E diele, 28.04.2024, 05:29 PM (GMT+1)

Mendime

Hasani: Haradinaj - legjendë e gjallë e Kosovës (7)

E premte, 11.01.2013, 06:55 PM


Ismet Hasani: Ramush Haradinaj - legjendë e gjallë e Kosovës (7)

Në këtë pjesë do të lexoni:

1. Standardet e dyfishta të pritjes se Ramush H.

2. Kthimi i Ramush H. me mendim të ri politik-kërkon kualitet qeverisës

3. Qeveria e skandaleve dhe R-H. - qeveria Thaçi - Pacolli, mosunitet i opozitës

****

Për të bërë të kuptuar së çfarë përmbajnë nëntitujt e mësipërm, si parathënie po e paraqes këtë mendim:

O Zot, të lutëm ma mbajë kujtesën e freskët!

O njerëz të mjerë, hapni sytë mirë dhe kthejuni arsyes dhe tolerancës!

O ju njerëz! Të keni kujdes, sepse disa prej jush nuk dini tjetër pos ta njollosni njëri-tjetrin. Sa e mërzitshme!

O mrekulli e heshtjes së thellë! Jeto i vetmuar në këtë botë, me këta njerëz të paskrupullt. Ah, të bezdishmit!

O botë e shastisur, te ti më shumë duhet qarë se qeshur. E mallkuar!

Oh, shiko yjet, kur errësira mbulon tokën dhe grumbuj réshë mblidhen në qiell, kështu mendoni e mos harroni se mbi të gjitha rétë dhe hijet e tyre, mbi të gjitha stuhitë dhe shtërngatat do të fijë gëzimi.

O njeri, mëso që së pari  ta njohësh veten mirë, e pastaj t'i njohësh të tjerët! Kjo është Qendra e Diturisë.

Optimizëm nuk është kur gjërat i merr ashtu si deshiron ti, por ashtu siç janë në të vërtetë.

Optimizmin nuk duhet tepruar, kur thua  se të gjitha gjërat janë mirë, kur ato janë shumë keq.

Oh, a mundet njeriu të lexojë librin e fateve? E fatet e njerëzve të vegjël dalin nga dyert e tragjedive të mëdha.

E tërë bota më dukeshin shokë dhe miq të mirë, rsa një mjegull dhe asnjërin nuk e pashë.

E vërteta historike kishte me qenë e dobishme sikur politikanët (e arsyeshëm) t'i lënë njerëzit e aftë të merren me të.

Gabimet e huaja duhet fshehur dhe, vyrtytin* e huaj duhet lavdëruar, kjo është shenj se dikë e do dhe është mjeti më i mirë për të përfituar njerëzit.

* me vyrtyt nënkuptojmë të gjitha vetitë dhe cilësitë e mira që duhet t'i posedojë njeriu.

***

E tash i ndjekni me radhë titujt dhe nëntitujt e parashtura më sipër.

1. Standardet e dyfishta për pritjen e  Ramushit

Qeveria e Kosovës ka përdorur standarde të dyfishta ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, derisa ky i fundit dy herë u përball me Tribunalin Penal të Hagës, dhe dy herë ngadhënjeu. Herën e parë kur ai u shpall i pafajshëm, në Kosovë u prit si “hero” vetëm nga një pjesë e qytetarëve kosovarë dhe nga disa politikanë pothuajse  pa ndikim.

Ndërsa kësaj radhe ai u prit me protokoll shtetëror dhe me Gardë ceremoniale, që konsiderohet e natyrshme dhe e obligueshme për secilin shtet që pret “heronjtë e luftës”. Ishte i njëjti persona para katër vjetësh, dhe është i njëjti person tash, ndërsa, sipas opozitës, nga ajo periudhë ka ndryshuar vetëm kursi politik, “edhe atë me hile” nga kryeministri Hashim Thaçi.

