York, Chicago, Boston, dhe Ëashington DC.
Në fillim pas pavarësisë, Elita kombëtare ka qënë e
plotë por njëkohësisht e dominuar nga Elita e edukuar në Perandorinë turke dhe
me individë që ishin integruar edhe në Elitën drejtuese të Perandorisë turke;
pjesë e mirë e kësaj elite erdhi në Shqipëri për të drejtuar vendin por që
ishte plot paragjykime dhe që ishin ende me të humburit.
Pra ardhja në Shqipërinë e cunguar e këtyre
Elitarëve pro-turq solli vetëm ngatërresa të mëdha për një komb të ri të
formuar me një firmë të Konferencës së Ambasadorëve, sepse ata kërkonin vetëm
poste , ofiqe, grada, para, pushtet dhe aspak detyrë për të punuar. Elita që
firmosi Pavarësinë u quajtën nga shqiptarët (qoftë edhe për ironi të dikujt)-
Baballarë të Kombit?! Ashtu sikundër thotë një autor kosovar:
Gjithë baballarët e hershëm të kombit shqiptar
(deri më 1912) janë njëkohësisht edhe baballarë të kombit kosovar. Ymer
Prizreni, vëllezërit Frashëri, Gjergj Fishta, Hasan Prishtina, Rexhep Mitrovica
etj. Por kombi kosovar ka edhe baballarë tjerë, ata që nuk u pajtuan që
shqiptarët e Kosovës ta bënin jetën e minoritetit në Serbi (Jugosllavi), por që
duke e mbajtur gjallë ndjenjën dhe projektin e rilindësve shqiptarë. Dhe ndër
ta më të spikaturit janë: Shaban Polluzha, Esad Mekuli, Adem Demaçi, Ibrahim
Rugova. Është edhe Ahtisaari.
Për jetën e një kombi janë të rëndësishëm jo vetëm baballarët e tij, por edhe
personalitete që paraqesin sinonimin e atij kombi. Në rastin e kombit kosovar,
këtu bëjnë pjesë: Nexhmije Pagarusha, Bekim Fehmiu, Lah Nimani, Dervish Shaqa,
Fitim Domi, Ali Podrimja, Sabri Fejzullahu, Fadil Vokrri, Ferid Zekolli,
Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Ilir Shaqiri, Adelina Ismajli, Aziz Salihu e
shumë e shumë të tjerë. (http://ëëë.albanien.ch/forum/neëinst/vieëtopic.php?f=2&t=16061).
Kjo ndau Elitën e atëhershme në dy grupe
armiqësore: grupin pro-turk (pra grup drejtues i cili ishte refraktar ndaj
ndryshimeve pro-perëndimore, por njëkohësisht kur shihte leverdi financiare
ishte edhe Elitë qelepirxhie dhe hipokrite); grupi tjetër ishte grupi i
shtresës së mesme intelektuale dhe të mirë arsimuar me shumicë ortodokse e
katolike por gjithashtu me një grup intelektualësh të mrekullueshëm nga
komuniteti mysliman (+bektashinj) të arsimuar në Europë. Ky ishte grupi
progresiv.
Armiqësia politike ishte jo vetëm në ndarjen e
thelës së paktë shqiptare por në konceptimin se cdo të bëhej ky vend i vogël
malor pa pjesët e tjera si Kosova+Maqedoni+ Mal i Zi + Camëri.....(Dihet që
Serbia, Greqia, Mali i Zi, deri në vitin 1878 kur u bë Kongresi i Berlinit, nuk
patën ndonjë pretendim territorial ndaj trojeve shqiptare).
Përplasja e fortë brenda Elitës shqiptare të asaj
kohe nxorri në plan të dytë Elitën e vjetër turke të cilët pas vitit 1920
(Kongrsi i Lushnjës) , ngeli në hije, por ndihmoi fshehurazi Elitën e Re
konservatore që po krijohej elitë e drejtuar nga Ahmet Zogolli një individ
interesaxhi, lakmitar, hipokrit, dhe me vepra aspak atdhe-dashës.
Elita tjetër e shtresës së mesmë e krijuar nga
Ortodoksia dhe Kalotlikët së bashku me Individë myslimanë të zgjuar dhe
përparimtare u dobësuar rëndë pas përndjekjes që u bëri Ahmet Zogolli, por u
riformua gjatë viteve 1924-1939. Gjatë luftës Nacional çlirimtare. U vu re se
se Elita e dikurshme qoftë ajo konservatore qoftë ajo progresiste u përzje me
njëra tjetrën, por një pjesë e mirë e Elitës konservatore u bashkua me
pushtuesin me pretekstin e bashkimit me Kosovën dhe trojet e Shqipërisë
etnike..
