Mendime
Dedë Preqi: Diaspora e zhgënjyer
E marte, 15.01.2013, 08:40 PM
DIASPORA SHQIPTARE NUK NDJEHËT E FYER, POR E ZHGËNJYER
Nga Dedë Preqi
Shpirti i
diasporës shqiptare gjithëherë është
s’provuar me situata të ndryshme, të cilat nuk kanë mundur ta gjunjëzojnë
lehtë, edhe pse shumica e tyre përjetuan keqtrajtime e përbuzje
të ndryeshme ç’njerëzore, gjatë udhëtimëve për në atdhe, duke kaluar nëpër shtetin serb, si në kohën e
paraluftës,dhe të pas luftes në kohën e
“ paqës“.
Si
gjithëherë, mërgimtarët shqiptarë nga gjitha vendet perëndimore udhëtojnë drejt
atdheut, si çdo vit tjetër, që ti presin
festat e fundvitit dhe ti përjetojnë gëzimet e brengat tyre së bashku me
familjarët , në atdheun e vet të dashur, që nuk i ndanë asgjë, sepse aty i
kanë rrënjët veta, të cilat janë të
ngulitura thellë në qenjën shpirtërore e njerëzore.
Edhe pse
kushtet –siq ishin, nga malltretimet e shtetit serb, i cili jep urdhëra të
porositura policisë së saj, për ti
shoshitë mërgimtarët shqiptarë, që kalojnë
nëpër teritorin e saj, por fluksi
i tyre nuk ndalet drejtë Kosovës, edhe
pse diçka e qëllimshme bëhët me shqiptarët edhe këtë herë.
Njeriu
mundet të gjejë alternativa të ndryshme, sikur që disa udhëtojnë jo nëpër
teritorin e Serbisë, duke gjetur rrugë alternative, nëpër vende të tjera ku
nuk malltertohen dhe fyhen qytetarët ,dhe nuk ua prishin
vullnetin për të vizituar atdheun e
vet,andaj pse të kalohet nëpër Serbi , sjellja e të cilëve nuk është njerëzore,
dhe mënyra se si ata sjellën me shqiptarët, tregon se ende vuajnë nga urrejtja
dhe xhelozia ndaj këtij populli, të cilët nuk dinë ku të ç’fryjenë „mëllefin“ e
tyre , që kundërmon me dekada e shekuj.
Reagimet
e mërgimtarëve ishin të shumta dhe të arsyeshme, të cilat i janë drejtuar
Qeverisë kosovare,sepse kjo sjellje e
shtetit serb ndaj qytetarëve kosovar shqiptarë kalon edhe në përgjegjësinë e
shtetit të Kosovës, që duhet të
reflektoj nda qeverisë serbe dhe të merr masa të duhura, që të krijoj kushte më
të mira për mërgimtarët e vet, duke ditur se ata po kthehen në vendlidje për të
festuar festat e fundvitit si gjithherë.
Nga kjo
pikpamje, malltertimët e mërgimtartëve
nuk munguan nga ana e policisë serbe, dhe kolonat e automjetëve të zgjatura me
kilometra ishin dëshmitë dhe skenarët e kësaj gjendje jo normale dhe as
njerëzore , duke mos ndryshuar aspak rrolin e vet nga e kaluara hegjemoniste.
Shumë
është folur dhe pak është bërë nga bisedimet e dy kryeministrave në mes Serbisë
dhe Kosovës, dhe ndër ato marrëveshje duhet të diskutohet lëvizja e lirë e qytetarëve,
posaqërisht edhe e mërgimtarëve shqiptarë
që kalojnë nëpër Serbi, si pjesë e qytetarëve të Evropës dhe botës, të
cilët gjithëherë bien pre e malltertimëve
dhe pritjeve të gjata në kufinjt e shtetit serb, duke mos llogaritur as
fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe njerëzit tjerë që pasojnë me ndonjë
sëmundje.
Derisa
jetojmë me një shtet fqinj të këtij lloji sikur që është Serbia, problemi i
tyre me shqiptarët, duhet të jetë edhe problem i Evropës e rajonit, sepse edhe
Evropa nuk duhet ti mbyllë sytë para një situate të tillë , kur e ka në agjendë
ta pranojë në familjen e vet shtetin e Serbisë.