Madje në vitin 2008, qeveria e pati injoruar në tërësi pritjen e Ramush Haradinajt, ndërsa me javë të tëra atë nuk e takoi as ish-presidenti Fatmir Sejdiu, kryeparlamentari Jakup Krasniqi e aq më tepër, kryeministri aktual, Hashim Thaçi.

Opozita konsideron që të mos komentohet si diçka negative kjo pritje, porse sipas tyre, kjo pritje është dashur t’i bëhej edhe më herët, por pa kalkulime politike. Ata vlerësojnë se afria e AAK-së me PDK-në, nuk ka se si të interpretohet ndryshe, përveç si subjektin që po përfshihet brenda qeverisë.

E nga ana tjetër, numri dy i qeverisë së vendit, Hajredin Kuçi ka thënë se është punë e mirë që është pritur kështu. Ndërkaq, rreth asaj se pse nuk ka ndodhur një gjë e tillë herën e kaluar, Kuçi ka thënë se kjo pritje duhet të vlerësohet nga të gjithë duke mos hyrë në detaje.

Ndërsa, nënkryetari i AAK-së, Ahmeti Isufi ka thënë se pritja e kryetarit të AAK-së me protokoll shtetëror tregon se ka filluar të funksionojë shteti. Ndërkaq, nderimet që i janë bërë Ramush Haradinajt, sipas Isufit, janë nderime shtetërore të cilat duhet t’i bëhen çdo personaliteti që ka dhënë dhe jep për vendin. “Kjo nuk është asgjë spektakulare, por është protokoll shtetëror që duhet t’i bëhet një personaliteti që ka dhënë shumë për vendin”, ka thënë Isufi. Se a është dashur që e njëjta pritje t’i bëhej edhe në pas lirimit të Haradinajt në 2008, Isufi është shprehur se po mësohemi gjatë rrugës që të funksionojmë si shtet.

Rexhep Selimi nga Vetëvendosje ka thënë se është evidente që në vitin 2008, jo vetëm që nuk e kanë pritur liderët politikë, por edhe sa ka qenë në burg edhe Haradinaj, por edhe Fatmir Limaj, shteti i Kosovës nuk është përkujdesur as për obligimet e shpenzimeve financiare, as transportin, as biletat, as akomodimin e familjeve të tyre. Madje, sipas Selimit, as përfaqësitë diplomatike nuk i kanë kontaktuar gjatë tërë kohës sa kanë qenë në Hagë.

“Kjo pritje që i është bërë nga Qeveria Ramush Haradinajt, është shumë e mirë. Gjithsesi nuk është gjithçka dhe nuk do të duhej të përdorej si kamuflazh sikurse deri më tash. Gjithsesi kjo pritje nuk do të duhej të ishte kaq politike”, ka thënë Selimi, sipas të cilit, kjo pritje më shumë është hipokrite sesa reale.

Sipas tij, shteti i Kosovës nuk u ka ndenjur afër bijve të vet kur ata kanë pasur nevojë dhe nuk u ka besuar që janë të pastër përpos qytetarëve që kanë pasur besim të thellë në pastërtinë e tyre. “Afria e AAK-së me PDK-në nuk ka sesi të interpretohet ndryshe, sepse kjo pritje është në paketën e kalkulimeve dhe në këtë paketë është futur edhe kjo pritja zyrtare qeveritare që i është bërë kreut të AAK-së”, ka thënë Selimi.

Sidoqoftë, Selimi ka thënë se nuk duhet të komentohet si diçka negative kjo pritje porse sipas tij, kjo është dashur të bëhej edhe më herët.

“Ramush Haradinaj nuk është dashur ta refuzojë këtë pritje po ashtu nuk do të duhej ta ngarkonim atë. Ati i takon tash e tutje të reflektoj lidhur me ngjarjet politike”, ka thënë Selimi duke shtuar se deri më tash nuk ka pasur të drejtë ta bëjë një gjë të tillë.