Kurse elita tjetër u bashkua nën Frontin
Nacional-Clirimtar. Këtu erdhi manipulimi i komunistëve të cilët pas marrjes së
pushtetit me `grykën e pushkës` , konsoliduan pushtetin e tyre, duke larguar,
internuar apo vrarë gjithë pjesën tjetër të Elitës së para-clirimit, me idenë
se do të formonin një Elitë të re. Elita e Re u formua por edhe ajo nuk ishte
reale ishte Elitë që mund të quhet Elita e Militantëve. Kështu vazhdoi deri më
`90-`92 kur u ndërrua sistemi.
Ndërrimi i Sistemeve krijoi shpresa të mëdha se
Shqipëria më në fund do të ecte në rrugën e duhur. Dhe ashtu ndodhi, por
vonesat e tranzicionit dhe vonesat në integrim , Anarkia social-politike
vazhdon edhe sot e kësaj ditë për këto arsye:
- Një pjesë e mirë e drejtuesve dhe e Elitës që mori
në dorë vendi ishte e ardhur dhe e komanduar nga ish Drejtuesit dhe Elita
Militante e PPSH,
- Një pjesë e individëve elitarë dhe e atyre që mund
të bëheshin elitare u larguan me Eksodin që ende po vazhdon (edhe sot por shumë
më pak),
- Një pjesë e elitës shqiptare mbetet jashtë vendit
në trojet shqiptare të përfshira në shtetet fqinjë,
- Një pjesë e mirë e Elitës së sotme për shkak të
luftës së ashpër politikë është Elitë jo-reale dhe mbetet një Elitë ashtu si në
kohën e PPSH- Elitë Militante sipas rrotacionit. Duke qënë e tillë , është e
pamundur të zgjidhen problemet ekonomiko-politiko-sociale në Shqipëri,
- Elita Militante që sundon Shqipërinë prej 22 vitesh
nuk është elitë profesioniste dhe as meritokracia e vendit, sepse qoftë për
arsyet që parashtrova më lart, qoftë nga mungesa e demokracisë në zbatimin e
ligjeve dhe të mungesës së standardeve dhe kritereve, qoftë për mungesën e nje
hierarkie konkurruese reale- kjo Elitë Militante e ka kthyer vendin në një Pazar votash
ku fondet, buxhetet, politikat, mediat, flasin vetëm se si t`ja fusim
kundërshtarit (armikut- sepse ashtu quhet opozita në Shqipëri qoftë edhe kur
bën rotacion), dhe jo se si të bashkëpunohet.
Është për të ardhur
keq kur mendon se një Elitë Militante e tillë që i serviret popullit, nuk mund
të drejtojë vendin sic duhet duke lënë një shije të hidhur 22vjecare qoftë tek
populli që i ka `zgjedhur`, qoftë tek Europa Perëndimore dhe SHBA e cila po
punon me durim për ta mbajtur Shqipërinë në shinat e duhura të integrimit.
Nëse do të vazhdojë
kështu BE dhe SHBA duhet të mendohen mirë se pavarësisht shkaqeve të kaluara
(ato që rreshtova më lart) që e kanë katandisur Shqipërinë në një vend sic
thonë fqinjët `për të ardhur keq`, duhet të marrin në konsideratë edhe probleme
dhe fenomene malinje që po gëlojnë në Shqipërinë e sotme si: fenomeni i
korrupsionit, fenomeni i dis-informimit, fenomeni i shkeljeve të ligjeve (dhe i
mos marrjes së asnjë mase ndaj shkelësve) të miratuara nga vetë parlamentarët,
fenomeni i uzurpimit të pamerituar të vendeve drejtuese nga militantët,
fenomeni i mos respektimit dhe mos ndarjes së drejtimit të tre pushteteve duke respektuar të drejtat e
të tre komunitetet kryesore fetare, fenomeni i marrjes së rrushfeteve nga vetë
ndërkombëtarët në shkëmbim heshtjes ndaj gabimeve dhe shkeljeve të ligjit nga
qeveritarët.
Gjëndja, pavarësisht
përparimeve, mbetet e rëndë, dhe faji kryesisht qëndron tek Elita Militante e
Shqipërisë. Populli shqiptar duke qënë ende i pa ndërgjegjësuar mirë në drejtim
të qytetarisë dhe kulturës, është praktikisht i pa-aftë të ndryshojë situatën.
I `del detyrë` BE dhe SHBA, të marrin masat e duhura për të ndrequr dhe integruar Shqipërinë, sepse ndryshe pa ndihmën e tyre, Shqipëria do të bjerë në batakun e nacionalizmit vulgar, në gropën e anarkisë sociale, dhe në luftën e ashpër të dy grupeve politike elitare militante anti-sociale që po shkatërron vlerat morale, etikë, dhe po lejon shkeljen e ligjit- ditën me diell.