Serbia
dhe udhëheqja e saj, po i shfrytëzon
edhe disa vakume në shtetin e
Kosovës , të cilat kanë mbetë pezull, siq është izolimi i qytetarëve të Kosovës
nga BE-ja,në mosliberalizimin e vizave dhe lobimi në disa vende arabe e
aziatike nga ana e shtetit serb, për mos njohjen e vendit tonë, si dhe
mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet evropiane, dhe në kuadër të
shumë vakumëve tjera Serbia, po e
shfrytëzon mundësinë për të englizhuar shumë plane dhe programe të qështjes dhe
forcimit të shtetit të Kosovës.
Në të
vërtetë, fryma që e përshkon dhe e gjallëron
qenjën kosovare është fryma e lëvizjes së mërgimtarëve, të cilët kurrë
nuk e ndalën kontributin e tyre për atdhe, si në kohë luftë ,ashtu edhe në
paqë, që guximi i tyre shpesh herë u pague shtrenjtë, sidomos gjatë luftës
çlirimtare , të cilët e lënë familjen në mërgim dhe rrokin pushkën kundër
armikut pushtues.
Në kuadër
të shumë aktivitetëve dhe në vazhdimësi, mërgimtarët shqiptarë gjithherë e
luajnë rrolin e tyre kudo që janë, të cilët janë gurrë e angazhimëve dhe
veprave humane , që për synim kanë përveq familjeve të veta , të krijojnë
mundësi të vazhdueshme në ndërtimin e Kosovës së re dhe demokratike.
Mërgimtarët
nuk presin kurrë që ndonjëherë tu shkoj përshtati diçka e mirë nga shteti serb,
por këta presin nga qeveria e Kosovës, që të mundësoj plane dhe programe për mërgimtarët e vet, për
krijimin e kushtëve më të mira, duke krijuar një baraspeshë sikur qytarët e vendëve
tjera dhe jo të pritët se çfarë vullneti
ndërmerr Serbia me mërgimtarët shqiptarë, sepse është vonë të diskutohet dhe të parashtrohen akuzat ndaj
tyre, në krahasim me dëmët dhe malltertimet ndaj mërgimtarëve të vet.
Është e
qartë se, krijimi i marrëdhënieve në mes Serbisë dhe Kosovës, po shkonë në
mënyrë graduale, por jo edhe duke i lëshuar pe, ashtu edhe në të shumtën e
rastëve po favorizohet nga BE-ja,por pse
jo, shteti i Kosovës , ndonjëherë të
ndërmerrë masa të reciprocitetit, sepse
durimin dhe tolerancën e
shqiptarëve populli serb e ka
shfrytëzuar dhe përbuzur pa mëshirë.
Prandaj,
diaspora shqiptare nuk ndjehët e fyer, edhe pse, pak e zhgënjyer me qeverinë e
vet, sa dopak kërkon një trajtim dhe mirëkuptim tjetër, dhe jo të ndjehët si e
„huaj“ në atdheun e vet. Prandaj, është i nevojshëm dialogu demokratik në mes
Kosovës dhe Serbisë, por nga ana e shtetit tonë duhet të shtrohen të gjitha
problemet që e preokupojnë qytetarin e saj, e ndër të tjera , qështje e hapur
të mbetët, keqtrajtimet e mërgimtarëve shqiptarë gjatë kalimit të tyre nëpër
Serbi.
Mërgimtarët
shqiptarë janë një pjesë e dhimbshme e kombit tonë, të cilët i përqafuan rrugët
e botës, të detyruar nga kushtet dhe rrethanat e ndryshme ekonomike e politike,
duke e ruajtur identitetin e vet,
kulturën dhe traditën në çdo vend të botës , njëherit u bë shtytëse
e shumë procesëve pozitive në
qështjen e politikës së jashtme të Kosovës, e cila qështje ndikoj mjaftë
shumë për ta njohur realitetin e Kosovës
më mirë, e cila ishte keqinterpretuar dhe propaganduar nga Serbia, drejtuar
qarqeve ndërkombëtare.
Premisa e
një mendimi është se, mërgimtarët nuk janë jashtëtoksorë, apo kërkojnë nga atdheu i vet të dekorohen për
mëritat e tyre,por ata do të ishin më
fatlum, sikur vendi i tyre arrinë suksese të mira në aspektin global të
zhvillimëve të saja, ku do të
zgjidhëshin të gjitha problemet e qytetarëve të vet, dhe
mërgimtarët do të ndjehën të kënaqur, të cilët janë ajka e atdhetarizmit
dhe kafshata më e shtrenjtë e bukës së Kosovës në gjitha periudhat e kohës dhe ndryshimëve të
saja epokale.