Analisti, Halil Matoshi konsideron që partia e Ramush Haradinajt është ofruar në qëndrime me PDK-në, kjo është e para sipas tij. “Dhe e dyta zoti Haradinaj ka dalë i pafajshëm nga Tribunali i Hagës dhe kjo i ka dhënë mundësinë kryeministrit që t’ia bëjë pritjen me protokoll shtetëror”, tha ai.

Kjo, sipas Matoshit do të bëjë që gjërat ndërmjet kryeministrit dhe Haradinajt kanë ndryshuar. “Ju e dini se në vitin 2008, AAK ka qenë shumë kritike ndaj qeverisë, ndërkaq sivjet kjo qasje ndaj qeverisë së PDK-së është zbutur dukshëm dhe madje janë ofruar shumë qëndrimet e tyre dhe pritet një koalicion i mundshëm qeveritar”, ka thënë Matoshi.

Mirëpo sipas tij, sivjet nuk do të ketë lëvizje të figurave të mëdha e po ashtu as koalicion i mundshëm sivjet nuk do të ndodhë.“Por, me gjasë në zgjedhjet që do të mbahen në vitin e ardhshëm, pushteti do të ndahet sipas skemës që Haradinaj të jetë kryeministër, ndërkaq Hashim Thaçi president i vendit”, ka thënë Matoshi.

Ndryshe në vitin 2008 dhe në fillim të vitit 2009, një varg akuzash janë shkëmbyer ndërmjet dy taborëve me bagazh UÇK-në. Derisa politikanët më me ndikim të PDK-së jua akuzuan nga AAK për mbledhje të tagrit në emër të SHIK-ut, ata të PDK-së akuzuan AAK-në se po zhvatë dhe po e kontrollin tregun e kazinove nëpër Kosovë.

***

2. Kthimi i Ramushit me mendim të i ri politik - kërkon kualitet qeverisës

Kthimi i Ramushit është më shumë se një kthim i rëndomtë i njeriut prej internimit, burgut apo lirisë së kufizuar e të ndaluar. Kthimi i Ramushit është një lajm i mirë për Kosovën dhe qytetarin e saj. Kthimi i Ramushit është fatmirësi e madhe sepse ai paralajmëroi se politika kosovare do të jetë e një vije të re, plotësisht demokratike, e një diskursi të ri politik, që mision dhe mëtim ka punën dhe frymën ndërtuese, optimizmin, shpresën, jetën e re, larg më të mirë, me fjalë pak e shumë punë. Ai që në hapat e parë të kthimit, që kur shkeli tokën e Kosovës, vetëm pak orë më pas, tha se do kursehet nga fjalët, por do punojë shumë. Ramushi përkushtues, angazhues, frymëzues për shumë të pashpresë, për secilin qytetar, pa dallim, Ramushi plot energji pozitive, me mendim të pasur e të pastër intelektual, me reflektim akademik në qasje ndaj politikës dhe politikësbërjes, Ramushi që nuk sheh as përcepton vetëm zi në vendin e tij, që nuk mbjell defetizëm e pesimizëm, pasivitet dhe jo shpresë e skepticizëm, por zhvillim dhe vizion e perspektivë, ky është Ramushi që i duhet Kosovës, jo vetëm si një lider partiak - por Ramushi si lider shtetëror).

Kthimi i Ramush Haradinajt nuk solli vetëm kthimin e një njeriu në vendin e tij, në familjen e tij, në partinë e tij. Kthimi i Ramushit solli në Kosovë mendimin e ri politik, politikë që bazë ka diskursin politik të nivelit akademik, një diskurs politik i veshur me intelektualitet që kapërcen caqet dhe kornizat e partive politike, të zyrave partiake, madje edhe të një lideri partiako-politik.

Kosova prej vitesh vuante nga politika anemike, nga zymtësia dhe mungesa e frymës së re, e shpirtit të ri, që njerëzve u jep shpresë, u ofron optimizëm. Spektri politik i vendit vuante dhe vuan nga mungesa e profilizimit dhe metodologjisë vepruese, të përfshirjes së qytetarit në ndërmarrjen e ndryshimeve, duke e shndërruar atë, qytetarin thjesht në një vegël që flet dhe voton, por duke mbetur larg pjesëmarrjes aktive në jetën politike, hiç një grupi të vogël, që më shumë i shembëllen një organizimi kastash - grupesh të mbyllura indiane, ku as hyhet as dilet, dhe diversiteti i veprimit nuk pranohet, ose konsiderohet armiqësor.

Mirëpo, diçka e mirë erdhi në politikën kosovare, edhe shqiptare. Fjalimet e Ramush Haradinajt së fundmi, pas daljes në liri kanë sjellë lëkundje të fuqishme, të thella e gjithëpërfshirëse në diskursin politik.

Paraqitjet politike dhe debati i fundit televiziv i Ramushit ka instaluar një frymë të re të mendimit politik, një qasje dhe përsiatje intelektuale politike, ku në thelbin dhe përmbajtjen e diskursit politik të kultivuar prej vitit 2000 e këtej ka qenë shtyrja me bërryla, perfiditeti, projeksionet e zymta dhe konstruktimi e shantazhi si mënyrë e si qasje, si veprim dhe si sjellje politike.

E, Ramushi e tha shtruar, e kjo që tha ai shkon përtej një porosie verbale. Ai në mënyrën e komunikimit ka shpërfaqur një model të ri në retorikën politike, që kapërcen kufijtë e Kosovës dhe të hapësirës shqiptare. Haradinaj në të gjitha fjalimet, takimet, debatet që pati këto ditë reflektoi një frymë tërësisht pozitive, shtetndërtuese, e mbështetur në kooperim dhe tolerancë të ndërsjellë. Ai duke shpërfaqur sfidat dhe punët që e presin vendin, përçoi mesazhe shprese e optimizmi në zhvillimet që pasojnë.

Ai përshëndeti përfshirjen e Blerim Shalës në ekipin e bisedimeve, dhe mbështeti dialogun si të vetmen mundësi dhe opsion për zgjidhjen e secilit problem a çështje. U bëri të ditur të gjitha subjekteve politike dhe liderëve të tyre, tërë spektrit politik, se është i gatshëm, se ka potencial, fuqi intelektuale dhe energji pozitive për të vepruar e punuar në forcimin e shtetit, në konsolidimin e demokracisë dhe institucioneve, në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Sipas tij, askush nuk ka të drejtë, as është mirë që të përhap skepticizëm, të krijojë situata frustruese, të prejudikojë, presupozojë e paragjykojë se kjo ose ajo ka marr fund, se Mitrovica është e humbur, se ky e ai nuk bën, nuk është i mirë, se këtë e atë duhet rrëzuar e tjetri duhet me u ngjit në pushtet.

Haradinaj ka nënvizuar se asgjë nuk është e humbur, se kemi punë dhe punët do t'i bëjmë mirë, së bashku. Ndërsa hoqi dilemat e atyre që mund të kenë pritur ashpërsim të spektrit politik, të jetës politike dhe institucionale në vend. Tha: Do të punojmë së bashku. A ka mesazh më të mirë, A ka madhështi më të bukur. A ka qasje më njerëzore. A ka politikë më të mençur. Do punojë me të gjithë, sepse vendi e qytetari kërkon e dëshiron ndryshime, progres, prosperitet, perspektivë dhe ardhmëri. Ndërsa shtoi: Ende nuk kemi konkretizuar lidhur me përbërjen - koalicionin qeverisës, por do ta ndihmojnë e përmirësojnë mënyrën e qeverisjes, gjithsesi më të avancuar e më efikase, siç mëton secili vend i përparuar.

Ramushi në mënyrë krejtësisht të qetë, me një paraqitje të njeriut e politikanit, liderit dhe konstitucionalistit të nivelit akademik shpërfaqi nevojën dhe domosdoshmërinë e definimit të qartë dhe ekzakt të përgjegjësive dhe kompetencave. Ramushi pati një porosi dhe një paralajmërim se si do të duket qeverisja dhe përgjegjësia e detyrimet dhe obligimi i institucioneve dhe zyrtarëve të tyre, të të gjitha niveleve. Në këtë vend secili duhet ta kryej punën e vet, detyrën e vet, me përgjegjësi, korrektësi dhe transparencë. Ka vazhduar tutje: Nuk mund të mësojë mjeku njeriun e politikës se si duhet bërë politika, sepse detyra e tij është ta bëjë punën e tij në spital, shtëpi shëndeti, ordinancë. Dhe: nuk do të lejohet që ai që ka zënë një vend pune thotë kur takohet me miq a në shtëpi "se isha në punë dhe u knaqa, tërë dtën kam ndejtur". Ramushi, prandaj, u ka bërë të gjithëve të ditur se secili zyrtar, në të gjitha nivelet, edhe qytetari i rëndomtë, duhet të kuptojnë se puna nuk është për të ndejtur, por është vend me përgjegjësi dhe do t'u takojë vetëm atyre që e meritojnë dhe e dëshmojnë me angazhimin, përkushtimin dhe vlerat që japin, ndryshe nuk mund të ndërtojmë demokracinë dhe shtetin. E, interesi jetik është vlera dhe puna e sinqertë dhe jo meritokracia dhe politika denigruese dhe humbja e energjisë duke u marr me tjetrin.

Kthimi i Ramushit është më shumë se një kthim i rëdomtë i njeriu prej internimit, burgut apo lirisë së kufizuar e të ndaluar. Kthimi i Ramushit është një lajm i mirë për Kosovën dhe qytetarin e saj. Kthimi i Ramushit është fatmirësi e madhe sepse ai paralajmëroi se politika kosovare do të jetë e një vije të re, plotësisht demokratike, e një diskursi të ri politik, që mision dhe mëtim ka punën dhe frymën ndërtuese, optimizmin, shpresën, jetën e re, larg më të mirë, me fjalë pak e shumë punë. Ai që në hapat e parë të kthimit, që kur shkeli tokën e Kosovës, vetëm pak orë më pas, tha se do kursehet nga fjalët, por do punojë shumë.

Ramushi përkushtues, angazhues, frymëzues për shumë të pashpresë, për secilin qytetar, pa dallim, Ramushi plot energji pozitive, me mendim të pasur intelektual, me reflektim akademik në qasje ndaj politikës dhe politikësbërjes, Ramushi që nuk sheh as percepton vetëm zi në vendin e tij, që nuk mbjell defetizëm e pesimizëm, pasivitet dhe jo shpresë e skepticizëm, por zhvillim dhe vizion e perspektivë, ky është Ramushi që i duhet Kosovës, jo vetëm si një lider partiak - por Ramushi si lider shtetëror.

Asnjë koalicion qeverisës, asnjë qeveri nuk mund të jetë funksionale pa Ramushin. Republika e Kosovës ka një njeri, ka një lider, ka një burrështetas, ka një shpresë për të gjithë. E ky është Ramushi, njeri i mendimit intelektual, i politikanit intelektual, model i ri në politikën e vendit, nga i cili duhet të mësojmë të gjithë.

****

3. Qeveria e skandaleve dhe Ramushi

Skandalet e kësaj qeverisjeje thuajse nuk kanë fund. Vetëm pak ditë pas publikimit të përgjimeve telefonike të zyrtarëve të lartë shtetërorë, e njohur si afera “Pronto”, ku ata zhvishen nga maska që kanë mbajtur tash e sa vjet dhe opinioni e mësoi se kush është “baba” që merr vendime në Kosovë, të martën mediet austriake kanë raportuar se kompania austriake OeSD, që ka prodhuar deri më tash pasaportat biometrike për Kosovën, ka pezulluar kontratën me autoritetet kosovare.

Ky vendim i kompanisë austriake erdhi pas skandalit të avullimit të 1.4 milionë euro të taksapaguesve kosovarë. Ministria e Punëve të Brendshme, që drejtohet nga Bajram Rexhepi, në vend se paratë t’ia transferonte kompanisë austriake OeSD, ato iu transferuan kompanisë së Natali Velijajt, e cila pak ditë pas raportimit të “Zërit” për këtë skandal u arrestua nga policia e Kosovës. Shtetasja gjermane, e cila udhëhiqte kompaninë nënkontraktuese të OeSD-së, tha se paratë i dha ryshfet. Ajo tha se në këtë skandal janë të përfshirë shumë zyrtarë të lartë shtetërorë të Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, duke mos e ndjerë veten përgjegjës për tërë këtë skandal, mori vendim për suspendimin e katër zyrtarë të lartë të kësaj ministrie, ndonëse zyrtarisht tha se ky vendim nuk ka të bëjë me çështjen e pasaportave.

Po kthehem edhe njëherë tek afera “Pronto”.

U pa shumë mirë në prapaskenë se si ndodhin punësimet në Kosovë dhe si bëhet politika. U dëshmua se Qeveria vendos se si duhet të sillet e çka duhet të bëjë Kuvendi, si institucioni më i lartë qeverisës në vend, në bazë të Kushtetutës.

Institucioni i konkursit publik u dëshmua se është një formalitet, sepse në fund vendosin “bosat”. Kush mërzitet për ata të shkretë aplikantë, disa nga të cilët në kërkim të një vendi pune dhe me besim në drejtësi kanë aplikuar deri në 500 herë, por asnjëherë nuk kanë arritur të futen as në rrethin e ngushtë.

I njëjti sistem dhe e njëjta logjikë funksionon edhe në dhënien e tenderëve. Procedurat e prokurimit janë vetëm formale. Me gjasë një ditë do të publikohen përgjime se si janë dhënë edhe tenderë të ndryshëm...

Me një fjalë, skandalet po shtohen dita – ditës dhe askush, jo vetëm që nuk mban përgjegjësi penale, por as përgjegjësi morale. Gjithmonë kur ndodhin skandale e “hanë” ata të vegjlit atje poshtë, dhe ata që nuk e kanë krahun të fortë...

Fundi i kësaj keqqeverisjeje ose vazhdimi i saj, sot është në dorën e një njeriu- kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt. Ai e ka mundësinë që t’ia vazhdojë jetën kësaj qeverisjeje, duke iu bashkangjitur edhe vetë, ose t’i japë fund asaj.

Futja eventuale e tij në këtë qeveri, me aq shumë skandale të panumërta dhe që ka degraduar thuajse çdo vlerë në këtë vend, jo vetëm që do ta dëmtojë atë personalisht dhe partinë e tij, duke e shndërruar në një AKR të llojit të veçantë, por me gjasë do të shkaktojë një irritim të paparë në elektoratin e kësaj partie dhe një zhgënjim në masë.

Ndryshimi për 180 shkallë i qëndrimit të Haradinajt para se të shkojë në Hagë me atë pas kthimit, nuk do mend se do ta dëmtojë atë shumë në elektorat. Jo vetëm për faktin e ndërrimit të qëndrimit, por edhe për faktin se pas 5 vjet qëndrimi në opozitë, AAK-ja duke u bërë bashkëqeverisëse me të keqen do të marrë mbi kurriz të vet tërë ato dështime e skandale që i ka bërë kjo qeveri që nga ardhja në pushtet.

Prandaj, AAK e Haradinaj duhet t’i llogarisë shumë mirë të dy opsionet, të rrijë edhe pak ditë në opozitë e të dalë faqebardhë, ose të hyjnë në qeverisje për të marrë një copë pushteti, dhe përgjegjësinë për tërë këto të zeza e skandale që i ka bërë qeveria Thaçi. E ka bërë shumë, tash e pesë vjet. Zgjedhja është e tyre.

Qeveria Thaçi-Pacolli mbijetoi gjatë falë mosunitetit të opozitës

LDK-ja që do të duhej të ishte strumbullar i opozitës premtonte reformimin e vetvetes, por nuk e bëri si duhet, kurse në Kuvend nuk shfaqte dëshirën që ta sfidonte seriozisht Qeverinë; mjaftohej vetëm me kritikat se pushteti është i kapur nga SHIK-u, dhe edhe kur kishte gjasa për të rrëzuar Qeverinë, stepej ngase druante nga zgjedhjet e parakohshme. Nuk gjeti gjuhë të përbashkët me AAK-në, e edhe më pak me Lëvizjen Vetëvendosje.

AAK-ja vegjetonte me qëndrimin “Duke pritur Ramushin” pa vullnet që të bashkohet me zërin edhe ashtu të mekur të LDK-së, e as më radikalizmin anarkist të Vetëvendosjes.

Lëvizja Vetëvendosje kishte qëndrim të veçuar opozitar, por tepër radikal dhe të papërputhshëm me LDK-në dhe AAK-në, kështu që në Kuvend mbeti forcë margjinale dhe e frustruar, kurse aktivizmi rrugor nuk ia shtoi aspak reputacionin e një lëvizjeje demokratike.

Asnjë aferë e madhe, madje as dobësimi i brendshëm në PDK pasi që Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi filluan që të kundërshtojnë hapur lidershipin e Hashim Thaçit, nuk e kanë mobilizuar opozitën unike e për të qenë. Për më shumë, “opozita” po dobësohej gjithnjë e më shumë, deri sa edhe Ramush Haradinaj, disa muaj më parë, dha shenja se e preferon riarnimin e qeverisjes, dhe jo përmbysjen e saj.

Deri sa e ka pritur te shtëpia e tij verdiktin e Tribunalit Ramushi mbase e ka analizuar në qetësi gjendjen dhe rrjedhën e proceseve aktuale. Andaj ka vendosur që ta kapitalizojë ofertën për koalicion me PDK-në tani që me numra është relativisht i fortë dhe imponues, dhe jo të futet në aventurë të zgjedhjeve të parakohshme, ku nuk ka siguri se do të ketë po aq vota sa në vitin 2010. Është zgjedhje pragmatike sepse futja de menjëhershme në Qeveri do të mund të ishte “këndellëse” për AAK-në, por edhe ai vetë do ta rimbushte karizmin personale prej lideri të suksesshëm që e pat krijuar gjatë 100 ditëve sa ishte Kryeministër (vitet 2004-2005).

Por, çfarë do të jetë formula e koalicionit, se çfarë do të marrë Ramushi dhe çfarë Hashimi, për këtë nuk kam informata të dorës së parë, që vërtetojnë ose demantojnë spekulimet e mëhershme, p.sh. se Ramushi do të jetë Kryeministër, e Hashimi President. Nëse janë marrë vesh vetëm parimisht dhe jo në detaje, mund të ketë vështirësi në realizmin e skenarit. Deri edhe te kthimi i smirave dhe inatit të vjetër. Nëse kjo ndodh, nuk do të befasohesha që në pranverë të kemi zgjedhje të parakohshme.

***                                                    ( v i j o n )

Në vazhdim – në pjesën (8), do të lexoni:

1. Historik i shkurtër për Ramush Haradinajn

2. Në maj 2012, R-H- lirohet për t’u mbrojtur në liri

3. R-H- përshëndetet nga Kryeministri Thaçi

4. Ramush Haradinaj - në mbikëqyrje të EULEX-it

*E-mail: ekspertih@hotmail.com

 

 

 



(Vota: 36 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora